Kronikë
-
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me Institutin Shtetëror Shëndetësor, zhvilluan sot në mbrëmje inspektim në qytetin e Durrësit, për të kontrolluar zbatimin e ligjit "Antiduhan".
FOTO 22 Janar 2015, 20:56
-
Vlorë, parandalohet krimi në famijle
22 Janar 2015, 20:04
pranga burrit, i gjenden armë e tritolPolicia e Vlorës ka arritur të parandalojë një vrasje brenda familjes ndërsa ka vënë në pranga 50 vjeçarin Meridjan Myslymi i cil dyshohet se po tentonte të vriste gruan e tij.
VIDEO -
Nuk raportoi dëmtimin e sahatëve
22 Janar 2015, 19:02
pranga punonjësit të OSHEE VlorëPolicia e qytetit bregdetar ka arrestuar ditën e sotme një punonjës të OSHEE-së Vlorë, pasi nuk kishte raportuar për sahatët e dëmtuar. Mësohet se punonjësi i arrestuar i OSHEE-së është Idriz Duro, 44 vjeç, me detyrë lexues i matësve në lagjet "Pavarësia", "24 Maji", dhe "1 Maji" në Vlorë.
-
Itali, dëbohet 23 vjeçari shqiptar
22 Janar 2015, 18:54
dyshohet se do i bashkohej ISISResim Kastrati, 23 vjeç, nga Kosova, është dëbuar nga Italia pasi dyshohet se do t’i bashkohej luftëtarëve të ISIS në Siri. Në vendimin për dëbimin e tij shpjegohet se i riu islamik “kishte mbështetur ideologjinë xhihadiste dhe ishte përfshirë në një shoqëri me persona që ndanin të njëjtat mendime ekstremiste”.
-
Itali, shqiptarët krijojnë 4 celula
22 Janar 2015, 18:24
xhihadiste, rekrutojnë luftëtarëLajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat citojnë një burim të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare i cili thekson se organi i akuzës në vendin tonë është në komunikim të vazhdueshëm me homologët e tyre italianë për të shkëmbyer informacion lidhur me dyshimet e ekzistencës së një grupi të quajtur "Spinners të Ballkanit". Prokuroria e Tiranës: Celulat terroriste të shqiptarëve operojnë në Romë, Milano, Lucca dhe Siena.
VIDEO
Italia në alarm nga 19-vjeçari shqiptar, lidhje me xhihadistët -
Inspektorati Qendror Teknik: Ja
22 Janar 2015, 17:06
gjobat ndaj tregut të hidrokarbureveInspektorati Qendror Teknik ka vendosur një numër të madh gjobash për ato subjekte që tregtojnë karburante duke mosrespektuar ligjin dhe treguesit cilësorë të tregtimit të hidrokarbureve.
-
Konflikt mes të rinjsh në Ballsh
22 Janar 2015, 16:02
plagoset me kaçavidë 16-vjeçariNjë 16 vjeçar nxënës i shkollës “Dervish Hekali” në Ballsh është plagosur me armë të ftohta pasditen e sotme pas një konflikti mes të rinjve. I plagosuri është Mavlim Imeraj, banues në Ballsh dhe autori i ngjarjes është Rushit Xhemalaj 16 vjeç, banues në Mallakastër, ish-nxënës në këtë shkollë.
VIDEO -
Berat, transport vetëm me autobusë
22 Janar 2015, 15:08
Shoferët e taksive 8+1 në protestëQë prej fillimit të këtij viti shërbimi taksive 8+1 nuk është më në dispozicion të qytetarëve Beratas për linjat ndër-qytetase. Një vendim i ditëve të fundit i Bashkisë Berat përcakton së transporti interurban do realizohet vetëm me autobusë, ndërsa nga 81 furgonë që e ofrojnë aktualisht këtë shërbim do lejohen vetëm tre të tillë.
VIDEO -
Kushtetuesja rrëzon sërish PD:
22 Janar 2015, 15:02
Kreun e ILDKP e zgjedh KuvendiGjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimin e Partisë Demokratike se kalimi i të drejtës për propozimin e kreut të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive nga Presidenti tek Parlamenti, është antikushtetues.
-
Banda e tritolit, shtyhet seanca
22 Janar 2015, 14:58
Thirret për dëshmi ish-deputeti i PDMungesa e avokatëve të dy kushërinjve Genis e Andon Mëhillaj nën akuzë si pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal të ekzekutimeve me tritol, është bërë shkak për shtyrjen e seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
-
Hakmarrja e 64-vjeçarit, solar në
22 Janar 2015, 13:39
depozitat e ujit të pijshëm banorëveBERAT-Kishte një konflikt me komshijntë e pallatit u hedh solar në depozitat e ujit të pijshëm. Ngjarja e pazakonte është shënuar mesditën e së mërkurrës në lagjen “Kushtrim” të qytetit të Beratit.
-
Pranga për dhunë ndaj gruas...në
22 Janar 2015, 12:30
banesë i zbulohet arsenal armëshDenoncimi i një gruaje se personi me të cilin ajo bashkëjeton ushtronte dhunë ndaj saj, ka çuar jo vetëm në arrestimin e 42-vjeçarit Hazbi Kutagja nga Mati, por dhe zbulimin e një arsenali armësh në banesë. Gjatë kontrolli policia zbuloi ndër të tjera, se Kutagja vidhte edhe energjinë elektrike përmes një lidhje të paligjshme.
-
Kokaina, trafikanti me identitet
22 Janar 2015, 12:03
të dytë, kaloi kufirin pa gjurmëA1Report zbulon se i arrestuari kryesor brenda laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, Ilir Hyseni përdorte një identitet të dytë. Hyseni është regjistruar në daljen e fundit të tij drejt Italisë në aeroportin e Rinasit më 5 janar. Ai eshte arrestuar me 14 janar ne Shqiperi dhe pse nuk ekziston hyrja ne aeroport. Ndërsa nuk është regjistruar asnjë hyrje e tij në Shqipëri, çka fakton se ai ka përdorur një identitet të dytë.
-
Temperaturat e ulëta, nxënësit
22 Janar 2015, 12:01
në Vlorë marrin ngrohëse në klasaNxënësit e shkollës 9-vjeçare “24 Maji” në qytetin e Vlorës detyrohen t’i zhvillojnë orët e mësimit nën temperatura të ulëta, teksa sistemi i ngrohjes është inegzistent. Në shumë klasa nxënësit kanë kontribuar për blerjen e ngrohseve, ndërsa problematika pranohet edhe nga drejtuesit e shkollës.
VIDEO
FOTO -
Pas dhunës nga burri, 26-vjeçarja
22 Janar 2015, 11:13
me 3 fëmijë përballet me varfërinëBashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj prej 5 vitësh, ndërsa së fundmi ka tentuar dhe ta vrasë me armë zjarri. Personazh i kësaj historie të dhimshme është 26-vjeçarja Etleva Guri nga qyteti i Mamurrasit, nënë e tre fëmijëve. Pas arrestimit te bashkeshortit, ajo apelon per ndihmen e shtetit, pasi nuk ka nje shtepi dhe te ardhura per jetesen.
VIDEO -
Sigurimet shoqërore, institucionet
22 Janar 2015, 11:00
shtetërore kanë borxh 36 mln lekëKORÇE/ 36 milionë lekë të reja është dëmi që institucionet shtetërore në qarkun e Korçës i kanë shkaktuar shtetit duke mos paguar kontributet e sigurimeve shoqërore për punonjësit. Sipas drejtorisë së mbledhjes së borxheve e vetmja zgjidhje që mbetet për tu ndërmarë është ajo që për të gjitha subjektet debitore të bllokohen llogaritë në Thesarin e Shtetit deri në shlyerjen e plotë të borxhit.
VIDEO -
Terrorizmi,shqiptari kapet në Itali
22 Janar 2015, 10:43
dokumente false e foto me kallashNjë 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane i dyshuar për terrorizëm. Sipas mediave të shtetit fqinj shqiptari është ndaluar në aeroportin e Catanias, ndërsa do të fluturonte drejt Londrës
-
Thesari, ish zyrtarët e BSH:Pafajësi!
22 Janar 2015, 13:35
Gjykata kërkon kohë për vendiminIsh-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë nën akuzë për “shpërdorim detyre” me pasoja ta rënda, të vënë nën akuzë pas skandalit ku u zbulua se në thesar ishin vjedhur 713 milion lekë kërkojnë pafajësi në gjykatë. Avokatja e të pandehurit Lavdërim Cani deklaroi para gjykatës, se prokuroria nuk ka mundur të provojë akuzën e për këtë shkak klienti i saj përveç pafajësisë duhet të lirohet dhe nga masa e sigurisë arrest me burg.
VIDEO
Golemi gjykim më vete nga 14 të pandehurit e tjerë
Prokuroria kërkon 56 vite burg për 10 të pandehurit -
Kodheli në Maqedoni: Angazhim
22 Janar 2015, 10:26
më serioz për zbatimin e "Ohrit"Shqipëria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO duke inkurajuar angazhimin më të madh drejt zgjidhjes së çështjes së emrit, si pengesë e vetme që mban peng anëtarësimin në Aleancë. Kodheli gjatë takimit me homologun e saj maqedonas Jolevski ka kërkuar angazhim më serioz në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
VIDEO -
Durrës, mashtruan me TVSH, 4
22 Janar 2015, 09:58
persona dhe 4 subjekte në gjyqProkuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 4 shtetas dhe 4 subjekte private, të angazhuar në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit, të akuzuar për krijimin e një skeme mashtruese me rimbursimin e TVSH-së, nga e cila është vërtetuar dëmi që i ka ardhur shtetit në vlerën e mbi 23 milionë lekëve të reja.
VIDEO