Politikë

  • Komisioni i Ligjeve dhe ai i Sigurisë miratojnë projekligjin për mbikëqyrjen parlamentare të agjencive të inteligjencës dhe të sigurisë. Deputeti Bizhga, tha se “ky ligj i shërben opozitës tani që ju po bëheni gati të ikni”.
  • Berisha: 22 vjet pas rrëzimit të
    bustit, rrëzojmë neobllokmenët

    Kryeministri Berisha shkruan në Facebook për 20 shkurtin 1991, kur studentët rrëzuan në Sheshin Skënderbej bustin e dikatorit Enver Hoxha. "Sot kujtojmë përmbysem e diktaturës hoxhiste", shkruan Kryeministri, ndërsa poston edhe një foto të '91. Nga ana tjetër Berisha sulmon liderin e opozitës, duke e cilësuar si bllokues të integrimit.

  • Rezoluta në Kom. Jashtëm, Idrizi:
    Votojeni, çamët meritojnë kujtesë

    E- Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme nisi sot shqyrtimin e Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame, e propozuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU). Duke i kërkuar deputetëve të votojnë rezolutën Idrizi, kreu i PDIU tha se “tashmë është në dorën tuaj. Shpresoj të mos përsëritet turpi i 2004

  • Lezhë, kreu i komunës Blinisht
    jep dorëheqjen: Do iki nga PD

    ZHGENJIMI/ Kryetari i komunës së Blinishtit të Lezhës Jak Zhuda sot jep dorëheqjen nga posti, dorëzon dhe teserën e PD. Jak Zhuba: Nuk më jep qeveria asnjë investim për të ndërtuar rrugë e angazhime të tjera për banorët e zonës.

  • Përplasjet në PS, Rama: S’kam bërë
    presion, Dogjani: Greva më sëmuri

    Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka vijuar debati mes deputetit të qarkut të Kukësit Asllan Dogjani dhe kryetarit të PS, Edi Rama. Kreu i PS mohoi presionin ndaj socialistëve kuksianë, ndërsa ligjvënësi tha se kështu po shkatërrohet partia.

  • Gafa e Nishanit, ul pjacën me
    dekorimin e Pashkos dhe Spahisë

    Sipas njoftimit të shpërndarë nga grupimi “Dhjetor ‘90” dhe Shoqata e të Përndjekurve Politikë Demokratë, në ceremoninë përkujtimore në Hotel Tirana, në orën 14.00 do të ndahen edhe dekoratat edhe për Gramoz Pashkon dhe skulptorin Sadik Spahia.

  • Zgjedhjet,Berisha: PD superxhiro
    drejt fitores, PS-së i ikin aleatët

    Kryeministri mbledh krerët e grupeve të punës për Tiranën në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit. Berisha: Spikasin dy linja kryesore, ajo e PD-së që shton aleatët progresivisht dhe ajo e PS-së që i ikin aleatët dhe ecën drejt vetmisë. 

  • 21 Janari, Meta: Rezultat i një
    politizimi ekstrem,të zbardhet

    INTERVISTA / Kreu i LSI në "5 Pyetjet nga Babaramo" në A1 REPORT! Meta: 21 Janari është rezultat i një politizimi ekstrem.Të verifikohet nëse pati manipulim të provave. Nacinalizmi, Meta: Berisha ka thënë fakte të vërteta historike.

  • "Memo" e SHBA, Dade: Panariti
    duhet të raportojë në Kuvend

    Nënkryetarja e Komisionit të jashtëm, Arta Dade dhe deputeti i FRD-së, Gazmend Oketa, komentuan “memo”-n e SHBA-së për nacionalizimin. Sipas Dades, Panariti duhet të paraqitet në komision për një seancë dëgjimore.

  • Bregu-socialistëve: Votoni 3 ligjet
    Harito: Nuk mbaheni dot në këmbë

    Ministrja e Integrimit i ka kërkuar PS të votojë në seancën e së enjtes, tre ligjet e integrimit të vënë si kusht nga Brukseli për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.Ndërsa Milena Harito ka shprehur keqardhje për ato çka tha ministria e Integrimit, duke akuzuar qeverinë e Berishës se nuk ka ulur papunësinë.

  • PD: Rama, trego dokumentet e  
    tokës, shtëpisë dhe pallatit

    Partia Demokratike i ka ribërë thirrje kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, të bëjë publike origjinën e parave të tij për blerjen e tokës, ndërtimin e shtëpisë së re dhe atë të kredisë pa interes të marrë nga bashkëshortja e tij.

  • Rama: Ekonomia gropë thithëse
    shifrat e manipuluara

    Kryetari Rama ia kushtoi analizës së të ardhurave fiskale mbledhjen e sotme të grupit PS. “Është më shumë se një krizë ciklike. Ekonomia reale është në një gropë thithëse që tërheq gjithmonë e më shumë. ”- tha Rama.

  • Nishani: Prokurorët të nisin
    hetime nga sinjalizimi i medias

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani takoi sot kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe drejtues të tjerë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Prokurorisë së Tiranës, Task-Forcës dhe prokurorë të tjerë. “Mos prisni pavarësinë nga unë. Pavarësinë profesionale duhet ta fitoni vetë.”- u tha Nishani prokurorëve.(Foto: Takimi i sotem i presidentit me prokuroret) 

  • FRD, Biberaj: Marrim 75 mijë
    vota, 7 deri në 8 deputetë

    Aleksandër Biberaj, një nga nismëtarët e Frymës së Re Demokratike deklaron se në zgjedhjet e qershorit FRD pretendon 75 mijë vota pra 7 deri në 8 deputetë. Deklarata u bë gjatë një takimi të drejtuesve të FRD me banorë të Kombinatit në Tiranë.

  • Interneti, Berisha: Do ngre “Tirana
    ICT Park”, të bëhemi superfuqi 

    Kryeministri Berisha ka përforcuar ambicien e tij për ta kthyer Shqipërinë “në superfuqi rajonale të ICT-së". "Do bëjmë çmos të krijojmë “Tirana ICT Park”, një zonë ku sipërmarrësit të jenë të çliruar nga të gjitha taksat"

  • Intervista/ Alfred Peza: Pse
    vendi ndodhet në një regjim terrori

    Kandidati për deputet i PS për qarkun e Elbasanin Alfred Peza ka deklaruar se Shqipëria është në regjim dhe partia që ai përfaqëson do të sjellë rilindjen e këtij vendi. Ai fl et për marrëdhëniet me zonën e tij, dhe medelin e politikanit që do të ndjekë.

  • Hetimet me jashtë, Ministria e
    Drejtësisë ankohet për Prokurorinë

    Ministria e Drejtësisë kërkon në Komisionin e Ligjeve ndryshim të ligjit për t'i kaluar në kompetencë të saj përkthimet  për çështjet e huaja penale, pasi sipas ministrisë prokuroria nuk arrin t’i përkthejë në kohë. PS: Jepini burimet financiare dhe njerëzore të përmbushin detyrën

  • Intervista/ Parid Cara: Pse
    lashë biznesin për Kavajën

    Shqiptarja.com publikon sot një intervistë me kandidatin e PS-së në Kavajë i shpallur dy ditë më. Parid Cara: Pse Kavaja do më besojë votën e zemrën në 23 qershor.
    Fëmija që u bë emigrant; emigranti që ngriti një biznes, e biznesmeni që do të bëhet politikan i së majtës, rrëfehet për Shqiptarja.com.

  • Anëtarët e LSI- PBDNJ në
    KQZ: Përfillim Kodin jo partitë

    Dy anëtarët e KQZ-së të propozuar nga LSI dhe PBDNJ, Muho dhe Jani (foto), shprehen rreth mundësisë që ka krijimi i një poli të tretë në politikë. Muho e Jani: Do zbatojmë kodin, jo interesat politike të partive

  • KQZ, vendim kundër bojkotit të
    komisionerëve, në zgjedhje

    KQZ po shqyrton rregullat për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Do shqyrtohet edhe projektvendi i administratës për një listë shtetasish rezervë për trajnim, në rast të krijimit të vendeve vakante pas largimit të komisionerëve të ZAZ.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv