Politikë

  • Kryetarja e Kuvendit gjatë vizitës në Hungari ka takuar autoritetet më të larta të këtij vendi presidentin Pal Schmitt dhe kryeministrin Viktor Urban.
  • Haxhiansto: Ushtarët tanë
    Në Afganistan deri në 2014-ën

    Kryediplomati shqiptar, Edmond Haxhinasto deklaroi gjatë një konference ndërkombtëtare në Bon të Gjermanisë se Shqipëria nuk do t’i largojë ushtarët e saj nga Afganistani, përpara vitit 2014.

  • MPJ përshëndet arritjen
    e marrëveshjes Kosovë-Serbi

    Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet marrëveshjen e arritur për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM) në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, si shprehje e vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve praktike mes këtyre dy vendeve, dhe si një hap drejt integrimit të Kosovës në BE.

  • Shqipëria Iranit: Respekto
    legjislacionin ndërkombëta

    Ministria e Punëve të Jashtme, përmes zyrës së shtypit ka shprehur qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë lidhur me ngjarjet e fundit në sulmin e ambasadës së Britanisë së Madhe.

  • H. Clinton: Populli shqiptar
    do një Qeveri transparente

    Me rastin e festës së Pavarësisë, Sekretarja e Shtetit Amerikan, Hillary Clinton, ka dërguar një urim për popullin shqiptar.Mes të tjerave Clinton thotë:"Populli shqiptar do një qeveri transparente, udhëheqje që jep llogari dhe institucione të forta demokratike që do të ndihmojnë për të ndërtuar një të ardhme të begatë dhe të sigurt. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë vendosmërisht me popullin e Shqipërisë teksa punojmë së bashku për t’i arritur këto synime".

  • Ambasadori hungarez: Ju
    mungon klima për investime

    Shqipëria duhet të lehtësojë burokracitë e të hapë rrugë për investime. Ambasadori Huszar tha se biznesi hungarez ka gjetur terren më të përshtatshëm në vendet fqinjë. Nga Genc Kondi

  • Haxhinasto,
    viziton Vietnamin

    Në fund të turit diplomatik në Azi, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, më 24 nëntor, bëri një vizitë zyrtare në Vietnam, ku u prit nga kryeministri i Vietnamit, Ngujen Tan Dung dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Pam Bin Min.

  • Bruksel, Rama
    takim me Fyle

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbërritur sot në Bruksel, ku pritet të takohet me komisionerin për zgjerim në Komisionin Europian Stefan Fyle.

  • Obama Presidentit Topi: SHBA
    krenarë krah popullit shqipta

    Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e Ditës së Pavarësisë.

  • Ikën D’Elia, Massimo Gaiani
    Ambasadori i ri i Italisë në Tiranë

    Qeveria Italiane emëron ambasadorin e ri italian në Tiranë, Massimo Gaiani, i cili do të zëvendësojë me 4 dhjetor ambasadorin aktual Saba D’Elia.
    Massimo Gaiani lindi në Addis Abeba në vitin 1956 dhe është futur në diplomaci në vitin 1982.
      Berisha përshëndet Saba D'Elian

  • Amb.Palestinez: Berisha
    të sqarohet për deklaratën

    Ambasadori i Autoritetit Palestinez në Tiranë, Issam Massalha, është shprehur shumë i shqetësuar për deklarimin e kryeministrit Berisha në Izrael se kërkesa për një shtet palestinez saboton procesin e paqes. Në një interviste për "Shqiptarja.com", ambasadori uroi që deklarata e Berishës të ishte cituar e pasaktë nga media. (Në foto: Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Issam Massalha me kryeministrin)
    E vërteta e Izraelit nga ILIR KULLA

  • Topi pret Krasniqin: Të rritet
    bashkëpunimi mes dy vendeve

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. I ftuar nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, Krasniqi, mori pjesë në punimet e sesionit të dytë të Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik në Rajonin e Detit të Zi.

  • Rajs: Bush donte të njihte
    Kosovën që në vitin 2007

    Ish- Sekretarja amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs në librin e saj me titull “Nuk ka nder më të madh” shkruan:Xhorxh W. Bush donte ta njihte pavarësinë e Kosovës që në vitin 2007, por shtyu afatin me kërkesë të aleatëve.

  • Haxhinasto vizita zyrtare
    në tre vendet aziatike

    Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Edmond Haxhinasto ka nisur një tur vizitash zyrtare në Japoni, në Republikën e Koresë dhe në Vietnam, nga data 20 deri më 25 nëntor 2011.

  • Berisha, vizitë
    3 ditore në Izrael

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, niset për një vizitë treditore në Izrael, me ftesë të Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Qëllimi i vizitës është nxitja e bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

  • Diplomatët në Tiranë
    vrapojnë për jetimët

    Diplomatë dhe nëpunës të ambasadave e institucioneve ndërkombëtare të akredituar në Tiranë, nën moton "Të vrapojmë për fëmijët" kanë organizuar një vrapim pranë kodrave të liqenit Artificial. Ky aktivitet ishte një mënyre për të sensibilizuar opinionin publik të ndihmojë fëmijët jetime. 

  • Haxhinasto takon Çekun:
    Të zbatohet pako e Ahtisarit

    Ministri i Forcave të Sigurisë të Republikës së Kosovës ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut. Gjatë takimit u diskutimua lidhur me zhvillimet në veriun e Kosovës.

  • Haxhinasto:Veriu i Kosovës, jo më risk permanent

    Gjatë punimeve të Asamblesë së përgjithshme së Atlantikut Verior, Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto e ka cilësuar partneritetin me NATO-n si një sukses në rritjen e sigurisë në rajon.

  • Norvegji, Berisha-Stoltenberg:
    Do thellojmë bashkëpunimin

    Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me homologun e tij Norvegjez, Jens Stoltenberg, në Oslo. Në konferencën e përbashkët për shtyp Berisha dhe Stoltenberg theksuan angazhimin e dy qeverive të tyre për të rritur bashkëpunimin.

  • Jozefina Topalli, takim
    me kongresmenin Peters

    Jozefina Topalli priti në një takim kongresmenin Gary Peters, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv