Kronikë

  • Gazeta britanike “The Guardian” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë analizimit të dëmeve që po i vijnë Ballkanit nga ndërtimi i hidrocentraleve në lumenj. Për rastin e Shqipërisë, merren në analizë dëmet e shkaktuara në lumin Vjosa.
  • Kisha Ortodokse: Nikolla Marku
    përdoret nga ekstremistët antigrekë 

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar ndaj padisë së Nikolla Markut, duke e cilësuar këtë të fundit vegël të qarqeve ekstreme për propagandë antigreke.
    Kisha gjithashtu shprehet se, Marku nuk ka lidhje me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe askush nuk e njeh atë si klerik.

  • Dekoderat, qeveria reagon ndaj
    akuzave të Berishës: S'ka favorizim

    Qeveria në reagimin e saj, për pajisjen e familjeve në nevojë më dekodera thotë se garanton të drejtën e informimit dhe se në strategjinë e kalimit të transmetimeve televizive nga  analoge në numerike parahikohet subvencioni i një pjesë të popullsisë. VIDEO

  • Far West, shqiptari tenton t'i ikë
    karabinierëve, përfundon në burg

    Policia italiane ka arrestuar për një ndjekjeje të gjatë një të ri shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Rimini të mërkurën. Pasi indetifikuan një makinë që po ecte me shpejtësi, policia u vë në ndjekje të saj.

  • Tym nga gropa e gëlqeres, Gjykata
    Ja dënimi i parë për ndotjen e ajrit
    PDF/ Vendimi i Gjykatës së Tiranës

    Me 160.000 lekë gjobë gjykata ka vendosur të dënojë Halit Begteshin i cili me furrën e tij të gëlqeres ndoste ajrin në kodrat e Tapizës, duke djegur goma plastike.Begteshi rezulton se ka pranuar fajësinë para gjykatës dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar duke përfituar ulje të gjobës me 80 mijë lekë, pasi akuza kërkoj 240.000 mijë lekë gjobë.

  • Vlorë, marrin peng 24 vjeçarin e
    dhunojnë, arrestohen 3 personat

    3 persona nga qyteti i Vlorës tashmë të identifikuar nga policia, pasi kanë marrë peng një 24 vjeçar e kanë dhunuar duke e lënë pranë sheshit të Flamurit në gjendje të rëndë.

  • Arrestohet vrasësi i dy fëmijëve në
    Gjermani, njëri dyshohet nga Kosova

    Policia gjermane ka arrestuar vrasësin e një fëmije 4-vjeçar nga Bosnja, i cili ndodhej atje bashkë me familjen për të kërkuar azil. Sipas prokurorit të çështjes personi i arrestuar Silvio B. ka pranuar se ka rrëmbyer fëmijën katër vjeçar dhe se më tej e ka vrarë atë. Media ndërkombëtare shkruajnë se 32-vjeçari është gjithashtu autor i vrasjes së një tjetër fëmijë që ishte zhdukur në muajin korrik në Gjermani.  FOTO

  • Fotolajm/ Paketonte drogën në
    pako sheqeri, arrestohet 29 vjeçari  

    Një 29 vjeçar është arrestuar në fshatin Bulaç të Peshkopisë pasi pasi kultivonte bimët narkotike i paketonte në pako sheqeri dhe i shpërndante. 

  • Kukës, vdiq në punë, arrestohen
    administratori e inxhinierja e firmës

    Administratori dhe inxhinierja  e një firme ndërtuese u arrestuan këtë të shtunë nga Policia pasi nuk kishin garantuar sigurinë në punë gjatë punimeve për hidrocentralin në Borje të Kukësit, duke sjellë vdekjen tragjike të një 47-vjeçari.

  • Braçe: Paguani dritat, ja se si
    kthehen në favorin tuaj /Video

    Deputeti i Partisë Socialiste në Divjak Erion Braçe, ka bërë publike linjën e re të energjisë elektrike në këtë zonë  Sipas Braçes ky është investimi i parë në këtë sektor pas 30 viteve. Më tej Braçe i ka bërë apel qytetarëve që të paguajnë energjinë elektrike sepse të ardhurat do të investohen në favor të tyre.

  • Fier, s'i harron sherrin për pronat
     spiunon vëllain në polici, por...

    Një 47-vjeçar me iniciale A.Sh në bashkinë e Roskovecit ka telefonuar dy herë policinë rajonale për të kallëzuar se vëllai i tij 43 vjeç ishte duke vjedhur energji elektrike. Policia ka shkuar menjëherë për të bërë verifikimin por nuk ka rezultuar se diçka e tillë ndodhte. 

  • Danaj: Ish-krerët e Bashkisë së 
    Vlorës faj për ndërtimet pa krite

    Ndërtimet pa kriter dhe keqmenaxhimi i territorit janë ndër problematikat kryesore të qytetit të Vlorës. Pasojë e kësaj janë edhe përmbytjet masive që shkaktohen sa herë ka reshje shiu në qytetin bregdetar, ndërsa fajtorët e kësaj situate janë drejtuesit e pushtetit vendor ndër vite në këtë qytet. 

  • Sarandë, 100 gram tritol pranë 
    stadiumit, mister autori dhe shkaqet

    Katër kallëpe me tritol janë gjetur nga policia mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit të Sarandës. Kallëpet me peshë 100 gram secila ishin të futura brenda në një qese dhe ishin të lidhura me fitil zjarrpërcjellës. 

  • Videolajm/ Qytetari sherr me rojen
    në QSUT, s'dinte se duhej paguar!

    Një qytetar i cili kishte shkuar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza së bashku me gruan për të vizituar fëmijën e tyre, është bërë pre e dhunës së rojës në hyrje të spitalit. Kjo për shkak se qytetari në fjalë nuk e dinte se për tu futur në spital me makinë duhet të paguash lekë. 

  • Sekuestro super pasurisë së 
    Kajollit, 25 mln € truall e biznes

    Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestron pasurinë përrallore prej 2.1 milion m2 katrorë tokë arë, tokë truall dhe ndërtesa në zonë bregdetare të Fierit, pasuri kjo në pronësi të ish këshilltarit republikan në këtë bashki Fatmir Kajolli familjarëve të tij përfshi bashkëshorten Majlinda Kajolli dhe djalin Florim Kajolli.

  • Firmosi dokumentet e pasurisë në
    2013...por kishte vdekur që në 1998!

    Bëhet fjalë për një firmë të hedhur nga Abdyl Bahiti tre vite më parë kur ka aplikuar pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për ndarjen e pronës, por ka firmosur në emër të babait të tij i cili sipas certifikatës së vdekjes ka ndërruar jetë që në vitin 1998.

  • Fier, ish-oficeri i përfshirë në trafik
    droge, kapet me djalin e kushëririn

    Shezair Sinanaj 55 vjeç me banim në lagjen “29 Marsi” në patos u arrestua së bashku me djalin e tij 27-vjeçar Dorianin dhe kushëririn e tyre 52-vjeçar Faurt bakia me banim në fshatin Komar të Tepelenës. Gjatë kontrollit policia sekuestroi 13 kilogramë kanabis, një presë me vakum dhe një peshore elektronike në sajë të operacionit të koduar “Komar”.

  • Apeli lë në burg Ballistin, fati i
    tij vendoset në Gjykatën e Lartë

    Gjykata e Apelit vendosi të lë në burg Ismail Morinën njohur ndryshe si ”Ballistin e dronit”. Apeli la kështu në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe rrëzoi kërkesën e avokatit Ardian Visha i cili kërkoi lirinë për të riun nga Kukësi të arrestuar me armë pa leje. Visha tha pas seancës gjyqësore tha se do të bëjë rekurs të vendimit. Ne sallen e gjyqit edhe nena e Morines, perlotet kur shikon djalin. Po ashtu per te ndjekur seancen edhe 18-vjecari qe qelloi me gure autobusin me ekipin serb.

  • ALBtelecom vjen me telefonin
    smart 4G/LTE General Mobile 

    Tashmë që teknologjia e brezit të katërt të telekomunikacionit është i prekshëm për përdoruesit shqiptarë, ALBtelecom ka sjellë një ndër produktet më të përshtatshëm në treg.
    Aktualisht 4G/LTE sjell internetin më cilësor dhe më të shpejtë edhe në tregun shqiptar. Kompania ALBtelecom krahas avantazheve që u ofron përdoruesve të saj, ka zgjedhur që për ata që janë apo bëhen pjesë e 4G/LTE së ALBtelecom tashmë u ofron edhe mundësinë të zgjidhin nga paketat me smartphone.

  • Kurthi i karabinierëve që zbuloi
    rrjetin e drogës dhe dekonspirimi

    Italianët kërkuan arrestimin dhe ekstradimin e vëllezërve nga Shijaku Altin dhe Emiljano Hajri të akuzuar si kapo të një rrjeti trafiku Shqipëri-Itali, tashmë të shpallur në kërkim ndërsa 16 shqiptarë të tjerë u arrestuan në shtetin fqinj. Kurthi që përdorën karabinierët për zbulimin e grupit, vodhën 15 kg drogë, krijuan sherr mes grupit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv