Politikë

  • Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se protesta e nesërme e opozitës, përpara Parlamentit, do të jetë tërësisht paqësore, ndërkohë që ajo do të jetë e bashkangjitur me aksionin opozitar që do të bëjnë deputetëte PD-së në Parlament, brenda sallës së Kuvendit.
  • Vokshi: Rama të shpallet non-grata
    Xhaçka: PD i trembet reformave

    Vetëm një ditë përpara p[rotestës së paralajmëruar nga opozita, për tu realizuar përpara parlamentit, Albana Vokshi ka ashpërsuar tonet duke ftuar shoqërinë civile që të nisë nënshkrimin e një peticioni për shpalljen non-grata të Kryeministrit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste, e cila përmes Olta Xhaçkës ka thënë se Partia Demokratike i trëmbet reformave të qeverisë.  VIDEO

  • Berisha sulmon ambasadorin
    Hoffmann: Je avokat i qeverisë

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadorin gjerman në vendin tonë Hellmut Hoffman duke e akuzuar si avokat të qeverisë Rama. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, deputeti demokrat e cilësoi të papranueshme deklaratën që Hoffman bëri se u trondit kur pa bunkerin e shkatërruar nga protestuesit e 8 dhjetorit. "Qesh ndonjëherë me ambasadorët kur përpiqen të bëjnë guvernatorin" VIDEO

  • Berisha: Ligji njeh vetëm
    pjesëmarrjen në luftë, s’jep dekoratë 

    Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sot ndaj ndjesës së kryeministrit Edi Rama për dekorimin e Shyqyri Çokut, hetuesit të At Zef Pllumit me rastin e 70-vjetorit të çlirimit. Rama tha se Çoku u dekorua për shkak se ishte në ishte në listën e veteranëve, status që sipas tij ja ka dhënë Berisha si ish-president. 

  • PD: Të hiqet mandati i Rakip
    Sulit, konflikt interesi me OSHEE

    Partia Demokratike i ka dorëzuar sot Kuvendit kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetit, Rakip Suli, i cili, sipas saj, është kapur në konflikt interesi me Operatorin e Shpërndsarjes së Energjisë Elektrike, pas marrjes nga ky i fundit me qera të një godine në pronësi të djalit të deputetit.  VIDEO

  • Ambasadori italian: Protesta e
    PD të mos degjenerojnë në dhunë

    Ambasadori i Italisë në vendin tonë ka reaguar një ditë përpara protestës së Partisë Demokratike, të paralajmëruar për këtë të Enjte, duke theksuar se protestat janë pjesë e demokracisë, por nuk duhet që këto protesta të degjenerojnë në dhunë.

  • Rama "dush të ftohtë" PS-së
    në Shkodër: Gjendje skandaloze

    Në një mbledhje me dyer të mbyllura, pas një dushi të ftohtë që Edi Rama i ka bërë koordinatorëve dhe strukturave të tjera të partisë socialiste të Shkodrës.

  • Berisha:Unë nuk i'u dhash dekorata
    por bera ligjin per denimin e genocidit

    Ish kryeministri Berisha ka reaguar pas ndjesës së shefit të qeverisë për dekorimin e ish sigurimsave të regjimit komunist duke u shprehur me gjuhën e urrjtjes vec të tjeravve se nuk ishte ai që i dekoroi ata. Berisha thotë se beri ligjin per denimin e genocidit komunist dhe krimeve kunder njerezimit bazuar ne te cilin, 73 prej tyre u denuan se bashku me Nexhmien tende si xhelate per genocid dhe krime kunder njerezimit.

  • Deklaratat për veriorët? Rama:
    Nuk fola kundër tyre, keqkuptim

    Kryeministri Rama nga Shkodra mohoi të ketë bërë deklarata raciste nga qyteti Sarandës dy ditë më parë. Duke e lidhur me legalizimet, ai tha se në 18 muaj qeveria ka bërë 40 mijë legalizime, ndërsa kundërshtarët e tij i përdorin për tu turrur kundër bunkerëve imagjinarë. 

  • Paloka: Rama e ka mëndjen tek
    bunkeri po mbron akt kriminal

    Deputeti demokrat Edi Paloka përmes një pronocimi për mediat pas deklaratave të kryeministrit Rama në Shkodër tha se  ai po merr në mbrojtje bunkerin duke i dalë në krah një akti kriminal.  VIDEO

  • Basha me kryetarët e degëve, në
    17 protesta në Tiranë, në 21 masive

    Kreu i PD Lulzim Basha  mbajti sot një takim me 53 kryetarët e degëve të PD për organizimin e protestës së 17 dhjetorit. Takimi zgjati rreth 30 minuta ku u fol për protestën e së enjtes para parlamentit. Takimi në selinë e PD nisi në orën 18:00, përfundoi rreth orës 18:30. Burime për Shqipëtarja,com bëjnë me dije se për protestën e 17 Dhjetorit do të organizohen vetëm strukturate PD-së në Tiranë, ndërkohë që një tjetër protestë masive dhe paqësore do të organizohet më 21 dhjetor para godinës së kryeminsitrisë.

  • Basha takon Merkel: Qeverisja 
    rrezik që i kanoset demokracisë 

    Kryedemokrati Basha gjatë punimeve të kongresit, të partisë së kancelares Angela Merkel, mbajtur në Karlsruhe është takuar dhe ka biseduar me drejtues të lartë të  CDU-së dhe Partisë Popullore Europiane, me eurodeputetë, deputetë të Bundestagut, ministra të kabinetit qeveritar, të cilëve i ka shprehur shqetësimin e tij për problemet në shqipëi.Basha ka theksuar se qeverisja e sotme në vend është një rrezik që i kanoset demokracisë

  • Protesta, Spaho: Të enjten mund
    të ketë vezë kundër deputetëve

    Demokratët do të jenë në protestë në dy fronte të enjten. Nga njëra anë qytetarët do të protestojnë jashtë sallës së seancave, në tjetrën deputetët do të kundërshtojnë buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm. Nënkryetari i PD, Edmond Spaho thotë për REPORT TV se stina e protestave do të vijojë deri në largimin e qeverisë.  VIDEO

  • Letra e publikuar nga PD për burgjet
    Balla:Trillim i fabrikuar nga PD 

    Partia Soclialiste e ka konsideruar si trillim, letrën e publikuar sot nga Partia Demokratike, për drejtorinë e burgjeve dhe puënsimet e bëra aty.  VIDEO

  • 5 vite nga heqja e regjimit të vizave
    Basha: Sot rrezikohet rikthimi i tyre

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka kujtuar se 5 vite më parë falë reformave të qeveirsë së djathtë ra edhe izolimi i fundit i Shqipërisë, duke shënuar liberalizimin e vizave. Por kryetari i opozitës akuzon qeverinë aktuale se nuk po shënon asnjë asnje hap ne drejtim te integrimit. 

  • PD: Ja letra 'sekrete' e emërimeve
    politike të Rama-Metës në burgjeFoto/ Opozita në "stinën e protestave"

    Një letër konfidenciale e zëvendësdrejtorit të Burgjeve Bledar Skënderi drejtuar kryeministrit Edi Rama, është bërë publike këtë të martë nga Partia Demokratike, e cila hedh akuzave në drejtim të qeverisë për emërime politike në këtë institucion.  VIDEO

  • 5 prioritetet, BE: Shqipëria ka
    bërë përparim të qëndrueshëm

    Bashkimi europian vlerëson “përparimin e qëndrueshëm të bërë nga Shqipëria në trajtimin e 5 përparësive kyce për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit", ndërsa vë theksin te reforma në Drejtësi e çmon “angazhimin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe përputhshmërinë e saj me politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së”. Këto elementë vihen në dukje në dokumentin e siguruar nga Zëri i Amerikës, lidhur me përfundimet që pritet të miratohen sot nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare.

  • Shqipëria ngrihet, opozita në "stinën
     e protestave", e radhës të enjtes

    Opozita shqiptare ka hyrë zyrtarisht në "stinën" e protestave. Selia e Partisë Demokratike ka ndryshuar edhe sfondin e sallës së konferencave në të cilën slogan kryesor është vendosur “Shqipëria ngrihet”. Ky mesazh është shkruar në mes të një fotoje me protestues dhe flamurin kombëtar. 

  • Miratohet drafti “Për vetëqeverisjen
    vendore”, Bode: Ligji i pakonsultua

    Komisioni i Ekonomisë miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin “Për vetëqeverisjen vendore”. Drafti u paraqit nga Ministri Bledi Çuçi, prezantoi të mërkurën në komisionin e ligjeve sipas të cilit përmes tij propozohet një kuadër i ri ligjor për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, pas reformës administrativo territoriale.

  • Skenari-Përplasja, PD do tentojë 
    dështimin e seancës të buxhetit

    Partia Demokratike planifikon të pamundësojë miratimin e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm gjatë seancës së Kuvendit të enjten. Rama: Të enjten deputetët të gjithë në sallë. Basha u shpërndan detyrat parlamentarëve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv