Kronikë
-
Komisioni i Sigurisë miratoi ndryshimet në ligjin për Forcat e Armatosura. Por diskutimi i tij që në fillim është shoqëruar me debate të ashpra nga palët, pasi opozita kërkoi informacion rreth konsultimeve me partnerët ndërkombëtar për hartimin e tij. Shumica në Komision evidentoi faktin se ligji vjen sipas standardeve ndërkombëtare dhe i referohet praktikave më të mira.
VIDEO 24 Shkurt 2015, 21:03
-
20€ më e falsifikuara, BQE ndryshon
24 Shkurt 2015, 20:37
prerje, shtohen elementët e sigurisëPrerja 20€ është prerja më e falsifikuar dhe për këtë arsye Banka Qëndrore Evropiane ka marrë përsipër që të nxjerrë në treg një prerje të re me më shumë elementë sigurie.
-
Terminali multimedial, flet pronari:
24 Shkurt 2015, 20:31
Bashkia po vepron në mënyrë ilegaleHajdin Qejvani është pronari i truallit në të cilin Bashkia e Tiranës ka parashikuar ndërtimin e terminalit multimodal në kryeqytet në afërsi të Kthesës së Kamzës. Për mikrofonin e A1 Report ai denoncon veprimet e policisë bashkiake të Tiranës, duke u shprehur po vendosin në mënyrë të paligjshme një tabelë në pronën e tij.
VIDEO -
Fleckeinstein: Shqipëria s'është
24 Shkurt 2015, 20:22
gati të hapë dosjet e komunizmit
PDF/ Draft-RezolutaEurodeputeti Knut Fleckeinstein nuk rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në draft-rezolutën e tij. Sipas tij Shqipëria ka një sërë zhvillimesh pozitive por duhet të ndjekë me rigorozitet pesë pikat e caktuara nga Parlameti Evropian për hapjen e negociatave me BE-në.
-
Hoffmann:Azilkërkuesit do kthehen
24 Shkurt 2015, 20:23
Punësimi në Gjermani do kualifikimTë gjithë azilkërkuesit ekonomikë nga Shqipëria dhe Kosova që ndodhen në Gjermani do të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Rritja e emigrantëve ekonomikë ka bërë që ambasadori gjerman t'i mëshojë më shumë faktit se nuk do të ketë azil ekonomik dhe shumë shpejt të gjithë të larguarit do të rikthehen në Shqipëri e Kosovë.
-
Mediat e huaja: Lëreni pas rivierën
24 Shkurt 2015, 19:52
franceze, jugu Shqiptar më i bukur“Lëreni pas rivierën franceze, gjeni alternativa të mrekullueshme në rivierën Shqiptare,”- shkruan një nga faqet online e cila i dedikohet vetëm turizmit.
-
Drejt fundit afati i OSHEE për
24 Shkurt 2015, 19:30
kamatvonesat, radhë në sporteleZyrat e OSHEE-së në të gjithë vendin po përballen me fluks abonentësh debitore të cilët presin me orë të tëra në radhë për të paguar kamatvonesat dhe faturat e energjisë. 28 shkurti është edhe afati i fundit për qytetarët debitore te energjisë elektrike për të lidhur kontratat dhe për të përfituar zbritjen me 80% të kamatëvonesave dhe pagesën me këste prej 25 mije lekësh.
VIDEO -
10 € për të korruptuar policin
24 Shkurt 2015, 19:07
kufitar, arrestohet në KapshticëTentoi ti jepte policit doganor 10 Euro për ta korruptuar atë që të kalonte kufirin. Dokumentacioni që kishte Rreli Torra nuk ishte i rregullt për të udhëtuar drejt vendeve të Shengen dhe për këtë arsye ai tentoi të korruptonte policin e kufirit.
-
3 të dehur dhunojnë policin,i ndaloi
24 Shkurt 2015, 18:26
se shkelën rregullat e qarkullimitTre persona të dehur kanë dhunuar policin e rrugores B. Bakalli. Ngjarja ka ndodhur pranë ’21 Dhjetorit’ ku tre të dehurit nuk i janë bindur urdhrit të policit për të ndaluar pasi kishin shkelur rregullat e qarkullimit.
-
Tanja Fajon:Mbresëlënëse hapat e
24 Shkurt 2015, 18:30
reformave,mbështetje për integriminEurodeputetja Tanja Fajon, një emër i njohur për Shqipërinë për mbështetjen e saj për liberalizimin e vizave me vendet që janë pjesë e Shengen ka vlerësuar përmes rrjetit social “Twitter” reformat e ndërmarra në Shqipëri.
-
Fotolajm/ Ahlin dhe Meta në takim
24 Shkurt 2015, 18:14
"nostalgjik": Ishte udhërrëfyesi imKa qenë mjaft miqësor takimi i dy homologëve Meta-Ahlin. “Atëherë ishim të dy politikanë të rinj, sot kemi ecur me hapa të mirë në karrierë”, - ka thënë Ahlin në lidhje me njohjen që ka me kryeparlametarin Meta.
-
Enver Basha braktis spitalin pa
24 Shkurt 2015, 17:52
lejen e mjekut, ja dokumentetEnver Basha, i njohur për policinë si njeriu që e ndihmoi të bllokonte Kostandin Xhuvanin, ka braktisur ambientet e Spitalit të Traumës, ku ndodhej për mjekim pa lejen e mjekeve. A1 Report zbulon pamje te regjistrit të spitalit të traumës, në të cilin është shënuar edhe ora e ardhjes së Bashës në spital, apo edhe ora e largimit të tij nga spitali.
VIDEO
Berisha foto të Enver Bashës "E masakruan për t'i mbyllur gojën" -
Kreu i Kuvendit takim lamtumire me
24 Shkurt 2015, 17:49
Ambasadorin e Izraelit David CohenKryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri David Cohen. Kryetari i Kuvendit e vlerësoi punën disa vjeçare të Ambasadorit Cohen në Shqipëri si një kontribut të vyer në ngritjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit në nivel të shkëlqyer dhe i shprehu atij mirënjohjen për punën, përkushtimin dhe miqësinë që ka treguar ndaj Shqipërisë dhe popullit tonë.
-
Berisha nxjerr foto të Enver Bashës
24 Shkurt 2015, 17:37
pasi ka ikur pa leje nga spitaliNjë foto e dhunuar e Enver Bashës, personit që ndihmoi policinë në kapjen e Kostandin Xhuvanit, ka publikuar ish-kryeministri Berisha në rrjetin social “Facebook”. Nga fotoja kuptohet që është realizim i ditës së sotme, ndoshta pasi ka lënë ambientet e spitalit ku ishte dërguar në gjendje të rëndë mbrëmjen e kaluar.
-
Videoja e dhunës, Prokuroria mbyll
24 Shkurt 2015, 17:23
hetimet: Ja si ka ndodhur ngjarjaProkuroria e Korçës ka mbyllur hetimet në lidhje me ngjarjen e ku pas një incidenti me makinë të shtetasit Tomi Misha mer zv/drejtorin e policisë së Korçës, ai është dhunuar fizikisht nga punonjësit e Policisë.
VIDEO -
Kodheli në qendrën e riparimit të
24 Shkurt 2015, 17:01
FA:Nga abuzimi,në efiçencë të plotëMinistrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e shoqëruar nga komandanti i Komandës së Mbështetjes, ishte sot për inspektim në Qendrën e Riparimit dhe Mirëmbajtjes së Teknikës të Forcave të Armatosura. Kodheli, theksoi se me këtë Qendër është abuzuar shumë në të shkuarën, por me masat që janë marrë dhe mbështetjen që po i jepet nga Ministria e Mbrojtjes po bëhet e mundur vënia e saj në efieçncën e duhur.
-
Shkeli ligjin, IKMT padi kreut
24 Shkurt 2015, 17:04
të bashkisë Gjirokastër, Bime
VD/Lidhja telefonike me Flamur BimeInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, kallëzon penalisht kryetarin aktual të bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime si dhe disa zyrtare të tjerë. Vendimi i IKMT ka ardhur për shkak të një vendimi të miratuar nga Bime në kohën kur drejtonte KRRT e këtij qyteti për ndërtimin e një pallati 7 katesh në lagjen "18 shtatori" të këtij qyteti në kundërshtim me legjislacionin shqiptar. Në një lidhje telefonike për A1 Report Bime thekson se do të provojë me dokumente e fakte që kjo akuzë nuk qëndron.
VIDEO -
'Siguria' pro dryshimit në ligj për FA
24 Shkurt 2015, 16:40
Debate për përgjimin e civilëveKomisioni i Sigurisë miratoi ndryshimet në ligjin për forcat e armatosura. Por diskutimi i tij që në fillim është shoqëruar me debate të ashpra nga palët, pasi opozita kërkoi informacion rreth konsultimeve më partnerët ndërkombëtar për hartimin e tij. Shumica në komision evidentoi faktin se ligji vjen sipas standardeve ndërkombëtare dhe i referohet praktikave më të mira.
-
MSH: Kush nuk ka plotësuar
24 Shkurt 2015, 16:21
kreditet, provim për ricertifikimMinistria e Shëndetësisë ka vendosur se brenda gjashtë muajve, duke filluar që nga data 15 prill 2015, profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet duhet t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit.
-
Takimi i Paqes, Impagliazzo: Të
24 Shkurt 2015, 16:19
theksojmë bashkëjetesën vëllazërorePresident i Komunitetit Sant’Egidio, Marco Impagliazzo, në një intervistë për A1 Report ka folur rreth arsyeve që e shtynë të caktonte Shqipërinë si vendin ku do të zhvillohet takimi i 28 Ndërkombëtar i Paqes. Në takimi që do të zhvillohet në datat 6-7-8 shtator 2015 parashikohet që të marrin pjesë përfaqësues nga 60 vende të botës tregon Impagliazzo i cili vlerëson se duhet theksuar rëndësia e Shqipërisë për bashkëjetesën vëllazërore.
VIDEO