Politikë

  • Ish kreu i shtetit, Rexhep Mejdani e sheh si të vështirë realizimin e synimit të Nanos për të qenë presidenti i ri i vendit. Ai komentoi sot për mediat vetëkandidimin, duke pohuar se sfida kryesore e ish kryeministrit socialist është respektimi i Kushtetutës për të qenë një emër konsensual.
    Petro Koçi: Berisha po tallet me Nanon si në 2007
    Tavo: Nano një kandidat konsensual
  • Ruçi: Nano president?
    Jo vetëm me votat tona

    Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi deklaron se Fatos Nano në kandidaturën e tij për president nuk mund t’i mbajë shpresat në votat e deputetëve socialistë. Në intervistën për “5 pyetjet nga Babaramo”, Ruçi deklaroi se vetëm votat e PS nuk do të mjaftonin që Nano të zgjidhej si presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, ndërsa ka lënë të kuptohet se PS do të votojë emrin e tij, në rast se paraqitet si kandidaturë konsensuale.


  • Sequi: Presidenti i ri
    të dalë nga konsesusi

    Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë Ettore Sequi deklaroi se Presidenti duhet të zgjidhet në mënyrën e duhur dhe gjithëpërfshirëse. Pas një tryeze për arsimin në kryeqytet, diplomati më i lartë i Brukselit në Tiranë tha se pret dhe uron që procesi të jetë në rrugën e duhur.
    Petro Koçi: Berisha po tallet me Nanon si në 2007

  • Veliaj: FRESSH, garë
    me model amerikan

    Sekretari socialist për Rininë dhe Emigracionin, Erjon Veliaj, në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com", ka vlerësuar ecurinë e takimeve që po zhvillohen me të rinjtë në të gjithë vendin, në kuadër të hapjes së PS ndaj rinisë.

  • Kokalari: Zonja Clinton, ja çfarë
    duhet t’i thoni Berishës

    Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Q. Kokalari, i shkroi një letër sekretares së shtetit, Klinton para takimit me Berishën.  ( ne foto Geri Kokalari)

  • Zgjedhjet në Greqi, 4 shqiptarë
    garojnë për deputetë

    Zgjedhjet për deputet në Kuvendit e Greqisë që do të zhvillohen më 6 maj do të kandidojnë disa minoritar grek të cilët gëzojnë shtetësi të dyfishtë, atë të Shqipërisë dhe Greqisë. Aleksandër Anagnosti kandidon per Demokracia e Re, Athina Kremidha për LAOS, Milica Joti për PASOK dhe Pirro Dhima, do jetë bartësi i listës për deputet nga radhët e partisë socialiste PASOK.

  • Berisha në Washington
    takon sot Hilary Clinton

    Shefi i qeverisë do të takohet sot me Sekretaren e Shtetit zonjën Hillary Clinton dhe në përfundim pritet një konferencë e përbashkët për median.  Kryeministri do të takohet me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, i cili është dhe njëkohësisht kreu i Kongresit të SHBA, John Boehner.

  • Petro Koçi: Berisha po
    tallet me Nanon si në 2007

    Kryetari i PSV kundër ish-kryeministrit: Jo president me blerje votash. Ka pak shanse, s'është figurë përfaqësuese. Flet dhe Vangjel Tavo: Nano, një kandidat konsensual.

  • Tiranë, shuhet Hysni Milloshi
    kryetari i Partisë Komuniste

    Kryetari i Partisë Komuniste Hysni Milloshi është shuar sot në mëngjes në moshën 66 vjeçare. Zemra e Hysni Milloshit është ndalur në orën 06.30 minuta në spitalin e Mushkërive në Sauk të Tiranës ku ishte shtruar prej disa ditësh.

  • Topi niset për në Britani
    do mbajë fjalim në Cambridge

    Gjatë kësaj vizite, Presidenti Topi do të njihet nga afër me historikun e themelimit të Unionit "Cambridge Union Society", nga më të vjetrit dhe më prestigjiozët në botën akademike dhe njëkohësisht njërës prej organizatave më të gjera studentore të Universitetit të Kembrixhit.

  • Monumenti i pavarësisë, Dule:
    Nuk i duhej lënë zyrtarëve

    Përzgjedhja me ngut e bocetit fitues të monumentit të 100 vjetorit të Pavarësisë pak para se kryeministri Berisha të nisej drejt SHBA-së ka ngjallur shije të hidhur tek artistët e studiuesit e artit. Skulptori i njohur Hektor Dule flet për gazetën Shqiptarja.com: "Monumenti i pavarësisë në Vlorë, nuk mund të kontestohet. Reagon dhe Aurel Plasari:  Kam rezerva për monumentet që vinë nga jashtë. ( ne foto Monumenti për 100 Vjetorin e Pavarësisë)
    FOTO- Pese bocetet finaliste nga e cila u zgjodh ajo e Visar Obria & Kai Roman Kinklas

  • Reforma, regjistrim elektronik
    i votuesve, por mbeten kutitë

    Për herë të parë në procesin zgjedhor në Shqipëri do të vendoset teknologjia elektronike. Lajmi u bë i ditur nga Oerd Bylykbashi që përfaqëson Partinë Demokratike në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Procedurat e tjera të mbeten ato që kanë qenë gjithmonë, tha Bylykbashi në përfundim të mbledhjes së komisionit pasditen e sotme.

  • Turizmi, Rama PD-së:
    Pse humbën 140 mln Euro?

    Vetëm pak minuta pas konferencës për shtyp të Partisë Demokratike ku hidheshin poshtë akuzat akuzat e kryesocialistit Edi Rama, ky i fundit ka reaguar përmes një mesazhi në Twitter: “PD tha se Shqipërinë e paskan vizituar 4 milionë turistë por nuk tha si vallë të ardhurat nga turizmi ranë 140 milionë Euro nga 2009 e 60 milionë vjet?”, ishte pyetja e Ramës.

  • PS në Universitetin e Kamzës
    për zhvillimin rural të integrua

    Në kuadrin e takimeve Rruga e Programit, Komisioni i Programit për Çështjet Sociale në Partinë Socialiste, zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës në Kamzë.

  • Turizmi, PD - Ramës: Kthyem
    vendin në të bukurën e dheut

    Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratave të kreut socialist Edi Rama, i cili “ironoizoi turizmin duke e quajtur atë si etnik në një tryezë të mbledhur gjoja për Turizmin, por që në të vërtetë del se e ka mbledhur për skafet për të cilat ka paraqitur dhe ligjin për rikthimin e tyre”.

  • Rama: Ne e kemi një
    monument të pavarësisë

    Lideri i socialistëve, Edi Rama, doli sot publikisht kundër krijimit të një monumenti për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. “Ky do të jetë monumenti i parë në botë jo për një ngjarje por për përvjetorin e një ngjarjeje, ndërkohë që monumentin e ngjarjes e kemi”, tha Rama në një reagim në Twitter.

  • Haxhinasto: Integrimi në NATO
    e BE, stabilitet për Ballkanin

    Zv/kryeministri shqiptar, Edmond Haxhinasto deklaroi sot se ruajtja e stabilitetit në veri të Kosovës, është një sfidë shumë e madhe e NATO-s dhe integrimi i vendeve të rajonit në NATO e BE do të ndihmonte në përballimin e kësaj sfide dhe ne stabilitetin e krejt rajonit.

  • PS dhe aleatët firmosin:
    Korrektim sistemit zgjedho

    Partitë e vogla të majta janë mbledhur sot pas mesditës në selinë e Partisë Socialiste pas firmosjes së një deklarate të përbashkët për reformën zgjedhore. Deklarata, e cila mban edhe firmën e kreut të PS, Edi Rama mes të tjerash mbështet korrektimin e sistemit zgjedhor si edhe ndryshimet në pragun elektoral dhe të tjera detaje të Kodit Zgjedhor. Sa i takon Partitë Demokratike ajo ende nuk ka dhënë asnjë qëndrim për situatën, ndërkohë që republikani Arjan Madhi po vijon kontaktet me partitë e djathta.

  • Berisha, vizitë zyrtare në SHBA
    takime në kongres dhe DASH

    Kryeministria zbardhi sot axhendën zyrtare të vizitës së kryeministrit Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krahas takimit me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Klinton, kryeministri do të takohet më zyrtarë të Departamentit amerikan të shtetit. Ai do të marrë në fesimet për 100 vjetorin e federatës “Vatra” në New York.

  • Presidenti, Wollfarth: Emrin
    e kanë shqiptarët në dorë

    Gjatë një aktiviteti të organizatës që ai drejton, mbajtur sot në Durrës, ambasadori i OSBE është pyetur për garën presidenciale në Shqipëri. Pa bërë komente për emra të përveçëm, Wollfarth deklaroi se emri që do të përzgjidhet duhet të jetë i pëlqyer nga populli.
    FOTO - Premiera e "Diktatori" nga Blendi Fevziu
    Berisha në grup: Nuk ndryshoj qëndrim për presidentin

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv