Kronikë
-
Ambasadori shqiptar në Turqi Genci Muçaj, i ftuar në studion e A1Report ka deklaruar sot se propozimi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për mbylljen e bizneseve të kundërshtarit të tij Fetullah Gylen nuk është kusht për investimet që qeveria turke do të sjellë në Shqipëri. Muçaj tha se për Turqinë Shqipëria është nj vend mik dhe se është mjaft e rëndësishme që edhe investimet në vendin tonë të jenë të mëdha në kuadër të zhvillimit dhe rritjes ekonomike. VIDEO 14 Maj 2015, 17:29
-
Gazheli takon Lu, merr mbështetje
14 Maj 2015, 17:01
në luftën kundër pastrimit të paraveKreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Gent Gazheli është thirrur në ambasadën amerikane për të zhvilluar një takim pune me ambasadorin e SHBA në Shqipëri Donald Lu. Në këtë takim është diskutuar bashkëpunimi i institucionit që Gazheli drejton me autoritetet amerikane në funksion të parandalimit të Pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
-
Maqedoni, përfundon takimi i
14 Maj 2015, 16:41
liderëve, s’ka marrëveshje konkreteLiderët e katër partive kryesore në Maqedoni, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH miratuan të enjten një deklaratë të përbashkët, por ata janë ndarë pa ndonjë marrëveshje konkrete. Përmes deklaratës nënvizohet gatishmëria për të vijuar dialogun dhe për protesta paqësore.
-
Rama me ndërtuesit italianë:
14 Maj 2015, 16:25
Investoni, klima e hapesira e duhuShqipëria përbën një destinacion mjaft interesant investimesh falë pasurive të mëdha natyrore, falë klimës mikpritëse për biznesin, si dhe fuqisë së lirë punëtore. Këto qenë disa prej elementeve pozitivë që ofron Shqipëria për investitorët të përmendura nga Kryeministri Edi Rama gjatë samitit “Të ndërtojmë së Bashku”, e organizuar nga Ambasada Italiane ku morën pjesë 124 biznese nga vendi fqinj.
VIDEO -
Video/ Këmbëngulja e Erdogan, 2
14 Maj 2015, 16:24
herë: Të jemi të qartë për Gulen!Televizioni A1 Report risjell edhe njëherë momentin kur udhëheqësi turk flet me tone kërcënuese për “shtetin paralel” dhe organizata që ai i cilësoi terroriste gjatë inaugurimit të nisjes së punimeve për Xhaminë e Namazgjasë. Erdogan përsërit dy herë “të jemi të qartë për këtë gjë” (në gjuhën turke), ndërsa më herët gjatë fjalës së tij kish theksuar se të gjitha aktivitetet e kësaj organizate në Shqipëri do të mbulohen nga Turqia.
VIDEO -
Bieber:Fantazma e Shqipërisë së
14 Maj 2015, 16:16
Madhe shërben për të krijuar frikëEksperti i Europës Juglindore Florian Bieber mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni, sfondin politik dhe jo etnik të ngjarjeve në Kumanovë dhe rrezikun e një destabilizmi të rajonit.
-
Pranga 2 personave për armëmbajtje
14 Maj 2015, 21:09
kapen me 2 pistoleta dhe 220 fishekëDy persona të cilët lëviznin të armatosur janë arrestuar pasditen e sotme nga efektivët e policisë në Kamëz. Mësohet se 2 të arrestuarit janë Bedri Azemi dhe Pashk Marashi të cilët janë ndaluar nga policia në Bulevardin Blu duke udhëtuar me një motor tip skuter, gjatë kontrollit të tyre u është gjetur me vete një pistoletë tip ‘Zastava’ me silenciator.
-
Lezhë, ujërat e zeza derdhen në Drin
14 Maj 2015, 15:45
Viktor Tushaj: E zgjidhim së shpejtiUjërat e zeza të qytetit të Lezhës derdhen në Lumin Drin e më pas përfundojnë në det, duke shkaktuar një ndotje të lartë ujërave të këtij lumi që përshkon mes përmes qytetin. Kjo ka krijuar një ndotje të madhe, duke u kthyer në një rrezik serioz edhe për shpërthimin e ndonjë epidemie për qytetarët.
VIDEO -
Meta në Cërrik: LANÇ e shenjtë
14 Maj 2015, 15:34
duhet nderuar nga të gjitha brezatKryetari i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga ministri Haxhinasto dhe deputetë të kësaj force politike ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Cërrik me rastin e 72-vjetorit të themelimit Batalionit të Dumresë.
VIDEO -
Bushati në takimin e NATO: Hetim
14 Maj 2015, 15:27
ndërkombëtar për "Kumanovën"Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar në takimin Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në Antalia të Turqisë se është i domosdoshëm hetimi ndërkombëtar, për të qartësuar në mënyrë të plotë dhe transparente konfliktin e rëndë të Kumanovës.Duke nënvizuar faktin që çdo përshkallëzim i mëtejshëm i situatës nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë, Ministri Bushati ftoi që gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe perspektivës Euro-Atlantike të Maqedonisë.
-
Tentoi të korruptojë policin me 1.000
14 Maj 2015, 15:14
lekë mos paguante gjobën,arrestohetNga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Anti-korrupsionit Tiranë, në Rrugën e "Dibrës" Tiranë, është bërë arrestimi në flagrancë i Enver Eski për tentativë korrupsioni.
VIDEO -
Padia e Doshit ndaj Brahos, në 8
14 Maj 2015, 14:59
qershor nis gjyqi, zgjidhen gjyqtarëtProcesi çelet në Gjykatën e Lartë në orën 11:00 më 8 qershor, ndërsa 5 e gjyqtarëve Artan Zeneli, Arjana Fullani, Mehdi Bici, Mirela Fana dhe Andi Celiku do të shqyrtojnë padinë e Doshit.
-
Policia e Shtetit teston dronët
14 Maj 2015, 14:45
për kapjen e personave në kërkimPërdorim i dronëve për kapjen e personave në kërkim dhe monitorime nga ajri të tubimeve.Me këtë synim policia e shtetit ka nisur testimin e dronëve që do të përdoren për të rritur efikasitetin në aksionet policore dhe shmangur rrezikun për jetën e punonjësve.
VIDEO -
Lezhë, përplaset me kamionin
14 Maj 2015, 14:47
vdes shoferja, Benzi mori flakëNjë grua ka humbur jetën mesditën e sotme pas një aksidenti të rëndë në autostradën Lezhë-Shkodër. Një kamion dhe një automjet tip Benz me targa LE 6200 A, janë përplasur dhe njëri prej tyre u përfshi nga flakët.
FOTO -
Rikthehet protesta e banorëve të
14 Maj 2015, 13:04
Unazës së Re: Do hidhemi nga pallatiShtatëmbëdhjetë(17) familjet në Unazën e Re që prej vitesh kanë konflikt me firmën e ndërtimit “ Pelivani” janë futur sërish në grevë.
VIDEO -
Tentoi të godiste me karrige Bashën
14 Maj 2015, 13:38
Dënohet me 14 ditë...lirohet nesëSuel Liçaj do të dalë nga burgu nesër sepse i ka plotësuar tashmë ditët e qëndrimit I izoluar në dhomat e paraburgimit pasi incidenti ka ndodhur më 6 maj të këtij viti dhe janë plot 14 ditë nga momenti i arrestimit të tij.
-
Ishulli ish-ushtarak i Sazanit këtë
14 Maj 2015, 13:41
verë atraksion i hapur për turistëtAgjencia Kombëtarë e Bregdetit ka lajmëruar se ishulli “fantazmë” i Sazanit do hapet për turistët këtë verë. Nëpërmjet postimit në Facebook të një artikulli të marrë nga organizata “Lonely Planet”, kryeministri Edi Rama ka shprehur entuziazmin e tij për këtë projekt duke thënë: “Kuriozitet i madh në faqet ndërkombëtare të turizmit për projektin tonë të çeljes së ishullit të Sazanit për Turistët”.
VIDEO -
Durrës, Dako përuron terrenet e
14 Maj 2015, 13:11
reja sportive pë shkollat 9-vjeçareTerrenet sportive janë inauguruar këtë të enjte në shkollat e ciklit 9-vjeçar dhe të mesme në qytetin e Durrësit. Investimi i mundësuar nga Bashkia e qytetit bregdetar konsiton në ndërtimin e fushave të mini-futbollit dhe ato të lojërave me dorë.
VIDEO
FOTO -
Erdogan: Bllokoni aktivitetin e
14 Maj 2015, 11:53
Gulen, 'shteti paralel' - terroristPresidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërkoi në Tiranë mbylljen e të gjitha aktiviteteve të vëllazërisë “Hizmet” të imamit dhe manjatit Fetullah Gulen, një ish-aleati i tij, tashmë në “azil” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burime për A1 Report: Rama-Erdogan dakord për ndërtimin e Parlamentit të ri -
Videolajm/ Të rinjtë amerikan
14 Maj 2015, 11:01
këndojnë shqip para ParlamentitNjë mesazh paqeje për Kuvendin e kthyer në “betejë” akuzash e fyerjesh mes ligjvënësve shqiptarë. Kështu mund të përkthehet gjesti i rreth 70 të rinjve amerikanë të cilët kënduan shqip në shkallët hyrëse të Parlamentit të Shqipërisë këtë të enjte.
VIDEO