Politikë

  • I ftuar në tryezën e AKIP, ish-ministri i jashtëm i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj ka lëshuar një lumë kritikash mbi mazhorancën aktuale.Sipas tij, PD qeveris me lehtësi, pse nuk ka opozitë në vend.
  • AK: Parandaloni çmendurinë maqedonase

    Aleanca Kuq e Zi në reagimin e saj për djegien e flamurit shqiptar në Maqedoni ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Ajo i ka bërë thirrje edhe qeverisë maqedonase, që të distancohet nga zjarrvënësit.

  • Reforma, Berisha: Inspektoriati
    dixhital shmang abuzimet

    Reforma e inspektoriateve është e domosdoshme për të luftuar arbitraritetin dhe çdo praktikë abuzive, tha sot Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Task-Forcës që iu kushtua hapave të fazës përfundimtare të kësaj reforme.

  • Berisha: Grupi i biznesmeneve
    nuk lene PS te heqe imunitetin

    Kryeministri Berisha ne mbledhjen e sotme te grupit PD përgëzoi Partinë Socialiste e cila sot paradite dha votën pro në komisionin e ligjeve për të kaluar në parim pr/ligjin për gjykatën Administrative, ndërsa e ftoi te bashkepunoje per te hequr  dhe imunitetin.

  • Berisha: Rama çoi PS në
    disfatë, Topi do dështojë 

    Kryeministri komentoi sot editorialin e kreut të Partisë Socialiste në lidhje me përçarjen e demokratëve, duke e ironizuar se po derdh lot korkodili.  Berisha shkoi më tej duke sulmuar dhe presidentin Topi  dhe partinë e re që ai pritet të krijojë pas përfundimit të mandatit si kreu i shtetit, se do të dështojë.

  • Bujqësia, Rama: Keqqeveriset
    ne do e zhvillojmë

    Partia Socialiste mbledh tryezën për zhvillimin rural në vend. Kryetari i Partisë Socialiste akuzoi qeverinë se “po keqqeveris fshatin shqiptar dhe po e mban mbyllur në zhvillimin e pamjaftueshëm të zhvillimit rural.”

  • PD, Silvi Bardhi zëdhënësja
    e re, ikën Albana Mustafaraj

    Berisha vlerësoi Bardhin në profesionin e saj si gazetare dhe nënvizoi se do të jetë pjesë e garancisë së suksesit që PD do të ketë në zgjedhjet e ardhshme.(Në foto: Kryeministri me Silvi Bardhin dhe Albana Mustafarajn)

  • Të përndjekurit politik, PD
    aprovon pr/ligjin, PS s’voton

    Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar projekt ligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve të politikë vetëm me votat e Partisë Demokratike pasi anëtarët e PS nuk pranuan të votonin.

  • AKIP: Kemi firmat kundër
    plehrave, nesër në KQZ

    Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka njoftuar sot se ka arritur të grumbullojë firmat që nevojiten për mbajtjen e një refendumi me qëllim shfuqizimin e ligjit që lejon importimin në Shqipëri të këtyre materialeve. Ardian Klosi: Fillimi i një forme të re demokracie.

  • Shqipëria dhe Italia
    19 vite pa kufij detarë

    Qendra për Çështjet e Informimit Publik publikoi dje 187 konventat që qeveritë shqiptare kanë lënë pa botuar në 20 vitet e fundit, duke mos bërë të ligjshme shumë prej marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të OKB-së, KE-së, apo ato mes shteteve.

  • Gjykata Administrative, pr/ligji
    kalon në komisionin e ligjeve

    Komisioni parlamentari i ligjeve  kaloi sot në  parim projektligjin për Gjykatën Administrative, një draft i mbetur pezull për 4 vjet. Projektligji është hartuar nga qeveria, por për ta miratuar kërkohet shumicë e cilësuar votash.

  • LSI: Të hiqet dorë nga retorika
    për reformën zgjedhore

    LSI, nëpërmjet sekretarit për marrëdhëniet me publikun me kërkoi konkretizimin e retorikës politike për realizimin e reformës zgjedhore. “Retorika politike duhet të konkretizohet e të materializohet me veprime konkrete”, tha ai.

  • Burrel, Rama: Rilindje ose
    rrënim i mëtejshëm

    Kryetari i Partisë Socialiste u ndal në Burrel, ku u dorëzoi 250 të rinjve kartën e anëtarësisë së PS. Gjatë këtij takimi, kreu i opozitës para të rinjve tha se duke marrë sot kartën e anëtarësisë, ata bëhen Partia Socialiste e Shqipërisë.

  • PDIU, Tahiri: Gjuha shqipe të
    futet zyrtarisht në shkollat greke

    Sipas deputetit Dashamir Tahiri, aprovimi i qeverisë italiane parashikon ndër të tjera, mundësinë e mësimdhënies në shkolla, të përdorimit në zona juridike, përveç shpërndarjes së programeve kulturore dhe nëpërmjet mjeteve kryesore të komunikimit dhe duke u bazuar në këtë vendim, në shkollat italiane së shpejti do të jetë e mundur të mësohet edhe gjuha shqipe.

  • Rama: Berisha si Sudja e piramidave

    Në Twitter, Rama ka ironizuar deklaratat e sotme të kryeministrit për zhvillimin e Tiranës dhe projektet e reja për zgjerimin e bulevardit. Rama ka paralelizuar Berishën me Sude Kadëmin.


  • Zgjedhjet vendore, PS
    shpenzoi 109 mln lekë

    Socialistët kanë dërguar në KQZ informacionin e plotë për shpenzimet e kryera gjatë vitit të kaluar, me të cilëve dhe ato për zgjedhjet e 8 majit. Buxheti i shtetit ka mbuluar 88 përqind të të gjitha shpenz imeve, pjesa tjetër është mbuluar nga donatorët.

  • Berisha: Rama të bëjë ciu–ciu
    në parqet që ne po ndërtojmë

    Dy projektet e përzgjedhura si më të mira për zgjerimin e bulevardit, të vendosura në Muzeun Kombëtar u vizituan sot nga kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë, pasi është njohur me projektet tha se 3 elementët kryesore që mund t’i japin frymëmarrje kryeqytetit janë bulevardit, lumenjtë dhe parqet. Berisha: Ish kryetari do ketë parqe të panumërta për të bërë ciu – ciu nga mëngjesi deri në darkë.
    FOTO - Kryeministri vizion ekspoziten me dy projektet

  • Militantët e PD financuan
    me 50.9 milionë 8 majin

    Demokratët e kanë mbështetur fushatën e tyre dhe në financimin e bërë nga ana e donatorëve të vegjël, duke kopjuar në këtë mënyrë variantin e përdorur nga presidenti amerikan Obama. Mbi 80 përqind e financuesve janë militantë, pjesa tjetër biznesmenë, deputetë dhe ish-krerë të njësive vendore.


  • AK: PS -PD pazar politik, ja
    kushtet tona për zgjedhjet

    Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar kundër asaj që e ka quajtur “marrëveshja e fshehtë PS-PD” e cila vendos vendin “në prag të një rreziku të ri”. Sipas Spahiut, kjo marrëveshje mes liderit socialist Edi Rama dhe atij demokrat Sali Berisha ka si synim mos ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me qëllim “për të mbajtur Berishën në pushtet”.

  • PS, Lutaj: Spiunë në Qeveri?
    S’është çudi me Berishën

    Anëtari i Komisionit të Sigurisë, deputeti i Partisë Socialiste (PS), Pirro Lutaj, në një intervistë publikuar sot në gazetën Shqiptarja.com thotë se s’është fare çudi që në Qeveri të ketë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit. “Berisha ka qenë komunist fanatik” ndërsa ministri i Financave Bode “drejtuesi kryesor i shoqatës së Enverit në Librazhd”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv