Politikë
-
Pas prezantimit të gazetarit Alfred Peza në Peqin dhe Parid Cara në Kavajë, tashmë kanë nisur të dalin emrat të tjerë të listës së kandidatëve të PS për zgjedhjet e qershorit. Emra që publikohen për herë të parë dhe ende nuk është vendosur se ku do jenë pjesë e garës elektorale. 19 Shkurt 2013, 07:00
-
PS-PD lufta për emrat, Rama
19 Shkurt 2013, 04:50
sjell Celibashin,Berisha-HoxhënForcat kryesore politike formatojnë përbërjen emërore për 23 qershorin, duke përcaktuar madje dhe vendet që do të ketë çdo emër në listat. PS çon Arben Isarajn në Vlorë dhe Arben Malajn në Tiranë. Kreu i PD cakton Artan Hoxhën, ish-kandidatin për president, në Durrës. (Foto: Cara dhe Rama)
Alfred Peza: Pse vendi ndodhet në një regjim terrori
FRD, Biberaj: Marrim 75 mijëvota, 7 deri në 8 deputetë
Ish kreu i KQZ-së prurja e re në listat e PS
Berisha-grupit PD: Kujdes me deklaratat në media -
AK: Këshilltari i Kserës në
18 Shkurt 2013, 21:27
festimet e 99-vjetorit të Vorio EpiritAK denoncoi sot pjesëmarrjen e këshilltarit të ministrit Ksera, në festimet e të ashtuquajturit “VORIO-EPIR”. Në foton që AK ka publikuar duket Theofan Kaliviotis ( (fotoja) në rreshtin e parë të festuesve në Athinë.
-
Kadare: Shqipëria e korruptuar
18 Shkurt 2013, 11:29
Europa s'ka dëshirën të na presëINTERVISTA/ ekskluzive e Kadaresë, për "La Revue", shkurt 2013. Kadare: Shqipëria, një republikë e ngatërruar dhe e korruptuar, që ëndërron Europën, por që, për fat të keq, nuk ka pikën e dëshirës për ta pritur.
-
Bashkia Vlorë, të djathtët: Buxheti
18 Shkurt 2013, 18:24
2013 s’i përgjigjet nevojave të qytetitKëshilltarët e djathtë i kanë kërkuar më shumë shpjegime Bashkisë së Vlorës lidhur me buxhetin e këtij viti, pasi sipas tyre vlera e miratuar nuk i përgjigjet nevojave të qytetit.
-
Meta në Elbasan: Mjaft me
18 Shkurt 2013, 14:41
retorika boshe nacionalisteKryetari i LSI-së, Ilir Meta, në një takim sot në Elbasan, tha se “në garën e sotme për të konsumuar pa hesap retorika boshe nacionaliste, patriotizmi më i mirë është të punojmë realisht për vendin tonë".
-
Gjykata dënon Tahirin 700 mijë
18 Shkurt 2013, 13:41
lekë gjobë, shpifi për RulinGjykata e Tiranës ka dënuar me 700 mijë lekë gjobë, deputetin e PS-së, Sajmir Tahiri, që u padit nga ministri Genc Ruli për shpifje. Në serinë e gjyqeve ndërmjet qeverisë dhe PS-së, ndër më të paditurit janë Tahiri dhe Balla.
-
Berisha: Ne mbajmë premtimet
18 Shkurt 2013, 13:25
Rama në hall është ftof n'tajareKryeministri komentoi historinë e kryesocialistit Rama në spitalin e Burrelit, nga ku lideri i opozitës deklaroi se është ftohur kur u trajtua me serum. Duke ironizuar, ai deklaroi se “Rama është ftohur në tajare”.
-
PS, Lame për Planin Urbanistik:
18 Shkurt 2013, 12:54
linjë tramvaji mbi barin e Lanës"A i qëndrojnë z.Basha dhe z.Malltezi, Planit të tyre, që parashikon zënien e të dyja skarpateve të gjelbra të Lanës për të ndërtuar tramvajin?", pyeti sot Artan Lame nga selia e PS-së.
Plani i ri urbanistik i Tiranës u miratua në 15 shkurt nga KKT-ja -
Pr/ligj i armëve, PS: Politikanët
18 Shkurt 2013, 11:34
s'duhet të armatosen, s'ka arsyePr/ligji për armët ka përfshirë në polemika opozitën dhe mazhorancën në Komisionin e Sigurisë. PS kundërshton pajisjen me armë të deputetëve, zv.ministrave dhe gjyqtarëve.
-
Berisha: Tani synoj Shqipërinë
18 Shkurt 2013, 10:36
celulare, shërbim nga telefoniKryeministri përuron qendrën e të dhënave qeveritare. Një investim prej 3 milionë dollarësh i standartave të larta, të avancuara. Berisha: "Tani ne do të synojmë Shqipërinë celulare, "Shqipëria Mobile".
-
Provokimi i Berishës: 21
17 Shkurt 2013, 05:20
janari, festë kombëtareKryeministri Sali Berisha ka zgjedhur qytetin e Lushnjës për të reaguar në mënyrë të tërthortë ndaj akuzave të opozitës për fshehje të provave për ngjarjen e 21 janarit, referuar apelimit të prokurorisë të vendimit të gjykatës që nxori nga burgu të akuzuarit gardistë.
-
Rama prezanton Pezën në Peqin:
17 Shkurt 2013, 05:30
Do të punoj për Rilindjen e venditKreu i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi dje në qytetin e Peqinit, kandidatin që do të garojë për deputet në këtë zonë më 23 qershor, gazetarin e njohur Alfred Peza.
-
Cara kandidat i PS për Kavajën
17 Shkurt 2013, 17:28
Rama: Pjesë e fitores së QershoritKreu i PS prezantoi sot kandidatin për deputet në rrethin e Kavajës, Parid Cara. Një sipërmarrës i suksesshëm në Itali, siç e përshkroi Rama Carën, do të jetë “pjesë e ekipit fitues të Tiranës në Parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit.”
-
PD anëtarëve të kryesive në
17 Shkurt 2013, 05:15
rrethe: Jepni 1 mln lekë në muajAnëtarët e kryesisë së PD-së në degët e 36 rretheve të vendit janë urdhëruar gojarisht, që të paguajnë nga 100 mijë lekë të reja në muaj në llogarinë e PD-së për të financuar zgjedhjet e 23 qershorit 2013.
-
Brozi: Selami të reformojë PD
16 Shkurt 2013, 20:13
Mos të bëhet avokat i BerishësEduard Selami të mos kthehet në avokat i Berishës. Është ky apeli që ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Zef Brozi, përmes një interviste në TV A1Report, i bën mikut të tij, siç e quan, që ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në politikën aktive të PD. Për Brozin kjo është një lëvizje pozitive, por Selami duhet të synojë kreun e partisë dhe reformimin e saj. Skepticizmi për zgjedhjet dhe kritikat ndaj ndërkombëtarëve dhe OSBE-së.
-
21 Janari, MB mohon manipulimin
16 Shkurt 2013, 18:07
por s'dorëzon videon e ekspertizësMinistria e Brendshme hodhi poshtë akuzat për manipulim të provave në procesin e 21 Janarit nga ekspertët e saj shkencorë. Në një prononcim për mediat, zëdhënësi Leonard Olli, tha se ekspertët e Policisë Shkencore kanë kryer ekzaminimin e provave në vendngjarje me kërkesë të vetë prokurorëve ndërsa puna e tyre është mbikëqyrur nga afër nga oficerë të Policisë Gjyqësore “të cilët, pasi firmosën procesverbalet, i morën në dorëzim”.
-
Plani rregullues, Shkreli: Vrasje me
16 Shkurt 2013, 16:36
dashje e Tiranës, Vasili: Jeni vonëNjë vrasje me dashje të kryeqytetit, e ka cilësuar Artan Shkreli, përfaqësues i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, planin e ri urbanistik të Tiranës të miratuar dje nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit. Sipas Por n/kryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili, ka replikuar se kushdo kishte kohën dhe mundësinë për të argumentuar oponencën me grupin e ekspertëve.
-
Memo e SHBA, Vasili kundër
16 Shkurt 2013, 15:55
Panaritit: Të lexohet me kujdesDrejtuesi i lartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përgënjeshtroi ministrin e kësaj partie në Qeveri, Edmond Panariti. Ndërsa ministri i Jashtëm deklaroi dje se nuk ka asnjë memo zyrtare nga SHBA për nacionalizmin në Shqipëri, Vasili shprehet se kjo memo duhet studiuar me kujdes dhe duhen zbatuar këshillat e SHBA përsa i përket toneve të nacionalizmit.
-
21Janari,PS:Arrestoni ekspertin
16 Shkurt 2013, 14:16
manipuloi provat si i tha BerishaPS kërkon arrestimin e ekspertit Ndoc Çardaku, si një kriminel që manipuloi provat e vrasjes së protestuesit të 21 janarit, Ziver Veizi. Deputeti Tahiri: “Eksperti Çardaku i manipuloi provat duke mbështetur versionin e dhënë nga Kryeministri për ashklën e drurit dhe plumbin rikoshet." Ministria e Brendshme mohon akuzën e manipulimit, thotë se do t'i japë videon e ekspertizës medias, por refuzoi kërkesën e TV A1Report pasi "nuk ka kush ta protokollojë". Mbetet mister si kaloi video nga Gjykata në duart e Ministrisë Brendshme.
Motra e Ziverit, ekspertit Çardaku: Të drejtën do ta gjejmë