Kronikë
-
Task Forca Antikorrupsion në një kontroll në Doganën e Portit të Durrësit, evidentoi një sërë shkeljesh, që sollën penalizime për 28 doganierë, mes të cilëve edhe kryetarin e Doganës së Durrësit. Ministrja Gjonaj, njoftoi se janë marrë 28 masa disiplinore, dhe për të rekuperuar dëmet e shkaktuara nga shkelja e ligjit, doganierëve do tu mbahet 1/3 e pagës së tyre.
6 Mars 2019, 14:05 -
Gjendet në Shkodër e mitura nga Kosova, familjarët dyshojnë se u dërgua atje për trafikim
6 Mars 2019, 13:56Gati pesë ditë i janë dashur një familjeje nga Fushë-Kosova për t’i rënë në gjurmë vajzës së tyre të zhdukur. 15-vjeçarja është gjetur nga familjarët të dielën jashtë territorit të Kosovës. Express ka biseduar me dajën e vajzës në shtëpinë e të cilit po qëndron e mitura aktualisht. Ai po dyshon se mbesën ia mashtruan dhe e dërguan në Shkodër për të bërë biznes me të
-
Dënohet përjetësisht shqiptari që vrau të moshuarën, familjarët e piktores italiane lot e përqafime
6 Mars 2019, 13:35Gjykata e Krimeve të Rënda në Bari dënoi me burgim të përjetshëm 30-vjeçarin shqiptar Ogert Laska, i cili akuzohet për vrasjen e piktores italiane 71-vjeçare Rosa Maria Radicci, vrarë në shtëpinë e saj në Palese (Bari) më 13 nëntor 2016.
-
Ndalohen tre familje me emigrantë të paligjshëm në zonën e 'kufirit të gjelbër'
6 Mars 2019, 13:27Tre familjet me emigrantë të paligjshëm u ndaluan në afërsi të kufirit të gjelbër. Ata u dëguan në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.
-
Rreth 60 mijë shqiptarë morën nënshtetësi të vendeve të BE-së në 2017-n
6 Mars 2019, 13:02Shqiptarët renditen të dytët përsa i përket marrjes së nënshtetësisë, pas marokenëve, që ishin grupi më i madh me 67 900 persona që morën nënshtetësi, nga të cilët 83% në Itali, Spanjë, ose Francë.
-
Të paktën 55 kandidatë të PD dhe LSI, gati të pranojnë mandatin e deputetit?!
6 Mars 2019, 12:43Të paktën 55 kandidatët të LSI-së dhe PD-së që presin të thirren nga KQZ për të marrë mandatin pas djegies kolektive të opozitarëve, nuk kanë pranuar të firmosin dorëheqjet paraprake sipas kërkesave të dy partive.
-
Gjykata dënon grupin e strukturuar kriminal të trafikut të 2.5 ton kanabis nga Porti i Durrësit në Itali
6 Mars 2019, 12:40Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar anëtarët e grupit që trafikoi 2.5 ton kanabis në muajin janar të 2017-ës, nga porti i Durrësit, e cila u bllokua në Ankona të Italisë. Destinacion ishte Gjermania, aty ku do ta priste, Euron Hoti.
-
Skrapar/ Banorët në protestë, Caka-Klosit: Buxheti mbahet peng nga një individ me diplomë false
6 Mars 2019, 12:31Banorët e Bashkisë së Skraparit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi prej muajsh është bllokuar buxheti duke lënë pezull punën në të gjitha institucionet e këtij qyteti, mes të cilëve edhe kopshtet dhe shkollat.
-
Britania dhuratë Shqipërisë makina për transportin e të burgosurve, së shpejti bllokohen valët e telefonave
6 Mars 2019, 12:07Britania e Madhe i ka dhuruar Ministrisë së Drejtësisë, makina për transportin e të burgosurve
-
Terrorizuan italianët, shkatërrohet banda e shqiptarëve me mbi 250 mijë euro vjedhje
6 Mars 2019, 11:38Një grup shqiptarësh që kryenin vjedhje banesash në të paktën 20 raste në tre muaj, u arrestuan nga policia në Itali. Mediat italiane shkruajnë se grupi i shqiptarëve ishin të dhunshem ndaj pronarëve të shtëpive që i zbulonin.
-
Fushë sporti brenda kopshtit në Elbasan, Balla: Një nga këto fëmijë pas disa vitesh do jetë kapiten
6 Mars 2019, 11:01Në kopshtin 9 në Elbasan u ndërtua një kënd i ri sportiv konform të gjitha standardeve. Ndërtimi i këtij këndi sportiv u bë i mundur falë bashkëpunimit të “Fondacionit Lorik Cana 5”, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Elbasanit.
-
Apeli nuk dorëzon vendimin e shkarkimit në KLP, ende pezull vendi bosh i Sevdarit
6 Mars 2019, 10:39Këshili i Lartë i Prokurorisë, ka shpallur vakancën për vendin e Sevdarit, e cila u shkarkua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit për shkak se kishte probleme me pasurinë e bashkëshortit. Nga ana tjetër KLP vendosi gjithashtu që në mbledhjen e ardhshme të shprehet për shkarkimin e Antoneta Sevdarit, për shkak se pranë këtij institucioni nuk ka mbërritur ende në rrugë zyrtare vendimi i Kolegjit te Posaçëm të Apelimit.
-
Dorëhiqet pas 32 viteve karrierë prokurori Petrit Fusha (LETRA)
6 Mars 2019, 10:24Petrit Fusha është dorëhequr nga posti i Prokurorit me arsyetimin se do të shërbejë në një sektor me më pak ngarkesë.
-
Shqipëria në sytë e italianëve/ Nga eksodi tek boom-i turistik
6 Mars 2019, 09:46Ky është një insert që u prezantua mbrëmë në emisionin "Porta a Parta" të Bruno Vespës, ku i ftuar ishte dhe kryeministri Edi Rama.
-
Zbardhet rrëfimi i Denar Bibës: Biankut i kërkova të na gjendej me se të mundej
6 Mars 2019, 07:55EKSKLUZIVE/ Dosja e pushuar e audio-përgjimit mes Bibës e Biankut. Dëshmia e plotë e Denar Bibës në prokurori
-
Drama e një nëne të dhunuar, burri ka dyshime për atësinë dhe tenton të vrasë në sy të femijëve
5 Mars 2019, 22:02'Pa gjurmë'. Donika dhe Arturi u martuan me shkuesi në vitin 2004. Ishte ende e vogël asokohe, kur Donika vendosi të martohej me bashkëshortin, ndërsa gjërat nuk shkuan mirë që prej fillimit. Çifti kishte probleme te vazhdueshme, deri aty sa Arturi ushtronte dhe dhunë fizike mbi të shoqen.
-
Plagosi pronarin e pikës së basteve, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan
5 Mars 2019, 21:21I arrestuari është më precedent penal, pasi ka qenë i dënuar më parë.
-
Përplasen gjashtë makina në Fier (VIDEO)
5 Mars 2019, 21:13Disa nga makinat që janë dëmtuar nga përplasja kanë qenë të parkuara. Në vendngjarje ka shkuar policia për të hetuar.
-
'Pa gjurmë' / Zhduket në mënyrë të mistershme pas divorcit të dytë, 41-vjeçari nga Librazhdi
5 Mars 2019, 21:04Lulëzimi është vëllai i 2 motrave dhe 5 vëllezërve. Rritur në një familje të madhe dhe nga nevoja për të kontribuar sadopak në ekonominë familjare, Lulëzimi emigroi që herët drejt Greqisë. Në atë kohë i ati Rizai punonte si minator ndërsa e ëma Malie në koperativë.
-
8 në pranga për dhunën në protestën e opozitës, Policia: Organizatorët të distancohen nga personat me precedentë
5 Mars 2019, 20:35Tetë persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit dhe 9 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit: Organizatorët të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë,
