Politikë

  • Qeveria shqiptare ka dhënë garancitë maksimale në lidhje me sigurinë që ofrojnë helikopterët francezë të cilët janë blerë sipas kontratës, pavarësisht aksidentit të dy ditëve më parë me njërin prej tyre, të cilit po i bëhej testi për sigurinë nga përfaqësuesit e kompanisë. Njëherësh saktësohet se marrëveshja do të repsektohet.
  • Imuniteti, Majko:Të luftojmë
    korrupsionin?Qeveria gënjen veten

    Deputeti socialist, Pandeli Majko, reagoi në profilin e tij në Facebook menjëherë pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila i bëri thirrje Ramës, që të votojë heqjen e imunitetit me 6 gusht, duke ironizuar qeverinë. Qeveria i bën thirrje opozitës që të heqin “imunitetin” për të luftuar korrupsionin...Korrupsionin e kujt?", komenton Majko.

  • Imuniteti, PD: Rama të votojë
    në 6 gusht si e majta sllovake

    Partia Demokratike kërkoi sot që kreu i Partisë Socialiste, Rama, të votojë heqjen e imuniteteve në 6 gusht dhe të mos bllokojë procesin e integrimit të vendit, ndërsa i bëri thirrje që të lejojë deputetët e kësaj partie të votojnë në kohë “për të shembur murin e korrupsionit”.

  • Panariti mbyll vizitën në Kosovë
    Shqiptarët si tremben luftës

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti mbylli dje vizitën dy ditore në Kosovë, gjatë së cilës u theksua se bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët do të fitojë dimensione të reja pas përmbylljes zyrtare të pavarësisë së mbikëqyrur. Heqja e taksës mbi importimin e çimentos ishte një nga pengesat e cila u arrit pas bisedimeve mes dy ministrave të Jashtëm.

  • Londër 2012, Berisha merr pjesë në
    ceremoninë e hapjes së olimpiadës

    Kreu i qeverisë shqiptare mëngjesin e ditës së sotme udhëtoi drejt kryeqytetit britanik, Londër për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojrave olimpike.

  • Topi e pranon: Javën tjetër takoj
    Oketën për kalimin në FRD

    Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kanë prodhuar një disekulibirim të pushtetit në Shqipëri dhe uzurpimit të tij nga një krah i politikës. Pohimi ka ardhur nga ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë një intervistë në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla në Top Channel.

  • Rama i përgjigjet Berishës:
    Transparenca s’është kërcënim

    Pak minuta pas akuzave të Kryeministrit Berisha, sipas të cilave po kërcënon e tremb investitorët e huaj në vend, lideri socialist Edi Rama i hodhi poshtë ato duke pohuar se transparenca që ai kërkon mbi marrëveshjet e koncesionet e firmosura nga Qeveria Berisha nuk është aspak një kërcënim.

  • Berisha: Rama si komunistët
    Kërcënon investitorët e huaj

    Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryesocialistin Edi Rama se vuan nga reminishencat komunista ndaj dhe kërcënon investitorët e huaj se nuk do të njohë marrëveshjet apo koncesionet që ata kanë me shtetin shqiptar, duke i trembur ata.

  • 21 Janari,Tahiri: Vendim absurd
    Do paguani të gjithë një më një

    Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, reagoi sot me nota të ashpra ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që shpalli të pafajshëm specialistin e IT-së në Kryeministri, Armando Kasaj. Gjyqtari "është i lidhur nga koka te këmbët nga duart e pushtetit", tha Tahiri. "Çmimin e drejtësisë do e paguajnë të gjithë një më një".

  • Statusi i kandidatit,Sekui e thotë
    shqip: Jo pushim, por integrim

    Ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui, tha se politika shqiptare duhet të miratojë reformat në kohë si dhe të vijojë konsensusi mes palëve. Ambasadori vlerësoi zhvillimet e arritura deri më tani, ndërsa tha se integrimi duhet trajtuar si një objektiv kombëtar që përfshin gjithë shoqërinë shqiptare. Mbylljen e konferencës Sekui e bëri me një frazë në shqip, “Drejt Evropës të përbashkuar, jo pushim, por integrim”.

  • Rrëzimi i helikopterit, gafa e Kuvendit:
    Deputetët sot pasdite ne Rinas

    Rrëzimi i helikopterit, bëri që Ministria e Mbrojtjes të anulonte ceremoninë. Një lajm i tillë si duket nuk ka mbërritur në dyert e Kuvendit, dhe sekretariati i Komisionit të Sigurisë nuk ka qenë në dijeni deri në orën 10:00 në momentin kur nëpërmjet një emaili u kërkonte të gjithë deputetëve të këtij komisioni të ishin të pranishëm në ceremoninë që do të zhvillohej sot.

  • Biberaj: FRD nuk u ftua, Sali
    Berisha ndryshoi protokollin

    "Mungesa e ftesës ka të bëjë me statusin, por si forcë politike, si FRD, ne nuk kemi pasur ftesë zyrtare", është shprehur Biberaj. Por sipas tij, kjo ceremoni nuk do të lërë gjurmë.

  • Importi i mbetjeve, Balla - Mediut:
    Po nga Serbia, do i sillni?

    Vendimi i dhënë dje nga qeveria shqiptare që autorizon shoqërinë “Everest L.E”: të importojë 4. 500 ton mbetje të politenit me qëllim riciklimin është është objekt debati në seancën e sotme parlamentare.

  • Kuvend kalon dekretin e Topit
    e pr/ligjin për Konf. Gjyqësore

    Në seancën e fundit parlamentare mazhoranca vendosi të kalojë dekretin e presidentit Topi për emërimin e Artan Zenelit në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. U miratuan dhe pr/ligjet për Konferencën gjyqësore dhe atë të sigurisë së depozitave bankare. PD dorëzon në Kuvend ndryshimet Kushtetutese

  • Shkarkime masive në
    presidencë, largohen të gjithë

    Për herë të parë në historinë e viteve të fundit të presidencës, i gjithë stafi i presidentit të larguar, është detyruar që të japë dorëheqje që ditën e parë të punës së kreut të ri të shtetit

  • Garda braktis ish-presidentin
    Topi, ushtarët hiqen natën

    SHKRIMI I PLOTE Ish-presidentit Bamir Topi i është hequr mbrojtja nga garda, vetëm tre orë pasi kishte lënë selinë e Presidencës, mbrëmjen e 24 korrikut, ndërsa nga nëntë roje në vilën e tij te “Kodra e Priftit”, mbeti vetëm një roje te dera kryesore e banesës.
    Nishani, dje dita e parë si President / VIDEO
    Topi pas ceremonise darkoi me FRD / VIDEO

  • Lutaj: Kreu i SHISH, gafa
    e parë kushtetuese e Nishanit

    Deputeti socialist Pirro Lutaj, anëtar i Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, denoncoi sot publikisht nga studio e TV A1Report gafën e parë kushtetuese të Presidentit Bujar Nishani në lidhje me kompetencat mes Kreut të Shtetit dhe Kryeministrit për emërimin e shefit të shërbimeve sekrete.

  • Basha bën bilancin: S’realizova
    hipotekat, PS: Vetëm mashtrime

    Kryetari Lulzim Basha kreu sot bilancin e punës së tij në Bashkinë e Tiranës ku evidentoi si të vetmin premtim të pambajtur çështjen e hipotekave. Bashkia ka realizuar pjesën të cilën ajo mbulon, tha Basha.

  • Panariti sot në Kosovë
    Vizita e parë në Rajon

    Ministri i punëve të Jashtme në Shqipëri, Edmond Panariti, niset sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë, ku pritet të mbërrijë në Prishtinë rreth orës 16:30.
    Kjo është vizita e parë e ministrit Panariti, e cila do të çelë turin e vizitave të tjera në rajon, ndërsa ka vetëm 3 javë që ka marrë këtë post.

  • Izraeli muajin tjetër hap
    ambasadën në Tiranë

    Hapja e ambasadës do të përurohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Shtetit të Izraelit, Avigdor Liberman, i cili do të zhvillojë së shpejti një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv