Kronikë

  • Ish – Gardiani i portës, Foto Strakosha është i pari që ka pranuar sfidën e kreut të Kuvendit Ilir Meta, duke u bërë pjesë e Iniciativës së sfidës së kovës me akull  (Ice Bucked Challenge). Ndërkohë që Meta ka nominuar gjithashtu edhe  ish-kryeministrin Berisha dhe Mirza Alibega.VIDEO
  • Ndreca: Ja kriteret e paplotësuara
    të tre shkollave të larta private

    Ministria e Arsimit ka publikuar sot kriteret e paplotësuara të tri shkollave të larta private. Bëhet fjalë për institucionin e arsimit të lartë jopublik “Gjon Buzuku”, “Medicom” dhe “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”. Secili prej këtyre institucioneve ka një sërë kriteresh të papërmbushura.VIDEO

  • Ligji i ri anti-duhan nga nesër
    në zbatim, masa për shkelësit 

    Duke filluar nga nesër do të rifutet në zbatim ligji I ri anti- duhan. Sipas shefit të higjenës në Drejtorinë e shëndetit publik Shkodër, Burim Gjyli ligji do të shoqërohet në ditët e para të tij dhe me një fushatë promocionale , ndërsa do të ketë masa të rrepta ndëshkimore për ata subjekte si dhe individë që nuk e zbatojnë atë.VIDEO

  • Shqipëria pjesë e koalicionit kundër
    ISIS, Qeveria: Mbështesim Irakun

    Shqipëria do jetë pjesë e koalicionit për mbështetjen e qeverisë irakene kundër terroristëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit.Përmes një deklarate zyrtare, Qeveria e Shqipërisë bën të ditur se do të mbështesë me armë dhe municione qeverinë irakene.

  • Fier, Driza: Mungesa e investimeve
    solli plazhistë të paktë në Darëzezë

    Ndërsa sezoni turistik veror po mbyllet, plazhi i Darëzezës në rrethin e Fierit numëron plazhistët e fundit të tij. Jo vetëm kushtet atmosferike, por edhe investimet në infrastrukturën e plazhit, sollën një sezon që nuk arriti të përmbushte thithjen e një numri më të madh të pushuesve.

  • Elbasan, banorët e Fushë-Mbretit
    "pushtohen" nga krimbat parazit

    Rreth 250 banorë në lagjen Fushë-Mbret në periferi të Elbasanit prej një muaji janë pushtuar nga krimbat parazit. Pavarësisht solucioneve që kanë përdorur deri tani, krimbat nuk janë zhdukur.VIDEO

  • Shëngjin, investitorët holandez:
    Po shohim me prioritet Portin

    Mineralet shqiptare në veri të vendit mund të kalojnë nga porti i Shëngjinit drejt Europës. Interesimi vjen nga një kompani holandeze,përfaqësuesit e të cilës kanë mbërritur në Lezhë për të parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të kapitaleve të tyre në këtë zonë.VIDEO

  • Muzeu mesjetar në Korçë
    nisin punimet për godinën e re

    Pas 6 vitesh ndërprerjeje i është hapur rruga ndërtimit të godinës ku do të zhvendoset muzeu mesjetar në Korçë. Me një fond prej 60 milion lekësh të rinj, 6500 ikonat dhe 1500 objektet që mbaheshin në ambientet e mitropolisë së Korçës VIDEO

  • Zvicër, vritet një person me armë
    zjarri në xhaminë e shqiptarëve

    Një person ka gjetur vdekjen nga disa të shtëna në xhaminë El-Hidaje që frekuentohej më së shumti nga komuniteti shqiptar në lagjen “Winkeln” të San Gallos në Zvicër. Sipas të dhënave paraprake të policisë mendohet se bëhet fjalë për larje hesapesh.FOTO

  • Tepelenë, makina del nga rruga
    Plagosen rëndë 3 persona

    Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në afërsi të kthesës tek fshati Sinanaj. Mjeti fuoristradë tip “Mitsubishi” me targa Italiane EF 158 ZZ, ka dalë nga rruga duke rënë 30 metra poshtë.

  • Vazhdon kasaphana e bagëtive
    në Tomorr, ja fotot nga teqeja

    E njëjta situatë përsëritet çdo vit në malin e Tomorrit, ku qindra qytetarë i drejtohen për pelegrinazh teqesë së “Abaz Aliut”. Pelegrinët e shumtë kryejnë si çdo vit rritet përkatëse duke therur bagëtitë, po prapë si çdo vit nuk kujdesen për të larguar edhe mbetjet bashkë me mishin. Në pamjet e siguruara nga “A1 Report” duket një “pirg” më të brendshmet e bagëtive të therura, të lëna në ambiente të hapura. Kjo situatë përsëritet çdo vit gjatë festës në Teqenë e Kulmakut të “Abaz Aliut” në malin e Tomorit, e me sa duket askush nuk shqetësohet për këtë fakt, që realisht dëmton jo vetëm ambientin përreth, por mund të kthehet edhe në vatër infeksionesh. FOTO VIDEO
    Masakra e Tomorrit, a është kjo shenjtëria e kurbanit?

  • Vizita e Papës, Rama inspekton 
    punimet:Përgatitjet me ritme të larta

    Ndërsa vijojnë përgatitjet për vizën e Papa Françeskut më 21 shtator, Kryeministri Rama ka bërë një inspektim të punimeve që po kryhen në kryeqytet te sheshi “Nënë Tereza”, për të parë ecurinë e deri tanishme.

  • Skandali i thesarit, mbetet në burg
    Klevis Bejtja, avokati kërkon lirim

    Klevis Bejtja, nipi i Ardian Bitrajt të dyshuarit kryesor për skandalin e Bankës së Shqipërisë ku u vodhën 713 milionë lekë do të qëndrojë në burg. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit dhënë këtë të premte. “A1 Report” ka mundur të sigurojë disa foto nga seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Apelit, teksa i pranishëm në seancë vetë Bejtja ka zgjedhur të heshtë duke ia lënë fjalën avokatit të tij mbrojtës, i cili kërkoi hetim në gjendje të lirë. (Në foto: Klevis Betja gjatë seancës)  FOTO VIDEO

  • Zgjerimi i rrugës,INUK prish objekte
    pa leje,Sindikata 10 kërkesa firmës 

    INUK ka rinisur sot prishjen e objekteve te paligjshme të skualifikuara nga procesi i legalizimi për t’i hapur rrugë projektit për zgjerimin e rrugës së Elbasanit. Aktualisht po vijohet me prishjen e ndërtimeve përballë Sofrës së Ariut. Operacioni drejtohet nga kryeinspektori i INUK, Zyhdi Dajti.

  • Pallatet tek Liqeni Artificial ,
    Bashkia e Tiranës mbron projektin

    Bashkia e Tiranës vazhdon të mbrojë projektin për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe pranë digës së Liqenit Artificial. Sipas Bashkisë prjekti nuk prek pronën publike, si dhe nuk cënon parkun e Liqenit.

  • Fotolajm/ Berisha, "në dasëm"
    me pantallona të shkurtra

    Një T-shirt e bardhë, pantallona të shkurtra dhe me atletet e vrapit, ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka asistuar në gëzimin e një çifti të sapo martuar. 

  • Lushnje, turisti austriak i zhdukur
    prej 5 ditësh, mister vendodhja

    Një 62 vjeçar turist austriak me inicialet E.A rezulton i zhdukur që prej 5 ditësh në qytetin e Lushnjes. Ka qenë një 43 vjeçare shqiptare nga Luzhnja me inicialet E.K, e cila është administratore e një shoqate në Lushnje ku çdo vit vijnë turistë,  e cila ka denoncuar zhdukjen e turistit.

  • Grabitja e këmbimit valutor, pronarit
    56-vjeçar i morën 20 milionë lekë

    SHKODER/ Plot 20 milion lekë  kanë munudr të marrin dy grabitësit në një pikë këmbimi valuator në qytetin e Shkodrës ditën e djeshme. Sipas policisë,  nën kërcënimin e armëve dy personat e maskuar  kanë grabitur pikën e këmbimit valuator e cila ishte në pronësi të shtetasit F. D., vjeç 56.

  • Reparti 'Shqiponja', 470 arrestime
    në flagrancë, në 5 muajt e fundit

    Me pamje të re, reparti Shqiponjat i policisë së Tiranës, ka rikonfirmuar të jetë special dhe kyç për parandalimin e krimit, dhe mbështetjen strukturave të tjera të Drejtorisë së Qarkut. Për 5 muaj, autopatrullat Shqiponja, kanë realizuar 470 kapje në flagrancë, nga të cilat 47 ishin persona të armatosur burim për ngjarje të rënda kriminale. VIDEO

  • Posta Shqiptare, dorëhiqet drejtori
    Çela, e zëvendëson Majlind Lazimi

    Drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Çela, ka dhënë dorëheqjen nga kreu i këtij dikasteri, ndërsa në vend të tij është emëruar Mjalind Lazimi. Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, ku tashmë ish-drejtori i Postës Shqiptare, lë drejtimin e saj pas rreth një viti.Ai do të zëvendësohet nga Majlind Lazimi i cili deri më tani ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Integrimit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv