Kosova & Rajoni

  • Përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, në një konferencë për media shprehen shqetësimin për ngritjen e mocionit në seancën e djeshme të Kuvendit nga ana e Grupit Parlamentar të PDK-së që t’i kthejë në rivotim rekomandimet e miratuara në Kuvend, një prej të cilave parasheh kushtëzimin e vazhdimit të bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
  • Ministri Çeku e ambasadori Selimi ne PDK

    Radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pritet t’iu bashkohet edhe gjenerali Sylejman Selimi, ish komandant i FSK-së, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, por edhe ministri i FSK, Agim Çeku, shkrujnë mediat në Kosovë

  • Kosovë, parlamenti përfshihet
    nga debatet, opozita braktis sallën

    Është ndërprerë vetëm pak minuta pasi kishte nisur seanca parlamentare në kuvendin e Kosovës, duke u shtyrë për ditën e martë. Shkak ëshët bërë debati mes mazhorancës , që kërkonte rivotim për një vendim të marrë dje, dhe opozitës – që e kundërshtonte atë . Pas këtij debati vetëm 36 deputetë deputetë mbetën në sallë, një numër që nuk mjaftonte për të marrë asnjë lloj vendimi.

  • SHBA: Serbia të arrestojë
    vrasësit e vëllezërve Bytyçi

    SHBA nxit autoritetet serbe të arrestojnë personat përgjegjës për vrasjen e tre vëllezervë shqiptarë me nenshtëtesi amerikane Agron,Ylli dhe Mehmet Bytyci. Reagimi vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

  • Bechtel  Enka pezullon punimet
    në autostradën Vërmicë-Merdarë

    Shkak janë bërë dy aksidente të punonjësve të kësaj kompanie, njëri prej të cilëve me pasojë vdekjen. Pezullimi deri në një urdhër të dytë.

  • Thaci: Vendimi përfundimtar
    i Hagës do jetë lirimi i Haradinajt

    “Ne asnjëherë nuk kemi dyshuar në drejtësinë ndërkombëtare, por, njëkohësisht, kemi besuar edhe në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ngadhënjimin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët e Kosovës”. Ky ka qenë reagimi i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi pas vendimit të Gjykatës së Hagës që ish-kryeministri ramush haradinaj të mbrohet në liri.

  • I liruar nga Haga, Haradinaj
    mbërrin  në Prishtinë

    Në shoqërimin e madh të forcave të sigurisë së EULEX-it, ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe lideri i AAK-së, ka mbërritur në shtëpinë e tij në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Nga Aeroporti i Prishtinës, Ramushi është larguar përmes një rrugë dytësore ku i është shmangur gazetarëve, mediave dhe qytetarëve që kishin dalë për ta pritur atë. Në shtëpinë e tij ai është pritur nga familjarë dhe të afërm.

  • Bisedimet me Serbinë, deputetët:
    të kushtëzohen me gjetjen e të zhdukurve

    Qeveria e Kosovës duhet të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të plotë të të pagjeturve. Kjo ka qënë kërkesa që deputetët e Kosovës kanë bërë i kanë drejtuar kryenegociatores kosovare, Edita Tahiri gjatë seancës parlamentare.

  • Presidenti Topi dekoron 5 ushtarë
    të UÇK-së nga Shqipëria

    Presidenti Bamir Topi, ka dekoruar  me titullin “Dëshmor i Kombit” 5 ushtarët e UÇK-së nga Shqipëria të rënë në luftën e vitit 2001.

  • Do ndyshojë Serbia pas zgjedhjeve?

    Analistë amerikanë, ish zyrtarë të Departmentit të Shtetit, nuk parashohin ndryshime të mëdha të politikës serbe ndaj Kosovës.

  • Kosovë, përgatitje për anatërsimin në Këshillin Europian

    Së shpejti Kosova do të hapë një kosullatë, në Strasburg e cila në mënyrë zyrtare do të merret me punë konsullore në Francë. Por ndërkohë misioni i vërtetë i Kosovës do të jetë përgatitja për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

  • Thaçi hesht ndaj burgosjeve të kryetarëve komunalë të PDK-së

    Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të heshtë edhe pasi Supremja e shpalli fajtor për vepër penale kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun, i cili duhet të vuajë dënimin prej 3 vjet e gjysmë burg dhe javë më parë edhe ndaj Bajrush Xhemajlit të Ferizajit.

  • Festa për Evropën që nuk njeh Kosovën

    Kosova feston ditën e BE-së organizatë kjo qe nuk e njeh statusin e shtetit

  • Policia serbe liron Kastratin

    Haxhi Kastrati është liruar nga burgu i Krushevcit në Serbi, i cili ishte arrestuar më 3 maj

  • SHBA-të e shqetësuara për "rastin Bytyçi"

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të shqetësuara për mosndëshkimin e vrasësve të vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, në vitin 1999 dhe fton qeverinë serbe që “pa vonesë të vërë përgjegjësit para drejtësisë”.

  • Vetëdeklarohet atentatori
    i Ibrahim Rugovës

    Është zbardhur autori që tentoi të vriste ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova. Agim Hoti është autori i cili është vetëdeklaruar, se ka tentuar të vrasë ish-presidentin e Kosovës. Hoti e ka bërë të ditur këtë fakt nga burgu Dubravës.

  • Trupat austriake në Kosovë
    deri në Dhjetor 2013

    Austria zgjat misionin e forcave të saj në Kosovë dhe Bosnjë. Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi ka konfirmuar se trupat rezervë të përbërjes ushtarake nga Austria do qëndrojnë në Kosovë deri në 31 Dhjetor të 2013

  • Gjykata e Hagës liron
    përkohësisht Ramush Haradinajn

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është liruar përkohësisht nga burgu. Lajmin e bëjnë të ditur për mediat anëtarë të partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Haradinaj do të kthehet sërish në Hagë, pasi seancat e fundit gjyqësore pritet të mbahen më 25 dhe 26 qershor.

  • Presidentja kthen Kodin Penal

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kthyer Kodin Penal, të miratuar javë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Arsye të kthimit të Kodit të ri Penal janë kundërshtimet e fuqishme të gazetarëve, medieve dhe institucioneve ndërkombëtare ndaj neneve 37 dhe 38, të cilat rrezikojnë lirinë e shtypit në Kosovë.

  • Zgjedhje të jashtëzakonshme edhe në Kaçanik

    Gjykata Supreme e Kosovës ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë kundër kryetarit të Komunës së Kaçanikut Xhabir Zharku.Ky është rasti i dytë që denohet kryetari i Komunës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv