Politikë

  • Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur me injorim vërejtjeve të deputetit të tij, Eduard Selami për mënyrë ne drejtimin ë të PD-së në këto dy vite. Basha nuk e cilësoi “kontribut konsturktiv dhe pozitiv”, duke thënë se komentet e Selamit janë vetëm për konsum mediatik. Lideri i opozitës edhe pse nuk pranoi të debatonte me deputetin e PD-së gjithësesi tha se ai nuk është e keqja më e madhe.
    Blushi: Kuvendi nuk pastrohet për sa kohë partitë janë të pista
     
  • ​Refugjatët, Meta: Shqipëria nuk do
    të ndërtojë asnjë mur për të pengua

    Kreu i Kuvendit, Ilir Meta shprehet se, dy sfidat kryesore të Shqipërisë janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë drejtim, Meta në një intervistë për “L’Unita TV”, thotë se reforma në drejtësi përveçse do të bëjë me efikase luftën ndaj këtyre dy fenomeneve gjithashtu do të bëjë të mundur hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Evropian.

  • Komisioni i Ligjeve miraton
    pr.ligjin për pronat pa kuorum!

    Komisioni kuvendor i Ligjeve ka shkelur rregulloren duke miratuar pa kuorumin e nevojshëm projektligjin për Pronat. Ky draft është miratuar në tërësi dhe nen për nen vetëm nga 9 votat e deputetëve që ishin të pranishëm në komision. Për të formuar kuorumin duhen të jenë 11 vota, nga 20 deputetë që janë anëtarë të Komisionit parlamentar të Ligjeve. Opozita braktis mbledhjen, nga mazhoranca mungon Majko, Braho, Vasili.

  • Itali, Meta - D’Alema - Frattini:
    Perspektiva e Ballkanit është në BEMeta leksion në Universitetin e Sapiencës

    Bashkimi Evropian nuk dihet të ngadalësojë zgjerimin e tij me shtete të reja dhe perspektiva e Ballkanit është brenda familjes evropiane. Këtë qëndrim shprehën në unison kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ish-kryeministri italian Massimo D'Alema dhe ish-ministri i Jashtëm Franco Frattini, në kuadër të vizitës që kryeparlamentari po mban në shtetin fqinj.

  • Flet zëvendësuesja e Frrokut: Nuk
     e di nëse do ta pranoj mandatin

    Mirela Ferracaku mund të bëhet deputetja më e re e Kuvendit, pasi mandati i Mark Frrokut mund t’i kalojë pikërisht asaj. Ferracaku është renditur e treta në listën e kandidatëve të Partisë Kristian Demokrate për Qarkun e Shkodrës. "Jeta ime eshte ne Gjermani prej dy viteshRealisht pres nga Shqipëria një telefonatë të rëndësishme dhe nuk mund ta zbuloj se për çfarë bëhet fjalë duke qenë se lidhet me çështjet e mia personale"
    Kush është zëvendësuesja e Mark Frrokut në Kuvend

  • Bregu kujton Olldashin:Bëjmë
    politikë kryetarësh

    Deputetja demokrate, Majlinda Bregu nuk ka qenë shumë e ndryshme në mendim me kolegun e tij socialist, Ben Blushi.

  • Valentina Leskaj ‘mbron’ mandatin
    e deputetes, rrëzohet kërkesa e PD

    Kuvendi rrëzoi dje me 72 vota kundër, kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes socialiste dhe njëherazi nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj. 

  • Ristrukturimi/Kongresi i PS-së drejt 
    shtyrjes, s'arrihen afatet e Asamblesë

    Partia Socialiste nuk ka arritur të përmbushë detyrat e lëna nga Asambleja Kombëtare sipas afateve të përcaktuara. Procesi i zgjedhjeve brenda partisë dhe ai i përmirësimit të kuadrit ligjor mbi të cilën do të funksionojë selia rozë, janë duke u vonuar, për shkak të eficencës së ulët të strukturave të partisë në bazë. 

  • Zgjedhjet e FRPD, Këlliçi fiton 
    në Sarandë me 52 vota diferencë

    Konventa zgjedhore e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Sarandë është fituar nga kandidati Belind Këlliçi me 112 vota. I dyti është renditur Ervin Salianji me 60 vota, ndërsa Oriela Nebijaj ka marrë 31 vota. Këlliçi kryeson në rang kombëtar me 98 vota.

  • Balla: Berisha vrasës i pa gjykuar
    Berisha:Çakall përdhunues që leh

    Ligji i dekriminalizimit është shoqëruar me debate dhe akuza të forta gjatë seancës së sotme parlamentare. Deputeti socialist Taulant Balla tha se opozita shqiptare është kriminalizuesja më e madhe e politikës në Shqipëri, e cila kërkon testin e drogës, si alibi për humbjen e pushtetit. Balla hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar atë si vrasës.

  • Videolajm/Kuvend, Saimir Tahiri
     "habit" gratë deputete të PD-së

    Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i la "gojëhapur "deputetet demokrate kur ju drejtua me pyetjen se pse dje Partia Demokratike gënjeu duke thënë se ministri kishte urdhëruar qe një furgon i kapur me 808 kg kanabis t'i kthehej sërish trafikantëve të drogës. Tahiri: Ju si nëna, jo si deputete, por si nëna, nuk pranoni të rrisni fëmiljët tuaj me gënjeshtra
    VIDEO

  • Strazimiri krahason Remzi Hoxhën
    me viktimat e komunizmit /Video

    Duke folur për integritetin e politikanëve, i cili synohet të pastrohet me ligjin e dekriminalizimit, deputeti demokrat Gent Strazimiri krahason të zhdukurin Remzi Hoxha me viktimat e komunizmit. Në fjalën e tij, Strazimiri e konsideron Remzi Hoxhën, familjarët e të cilit akuzojnë SHIK-un e Gazidedes për zhdukjen e tij , si një prej viktimave të radhës të krimit shtetëror të 60 viteve komunizëm.  VIDEO

  • Analiza e PD-së, krijohen degë të
    reja, "të mëdhenjtë" frikë për karriget

    Propozimi për krijimin e degëve të reja në PD ka shfaqur frikë dhe pasiguri tek kryetarët e zonave që konsiderohen të mëdha. Burime nga PD thanë për Shqitparja.com se pavarësisht se nuk përjashtohet mundësia për largimin e disa kryetarëve, ndërsa shtimi i degëve i referohet numrit të madh të popullsisë në disa degë të mëdha dhe ndarjes së re territoriale. 

  • Blushi: Kuvendi nuk pastrohet 
    për sa kohë partitë janë të pista

    Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi i ka dhënë një tjetër "shuplakë" Kuvendit të Shqipërisë, e veçanërisht partive politike, të cilat i quajti përrenj të pisët, duke përfshirë këtu edhe Partinë Socialiste ku ai bën pjesë.  "Partitë tona kanë marrë peng Shqipërinë duke kriminalizuar kuvendin".  VIDEO

  • Reforma në Drejtësi, Tomasova:
    Largoni gjyqtarët e korruptua

    Ambasadorja çeke në Shqipëri njëzëri me të gjithë diplomatët e huaj në vendin tonë ka theksuar se duhet të largohen të gjithë gjyqtarët e korruptuar nga administrata publike. Në një tryezë ku po diskutohet për reformën në drejtësi me grupet e Interesit në qytetin e Shkodrës ambasadorja Bronislava Tomasova tha se pa reformen në Drejtësi nuk ka integrim në BE

  • Dekriminalizimi shtyhet javën 
     tjetër, Leskaj "ruan" mandatin

    Maxhoranca në Kuvend rrëzoi me 72 vota kërkesën e PD për heqjen e mandatit të deputetes për Valentina Leskajn (40 vota pro, 72 kundër, 3 abstenim). Votimi për ligjin e dekriminalizimit është lënë për javën e ardhshme, ku Berisha deklaroi që sot votë kundër: Ju sfidoj ejani ta bëjmë testin e drogës.  Braho: Amendamentet e PD-së tendencë për zvarritje të votimit. Ne brendesi te lajmit, replikat Berisha-Tahiri. VIDEO
    Te GJITHA lajmet nga seanca plenare
    2 amendamentet e PD për "drogën"

  • Meta në Itali, Chiti: Fqinjësia e
    mirë kyçe për sigurinë në Evropë

    Marrëdhënia e fqinjësisë së mirë që Shqipëria gëzon në Rajon si vend anëtar i NATO-s merr një rëndësi të veçantë në kohën kur siguria evropiane është cënuar nga kërcënime për sulme terroriste. I këtij mendimi është kryetari i Komisionit të Politikave të Bashkimit Evropian në Senatin Italian Vannino Chiti, vlerësim të cilin ai ja ka shprehur kryetarit të Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës që po zhvillon në shtetin fqinj
    Meta: Duhen përpjekje ndërparlamentare për Evropë në paqe

  • Klosi: Mbi 800 familje abuzuese
    do të hiqen nga ndihma ekonomike

    “Të tjerë abuzues të ndihmës ekonomike janë identifikuar dhe gjatë 2016 do të hiqen nga lista”.Kjo është deklarata e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë mbledhjes në Komisionin e Punës. Janë mbi 800 familje qëdo të hiqen nga skema e ndihmës ekonomike për vitin 2016.

  • Mehmetaj: E zhgënjyer nga politika
    S'është ashtu siç shfaqet në media

    Ndonëse prej dy vitesh ka marrë mandatin si deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejti Mehmetaj është e zhgënjyer nga politika shqiptare. Deputetja 22-vjeçare, më e reja ndër ligjvënësit shqiptarë, thotë në një intervistë për Report Tv se edhe pse e njeh politikën shqiptare prej 8 vitesh si aktiviste e LSI-së, ajo nuk është aq e pastër saç predikohet në media. Mehmetaj po ashtu e cilësoi të vonuar reformën e Arsimit të Lartë.

  • Flamur Noka 'bekon' fotografimin e
    votës, mbështet Këlliçin për FRPD?!

    Të martën në Korçë, vota per kandidatin per kryetar te FRPD Beldin Kellici u deklarua publikisht në Facebook, përmes një fotoje. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, aktualisht deputet i PDe ka “bekuar” këtë veprim, ku përmes llogarisë zyrtare në Facebooki ka bërë “like” – (pëlqej) postimit të simpatizantes së Këlliçit me votën e fotografuar.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv