Kultura

  • Ndonëse banorët e Ishmit kundërshtuan para disa ditësh, zbatimin e vendimit të Bashkisë së Durrësit për zhvarrosjen e eshtrave të mjeshtrit të madh Ibrahim Kodra, Ministria e Kulturës ka vendosur të plotësojë amanetin e fundit të tij.  VIDEO
  • “Parku Mambi” premierë në TKE
    shfaqja ndërthuret me hologramin

    Në teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është shfaqur premiera e shfaqjes për fëmijë “Parku Mambi”, ku për herë të parë është përdorur teknika e hologramës, duke prezantuar të gjithë fëmijët nga afër me personazhet e tyre të preferuar vizatimorë.   Video

  • Lida Miraj: Në ministri s'e dinë
    ç'është rikostruksion e restaurim

    INTERVISTA/ ​Ja një shembull, një nga kuadrot e larta të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, nuk e di qe termi ‘rikonstruksion’ dhe termi ‘restaurim’ janë dy gjera të ndryshme dhe shkruan: “Përfundon restaurimi/ rikonstruksioni i shtëpisë se Shkrimtarit të Madh KADARE nën kujdesin e MK dhe UNESCO, pas një "kalvari" 10-vjeçar!!!”.  VIDEO

  • Teknologjia e Informacionit
    starton gara e Albanian ICT Awards

    Ka nisur për të katërtin vit radhazi konkursi mbarëkombëtar për çmimet shqiptare të teknologjisë së informacionit. Të enjten e 4 shkurtit Albanian ICT Awards çelën garën e një prej evenimenteve më të mëdhenj që ka si qëllim të vlerësojë arritjet dhe promovimin e inovacionit në këtë fushë. 

  • “Parku Mambi” për fëmijë për herë
    të parë në teknikën e hologramit

    Për herë të parë në Shqipëri do të vihet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” premira për fëmijë “Parku Mambi” në teknikën e hologramit.  VIDEO

  • Inva Mula, një divë ne Nju Jork

    Koncerti i 26 Marsit në “The Town Hall” bën bashkë  6 artistë shqiptarë në një prej skenave më të rëndësishme të artiti lirik botëror

  • Banorët e Ishmit: Jo zhvarrosjes 
    së eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra

    Banorët e Ishmit kanë protestuar këtë mëngjes kundër vendimit për zhvarrosjen e eshtrave të piktorit të mirënjohur Ibrahim Kodra. Varri i tij monumental gjendet përballë hyrjes së Kalasë së Ishmit në Durrës.  VIDEO

  • Kritiku amerikan Ty Bru: “Shok” 
    të kthehet me “Oscar” në Kosovë

    Një film që ishte ndër më të mirët në mesin e filmave të shkurtër të nominuar nga “Academy Awards” e që duhet të kthehet në shtëpi me një trofe “Oscar”.

  • Ilir Kerni ngjit në skenë baletin
     “Arrëthyesi” për Shën Valentinin

    Baleti me dy akte “Arrëthyesi” do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë në datat 14, 15, 20 dhe 21 Shkurt. I vlerësuar si një nga veprat e njohura të baletit në botë, për publikun shqiptar kjo vepër është prezantuar vetëm 7 vjet më parë me koreografi nga Ilir Kerni. 

  • Kristo Frashëri refuzoi provimin
    e doktoraturës nuk donte Enverin

    Historian i madh, polemist i madh, rilindësi i fundit i derës së Frashërllinjve. Këto qenë vlerësimet me të cilat u përcoll në banesën e fundit akademik Kristo Frashëri. FOTO

  • Guri i randë peshon n’vendin e vet…

    Bujani njihet si qendër e banuar në vitet 3100-1800 para Krishtit. Këtu ka qënë qendra e principatës së Pultit,paraardhësit e Dukagjinit.Gjatë shekujve krahina e Pultit pësoi shumë ndryshime territoriale. Ajo u nda në Pulti i Epërm dhe Pulti i Poshtëm. Në Pultin e Epërm bënin pjesë Gashi,Krasniqja,Nikaj Merturi, Luma,Mirdita,Spaçi dhe Fani. Qendra kryesore intelektuale dhe shpirtërore e Pultit ka qenë në Pultin e Epërm,në fshatin Gri të Bujanit.
    I pari i Pultit ka qenë nga familja feudale e Pjetër Spanit, me qendër në Selimaj të Bujanit.

  • Dedndreaj, aktori që dha shumë 
     por nuk mori asgjë në Tropojë

    Gjelosh Mark Dedndreaj,nga fshati Salcë, Nikaj Mertur, lindur në vitin 1942, por me banim  në Bajram Curri që në rininë e hershme i njohur me emrin Gjelosh Marku, me banim ne lagjen "Partizani" në  një  shtëpi të bukur private, ka punuar këpucar shumë e shumë  vite deri sa ka dalë në pension.

  • Djali i Kristo Frashërit: Amanetet
    që la historiani, fjalët e fundit të tij

    Gjergj Frashëri, i biri i Kristo Frashërit rrëfen amanetet dhe faktin se ka të tjera vepra që presin dritën e botimit shkruar nga historiani dhe akademiku i madh. Kristo Frashëri vdiq pa asnjë peng në zemër, thotë i biri. Pinjolli i Frashërinjëve, djali i Kristo Frashërit, Anastas Frashëri është kthyer nga Stambolli me një detyrë të posaçme për rilindjen e Shqipërisë. Detyrën e vazhdoi i biri Kristo Frashëri, duke e përmbushur amanetin e rilindësve me vepra. Ja si e rrëfen Gjergj Frashëri jetën e akademikut, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë.  VIDEO

  • Telegraph: Berati i dyti mes 30 
    qyteteve më të bukur të Europës

    Berati renditet në vendin e dytë mes 30 qyteteve më të bukur të Evvopës shkruan prestigjozja britanike Telegraph. Ky klasifkim është bërë nga agjensitë  japoneze të cilat duan të promovojnë turizmin në vendet e vogla të Evropës.  VIDEO

  • E drejta e autorit, Sukniqi: Ligji i ri
    antikushtetues, përjashton të huajt

    Grupet e interesit kanë shfaqur hapur kritika për ligjin e ri të së drejtës së autorit. Ndërsa dispozita të veçanta të ligjit i konsideron antikushtetuese, agjencia për mbrojtjen e producentëve parashikon t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Për Report Tv Zamir Sukniqi thotë se ndalimi i futjes së producentëve të huaj në Shqipëri e çon vendin tonë shumë vite mbrapa.  VIDEO

  • Papa Francesco në rolin e atit të
    shenjtë në filmin Beyond The Sun

    Papa Francesco do të interpretojë në filmin “Beyond The Sun”, ku do të luajë rolin e Atit të Shenjtë, njofton Radio-Vatikani. Xhirimet e filmit do të nisin pas pak muajsh, ndërsa paratë që do të mblidhen do të dhurohen për bamirësi. 

  • Moda e 2016-ës, ja pantallonat
    'fashion' sipas revistës “VOGUE”

    Pantallona të verës 2016 të cilat duhet të kemi në graderopat tona. Ne nuk mund të mos mendojmë që në fakt tashmë pjesë e modës janë panatallonat pak a shumë me stil mashkullor. Edhe duke iu referuar Sarah Bernhardt, Marlene Dietrich dhe Hilary Clinton, pantallonat janë një stil dhe këto lloj pantallonash janë të domosdoshme për pranverën dhe verën e ardhshme.  FOTO

  • Dëmtohet pasi u rikonstruktua 
    hamami në kalanë e Krujës/ Video

    Hamami në kalanë e Krujës është dëmtuar pak muaj pasi përfundoi rikonstruksioni. Reshjet e muajit të fundit nxorën në pah problematikën e investimit, pasi të gjitha ambientet u përmbytën. Prej javësh këto ambiente janë të mbyllura për vizitorët.  VIDEO

  • Trashaj: At Gjergj Fishta nobelisti
    i parë, duhet t'i restaurohet shtëpia 

    At Gjergj Fishta ka qenë i pari shqiptar i nominuar për çmimin NOBEL ndaj figura e tij nuk duhet të lihet në harresë nga shteti. Kreu i Forumit të Mbrojtje së Trashëgimisë Kulturore Pal Trashaj tha se ndërkohë që shtëpia Ismail Kadaresë kthehet në model, shtëpia muze e at Gjergj Fishtës lihet në mëshirë të fatit.  VIDEO

  • Emil Lafe: Vepra e Kristo
    Frashërit një bibliotekë historike

    Vdekja e Kristo Frashërit është një humbje e madhe për botën intelektuale shqiptare veçanërisht për historiografinë tonë, shprehet profesor Emil Lafe për Shqiptarja.com duke komentuar më tej se Kristo Frashëri e ka jetuar me dinjitet jetën e vet, u ka ndenjur besnik ideve të mëdha që e kanë çuar përpara njerëzimin dhe popullin shqiptar si pjesë të tij. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv