Kronikë

  • Komisioni i Ligjeve i kanë thenë po në parim 2 projektligjevë për “Armët” dhe “Për përdorimin e armëve”. Këto projektligje parashikojë të ndalojë shpërndarjen e turmave në protesta duke përdorur armët. Bie përfundimisht e drejta e pajisjes së armës automatikisht dhe pa asnjë kriter, për personat që deri dje ligji i pajiste me armë për shkak të detyrës
  • Aksioni në Lazarat, arrestohet
    62-vjeçari, qëlloi ndaj policisë

    Policia ka arrestuar një tjetër person që dyshohet se ishte pjestar i “grupit të zjarrit” që qëlluan ndaj policisë në aksionin e Lazaratit. Pertef Brahimi, 60 vjeç, është arrestuar nga policia pasi në tavanin e banesës iu gjet 1 ton marijuanë. Gjithashtu ai akuzohet për sulm ndaj policisë dhe armëmbajtje pa leje. VIDEO

  • Durrës-Itali, Adria Ferries sjell 
    tragetin “Aurelia” , 2400 pasagjerë

    Sot në mëngjes në kalatat e portit detar te Durresit pas një mungese 5-vjeçare u ankorua trageti "Aurelia" i shoqërise detare "Tirrenia". Ishte kompania e lundrimit "Adria Ferries" ajo që e rriti flotën e saj me këtë traget që është edhe me i madhi që operon në linjat që lidhin Durrësin me portet italiane. VIDEO

  • Lufta në Siri, vritet një shqiptar
    nga Maqedonia, pjestar i ISIS 

    Bashkim Bela, 23 vjeçari nga Shkupi, me origjinë nga Hani i Elezit u vra dje në luftimet në Siri në luftën kundër forcave qeveritare të Bashar al Assad. Ai dyshohet se ishte pjesë e njësiteve ushtarake të ISIS. Deri tani bëhet e ditur se afër 15 të rinj nga Kosova janë vrarë në luftimet në Siri. VIDEO

  • Vlorë, 32-vjeçari vetëvaret në qelinë
    e paraburgimit, rrahu me levë gruan

    Është gjetur i vetëvarur në qelinë e paraburgimit në Vlorë,  32-vjeçari Ervis Hysi.  Sipas policisë ai është gjetur i varur me çarçaf nga gardianët e paraburgimit në qytetin e Vlorës. Hysi është arrestuar nga policia në 13 maj  për veprën penale “Dhunë në familje”.

  • Tahiri: Hetimet për vrasjen e
    Artan Santos, të vështira 

    Ministri Tahiri është shprehur për herë të parë publikisht, për vrasjen e bankierit Artan Santo. Sipas Tahiri, hetimet për ekzekutimin e Santos nga dy personat që u fiksuan nga kamerat e sigurisë me motor dhe me skafandra, janë të vështira. Nga Komisioni i Ligjeve ai kërkoi që çështja të mos politizohet. 

  • Kapen 4 të rinjtë që terrorizonin
    qytetarët duke i grabitur me armë

    TIRANE/ Mbi 10 raste të grabitjeve të armatosura me dhunë ndaj qytetarëve në Tiranë, kanë autorë 4 të rinj të cilët janë arrestuar pas mesnatës së 1 Korrikut. Pas hetimit ndaj tyre, është dokumentuar implikimi në disa vjedhje me dhunë i 17-vjeçarit me inicialet D.S, i 23-vjeçarit Aleksandër Gjoni, 18-vjeçarit Jupe braja dhe 19-vjeçarit Xhuljan Gjoshi.

  • Jo armë për të shpërndarë turmat
    I hiqen deputetëve dhe gjyqtarëve

    Ministri i Brendshëm Samir Tahiri ka kërkuar të rishikohet ligji për mbajtjen e armëve në shtëpi si dhe të dënohet mbajtja e armëve me vete.  Nga Komisioni i Ligjeve ku po shqyrtohen dy ligje për armët dhe përdorimin e armëve të zjarrit, ministri Tahiri ka theksuar se mjaftojnë armët e Lazaratit për të kuptuar sa e rëndësishme është çarmatosja e popullsisë. VIDEO

  • OSBE gjykatave:Kujdes 'çekiçët' 
    Një paraburgim, 439 € në muaj!

    Qeveria shqiptare ka punuar për të përmirësuar situatën në burgje, por ka ende punë për të bërë. “Reformimi i sistemit penitenciar”, ishte kjo tema që mblodhi bashkë në një tryezë, ambasadorë, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë etj. VIDEO

  • Vrasja e Lamajt, Gjykata merr në
    dorë provat kundër Arben Frrokut

    Gjykata e Krimeve të Rënda pranon 8 fashikuj me provat shkresore të Prokurorisë për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj. Lamaj u vra një vit më parë pranë banesës së tij në lagjen “Vasil Shanto” në kryeqytet. “Me këto prova, -deklaroi prokuroria, -ne vërtetojnë akuzën e ngritur ngaj biznemenit Arben Frroku si të implikuar me vrasjen”. Nuk mungoi reagimi i Frrokut i cili tha se ky është një ekzekutim që prokuroria po i bën atij, njësoj sikur bandat kriminale ekzekutojnë biznesmenë në rrugë. VIDEO

  • Kamëz, 4 maska grabisin çiftin
    I rrahin e i lidhin duart në banesë 

    Katër persona të maskuar më së miri dhe me pistoleta mini zastava grabitin valutë dhe lekë në vlerën afro 10 mijë euro në një banesë në Kamëz. Grabitja ka zgjatur 10 minuta, ndërsa familjarët janë lidhur me fasheta dhe nastroizolant. Dy bashkëshortët Kosiqi marrin ndihmë mjekësore për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar nga dhuna e grabitësve. A1Report sjell dinamikën e ngjarjes nga banesa e grabitur.

  • Kush nga kryepolicët refuzoi 
    të përgjonte numrin e Dajtit?!

    Prokuroria kerkoi dje 4 burgime perjete Dritan Dajtit per vrasjen e 4 policeve ne Durres ne vitin 2009., dhe nje gjobe 10 milione leke te vjetra. Kush është personi që refuzoi të vinte në përgjim Dritan Dajtin në operacionin e 7 Gushtit 2009 dhe që tradhtoi efektivët e policisë? Oficeri Arjan Muca: Na dekonspiruan. Qendra e pergjimit nuk na solli informacion

  • Përgjimi, si ia mori 100 mijë € 
    biznesmenit, 29-vjeçari fierak

    Ledjon Muçaraku, i riu nga Fieri që kishte mundur të ngrinte një skemë piramidale duke mashtruar rreth 900 persona, është hetuar fillimisht për akuzën e pastrimit të parave, por më pas njësia hetimore Task-Forcë në Fier ka kuptuar se kishte të bënte me një mashtrues. Mucaraku po hetohej per pastrim parash, pergjimet nxorren serine e mashtrimeve.
    Fier, pranga supermashtruesit futi në kurth 900 veta, ja skema

  • Grabitja në Rrugën e Kombit 
    një në pranga dy në kërkim

    Arrestohet, Fatmir Tirtja. Ndërkaq në janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë e tij Martin dhe Elion Tirtja përkatesisht 30 dhe 33 vjeç. 10 ditë pas grabitjes me armë dhe maska të pikës së karburantit në Rrugen e Kombit në Reps të Mirditës, policia ka mundur të identifikojë autorët. 

  • Aksioni në Lazarat, policia gjen
    32 kg drogë të hedhur në rrugë

    Droga po gjendet rrugëve tani në Lazarat, pasi banorët po i largojnë nga banesat e tyre. Gjatë ditës së djeshme, uniformat blu kanë gjetur në një lagje të fshatit të drogës 32 kilogramë  kanabis sativa të përpunuar në formë çokollatë.

  • Avokati: Shenjat në duar nga
    saldimi, policia po spekullon

    Sami Dema, avokati mbrojtës i dy kushërinjve Klodian dhe Saimir Gjozi tregon se Policia e Shtetit është nxituar me etiketimin e dy të arrestuarve si vrasës të bankierit Artan Santo. Klodian Gjozi, denim ne Greqi jo per vrasje, por per aksident. 

  • Vrasja e Santos, kërkime për
    motorin në Mamurras e Durrës

    Një tjetër motor Suzuki-V-Storm është bllokuar nga policia, këtë herë në Durrës, jo shumë kilometra larg bllokimit të mjetit të parë, në Ishëm. Sillet për ekspertim në Tiranë. Vetem dje jane kontrolluar 10 servise ne kete zone. Kontrolle të shumta edhe në zonën veriore të vendit. VIDEO

  • Vrasja e Santos, pyetet në qeli
    kolumbiani për lekët në bankë

    Megjithëse policia e shtetit ka dalë zyrtarisht duke konkretizuar se autorësia për vrasjen e bankierit Artan Santo bie mbi kushërinjtë Klodian dhe Saimir Gjozi, gjatë ditës së djeshme një grup oficerësh kanë shkuar në qelinë e burgut, ku mbahet i izoluar kolumbiani Cesar Augusto Pelaez.

  • Infrastruktura bashkëkohore, por 
    spitali s'ka mjekë të specializua

    Spitali i Ersekës pavarësisht infrastrukturës bashkëkohore ka mungesë të theksuar mjekësh specialistë. Mësohet se mungesa ka në Kardiologji, Kirurgji imazheri dhe VIDEO

  • Mirditë, arrestohet grabitësi i
    karburanteve, në kërkim dy të tjerë

    Policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar për grabitjen e rreth dy javëve më parë në Rrugën e Kombit. Grabitësit e maskuar dhe të armatosur grabitën një pikë karburanti duke marrë nga aty 2 kasaforta me një shumë të konsiderueshme lekësh.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv