Kronikë
-
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se në kuadër të masave për shërbimin ndaj klientit, ka zgjatur orarin e punës në sportelet e saj. Sipas njoftimit të OSHEE-s, deri më datë 28 shkurt, afati i fundit kur debitorët mund të përfitojnë mundësinë e lidhjes së marrëveshjes me OSHEE. 23 Shkurt 2015, 17:07
-
Ndotja e Kurum, ngrihet
23 Shkurt 2015, 16:42
grup pune, verifikohen kushtetKronika e një jave më parë për ndotjen mjedisore që shkakton kompania Kurum në Elbasan ka bërë që Ministria e Mjedisit të ngrejë një grup kontrolli për të monitoruar zonën ku ushtron aktivitetin kjo kompani. Këtë e bën të ditur për A1 Report kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror, Ergys Agasi.
VIDEO -
Harito: S’ka shtyrje të dixhitalizimit
23 Shkurt 2015, 16:19
AMA merr vendimet për TV privateNuk do të ketë asnjë shtyrje të procesit të dixhitalizimit, kështu ka deklaruar ministrja e inovacionit Milena Harito në një intervistë për A1 Report.Harito sqaron se qeveria ka kompetenca të merret me procesin e dixhitalizimit të Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa për mediet private është AMA, që duhet të ndërmarrë hapat e duhur.
VIDEO
Kalimi në TV dixhitale, Shqipëria dështon para evropës -
Dëshmia e Kristi Pines
23 Shkurt 2015, 15:46
fundos bandën e ekzekutorëvePorositë për vrasjet dhe atentatet me tritol Admir Tafili i sillte me shkrim nga burgu. Ky fakt është pohuar para hetuesve nga Kristi Pine, i penduari i drejtësisë të cilët po ashtu konfirmuan për A1 Report se kanë sekuestruar regjistrat e takimeve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin për të arritur tek personat që mund të kenë porositur vrasjet nëpërmjet Tafilit.
VIDEO -
Shkodër, lihet i lirë babai, rilidhi
23 Shkurt 2015, 14:01
energjinë për të birin e sëmurë!Lihet i lirë nga Gjykata e Shkodrës Naim Dyli i cili u arrestua nga policia pasi kishte rilidhur energjinë e prerë nga OSHEE për të birin e sëmurë. Gjykata e Shkodrës në seancën e sotme ndaj Dylit vendosi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” ndaj Dylit.
VIDEO
PD: Trajtimi është prej krimineli
OSHE: Mbroni vjedhjen e energjisë -
Vrasja e 4-fishtë, shtyhet seanca
23 Shkurt 2015, 13:42
ndaj Xhuvanit, mungon në gjyqSeanca e sotme për Kostandin Xhuvani, i vënë nën akuzë për vrasjen e 4 personsave, është shtyrë për më 5 mars. Shkak për këtë është bërë mungesa në seancë e Xhuvanit, për arsye ende të paqarta.
Arkiva, Lajmet e tjera për Kostandin Xhuvani -
Zbulohet grupi i vrasësve me
23 Shkurt 2015, 13:40
pagesë, 50.000 € për 'porosi'Foto/Anëtarët e bandës dhe armëtI dënuari përjetë për vrasje Admir Tafili qëndron në krye të një grupi kriminal i cili akuzohet se ka kryer disa vrasje dhe disa të tjera të mbetura në tentativë. Ky është rezultati në të cilin kanë arritur hetimet e Policisë së Shtetit për tre të arrestuarit e pak ditëve më parë Alfred Qefalia, Kristi Pine dhe Aleksandër Gora, të cilët dyshohet se ekzekutonin porositë që i jepte nga burgu i Peqinit Admir Tafili, për shuma deri në 50.000 euro.
FOTO
VIDEO
Atentati me C4 biznesmenit Armand Çeka
Ekzekutimi i Leonard Muratajt në Durrës -
Kukës, banorët në protestë: Firma
23 Shkurt 2015, 13:16
minerare fajtore për rrëshqitjen e dheraveRrëshqitja e tokës prej vitesh është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e fshatit Gjegjan i vjetër në Kukës.
VIDEO -
U dhunua nga policia në Korçë
23 Shkurt 2015, 13:13
Detyrim paraqitje për Tomi Mishën!
Video/ Korçë, 2 policë shpulla 33 vjeçarit“Detyrim Paraqitje” është masa e dhënë nga Gjykata e Korçës për 33 vjeçarin Tomi Misha, i vënë nën akuzë për kundërshtim të forcave të policisë. Mishës, i cili në videon e publikuar shihet teksa dhunohet nga dy efektivë policie në sy të zëvendësdrejtorit Arben Hyseni, i është komunikuar masa e sigurisë në ambientet e spitalit.
Videot e dhunës, 33-vjeçari dërgohet në spital nga policia
Video e Korçës, prindërit e 33-vjeçarit: Djali u dhunua edhe në paraburgim
Videot e dhunës, Meta: Pamjet të papranueshme, të merren masa -
Ja si u vodhën 90 mijë euro në
23 Shkurt 2015, 13:12
vilën e biznesmenit në TiranëPolicia e Tiranës ka arrestuar 5 persona që akuzohen për vjedhjen e 90 mijë eurove në një vilë dhe grabitjen me dhunë të një taksisti në qendër të kryeqytetit.
-
Përmbyjtet, Rama në Fier: Serat do
23 Shkurt 2015, 12:31
rindërtohen me standard evropianKryeministri Edi Rama ishte sot zonën e Frakullës në Fier, një nga zonat e prekura nga përmbytjet, ku premtoi se të gjitha serat e dëmtuara do të rindërtohen sërish, dhe këtë radhë me një standard evropian.
FOTO
VIDEO -
Durrës, sherr mes dy të rinjve
23 Shkurt 2015, 12:03
qëllon me armë në zyrat e AluzinitDy djem të rinj, ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë pistoletë tek shkallët e prefekturës se Durresit. Ata janë ndeshur fizikisht me njëri-tjetrin pas një grindje të çastit e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë.
VIDEO -
"Shërohet" Gjika, lë spitalin dhe
23 Shkurt 2015, 11:36
shkon më në fund në Prokuroriryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, i vënnë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, është “shëruar” duke lënë përfundimisht spitalin ku qëndronte prej disa ditësh pas problemeve të shfaqura në zemër. Kryebashkiaku Gjika është paraqitur sot në Prokurorinë e Vlorës, në zbatim të vendimit të gjykatës.
Arkiva, Lajme të tjera për arrestimin e Shpëtim Gjikës -
Gjykata: Video, provë! Avokati e
23 Shkurt 2015, 14:50
pranon: Ndoka rrahu Strazimirin!Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Pjerin Ndreu, i vënë nën akuzë në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj deputetit Gent Strazimiri, ku në seancën e sotme kërkoi që video e xhiruar nga kamerat e sigurisë së Parlamentit të mos merret si provë dhe të shpallet e pavlefshme. Po ashtu gjykata ka vendosur të administrojë si provë një vendim të drejtësisë italiane ku deputeti Arben Ndoka, ka qenë i dënuar më parë në Itali. Prenga e Cara: Ndreu s'e ka goditur Strazimirin...vetëm sharje mes tyre
VIDEO
Arkiva , Lajmet e tjera pë dhunën në Kuvend -
Aksidenti i Çim Pekës,ekspertiza:
23 Shkurt 2015, 17:46
Pelushi i dehur dhe me shpejtësiDrejtuesi i Audit që përplasi makinën Benz CLS të gazetarit Çim Peka ku udhëtonte dhe vajza e ish-ambasadorit në Romë,Fleura Kola e cila humbi jetën, ka qenë në gjendje të dehur, me një nivel të lartë të alkoolit. Sipas ekspertizës zyrtare, Emiljano Pelushi po qarkullonte me shpejtësi 100 km/orë në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar ka qenë 30 km/orë. Çim Peka lë spitalin
VIDEO
Personi që aksidentoi Pekën i dehur, me 50 km/h mbi normën
Eksperti: Sinjalistika mund të parandalonte aksidentin e Pekës
Avenir Peka: Aksidenti nga njerëz të papërgjegjshëm, vdiq mikja e familjes
Aksidenti i Çim Pekës, përcillet në banesën e fundit Fleura Kola
Blog-Periferi/ Vajzat pa emër - Nga Alba Malltezi -
ARRSH: Rinisja e reshjeve nuk
23 Shkurt 2015, 10:16
sjell probleme, ja situata në akseReshjet e rëna gjatë fundjavës kanë risjellë edhe një herë problematika në lidhje me disa prej akseve rrugore në vend, por sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar pa krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
-
Berat, mjekët bojkotojnë punën:
23 Shkurt 2015, 09:41
Jo testimit, korrigjuesit të paaftëProtestat kundër testimit të mjekëve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë zhvilluar edhe në Berat. Bluzat e bardha të këtij qyteti kanë pezulluar punën për tu bërë pjesë e një tubimi para ambienteve të Spitalit të Beratit. Sipas tyre qeveria duhet të kthejë pas urdhrin për testimin e mjekëve. Ata thotë se personat që do të kontrollojnë përgjigjet e testeve nuk kanë kapacitetet e duhura.
-
Gjirokastër, Meni: E vrava burrin se
23 Shkurt 2015, 09:23
linte pensionin për bixhoz e alkoolKonfliktet mes çiftit Meni në Gjirokastër kishin nisur prej kohësh, pasi kryefamiljari 66-vjeçar prishte paratë e pensionit në bixhoz, konsumonte alkool dhe vinte në shtëpi orëve të vona. Me detajet e kësaj dëshmie të dhënë para hetuesve, 62-vjeçarja Dituri Meni ka rrëfyer arsyet që e shtynë të vrasë me thikë bashkëshortin e saj, Flamur Meni.
62-vjeçarja vret burrin "E godita me thikë se vinte vonë" -
Lezhë, tre të maskuar grabisin me
23 Shkurt 2015, 09:12
dhunë një person pranë shtëpisëTre persona të maskuar kanë grabitur në hyrje të banesës së tij shtetasin Petrit Shtjefni, duke e goditur këtë të fundit me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15 në afërsi të fabrikës së tullave në Grykë-Zezë të Lezhës.
-
Protestë kundër devijimit të Vjosës
23 Shkurt 2015, 09:04
MPJ: Thjesht projekt-ide. Ne kundër!Bumçi: Qeveria po fsheh procesinNjë grup nga shoqëria civile dhe ambientalistë, protestuan sot në dyert e Ministrisë së Jashtme kundër projektit që ka pala greke për devijimin e mundshëm të lumit Vjosa. Por ndërsa protestonin, ministri i jashtëm Ditmir Bushati doli nga zyra dhe i takoi personalisht, duke ftuar më pas një përfaqësi në takim për t’i njohur me detajet.
VIDEO
Zv/ministri i Jashtëm grek në Tiranë
Sazan Guri: Edhe Buna në rrezik
Ministria e Jashtme: Nëse ne nuk pranojmë, projekti nul
Devijimi i Vjosës, Greqia vendos në mars, Baraj: MPJ të reagojë!
Devijimi i Vjosës, MPJ:Nuk ka projekt pa konsulta dypalëshe
Ja si nisi dhe u zhvillua idea e devijimit të lumit Vjosë