Kultura

  • Drama ngjitet sot në skenën e teatrit Metropol nga regjisori kosovar Sokol Plakolli. Personazhin e Norës do ta luajë Klodiana Kadillari.
  • Berisha i dhuron Ronë-s
    "Celësin Sol", dhuratë për Eurovizion

    Menjëherë pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan) ku mori pjesë në Festivalin Evropian të këngës - Eurovizion 2012 dhe u rendit e 5-ta në natën finale, këngëtarja Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar u pritën në një takim nga Kryeministri Berisha.

  • Veprat e panjohura të Zoraqit
    e Arapit ngjiten në TOB

    Materialet e veprave të periudhës së Rilindjes, veprat e para muzikore të shkruara nga shqiptarët do të prezantohet më 30 maj në Teatrin e Operës dhe Baletit Tiranë, në orën 19.00.

  • Britania "po mendon tërheqjen"
    nga Eurovizion

    Britania mund të mos konkurrojë më në edicionet e ardhshme të “Eurovizion”, pasi rezultati i dobët i javës së shkuar ngjalli një irritim kombëtar ndaj festivalit që bashkon këngët fituese të festivaleve shteterore.

  • Galeria FAP, protestë me art
    dhe modë ndaj ndotjes globale

    Në galerinë FAP është hapur ekspozita "Proces 2012", realizuar me punime të atelierit të Tekstilit dhe Modës dhe Fakultetit të Arteve të Bukura Tiranë.

  • Arta Dobroshi në Kanë
    nuk pritet mirë nga kritika

    Aktorja kosovare Arta Dobroshi ka shkelur në tapetin e kuq të edicionit të 65-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë që po mbahet këto ditë. Ajo nuk ka mbetur jashtë vëmendjes. Madje mediat e ditën e premte i kanë dhënë shumë rëndësi pranisë së saj.

  • Monumentet kulturore, nis projekti
    i restaurimit

    Sot në xhaminë e Kalasë së Prezës u prezantua projekti i Restaurimit të 5 Monumenteve Kulturore në Shqipëri. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim është një nga partnerët kryesore të ministrisë së Kulturës për realizimin e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore.

  • Kritika e huaj: Zëri i Ronës
    nga një tjetër epokë

    Menjëherë pas përfundimit të festivalit europian të këngës nisën kritikat nga mediat ndërkombëtare. Kësaj kritike nuk i munguan gjykimet lidhur me votimet që bëhen në rafshin gjeo-politik por edhe shume detaje lidhur me performuesit në skenë.

  • Festivali i Filmit në Kanë
    "Love" fiton Palmën e Artë

    Filmi “Love” i regjisorit austriak, Mihael Haneke, fitoi Palmën e Artë në Festivalin e 65-të Filmit në Kanë. Filmi, i cili flet për historinë e një burri të përkushtuar ndaj gruas së tij në prag të vdekjes, mundi 21 filma të tjerë në garë.

  • “Dama plakë”, “hakmerret” në Tiranë

    Kush e mban mend një grua të thyer në moshë, në trup dhe në shpirt që kthehet në vendlindje për tu hakmarrë ndaj të dashurit që e braktisi për tu martuar me një të pasur? Për ata që nuk e kujtojnë duhet thënë se ajo është Kler, një grua që luan me fuqinë e parave dhe vë në provë moralin e një qyteti. “Vizita e damës plakë” këtë herë rrëfehet gjatë fundjavës në Universitetin e Arteve, nga trupa e teatrit “Bylis”.

  • Suksesi në Eurosong, Berisha
    uron Ronën: Je zëri absolut

    Rona Nishliu, që përfaqësoi vendin tonë në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor me këngën “Suus”, e ngjiti Shqipërinë në vendin e pestë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm që mbahej prej këngëtares Anjeza Shahini, me këngën “Image of you”, në vitin 2004 kur Shqipëria u rendit në vendin e shtatë. Berisha uron Ronën: Përfaqësove shqiptarët në mënyrë të mrekullueshme.

  • Luarasi: Frymëzohem nga
    pasioni i pashuar i Pelingut

    Një personazh i shkruar enkas për Drita Pelingun do të ngjitet së shpejti në Teatrin Kombëtar nga dramaturgu dhe regjisori Mihal Luarasi. Pas 8 vjetësh nga koha e shkrimit drama arriti të shoh dritën e skenës falë 85-vjetorit të lindjes së aktores, kur Ministri i Kulturës i thotë "Po" asaj për rolin e ëndërruar.

  • Sot finalja në Eurovizion
    Rona: Më votoni 

    Gjatë një interviste nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Rona Nishliu tregon për Zërin e Amerikës përgatitjet e saj dhe të grupit që e shoqëron atë për t’u paraqitur sa më denjësisht në mbrëmjen finale.

  • Çmimet “Kult”, Rovena Dilo
    e Mevlan Shanaj zgjidhen prezantues

    Të ftuar specialë dhe surpriza do të jenë pjesë e mbrëmjes kushtuar artistëve që kanë spikatur gjatë vitit 2011. Në edicionin e tetë të Çmimeve KULT janë në garë 40 artistë, të cilët konkurrojnë në 10 fusha.

  • Mbrëmje Gala, 40 artistë
    në pritje të çmimit "Kult"

    Çmimet KULT vijnë në edicionin e tetë. Organizatorët do të japin një konferencë për shtyp ku do bëjmë shpalljen zyrtare të 40 artistëve të nominuar për secilën fushë të artit

  • Gërmohet pa leje, shkulen
    bunkerë në Parkun e Finiqit

    Auron Tare, njëri nga anëtarët e forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka qenë dje në Finiq. Ai ka kapur në flagrancë dhe ka fotografuar fshatarët e zonës duke shkulur bunkerët brenda Parkut Arkeologjik. Tare rrëfen për Shqiptarja.com me foto dhe fakte incidentin e djeshëm.

  • Alfred Kaçinari: Rona Nishliu
    surprizë në Eurosong

    Rona Nishliu me këngën-baladë të saj, që titullohet "Suus", po e ngjit sot Shqipërinë në natën finale të festivalit të këngës "Eurovizion", i cili këtë vit zhvillohet në Azerbajxhan. Festivali i këngës "Eurovizion" është ndjekur nga mbi 100 milionë telespektatorë nëpërmjet ekraneve në 50 vende të botës.

  • Pas vdekjes, qeveria mbuloi
    mjekimin e koreografit Aliaj

    Sot ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për t’i mbuluar me një fond prej 5 milionë lekësh shpenzimet e mjekimit të koreografit të shquar Agron Aliaj. Ky vendim u mor pas vdekjes së artistit. Agron Aliaj u nda nga jeta më 17 maj në reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

  • Vladimir Llakaj: Si dështoi
    konkursi për Ismail Qemalin

    "Një skulptori kur i kërkon një bocet ose e bën, ose nuk e bën dot. Po ata skulptorë do të vinë me të njëjtën gjë. Çfarë do bëjnë ata do bëhen skulptorë për dy muaj të tjerë. Kjo është një fyerje, një banalitet për artin dhe projektet e festës së pavarësisë."

  • Shtatorja, përdhoset
    Ismail Qemali dhe Pavarësia

    Akuza drejtorit të GKA-së dhe Ministrit të Kulturës për kohën e pamjaftueshme, mungesën e transparencës dhe konfliktet e interesave në qerthullin e një konkursi për 3 shtatoret, të cilat dëshmojnë se 100- vjetori i pavarësisë dhe lideri i saj Ismail Qemali përdhosen, në vend që të festohet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv