Kronikë
-
Mimoza Saliaj kërkon që ndaj djalit të saj të jepet dënimi që meriton. Ajo është shprehur se me familjen e viktimës kishin marrëdhënie shumë të mira.
14 Janar 2020, 18:10 -
31 të arrestuar për ndërtesat që u shpallën të pabanueshme, prokurorët: Ja të GJITHA mangësitë që gjetëm në dosje
15 Janar 2020, 07:45Prokuroria e Tiranës bën bilancin e operacionit “Tërmeti” ku nga 42 urdhër arresti 31 janë ekzekutuar mes tyre dhe prangosja e dy ish komunarëve lokal të PD-së, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia. Sipas prokurorisë hetimet kanë zbuluar skandalin me ndërtimet nga cilësia e dobët e materialeve deri tek ndryshimet në projekte si dhe mungesën e studimeve sizmiologjike. Hetimet do të vijojnë për bashkinë e Kamzës dhe të ish-komunës së Dajtit.
-
Aksion anti-drogë në Vlorë, mbi 8 persona të arrestuar
14 Janar 2020, 17:41Një aksion anti-drogë është finalizuar pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se nga aksioni në fshatrat e Vlorës kanë rënë në pranga mbi 8 persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Mes personave të arrestuar ka edhe persona të akuzuar për vjedhje dhe djegie makinash.
-
Ekskluzive/ Gjyqtari i 21 Janarit që u ndëshkua për ‘sjellje të keqe’, prapaskenat e shkarkimit
14 Janar 2020, 17:34Komisioni Vetingut vuri në dyshim sjelljen jashtëgjyqësore të Ervin Metallës, konstatimi u konfirmua nga Kolegji i Apelimit: Gjyqtari duhet të kujdeset për sjelljen e tij edhe jashtë orarit të punës.
-
Katër vendime njëri pas tjetrit nga e njëjta gjyqtare që i dhanë lirinë anëtarit të bandës së Durrësit
14 Janar 2020, 17:34Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha që i hoqi sot dënimin përjetë dhe e nxori në shërbim prove ka dhënë edhe tre vendime të tjera për Doklen duke shtruar rrugën e lirimit nga qelia. Fillimisht në vitin 2012, kjo gjyqtare i ka njohur amnistinë e parë dy vite.
-
Vendimi/ Endrit Dokle nga burgu përjetë në 5 vite në provë në liri! Prokuroria: Kërkuam përjashtimin e gjyqtares, do e ankimojmë
14 Janar 2020, 16:26Endrit Dokle që gjatë kohës së provës nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprës penale. Gjithashtu nuk duhet të mbajë armë dhe duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
-
Lanë Dritan Dajtin të shkonte te okulisti në Bllok/ Shkarkohen drejtori i Policisë së Burgjeve dhe dy zyrtarë të tjerë! Lirohet nga detyra dhe mjeku
14 Janar 2020, 15:25Vizita tek okulisti i Dritan Dajtit, të dënuarit me 25 vite burg për vrasjen e katër policëve ngjarje e ndodhur në vitin 2009 në Durrës, i ka kushtuar postin drejtorit të Policisë së Burgjeve Bardhyl Kaçorri, drejtorit të IEVP-së Peqin Emin Shpata si dhe shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ferit Mici.
-
Kreu i GJKKO Sandër Simoni para KPK, ILDKP: E justifikon pasurinë
14 Janar 2020, 15:24Sandër Simoni ditën e sotme është përballur me seancën e parë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Sipas gjetjeve të ILDKPI Simoni e justifikon pasurinë, nuk ka fshehje të saj. Hetimi është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.
-
Skandali/ Një gjyqtare e Krujës rrëzon Kushtetuesen dhe liron nga burgu Endrit Doklen e bandës së Durrësit
14 Janar 2020, 15:19Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha pranoi sot kërkesën e ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle duke i shuar dënimin përjetë dhe dënuar përfundimisht me 25 vite, ndërsa duke qenë se ka kryer 3/4 e kësaj mase është liruar nga qelia me kusht, pas 16 viteve në qeli. Dënimi përjetë ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, por gjyqtarja sot i ka rrëzuar të gjitha duke e liruar nga qelia. 4 vite u ulën nga amnistia që u njoh nga gjyqtarja Hoxha, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25, u konvertuan në shërbim prove. Ndër argumentet që kanë çuar në lirimin e Dokles, sipas gjykatës ka qenë sjellja e mirë e tij.
-
Nuk u lejua të shkonte në varrimin e motrës, vëllai i Brunilda Kovaçit tenton sërish vetëvrasjen... këtë herë me detergjent
14 Janar 2020, 14:30Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit ka tentuar sërish vetëvrasjen në burgun e Beratit, ku vuan dënimin për vrasjen, vetëm tre ditë pas tentoi t'i jepte fund jetës duke prerë damarët e qafës me briskun e rrojes, teksa motra e tij përcillej për në banesën e fundit.
-
Dëmet nga tërmeti/ Voda: Janë dhënë 9 mijë bonuse qiraje, hetimet vijojnë (VIDEO)
14 Janar 2020, 14:09Dhënia e bonusit të qirasë po bëhet sipas verifikimeve dhe sipas familjeve që janë me shumë në nevojë.
-
Pushonte vetëm të dielën, pranohet gjykimi i shkurtuar për 'skifterin' Gentjan Duraku i kthyer në makthin e gjermanëve me mbi 51 grabitje (VIDEO)
14 Janar 2020, 12:55(GJKKO) ka pranuar gjykimin e shkurtuar për 29-vjeçarin Gentjan Duraku i cili është pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kanë kryer të paktën 51 vjedhje në Gjermani.
-
Prokuroria kërkesë KQZ-së: Na jepni formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës
14 Janar 2020, 12:14Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon t'i vë në dizpocizion formularin e vetëdeklarimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
-
Doktoraturat rihapen pas 5 vitesh, Shahini: Më 8 maj zgjedhjet për drejtuesit e rinj të Universiteteve publike (VIDEO)
14 Janar 2020, 12:08Teksa në muajn maj skadojnë mandatet e drejtuesve aktual të Univeristeteve, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se me 8 maj të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet e reja për drejtuesit e Universiteteve publike.
-
Dosja e vrasjes së Kacifasit nga SPAK në Gjirokastër...Por nuk ka prokurorë!
14 Janar 2020, 12:06Dy prokurorë në Gjirokastër përballojnë 1500 çështje të regjistruara në vit. Dosja e vrasjes se Kacifasit momentalisht pa prokuror në Gjirokastër.
-
Korça ‘pushtohet’ nga mjegulla, policia apel shoferëve: Shmangin lëvizjet e panevojshme (VIDEO)
14 Janar 2020, 11:16Policia Rrugore i bën apel shoferëve që të jenë më të kujdesshëm në akset rrugore, të shmangin lëvizjet e panevojshme si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, kryesisht në aksin Korçë-Bilisht.
-
-
Rama: T'i tregojmë fqinjëve se Shqipëria është një leksion i rrallë i turizmit
14 Janar 2020, 10:01 -
Samiti 'Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri', Rama: Shqipëria është një leksion i rrallë për solidarizimin me të prekurit nga tërmeti
14 Janar 2020, 09:57Në këtë samit për të diskutuar mbi sfidat dhe pritshmëritë e sektorit të turizmit marrin pjesë kryeministri Edi Rama, Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe ministrat e turizmit të Italisë, Greqisë, Kroacisë dhe të gjithë rajonit.
-
Pushimi i hetimit për Bashën/ Braçe e Balla publikojnë dokumentet e Departamentit Amerikan të Drejtësisë: Faktet për një kallëzim të ri
14 Janar 2020, 09:44Pas pushimit të hetimit për kreun e PD, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të kësaj partie, zv.Kryeministri Erion Braçe dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, këmbëngulin në fajësinë e tyre. Braçe dhe Balla publikuan disa dokumente, që janë publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ndërsa paralajmërojnë një kallëzim të ri për këtë çështje.