Kultura

  • Pas kritikave në fillim të majit në adresë të kryeqytetit shqiptar, në të cilin kërkoi dhe nuk gjeti gjurmë historie, regjisori i njohur italian Marco Bellocchio ka përsëritur provokimin e tij gjatë një intervistë për “Tonight Ilva Tare” në Ora News. “Duhet të themi të vërtetën: Tirana nuk është një qytet i bukur”, tha fituesi i Luanit të Artë në Festivalin e Venecias.
  • Arti bashkëkohor britanik 
    për dy muaj në Tiranë

    Koleksion me vepra të artit bashkëkohor britanik në 30 vitet e fundit. Kjo është ekspozita “Made in Britain” e celur në Galerinë Kombëtare të Arteve në kuadër të dy evenimenteve të rëndësishme, 100 vjetorit të pavarësisë dhe 60 vjetorit të kurorëzimit të mbretëreshës Elisabetë. Koleksioni i Këshillit britanik sjell mbi 111 piktura, skluptura, vizatime, akuarele, printime dhe fotografi por edhe instalacione komplekse, multimedia e punë në video.  Ekzpozita do te qendroje e hapur per 2 muaj.

  • Muzika e “Deception” premierë në Tiranë

    Sezoni i orkestrës simfonike të RTSH ofron këtë javë një koncert të pasur me muzikë klasike që përfshin në program pjesë të njohura dhe të panjohura për publikun shqiptar.

  • Rrëfimi i Eda Zarit:
    Shqipëria dhimbje e buku

    Këngëtarja e njohur shqiptare në një rrëfim mbi përjetimet e saj në vendlindje, muzikë dhe pasionin dhe raportin e saj me folkun. Prania e shpeshtë i ka dhënë dorë të zbojë pak mallin e njerëzve që jetojnë larg vendlindjes, por syri vazhdon të jetë i uritur.

  • Arti britanik ekspozitë në Tiranë
    me vepra origjinale

    Galeria Kombëtare e Arteve ekspozon nesër në sallën e ekspozitave të përkohshme, vepra të një prej koleksioneve më të njohura në mbarë botën për artin bashkëkohor, që është koleksioni i Këshillit Britanik

  • Rikthehet “Dimri i vetmisë
    së madhe” i Ismail Kadaresë

    Romani “Dimri i Vetmisë së madhe”, i Ismail Kadaresë, fillimisht është shkruar në vitin 1971, ndërsa është botuar shtatë vite më vonë, por me emër të ndryshuar. Titulli mbeti vetëm “Dimri i Madh”, u hoq fjala vetmi.

  • Lushnja “hedh” vallen popullore

    Qyteti Lushnjes, në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë ka mirëpritur Edicionin e 6-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Ndërkombetar të Valles Popullore. Për 3 netë rresht, sheshi kryesor i qytetit është kthyer në një ansambël tërheqës me ekspozitën e fotografisë me pamje nga 5 edicionet e Festivaleve të shkuara, ekspozitën e kostumeve popullore të kesaj pasurie kombëtare që mjeshtrit e kostumografisë po e trashëgojnë brez pas brezi.

  • Dorina Komani: Talenti
    shqiptar i Norvegjisë

    Pas pesë vjetësh mungesë një nga pianistet më të talentuara shqiptare shpërtheu mbrëmë në Akademinë e Arteve në Tiranë përmes tingujve magjikë. Vjen vetëm për një natë dhe sot nis fluturimin për koncertin e radhës që jepet nesër në Olso të Norvegjisë.

  • Tumat antike të Bajkajve
    gërmohen me ekskavato

    Institutit të Monumenteve dhe qeverisë nuk u kanë bërë deri më sot përshtypje gërmimet me kazma e dinamit në parqet antike. Nuk reagojnë as kur zhgroposen, vidhen në ditën me diell objekte me vlera të rralla arkeologjike

  • "Shtëpia e Kukullave"
    adoptohet në monodramë

    Drama ngjitet sot në skenën e teatrit Metropol nga regjisori kosovar Sokol Plakolli. Personazhin e Norës do ta luajë Klodiana Kadillari.

  • Berisha i dhuron Ronë-s
    "Celësin Sol", dhuratë për Eurovizion

    Menjëherë pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan) ku mori pjesë në Festivalin Evropian të këngës - Eurovizion 2012 dhe u rendit e 5-ta në natën finale, këngëtarja Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar u pritën në një takim nga Kryeministri Berisha.

  • Veprat e panjohura të Zoraqit
    e Arapit ngjiten në TOB

    Materialet e veprave të periudhës së Rilindjes, veprat e para muzikore të shkruara nga shqiptarët do të prezantohet më 30 maj në Teatrin e Operës dhe Baletit Tiranë, në orën 19.00.

  • Britania "po mendon tërheqjen"
    nga Eurovizion

    Britania mund të mos konkurrojë më në edicionet e ardhshme të “Eurovizion”, pasi rezultati i dobët i javës së shkuar ngjalli një irritim kombëtar ndaj festivalit që bashkon këngët fituese të festivaleve shteterore.

  • Galeria FAP, protestë me art
    dhe modë ndaj ndotjes globale

    Në galerinë FAP është hapur ekspozita "Proces 2012", realizuar me punime të atelierit të Tekstilit dhe Modës dhe Fakultetit të Arteve të Bukura Tiranë.

  • Arta Dobroshi në Kanë
    nuk pritet mirë nga kritika

    Aktorja kosovare Arta Dobroshi ka shkelur në tapetin e kuq të edicionit të 65-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë që po mbahet këto ditë. Ajo nuk ka mbetur jashtë vëmendjes. Madje mediat e ditën e premte i kanë dhënë shumë rëndësi pranisë së saj.

  • Monumentet kulturore, nis projekti
    i restaurimit

    Sot në xhaminë e Kalasë së Prezës u prezantua projekti i Restaurimit të 5 Monumenteve Kulturore në Shqipëri. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim është një nga partnerët kryesore të ministrisë së Kulturës për realizimin e projekteve në fushën e trashëgimisë kulturore.

  • Kritika e huaj: Zëri i Ronës
    nga një tjetër epokë

    Menjëherë pas përfundimit të festivalit europian të këngës nisën kritikat nga mediat ndërkombëtare. Kësaj kritike nuk i munguan gjykimet lidhur me votimet që bëhen në rafshin gjeo-politik por edhe shume detaje lidhur me performuesit në skenë.

  • Festivali i Filmit në Kanë
    "Love" fiton Palmën e Artë

    Filmi “Love” i regjisorit austriak, Mihael Haneke, fitoi Palmën e Artë në Festivalin e 65-të Filmit në Kanë. Filmi, i cili flet për historinë e një burri të përkushtuar ndaj gruas së tij në prag të vdekjes, mundi 21 filma të tjerë në garë.

  • “Dama plakë”, “hakmerret” në Tiranë

    Kush e mban mend një grua të thyer në moshë, në trup dhe në shpirt që kthehet në vendlindje për tu hakmarrë ndaj të dashurit që e braktisi për tu martuar me një të pasur? Për ata që nuk e kujtojnë duhet thënë se ajo është Kler, një grua që luan me fuqinë e parave dhe vë në provë moralin e një qyteti. “Vizita e damës plakë” këtë herë rrëfehet gjatë fundjavës në Universitetin e Arteve, nga trupa e teatrit “Bylis”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv