Opinion
  • Baristi e marinari i tragetit
    me drogë nga Durrësi në Bari

    Dy kilogramë heroinë e sekuestruar dhe dy marinarë shqiptarë të arrestuar. Ky është bilanci i një kontrolli të kryer në portin e Barit nga oficerët e Guardia Di Finanza dhe nga funksionarët e zyrës së Doganës. Droga ishte fshehur dhe lidhur me rripa nën xhupat e dy marinarëve të tragetit “Riviera del Conero” e kompanisë shqiptare të trageteve Adria dhe transportohej nga Durrësi në Bari. Kompania “Adria” nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen.
  • Shqipëria drejt integrimit
    pa simbolet e bashkimit

    Ambasada Shqiptare në Washington, e cila ndodhet pranë rrugës Connecticut, është e abandonuar komplet, mund të them se është e vetmja ambasadë pa flamur kombëtar në oborrin e saj, jo vetëm kaq por edhe simbolet kombëtare i ka të vjetëruara dhe të “mykura” prej një kohe të gjatë
  • Për brezin që jetoi “me zë të lartë”

    Dhjetori 90 ishte një revolucion studentor, plot idealizëm, plot virtyte, plot shpresë, plot energji, plot kurajo e guxim. Pa të nuk do të ishim sot duke kujtuar dy dekada pluralizëm.
  • Loja me maska për rregulloren

    Dy partitë e mëdha politike, PD e PS, kanë rënë dakord të fillojnë punën për ndryshimet në rregulloren e re të parlamentit. Pikë referimi do të jetë rregullorja e parlamentit europian. Konsensusi më i ri është i mirëpritur, por nuk mendoj se ka vend për shampanjë.
  • Godo mes pronës dhe Kushtetutës

    Politikani Sabri Godo është ndarë nga kjo jetë me dy pengje të mëdha, për të cilat luftoi në këto 20 vite demokraci, por nuk ia arriti t’i shihte të forta, solide dhe të zgjidhura: Prona dhe Kushtetuta. Dhe iku nga kjo jetë po ashtu me një tjetër koicidencë, pikërisht pak ditë pas përvjetorit të 13-të të Kushtetutës.
  • Edi Rama: PS parti e
    rivaliteteve, jo vasaliteteve

    Nga EDI RAMA
    Teksa zhvillohej dje procesi zgjedhor në Asamblenë e re Kombëtare dhe shihja emocionet e një gare të fortë brenda partisë e një mikrofushatë që zhvillohej për të mbështetur njërin a tjetrin deri në mbylljen e votimit, pastaj më mbrapa edhe numërimin e hapur krejt transparent, nuk mund të mos mendoja për hendekun e madh mes Partisë Socialiste e forcave të tjera politike në Shqipëri.
  • Kosovë-Serbi,
    ende pa një marrëveshje

    Prej tre ditësh Serbët dhe Kosovarët zhvillojnë bisedmiet, me ndërmjetësimin e BE, mbi kontrollin e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës. Pas bisedimeve disaditore Prishtina njoftoi se është arritur një marrëveshje, kurse Beogradi e hodhi poshtë këtë njoftim. Të premten në mbrëmje ndërmjetësuesi i BE-së Robert Cooper tha se, është rënë dakord mbi pikat e diskutueshme të kufirit .
  • Një DJ për Partinë Socialiste

    Kjo është ajo që po i ndodh aktualisht kryetarit të PSSH-së. Si një DJ i vërtetë, profesionist, ka vendosur kufjet në vesh dhe nuk dëgjon aspak se çfarë mund t'i thuash. Mikson programe. Ide. Fabrika. Dialogje. Kuvendime. Çadra. Forcë. Të gjitha këto me shijet e veta.
  • 100 vjet shtet apo pushtet?

    28 nëntori shënon hyrjen në vitin e 100 të shtetit shqiptar. Një shekull – shtet është shumë për një vend të vogël të ardhur nga pesë shekuj pushtim otoman, por pak për një shtet europian që ishte i tillë edhe pesë shekuj më parë. Gjithësesi, 100 vjetori meriton të kujtohet dhe nderohet. Gjithçka nisi më 28 nëntor 1912 në Kuvendin e Vlorës dhe mori jetë në janar 1920 në Kongresin e Lushnjës.
  • E vërteta e Izraelit

    Kryeministri i Shqipërisë pasi po hyn në vitin e shtatë të pushtetit të tij, më në fund kreu një vizitë në Izrael. Për nga rëndësia kjo mund të quhet vizita më e arrirë deri tani në 2 vitet e mandatit te dytë të z. Berisha. Gjithashtu kjo vizitë merr karakter historik për shkak se Kryeministri i fundit që kishte kryer nje vizitë zyrtare në Izrael, ka qenë Fatos Nano gjatë mandatit të tij 97-98.
  • Rama: Nuk ka listë
    kryesie nëpër korridore

    Në media është përfolur se listat e anëtarëve të kryesisë së PS po bëhen në korridoret e selisë rozë. Rama ka reaguar menjëherë në rrjetin social Twitter ndaj akuzave duke thënë se: “S'ka listë kryesie nëpër korridore po vetëm lista korridoresh në gazeta dhe kronika”.
  • Kriza, Obama i telefonon
    Papadhimos: Ju mbështesim

    Presidenti i SHBA-se i telefonoi kryeministrit grek për ta përgëzuar për marrjen e një përgjegjësie kaq të madhe në një moment kritik dhe për të shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të bëra nga Greqia për të vënë në zbatim angazhimet e marra konform programit të BE-së dhe FMN-së
  • Kairo, 40 viktima nga përleshjet
    Qeveria paraqet dorëheqjen

    Në fund të një dite tjetër dhune, këshilli i lartë i forcave të armatosura vlerëson vendimin e kryeministrit dhe të kabinetit të tij. Manifestuesit akuzojnë ushtrinë se do të mbajë pushtetin, në një javë nga zgjedhjet.
  • Rama në Blog: Qeveria si METE
    kthyer në ndërmarrje aksionerësh

    Arrestimi i një bande mirëfilli partiake në Ministrinë e Ekonomisë, e cila është kthyer ashtu si të gjitha ministritë e vendit tonë sot në një degë partie për qëllime fitimi, s’është veçse një shfaqje banale e asaj që ndodh përditë e përditë në dëm të këtij vendi e të çdo qytetari. Qeveria e kthyer në një ndërmarrje aksionarësh politikë për qëllime fitimi, në tryezën e së cilës shqyhen çdo javë copa Shqipërie, është shëmbëlltyra televizive e mijëra “qeverive” hije
  • Beteja e librave

    Këtë javë politika në Shqipëri betohet për paqe dhe konsesus. Ka pak më shumë në javë që në Tiranë, megjithatë,ka nisur një betejë e re. Paqe në Kuvend në miratimin e ligjeve me tre të pestat dhe reformën elektorale dhe beteja e librave po aq sa e autorëve.
  • Rama: Trashani mbron
    vendimet e trasha të gjykatësve

    Edi Rama ka reaguar në rrjetin socali Twitter, ndaj deklaratave të bëra në media nga deputetja e partisë demokratike, Arenca Trashani. “Zonja Trashani fort trashë i bie kur mbron vendimet e trasha të gjykatësve që trashanikisht dënojnë opozitën,” shkruan Rama.
  • Prioritetet e qeverisë greke

    Qeveria e re greke, që sot (dje) fillon diskutimin në parlament të deklaratave të saj programatike, ftohet të bëjë të pamundurën brenda 100 ditëve: shkurt të shpëtojë arkat bosh dhe vendin nga falimentimi dhe të çojë vendin normalisht në zgjedhje të parakohshme.
  • Rama në takim e PS Tiranë:
    Humbësit duhet të tërhiqen

    Zhvillohet sot takimi i parë i asamblesë së PS të Tiranës, pas kongresit të PS. Kryetari i opozitës, Edi Rama, flet mbi reformimin e partisë socialiste. Rama u shpreh gjithashtu edhe mbi nevojën e llogaritjes së "votave të vjedhura nga ana e Berishës", për ta cuar cështjen në gjykatë.
  • Roubini: Euros i erdhi fundi
    Ekonomitë e dobëta do largohen

    Përgjigjet e bashkimit europian ndaj krizës nuk bëjnë gjë tjetër vecse të detyrojnë vendet me ekonomitë më të dobta të largohen prej euros.
  • Replika, ja e vërteta për
    raportin Camaj-Kadare

    Ky shkrim bahet me dijen dhe pëlqimin e zonjës Erika Camaj. Mbasi në shtyp dolën për herë të tretë të pavërteta për raportin Camaj - Kadare, asht koha për t' iu kundërvu të pavërtetave.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv