Kronikë

  • Një tetori njihet si dita botërore e kujdesit ndaj të moshuarve, por ata që duhet të ishin në qendër të vëmendjes rezultojnë të pa informuar. Shumica e të moshuarve të pyetur nga A1 Report nuk e njohin simbolikën e datës por shfrytëzojnë rastin të shprehin zemërimin e tyre për mungesën e respektit nga strukturat shtetërore.
  • Fieri mbetet në errësirë

    Mos funksionimi i ndriçimit publik lë në errësirë të plotë rrugët e qytetit të Fierit. Sipas ndërmarrjes komunale e cila ka në administrim ndriçimin e rrugëve të qytetit, kjo situatë vjen për shkak të borxheve ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë CEZ.

  • Shkodër, Ksera në azilin e pleqve:
    Më shumë kujdes për të moshuarit

    Në ditën ndërkombëtare të kujdesit për të moshuarit Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera premtoi se në të ardhmen do të rritet edhe më shumë përkujdesja e strukturave të qeverisë ndaj kësaj shtrese të shoqërisë.

  • Sherr për pronën, një i plagosur
    në Lezh, policia nis hetimet

    Një shtetas 40 vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e së hënës në fshatin Spitën të Lezhës. Dedë Kovaçi mësohet se është qëlluar me dy plumba pistolete brenda një lokali nga bashkëfshatari i tij Marash Gjikola, i cili më pas është larguar në drejtim të malit për të mos rënë në duart e policisë.

  • Hapet sot Lotaria Amerikane
    udhëzimet që duhet të ndiqni

    Hapet sot në orën 18:00 aplikimi për Lotarisë Amerikane (Viza e Shumëllojshmërisë - DV 2014) periudha e aplikimit. Aplikanti duhet të regjistrohet vetëm një herë. Aplikimet mbyllen 3 nëntor 2012. (Brenda lajmit gjeni edhe dokumentin e plotë me udhëzimet nga Ambasada Amerikane në PDF).

  • Avokates së Berishës i grabisin
    1 milionë lekë në banesë

    Grabitja ndodhi tek apartamenti i saj tek ish- Blloku. Policia nis kërkimet për të zbuluar autorët e grabitjes së banesës së avokates së kryeministrit Berisha.

  • Protestë para kryeministrisë:
    Jo shitjes së detit tonë

    Nën moton “Mos luani me sovranitetin e Shqipërisë”! të rinj përfaqësues të disa organizatave jo qeveritare protestuan paqësisht, sot paradite, para godinës së kryeministrisë kundër Marrëveshjes për shitjen e ujërave territoriale të Detit Jon dhe kufirin detar me Greqinë.

  • Tiranë, plagosje në Shkozë
    policia shpall në kërkim autorin

    Nga të dhënat e para mësohet se plagosja është shënuar tek ish uzina e autotraktorëve, ku Urim Marku qëlloi me pistoletë Besnik Ferhatin. Ndërkohë autori i plagosjes është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia. (Foto arkiv)

  • Tiranë, sherr në tavernë, policia
    parandalon vrasjen e 3 personave

    Komisariati numër 4 i policisë së Tiranës parandaloi gjatë mbrëmjes vrasjen e 3 personave në ambientet e një taverne me muzikë live në kryeqytet, ndërsa ka nisur procedimi penal edhe ndaj dy vajzave që shoqërorin autorët.

  • Universitetet publike, shpallet
    lista përfundimtare e fituesve

    Shpallet lista përfundimtare e fituesve në Universitetet Publike në vend për vitin akademik 2012-2013 dhe dokumentacionet që duhen dorëzuar pranë sekretarive mësimore në universitetet ku jeni shpallur fitues. KLIKONI KETU PER TE PARE ONLINE LISTEN PERFUNDIMTARE TE FITUESVE

  • 7 në pranga për kontrabandë
    nafte në Vlorë, mes tyre një polic

    Shtatë persona, mes të cilëve edhe një punonjës i policisë për Kufirin dhe Migracionin, janë prangosur nga Drejtoria e Policisë së Vlorës nën akuzën e kontrabandës së naftës së importuar me anije nga Greqia dhe Italia, kryer kryesisht nga anijet që përdoreshin për gjuetinë e peshkimit.

  • Gruaja e publicistit, Ardian
    Klosi fiton pasurinë me gjyq

    Jutta Bezenberg, ish-gruaja e publicistit të ndjerë Ardian Klosi fiton trashëgiminë e pasurisë së tij. Sipas vendimit të gjykatës, gruaja me origjinë gjermane, ka si pronë të saj vilën që ndodhet në Sauk, si dhe ka të drejtën e marrjes së të gjithë fitimeve nga shitja e librave të shkrimtarit.

  • Ersekë, bimët medicinale i
    vetmi burim jetese për banorët

    Shitja e bimeve medicianle është pothuajse i vetmi mjet jetese për dhjetëra banorë të Ersekës, të cilët familjarisht i drejtoehen malit të Gramozit për mbledhjen e tyre. Banorët dhe tregatrët shprehen se prej kohësh edhe ky burim të ardhurash po venitet pasi gjithnjë e më shumë nuk po gjejnë treg për shitjen e tyre.

  • Gati burgu i ri për qarkun e
    Fierit, financimi 12 mln € nga BE

    Shumë shpejt qarku i Fierit do të ketë në dispozicion një burg të sigurisë së lartë dhe një qendër të re paraburgimi. Godina tre katëshe po ndërtohet në afërsi të aksit rrugor Fier-Marinzë dhe tashmë punimet janë në fazën përfundimtare.

  • Greva, ish të burgosurit vizitohen
    nga Sequi dhe Rama, 2 në spital

    Në ditën e 9 të grevës së urisë, ish të burgosurit politikë u vizituan  nga ambasadori i BE, Etore Sequi dhe lideri i PS, Edi Rama i shoqeruar nga deputeti Pandeli Majklo. Sequi: "Ju po vuani, erdha t'iu shoh nga afër". Rama: Shpërfillja e qeverisë, tallëse. Ish-të burgosurit politikë: "Të zbatohen konventat ndërkombëtare". Llazi Koçi, 56 vjeç një nga 26 grevistët e urisë ka paraqitur probleme shëndetësore, ndodhet në spital bashkë me Petrit Mukë, prej disa ditësh në reanimacion.

  • Tiranë, efektivi i policisë Durrës
    plagos një shtetas te "Zogu i Zi"

    Një polic i Durrësit dyshohet të ketë qëlluar me armën e shërbimit ndaj një qytetari. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në Tiranë, teksa efektivi i policisë Lek Fazllia ka plagosur shtetasin Preng Gjoni i cili ndodhej tek furgonat e Shkodrës. Policia: Plagosja, pas një sherri të momentin. (Foto nga vendi i ngjarjes)  Sherri 3 ditë më parë në autobuzat e linjës Kamëz, procedim penal 2 policëve e shoferit të dhunuar

  • Itali, arrestohet 30 vjeçari
    shqiptar me 1 kg heroinë

    Polcia e Bondenos në krahinën e Ferrarës ka arrestuar 30 vjeçarin Shqiptar Ervis Myftiu për kontrabandë heroine. Pas kontrollit në banesën e Myftiut policia ka gjetur 1 kilogram lëndë narkotike e llojit heroine me vlerë rreth 40 mijë euro një arme e tipit pistoletë Berreta kalibër 7,65 dhe dy karikatorë me nga tetë fishekë secila.

  • EKSKLUZIVE/Shoferi i Kamzës:
    Si më rrahën në rrugë 4 policët

    Martin Curri, 63-vjeçari që u rrah dy ditë më parë nga katër policë të veshur civilë sepse autobusi që drejtonte gërvishti automjetin e tyre, ka treguar në një intervistë ekskluzive për Tv A1Report dhunën e egër të ushtruar ndaj tij nga pjesëtarët e forcave të rendit.

  • Berisha në Shkodër: Fenomeni
    i gjakmarrjes ka pësuar rënie

    Gjakmarrja është një fenomen që ekziston por që është në rënie vitet e fundit. Pohimi ka ardhur nga Kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës së fundit që zhvilloi në Shkodër, ku mori pjesë në meshën solemne me rastin e 950 vjetorit të Dioqezës së Sapës. I pyetur nga një gazetare franceze mbi vendimin e Kishës për të shkrishëruar kë vret për gjakmarrje, Berisha e mbështeti atë duke e quajtur historik.

  • Presidenca, një lulishte
    të re për Nishanin

    Stafi mirëmbajtës i Presidencës ka nisur zëvendësimin e lulishtes së presidencës me pemë dhe gjelbërim të ri. Dyert hyrëse të Presidencës janë veshur me një një rrjetë e cila pengon shikimin e lirë të kureshtarëve kalimtarë, ndërsa në brendësi eskavatorë, punëtorë dhe kamionçina janë duke punuar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv