Politikë

  • Partia Demokratike e ka cilësuar si të paligjshëm emërimin e Gentian Sala n në krye të Autoritetit Mediatik Audioviziv. Deputeti demokrat Genci Pollo tha se mazhoranca Rama-Meta me këtë emërim kapi  Autoritetin e Medias Audiovizive për llogari të klient-padronit mediatik të tyre. VIDEO
  • Gjirokastër,Bashkia prish ndërtimet
    PD: Po uzurpohet prona private

     Prej dy ditësh, Bashkia e Gjirokastrës, ka ndërmarrë një aksion, për prishjen e ndërtimeve pa leje pranë pallateve. Fadroma dhe eskavatorët, janë vënë në lëvizje për shkatërrimin e gardheve, shtesave në lagjen “18 shtatori”, në pjesën e poshtme të qytetit të gurtë. VIDEO

  • Dorëheqja e Xhuvanit,Meta:Mesazh
    për gjithë deputetët, vlerësohet

    Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka përshëndetur dorëheqjen e deputetes socialiste Luiza Xhuvani, pas masakrës me 4 të vrarë në një lokal nate në kryeqytet, ku i akuzuari kryesor është djali i saj. VIDEO

  • Vizita e Ramës në Serbi, Bushati:
    Hapim kapitull të ri marrëdhëniesh

    Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në një intervistë për median gjermane Euractiv, ka kthyer përgjigje për një sërë çështjesh të rëndësishme si, vizita e Kryeministrit Edi Rama në Serbi më 10 nëntor, incidentet në stadiumin e Beogradit, procesin e reformave të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, si dhe mbi përfshirjen e Shqipërisë në koalicionin kundër ISIS.
     

  • Ministria e Energjisë përplasje me
    Bashkinë për punimet e kanalizimeve

    Bashkia e Tiranës ndërpreu mbrëmë disa punime pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë me pretendimin sipas saj se po punohej pa leje. Por ka reaguar menjëherë Ministria e cila thotë se jo vetëm që për këtë ndërtim është vënë në dijeni edhe Bashkia, por në përgjigje të shkresës së ministrisë Bashkia ka ofruar edhe asistencë teknike. 

  • Sekretari i PD, në garë Arben Ristani
    Eduard Selami dhe Enkelejd Alibeaj

    Tashmë brenda Partisë Demokratike është hapur gara për Sekretarin e Përgjithshëm të saj. Tre janë emrat të cilët garojnë për këtë vend të rëndësishëm në strukturat e Partisë Demokratike, ata janë Arben Ristani, Eduard Selami dhe Enkelejd Alibeaj. Secili nga këta emra mund të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i PD- së.

  • Amendamenti “Deputetët gjumashë”
    ulet numri i anëtarëve në komisione

    Përbërja e Komisioneve parlamentare do të reduktohet. Propozimi i bërë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi u pranua në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. Sipas këtij propozimi, deputetet do të jenë pjesë përbërëse e një komisioni të vetëm në mënyrë që të realizohet edhe më shpejt kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjeve.

  • Koordinatorët e rinj, Basha 
    mbështetet te trashëgimtarët

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon të shpërblejë pasarëdhësit e kupolës së vjetër brenda PD-së. Ai gjatë prezantimit të Koordinatorëve Kombëtarë të Partisë Demokratike ditën e djeshme, promovoi fëmijët e atyre të cilët kanë milituar më parë në listat e PD-së, apo që janë miq tepër të ngushtë me ish-kryeminstrin Berisha. Në listën e 24 Koordinatorëve Kombëtarë, ai promovoi emra si: Henris Balliu, e cila është vajza e botuesit të gazetës 55 Fahri Balliu dhe Blerta Zilja e bija e ish -kryeredaktorit të po kësaj gazete.PDF - Ja 24 koordinatorët e rinj
    Sekretari i PD, në garë Arben Ristani, Eduard Selami dhe Enkelejd Alibeaj

  • Zgjedhjet lokale, Fino: Kur do
    zhvillohen në qershor apo shtator?

    Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino ngriti dje në Komisionin e Ligjeve problemin e zhvillimit të zgjedhjeve vendore 2015. Duke folur si relatori i buxhetit vjetor 2015, ai kërkoi ekspertizën juridike të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj për periudhën se kur do të zhvillohet data e zgjedhjeve, në qershor apo në shtator 2015. 

  • PD ndryshon mendje, do kohë 
    të barabartë me Kryeministrin

    Këshilli i Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit vendosi të pranojë amendamentin e paraqitur nga PD për kohën që duhet të flasë përfaqësuesi i partisë më të madhe të opozitës në Kuvend. Amendament i bërë nga ana Oerd Bylykbashi kërkonte që kreu i grupit parlamentar të PD-së të ketë të drejtë që të replikojë pas fjalës së kryeministrit në seancë plenare me kohë të pakufizuar.Por kërkesa për ndryshimin e rregullores së Kuvendi duket se shkon invers me qëndrimin e PD-së, e cila 1 vit më parë ishte kundër.

  • Protokolli i Ramës mbërrin në Serbi

    Tre ditë përpara vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, sipas burimeve diplomatike, mësohet se në kryeqytetin serb ka mbërritur grupi i protokollit te shtetit shqiptar që është vënë në masa të pazakonshme sigurie.

  • Paketa Fiskale 2015, PD: Godet
    qytetarët, krijon klientelizëm

    Deputetët e Partisë Demokratike të Komisioneve Parlamentare të Ekonomisë, Financave dhe Veprimtarisë Prodhuese, janë mbledhur sot për të diskutuar për Paketën Fiskale 2015. Sipas deputetëve demokratë rritja e taksave për vitin e ardhshme do të jetë rrënuese për shqiptarët e do t’i varfërojë akoma edhe më shumë.

  • Rregullorja e Kuvendit, mazhoranca
    jep "OK", Paloka do flasë sa Rama

    Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar ndryshimet në rregullore, duke pranuar kështu kërkesën e opozitës, dhe duke i dhënë në këtë mënyrë, kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka të njëjtën kohë bisede me kryeministrin Edi Rama.

  • Ja 24 koordinatorët e PD, Basha: 
    Shpartallojmë injorancën e "Ramës"
    PDF - Ja 24 koordinatorët e rinj

    Janë prezantuar sot 24 koordinatorët e rinj të Partisë Demokratike të cilët do të jenë të specifikuar për çështje të ndryshme brenda partisë. Në prezantimin e tyre, Kreu i opozitës Lulzim Basha, i cilësoi ata si një vlerë te shtuar për Partinë Demokratike. VIDEO

  • Kodheli me homologen gjermane
    për kufinjt e NATO, sfidat e rreziqet

    Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli zhvilloi një bisedë telefonike me homologen gjermane Ursula von der Leyen.

  • Sot dalin emrat e Koordinatorëve 
    Kombëtarë në Partinë Demokratike

    Sot prezantohen 20 emrat Koordinatorëve Kombëtarë të Partisë Demokratike, të cilët do të jenë të specifikuar për çështje të ndryshme brenda partisë. Ndërkohë, dje u mbyll aplikimi online për drejtorët e departamenteve dhe sekretarët funksional në Partinë Demokratike. Emrat aplikues për drejtues departamentesh dhe sekretarët 

  • Serbia nën masa të rrepta për
    vizitën e Ramës, si Putin e Clinton

    Ndërkohë që kanë mbetur vetëm tre ditë nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd, Serbia ka marrë masat për sigurinë e kryeministrit shqiptar, të njëjta me ato që u morën gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin apo zyrtarët e SHBA, Joe Biden dhe Hillary Clinton. VIDEO

  • Berisha rikthehet sërish kryetar
    nxjerr PD në protesta për energjinë
    Rama: PD hapi shpellën e hajdutëve

    Ish-kryeministri Berisha u ka bërë thirrje dje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me 22 nëntor në tubimin “Shqipëria në protestë”. Protesta e paralajmëruar nga opozita zhvillohet kundër aksioneve ndëshkuese që qeveria ka ndërmarrë ndaj abuzuesve në rrjetin e energjisë elektrike.

  • Shkarkimi i Çefa-Lelçajt, hapet
    rruga për nënkryetarin e ri të KLD

    Kuvendi rreth 2 javë më parë votoi shkarkimin e Elvis Çefës dhe Lulzim Leçaj nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë duke krijuar dy vende boshe. Çefa kishte në KLD rolin e zëvendëskryetarit ndërsa Lelçaj rolin e anëtarit. Që të dy ishin zgjedhur nga parlamentit, institucion i cili votoi edhe për shkarkimin e tyre.

  • Kushtetuesja rrëzon Nishanin për
    zgjedhjen e nënkryetarit të KLD

    Gjykata Kushtetuese rrëzon presidentin Nishani për ligjin e ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në seancën e djeshme gjyqësore, Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos pranoi kërkesën e presidentit për pezullimin e menjëhershëm të nenit të ligjit për KLD-së i cili sanksionon se nënkryetari i këshillit zgjidhet një nga tri anëtarët e miratuar nga Kuvendi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv