Politikë

  • “Kodi i Familjes”, “Kodi Penal”, “Kodi i Punës” si dhe “Kodi Rrugor” pritet të ndryshohen gjatë seancës së sotme parlamentare, nëse mazhoranca do të arrijë të krijojë shumicën e cilësuar. Ndryshimet që pritet të shoqërohen me debatet më të gjata, janë ato në Kodin Penal.
  • Hajdarmataj: Neveri për gratë 
    deputete që duan t'i bien në sy liderit

    ​Intervista - Grate ne politike/ Për deputeten e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, e cila sapo ka hyrë në jetën publike, paragjykimet më të mëdha gjenden brenda vetë politikës. Sipas saj, parlamenti ende dominohet nga burra që jo vetëm vendosin shpesh për të drejtat e grave, por edhe lënë për të dëshiruar në nivelin e edukatës qytetare. Hajdarmataj: Kush më thotë “burrneshë”ia kthej mbrapsht. Përbuz etiketimet gjinore, parlamenti ka burra të pacivilizuar

  • PD: Rama i tmerruar nga 8 dhjetori
    s’do i shpëtojë me faljen e kamatës

    Partia Demokratike e ka quajtur frikë të Edi Rama nga protesta e 8 dhjetorit, vendimin për të falur kamatëvonesën për familjet në nevojë. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma tha se kjo lehtësi është kopjim i propozimeve të opozitës dhe shtoi se kryeministri nuk do t’i shpëtojë dot forcës së popullit për mos mbajtjen e premtimeve.

  • Ftesa e NATO-s për Malin e Zi
    Nishani uron homologun Vijanoviç

    Vendimi i sotëm i Këshillit të Atlantikut të Veriut për të ftuar Malin e Zi në NATO është përshëndetur edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, i cili në një urim dërguar homologut malazez Filip Vujanović e ka cilësuar këtë ftesë si vlerësim të reformave në vend.

  • Basha prezanton paketën fiskale të
    PD: Do ulim TVSH nga 20 në 15 %

    Opozita ka prezantuar ofertën e saj për taksat në vend. Në një tryezë me sipërmarrës dhe drejtues të PD, kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha tha se oferta e demokratëve shkon për nxjerrjen e vendit nga kriza ku është zhytur. Lideri i opozitës njoftoi propozimin e ri për uljen e me 25 për qind të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar duke propozuar TVSH në masën 15 për qind.  VIDEO

  • Ftesa për Malin e Zi në NATO, PD:
    Përmbushje e Europës së bashkua

    Partia Demokratike ka përshëndetur ftesën për anëtarësim në Nato, të Malit të Zi. Ajo ka theksuar se kjo ftesë është një përmbushje e vizionit të një Europe të bashkuar.

  • Takimet në Berlin, Meta bavarezëve
     "Investoni, Shqipëria ka potenciale"

    Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit në kuadër të turit të takimeve që po bën në Gjermani, ka shfrytëzuar takimet e tij për të theksuar domosdoshmërinë e investimit në Shqipëri të investitorëve bavarezë, pasi sipas Metës, Shqipëria ka ende potenciale të pashfrytëzueshme.

  • Peza: Basha të sqarojë lejen e
    ndërtimit, e legjitimoi dhe Berisha

    Deputeti socialist, Alfred Peza ka reaguar sërish sot lidhur me lejen e ndërtimit të pallatit në mes të Bllokut. Ai ka akuzuar ish kryebashkiakun Basha si firmëtar të tij, ndërkohë që ish kryeministrin Berisha e ka shigjetuar si legjitimues të punëve të “pista” siç e konsideroi ai, miratimin e lejes edhe nga ish kryeministri.

  • Meta- Singhammer: Shpresojmë
    në hapjen e negociatave në 2016

    Në kuadër të vizitës disaditore në Gjermani, Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta është takuar këtë të mërkurë me Zv/presidentin e Parlamentit Gjerman Johannes Singhammer. Meta është shprehur se Shqipëria është e vendosur të pëmbushë të gjitha rekomandimet e Progres Rapotit të Komisionit Evropian dhe se shpreson që vitin e ardhshëm të hap negociatat për anëtarësim

  • Bushati në Ministrialin e NATO-s:
    Ndihmojmë Afganistanin edhe në 2016

    Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke folur nga Ministeriali i vendeve anëtare të NATO-s ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj Afganistanit në vitin 2016. Po ashtu, ai ka folur edhe mbi sfidat me të cilat përballet Aleanca dhe mënyrën sesi duhet të evitohet rreziku që tashmë ka hyrë brenda saj. 

  • Mali i Zi në NATO, Meta: Vlerë
    për stabilitet, siguri e demokraci

    Tiranë - Pas Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati edhe Kryeparlamentari Ilir Meta ka përshëndetur ftesën për anëtarësim të Malit të Zi në NATO. Ai e konsideron këtë ftesë si një vlerë për stabilitetin, sigurinë dhe demokracinë.

  • Dhjetoristët nga Gjirokastra: Kjo 
    protestë e ngjashme me atë të ’90

    Gjirokastër - Dhjetoristët e ’90 e konsiderojnë këtë Dhjetor si të ngjashmin me atë të fillimit të më shumë se dy dekadave më parë. Gjatë një aktiviteti në Gjirokastër, ata i kanë bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në protestën e 8 Dhjetorit, për një Shqipëri si gjithë Europa.

  • PD-LSI bashkojnë votat në Durrës 
    shtyhet vendimi për taksën e ujit

    Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë dje në Këshillin Bashkiak të Durrësit, kundër Partisë Socialiste, për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm. Gjatë diskutimit të vendimit të Bashkisë për rritjen e tarifës me 20%, këshilltarët e dy krahëve të ndryshëm politik, PD dhe LSI, e kundërshtuan atë. PD votoi kundër, ndërsa LSI abstenoi.

  • Ftesa nga NATO për Malin e Zi
    MPJ: Rëndësi gjeostrategjike

    Tiranë - Menjehrë pas bërjes zyrtare të ftesës së Organizatës së Atlantikut të Veriut, NATO, ndaj Malit të Zi, Tirana zyrtare ka përshëndetur vendimin. Ministria e Punëve të Jashtme e ka konsideruar ftesën si një rëndësi gjeostrategjike.

  • 8 dhjetori, Çollaku: Nëse qeveria
    na dhunon, PD do përdorë forcën

    Ndryshe nga marshimet që demokratët kanë mbajtur kundër politikave të qeverisë së majtë që sipas tyre kanë varfëruar vendin, 8 dhjetori nuk përjashton skenarin e dhunës. Shefi i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se opozita është e përgatitur t'i përgjigjet me dhunë nëse qeveria do të tregoje forcen ndaj protestuesve

  • Moratoriumi i pyjeve, Malltezi: Të
    hyjë në fuyqi. Qeveria: Pas 1 janarit

    Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi në një deklaratë për mediet tha se, pas vendimit të qeverisë për të vendosur moratorium 10-vjeçar për pyjet kërkoi  që të hyjë menjëherë në fuqi dhe jo më 1 janar. Por, qeveria ka reaguar duke thënë vetëm pas përfundimit të shqyrtimit dhe miratimit në Parlament mund të nisë zbatimi i të gjitha efekteve të moratoriumit.  VIDEO

  • Tre konventat e fundit për kreun
    e FRPD, diferenca me 200 vota

    Zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë hyrë në fazën vendimtare, teksa kanë mbetur vetëm 3 Kuvende zgjedhore deri në përfundim të garës. Gazeta Shqiptarja.com publikon rezultatet e tre kandidatëve në 17 degët ku u zhvilluan votimet. 

  • ​Buxheti i vitit 2016, Vasili: Kemi
    kritika, s'do kushtëzojmë me votë

    Ndonëse do të mbështes me votë pro projektbuxhetin e vitit 2016, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ndalet së sugjeruari që ai të jetë sa i qëndrueshëm dhe efikas. Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI-së tha se, pavarësisht kritikave që ky projektbuxhet mori në komisionet parlamentare, sidomos për shëndetësinë, LSI nuk do ta kushtëzojë votën e saj.

  • Meta: Shqiptarët të shfrytëzojnë
    punësimin e ligjshëm në Gjermani

    Kreu i Kuvendit Meta tha në një takim me Kryetarin e Komisionit të Çështjeve të Brendshme në Bundestag, Ansgar Heveling se duhen shfrytëzuar të gjitha mundësitë për punësim të ligjshëm në Gjermani të qytetarëve shqiptarë.Meta diskutoi me Heveling progres raportin, krizën e refugjatëve, reformat që po bën Shqipëria në drejtësi e më gjërë si dhe bashkëpunimin dy palësh

  • Basha nga Durrësi: Më 8 dhjetor
    përgjigje Ramës, po kërcënohet liria

    Durrës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Durrës, nga ku ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 8 Dhjetor të protestojnë kundër tiranisë, korrupsionit dhe krimit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv