Politikë

  • Katër ministrat e rinj të Qeverisë Berisha u betuan sot përpara Presidentit të Republikës, Bamir Topi, bëri të ditur presidenca në një njoftim për shtyp.
  • Integrimi, ambasadori Sequi
    citon Fylen: Koha po mbaron

    Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, deklaroi sot nga Shkodra se koha për të përmbushur Reformën Zgjedhore është shumë pranë limitit kohor dhe për këtë uroi që të ketë një bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës. “Ne kemi besim te dialogu”, tha Sequi.

  • Gjoni: “Unimesko” ka
    shitur dhe eksploziv

    Deputeti socialist Ilir Gjoni, në një intervistë për Shqiptarja. com është shprehur se kompania “Unimesko” ndër të tjera dyshohet edhe për eksportimin e qindra tonelatave eksploziv jashtë vendit. Gjoni ka shprehur dhe shqetësimin për shmangien e qëllimshme të hetimit nga ana e Komisionit të Sigurisë për të verifikuar eksportet e armëve.

  • Refuzoi kontrollet e Kuvendit
    Deputetët e PS te Imami

    Disa deputetë të Partisë Socialiste kanë paraqitur sot pranë Ministrisë së Mbrojtjes një kërkesë për të verifikuar punën e këtij dikasteri. Kërkesa mban firmat e të gjithë deputetëve, si të djathtë e të majtë, të Komisionit për Sigurinë Kombëtare.

  • Presidenti Topi vritet në këmbë
    Bllokohet qeveria Berisha

    LEXO SOT NË SHQIPTARJA.COM/Betimi i katër ministrave të rinj të qeverisë “Berisha” është shtyrë për shkak të një hematome në këmbën e djathtë që i është shkaktuar 10 ditë më parë presidentit të Republikës Bamir Topi. Që nga vizita në qytetin e Vlorës e më pas në Prishtinë, shëndeti i presidentit u përkeqësua, aq sa e bëri të pamundur daljen e tij ditën e djeshme në punë.

  • Marku: Kjo PD ka dështuar
    Rrezikojmë edhe zgjedhjet

    Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, deklaroi sonte gjatë një interviste në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, në Top Channel, se PD tashmë ka dështuar si forcë politike dhe në këtë gjendje në të cilën ndodhet rrezikon që të humbasë edhe zgjedhjet. Ndërsa në lidhje me ndryshimet në qeveri dhe marrëdhëniet me aleatin kryesor, LSI-në e Ilir Metës, Marku theksoi se aktualisht ajo që shikon është një “PD e shantazhuar”.

  • Nano: Provokative ftesa e
    Berishës për të takuar Ramën

    Gadishmëria e shprehur sot nga Kryeministri Berisha për t’u takuar me kryesocialistin Edi Rama me qëllim zgjidhjen e ngërçit të Reformës Zgjedhore ka shkaktuar reagimin e Fatos Nanos, i cili prej disa javësh tashmë ka shpallur synimin për të rimarrë drejtimin e Partisë Socialiste. Nano e cilësoi ftesën e Berishës si një lojë meskine e provokative ndërsa theksoi se askush nuk ka kërkuar një konsensus kryetarësh.

  • Braçe: Imami bllokoi kontrollin
    Fsheh trafik armësh me Serbinë

    Ministria e Mbrojtjes bllokon kontrollet e Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare. PS: Atentat ndaj Kushtetutës, të ndërhyjë Topalli. Braçe: “E di unë pse: fsheh një trafik marramendës armësh me Serbinë, Malin e Zi e vende të tjera”.
    Gruaja e drejtorit të SHIU-t ortake me tregtarë armësh Zbulohen fotot e avionit që çoi fishekë në Nigeri Drejtori i SHIU-t ngarkoi avionë me fishekë drejt Nigerisë

  • Berisha: Unë fitues si Spanja
    Takoj dhe Ramën për Reformën

    Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së Kryeministri mbron figurën e kreut të KQZ-së Arben Ristani dhe fton Ramën të bashkëpunojë për reformën zgjedhore pa ultimatume. Berisha mbron Ristanin: Personaliteti më i ekuilibruar. 

  • Reforma, Gjiknuri braktis
    tryezën, OSBE: Jepini fund

    Bashkëkryetari socialist i komisionit të Reformës Zgjedhore braktisi tryezën e organizuar sot paradite me temë Trashëgimia zgjedhore europiane.

  • Ristani - Opozitës: Zbatova
    ligjet, më pëlqen puna që bëj

    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor shprehet i hapur për të marrë sërish drejtimin e këtij institucioni nëse Mazhoranca e propozon. Ristani: "Kriter i vlerësimit të punës sime është shteti ligjor dhe jo konferenca për shtyp e kujtdo partie politike". OSBE: Mbyllni reformën
    VIDEO- Deklarata e Ristanit
    Rama:S'votojmë Reformën pa ndryshuar KQZ

  • Rama: Nuk votojmë Reformën
    Zgjedhore pa ndryshuar KQZ

    Mes plehrave dhe qytetarëve, Arben Ristani zgjodhi plehrat duke qëndruar “në lartësinë e reputacionit të tij”. Edi Rama flet publikisht mbi vendimin “hileqar” të KQZ-së për të kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me referendumin për plehrat. "Zgjedhjet e ardhshme do jenë vetë referendumi kundër plehrave".

  • Ruçi: PS do të bëjë gjithçka
    për marrjen e statusit në vjeshtë

    Opozita është e vendosur të japë maksimumin e saj në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Deklarata vjen përmes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, gjatë një takimi të zhvilluar me drejtues te Grupit socialdemokrat në PE në Bruksel.

  • Moisiu e Meidani: OSBE ka
    gabuar shumë në Shqipëri

    OSBE dhe ODIHR ka qënë në qenë në qendër të kritikave të shoqërisë civile në lidhje me rolin e saj të vakët që ka luajtur në Shqipëri në tërë këto vite në proceset zgjedhore. Madje është kërkuar që të japë llogari për të gjithë këto dështime, duke nënvizuar faktin se ndërkombëtarët nuk janë të pagabueshëm.

  • Wollfarth: Jeni vend
    sovran, e keni vetë fajin

    Kreu i Prezencës së OSBE në Tiranë ka re aguar në mënyrë të menjëherëshme ndaj kritikave të shqoërisë civile.

  • Meta: Në 2017 presidenti nga
    populli, të ndryshohet Kushtetuta

    Ne emisionin “Debat”, të gazetarit Alfred Peza, në televizionin "Vizion plus" duke analizuar procesin e zgjedhjes se Bujar Nishanit, ne postin e kreut te shtetit por edhe kritikat e faktorit ndërkombëtar për këtë proces, Meta deklaroi se Presidenti duhet te zgjidhet nga populli dhe për këtë LSI do te ndërmarrë hapa konkrete.

  • Rama takon sekretarët: Dua urgjent rezultate

    Kryetari socialist Edi Rama ka zhvilluar në takim me sekretarët e PS ku ka kërkuar informacione në lidhje punën që po bëhet në bazën e PS për një kurs të ri opozitar. Ai ka kërkuar që të punohet për përmirësimin e listave, të intensifikohet puna me aleatet dhe të evidentohen kandidatët potencialë për deputetë.

  • PS: Bashkia Tiranë shpërdoron
    42 mln lekë për hartat e GIS

    Deputeti socialist, Eduard Shalsi, ka vijuar sërish me akuza në drejtim të ministrit të Inovacionit, Genc Pollo, dhe kryebashkiakut Lulëzim Basha në lidhje me tenderin që do të zhvillohet në 4 korrik të këtij viti për sistemin GIS. Sipas Shalsit, ky sistemi që pritet të tenderohet ka qenë një herë në bashkinë e Tiranës.

  • SHBA: Nishani të bëjë kujdes  
    Pavarësi Prokurorisë e SHISH

    Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker thotë se një nga përgjegjësitë e rëndësishme të presidentit të ri në Shqipëri, është ruajtja e pavarësisë së institucioneve të tjera të vendit, siç janë shërbimet e zbulimit apo prokururia e përgjithshme. "Thelbi i demokracisë qëndron tek aftësia për të bërë kompromis".

  • Fatos Klosi: Ish-spiuni mund
    të bëhet dhe President

    Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi thotë se tashmë koha e hapjes së dosjeve për ish-bashkëpuntorët e Sigurimit të Shtetit ka kaluar dhe se pavarësisht se ka në politikë të tillë, tani e tutje dhe nëse tentojnë të futen, ata nuk duhet të pengohen. Pasi për të kanë kaluar 22 vjet e njerëzit duhen vlerësuar në bazë të punës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv