Opinion
  • Ylli Pata: Abuzon Rama? Kur mbështetësit e Berishës e bënë aleatë me 'veglën e Putinit'!

    Edi Rama më shumë, por edhe drejtues të tjerë të mazhorancës më pak, po e rrisin dozën e akuzave ditë pas dite ndaj Sali Berishës, në lidhje me të ashtuquajturën “aferë ruse të PD-së”.

  • Lea Ypi: Ne shqiptarët jemi vetëm 'kokat e fundit' të projektit ideologjik të dështuar të Britanisë

    Kur u rrita në Shqipëri në vitet 1990, babai i një prej miqve të mi ishte një kontrabandist njerëzish. B.Lame nuk kishte qenë gjithmonë një kontrabandist. Përpara se vendi të kalonte nga një shtet komunist në një shtet liberal, ai punonte me turne në kantier, ku bënte rrjeta peshkimi dhe rilyente varkat.

  • Lajkatarët e paguar  që e kthyen Berishën në ‘shenjtor’…

    Ata që sot dalin me zell të pamatur, dhe nuk pranojnë faktin se “atij i ka kaluar koha”, janë lajkatarët e ekraneve, pa dallim moshe, gjiniedhe rrace. 

  • PD-ja e manipuluar, paunifikuar dhe parithemeluar

    Është e vështirë të harrohet se si në janar 2022, kohë kur Partia Demokratike ende nuk e kishte caktuar përroin politik në të cilin do të merrte rrjedhë, deputeti demokrat, Edi Paloka, do të pranonte hapur – për hir të fitores në betejën për rrëzimin e kryetarit

  • Tani, faleni infermieren e Pejës!

    "Kush është pa mëkat, le të lëshojë gurin e parë". Dhe mbi infermieren e Pejës u lëshuan mjaftueshëm gurë. Kush e ka radhën tani, por sidomos, e dimë kë vazhdojmë të nderojmë dhe respektojmë përditë?

  • Fatos Çoçoli: Berlini dhe Ballkani i Hapur: dy vëllezër siamezë!

    Bashkimi Evropian do t’i ndihmojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me një fond disa qindra milionë euro, i cili do të livrohet menjëherë, për të përballuar emergjencën e furnizimit me energji elektrike në këtë dimër shumë të vështirë 2022-2023. Shqipëria do të marrë 80 milionë euro, ndërsa Kosova 75 milionë euro.

  • Faji mbetet në auditor…

    Momentet ku dhunohej një e moshuar në një azil në Pejë kanë qenë jo pak tronditëse për të gjithë ata që e kanë parë videon që u kthye në virale.

  • Mero Baze: Dy 'non grata', dy standarde

    Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të enjten më 3 nëntor  vendimin për konfiskimin e pjesës më të madhe të pasurive të zotëruara nga  Biznesmeni Ylli Ndroqi, njëherësh dhe pronar i dy kanaleve televizive, ju sekuestrua sot shumica e pasurive të tij, dhe kuotat e pjesshme në dy kanalet televizive, për shkak të asaj që Gjykata Speciale Antikorrupsion e konstatoi si mos justifikim pasurish. 

  • Ylli Pata: Beteja e padukshme brenda opozitës!

    “Jo”-ja e grupit të Alibeajt drejtuar Foltores së Sali Berishës dhe aleatit të tij Ilir Meta, është pritur se do të ndodhë nga pala tjetër.

  • PD, nuk ka 'doktor' ta shërojë…!

    Mjeku Ilir Alimehmeti, ishte kandidatura e radhës që do të garojë në “primaret” e Doktorit për të qenë rivali i Erion Veliajt.

  • Dhimbje nga vendi ku të dhunon prindi, edukatori, mësuesi, polici, shefi e doktori

    Kam provuar në jetë të vuaj fizikisht. Kam provuar betadinë në plagë të hapur për disa javë rresht. Për disa sekonda kjo dhimbje më erdhi sërish, por si plagë shpirti. Ashtu mu dukën ato shuplaka tallëse në trupin e asaj të moshuare. Më dhembi shumë. Të qenit njeri dhemb në kohë tmerri. E u mata të shkruaj, të them diçka, po prapë hezitova.

  • Lorenc Vangjeli: Lufta e Tiranës, asgjë nuk është ashtu siç duket: Miq të rremë, aleatë me 'armikun'

    Bashkia e Tiranës është fusha kryesore e betejës së ardhshme politike. Ajo është një ndeshje politike, ndonëse kushtetuta e ligji zgjedhor i konsideron ato si zgjedhje administrative e vendore. Nga njëra anë është dyshja Rama e Veliaj, me PS-në në sfond dhe me gjasë edhe dy parti aleate dhe nga ana tjetër, ndodhet çifti i ribashkuar Berisha e Meta, nën siglën e PL-së, PD-së së perçare, Bashën në divorc dhe portretin e kandidatit të përbashkët në sfond.

  • Ilir Yzeiri: Zëri i Amerikës, zëri i së vërtetës apo zëri i ‘Foltores’

    Ai që e dëgjon këtë paraqitje pret të shohë përfaqësuesit e këtij komuniteti të madh gazetarësh dhe të dëgjojë se ku është cenuar liria e medies, ku është përkeqësuar transparenca në dhënien e informacionit për kontratat korruptive e koncesionare e kështu me radhë. Mirëpo nga ky komunitet i madh gazetarësh janë intervistuar tre të tillë, mes tyre edhe Kryetari i Unionit të Gazetarëve z. Çipa, që nuk thonë asnjë gjë ose nuk sjellin asnjë fakt për të vërtetuar paraqitjen me ngjyrat e narrativës së « Foltores « që bën « Zëri i Amerikës ». 

  • Po ti, si ndihesh që e dhunove!

    Kur gjykohet dikush për një krim që ka kryer, gjykatësit mundohen të kuptojnë nëse autori ndjen ndonjë farë keqardhjeje apo pendimi për personin e lënduar.

  • Ylli Pata: Faji i Bashës pse u martua Saliu me Ilirin?!

    Prej 24 orësh tashmë, personazhe të foltores, mbështetës mediatikë të saj, po fajësojnë Lulzim Bashën si personazhin që është përgjegjës që Partia Demokratike nuk u bashkua dot për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

  • Premtimet idiote, pa hyrë ende në garë

    Partia Demokratike e ka gëdhirë ne dyert e SPAK. Ka depozituar aq çështje idiote saqë e përmbytën prokurorinë në fjalë dhe s’e lanë të hetojë çështje të karakterit penal.

  • Alo nënë, jam yt bir dëshmori Kosovës, Taulant Nura

    Alo nënë, jam yt bir, dëshmori Kosovës, Taulant Nura. Nënë, unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të gjithë ju, qoftë e vitet e fundit të pleqërisë. Të jetoje me ç’mbetën pas e çdo vinin në Kosovë e Shqiptari edhe me infermierët. Pa e ditur se ato do ishin vrasëse "tiktoku".

  • Mero Baze: Çfarë do të ndodhte sot në PD sikur të mos ishte Berisha?

    Partia Demokratike ka marrë më 25 prill ndoshta rezultatin më të mirë historik të saj qysh pas 2013. Ajo ju afrua fitores si asnjëherë tjetër dhe po të mos ishte Ilir Meta me skandalet e tij në fushatë dhe Sali Berisha, që ngjallte një lloj hezitimi tek shtresa gri e shoqërisë, ndoshta mund të ishin fituesit e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

  • Ajo shuplakë mbi një nënë duhet të na zgjojë!

    Keqtrajtimet, arroganca, shërbimi vetëm në këmbim të parave, sidomos ndaj më të brishtëve të shoqërisë, të moshuarve dhe fëmijëve, ndaj kujt nuk kemi frikë, nuk është një anë e bukur e medaljes së sjelljes sonë.

  • Për dashnorët e flaktë të 'bazës'...

    Edhe pse nuk gjendet në terminologjinë e një partie të djathë, komisarët e dritës të grupimit heroik të Sali Berishës kanë gjetur strehë tek “baza”. Për gjithçka që mund të diskutosh apo të analizosh me ta, të tregojnë “bazën”. Nëse u flet për parime, të përplasin surratit perimet “e bazës”. Nëse u flet për ligjshmëri apo gjykatë, ta kthejnë sandraç se nuk ka ligj që prevalon mbi “bazën”. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv