Kronikë

  • Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesat e palës mbrojtëse për pavlëfshmëri të akt ekspertimeve ndaj tre të akuzuarve për dosjen “21 Janari”.
  • Trafikuan 63 dhi në Maqedoni
    tre shtetas në kërkim

    Policia kufitarë e Korcës është vënë në kërkim të tre shtetasve të cilët kanë trafikuar një ditë më parë drejt Maqedonisë një numër të konsiderueshëm krerë bagëtish

  • Elbasan, plagoset me armë
    zjarri biznesmeni i ndërtimit

    Plagoset me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën biznesmeni i ndërtimit në Elbasan Fatos Gjeli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës

  • Baldushk, plagoset me armë
    kreu i komunës, nisin hetimet 

    Plagoset me armë zjarri kryetari i Komunës Baldushk, Ilmi Allmuça.  Plagosja ndodhi rreth orës 20: 30 minuta të mbrëmjes së të dielës në Mumajes të Komuns Baldushk. Nisin hetimet.

  • Pensionistët: Mjaft
    politizimit të institucioneve

    Sindikata e Pensionistëve e të Papunëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e përkeqësuar nga politizimi i institucioneve. Në një deklaratë për shtyp SPP shprehin se këto të fundit janë kthyer në shtojca të partive, dhe nga përjashtimi social i publikut në vendimmarrje, gjë që arriti kulmin në 21 Prill 2008 për Presidentin me reformën zgjedhore, duke mos vënë çdo të zgjedhur përballë votës së qytetarëve.

  • Keqtrajtonte bashkëshorten
    arrestohet nga policia

    Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Neritan Qosja 33 vjeç nga fshati Bathës i komunës së Treganit në rrethin e Elbasanit.

  • Të verbërit e paraplegjikët kërkojnë
    rimbursimet: Gati protestat në vend

    Nuk mund të paguajmë faturat, po zbritemi dhunshëm nga autobusët, pasi qeveria nuk po plotëson detyrimet ligjore ndaj shtresës sonë. Ky ka qenë shqetësimi që kanë ngritur sot përfaqësues të shoqatës së të verbërve dhe të para e tetraplegjikëve në vendin tonë.

  • Paradoksi i Kodit Penal
    nuk u hoq dënimi me vdekje

    Dënimi me vdekje është hequr në vend 13 vite më parë me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por në Kodin e Procedurës penale ka ende një nen të posacëm që parashikon nga Presidenti faljen e këtyre të dënuarve. Shqiptarja.com zbulon sot se bëhet fjalë pikërish për nenin 462 të Kodit të Procedurës Penale

  • Matura shtetërore, publikohen
    përgjigjet e pyetjeve në letërsi

    Shqiptarja.com në numrin e saj të së djelës publikon përgjigjet e provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij të letërsisë. Testi për secilin nga provimet e detyruara përmbante 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa me përgjigje alternative, të cilat vlerësohen me nga një pikë secila dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, që vlerësohen në total me 37 pikë.

  • Gjendet i mbytur 54 vjecari, prej
    dy ditësh kërkohej nga familjarët

    Burime nga blutë e Fierit bëjnë të ditur së bëhet fjalë për 54 vjecarin H. Gushi, nga fshati Radostimë e rrethi Fier. Policia konfirmoi se Gushi prej disa ditësh po kërkohej nga familjarët e tij.

  • Berisha në Himarë, vendos lule
    në vendin e tragjedisë

    Gjatë vizitës në Jug të vendit, kryeministri Berisha është ndalur dhe ka vendosur buqeta me lule në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik i 14 majit, në Qafën e Vishës, në afërsi të Himarës.

  • Totozani – Nishanit: Mos vono
    paratë për vejushat e policëve

    Avokati i Popullit i kërkon ministrit të brendshëm, Bujar Nishani të ndërhyjë sa më parë, për tu ardhur në ndihmë familjeve të policëve të vrarë.
    Totozani në letrën publike drejtuar Nishanit nënvizon shqetësimin e paraqitur prej disa kohësh nga 5 prej bashkëshorteve të efektivëve të rënë në krye të detyrës.

  • Kryeministri Berisha përuron
    hidrocentralin e Sasajt

    Kryeministri Sali Berisha, përuroi sot hidrocentralin e Sasajt, një sipërmarje tërësisht private e një grupi biznesmenësh vendas.

  • Trafikonte drogë, burg kryetarit
    të komunës në Shkodë

    ‘40 ditë burg’ është masa e sigurisë që ka dhënë sot gjykata e Shkodrës për Kleves Mujën, kryetar i komunës Rrethina në Shkodër i kërkuar nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Prokuroria: Sa më shpejt ekstradimi drejt Italisë. Avokati: Masë më të lehtë sigurie, jo ekstradimit. I pandehuri: Kërkoj mëshirë. 

  • Korcë Banesat Sociale, kufiri
    i të ardhurave penalizon romët

    Qindra familje të komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin e Korcës nuk do të mund të përfitojnë banesa sociale,edhe pse kjo është një prej nevojave më emergjente që ata kanë. Shkak për këtë përjashtim është bërë kufiri i të ardhurave që ka miratuar me konsensus Këshilli Bashkiak. Sipas kritereve të miratuara për të përfituar strehim cdo pjestar i familjes duhet të zotërojë minimalisht 5200 lek dhe maksimalisht 10.700 lek në muaj.

  • Trafiku  droges drejt Italisë
    në gjyq korrieri e pronari

    Dy persona që kanë tentuar të trafikojnë në itali 202 kg drogë dhe mbi 10 kg heroinë janë marrë të pandehur. Beqir Lala pronari i drogës dhe korrieri Tushmir Lleshi janë identifikuar në muajin janar, ndërkohë që në pranga ka rënë vetëm shtetasi Lleshi, i cili u kap në portin e Durrësit.

  • Gjergj Goro: Plani urbanistik
    ja ku do të ndërtohet në Himarë

    Kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergj Goro ka marrë vlerësimin  maksimal dje në mbledhjen e KRRTSH, duke dorëzuar planin e ri urbanistik sipas ligjit të ri të miratuar dhe të implementuar në shtator të 2011.

  • Vendorët PS: Kuvendi të
    heqë moratoriumin e skafeve

    Duke folur edhe në emër të krerëve të bashkive të Vlorës, Sarandës, Fierit, Lushnjës, Himarës, Orikumit, Pogradecit, Divjakës, Konispolit, Kavajës, Velipojës , Shëngjinit, etj, kreu i bashksië së Durrësit, Vangjush Dako deklaroi se mbështesim amendimin e grupit te PS për shfuqizimin e moratoriumit.

  • Provimet te Universiteti i Sporteve
    dekanati nis hetimet

    Dekanati i fakultetit të Shkencave të Lëvizjes pranë Universitetit të Sporteve, ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit të diplomës së dhëndrit të rektorit Rizvanolli. Ata nuk e mohojnë se kjo çështje është serioze dhe për ta një rëndësi të madhe zbardhja e plotë e këtij rasti. (Ne foto, në rrethn rektori i Sporteve Vejsel Rizvanolli dje gjatë përurimit të fushave të tenisit në këtë Universitet)
    Universiteti shtetëror provime si të italianit, Renzo Bossi
    Reagon rektori: Unë s'bëj presione

  • Matura shtetërore, sot testi
    i letërsisë me 25 pyetje

    Nisin ethet e provimeve për maturantët. Gjatë ditës së sotme, rreth 43 mijë gjimnazistë kanë matur njohuritë e tyre në provimin e parë me detyrim, atë të Letërsisë, provim i cili ka zgjatur plot 2 orë e 30 minuta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv