Politikë

  • Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë dje në Këshillin Bashkiak të Durrësit, kundër Partisë Socialiste, për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm. Gjatë diskutimit të vendimit të Bashkisë për rritjen e tarifës me 20%, këshilltarët e dy krahëve të ndryshëm politik, PD dhe LSI, e kundërshtuan atë. PD votoi kundër, ndërsa LSI abstenoi.
  • Ftesa nga NATO për Malin e Zi
    MPJ: Rëndësi gjeostrategjike

    Tiranë - Menjehrë pas bërjes zyrtare të ftesës së Organizatës së Atlantikut të Veriut, NATO, ndaj Malit të Zi, Tirana zyrtare ka përshëndetur vendimin. Ministria e Punëve të Jashtme e ka konsideruar ftesën si një rëndësi gjeostrategjike.

  • 8 dhjetori, Çollaku: Nëse qeveria
    na dhunon, PD do përdorë forcën

    Ndryshe nga marshimet që demokratët kanë mbajtur kundër politikave të qeverisë së majtë që sipas tyre kanë varfëruar vendin, 8 dhjetori nuk përjashton skenarin e dhunës. Shefi i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha se opozita është e përgatitur t'i përgjigjet me dhunë nëse qeveria do të tregoje forcen ndaj protestuesve

  • Moratoriumi i pyjeve, Malltezi: Të
    hyjë në fuyqi. Qeveria: Pas 1 janarit

    Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi në një deklaratë për mediet tha se, pas vendimit të qeverisë për të vendosur moratorium 10-vjeçar për pyjet kërkoi  që të hyjë menjëherë në fuqi dhe jo më 1 janar. Por, qeveria ka reaguar duke thënë vetëm pas përfundimit të shqyrtimit dhe miratimit në Parlament mund të nisë zbatimi i të gjitha efekteve të moratoriumit.  VIDEO

  • Tre konventat e fundit për kreun
    e FRPD, diferenca me 200 vota

    Zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë hyrë në fazën vendimtare, teksa kanë mbetur vetëm 3 Kuvende zgjedhore deri në përfundim të garës. Gazeta Shqiptarja.com publikon rezultatet e tre kandidatëve në 17 degët ku u zhvilluan votimet. 

  • ​Buxheti i vitit 2016, Vasili: Kemi
    kritika, s'do kushtëzojmë me votë

    Ndonëse do të mbështes me votë pro projektbuxhetin e vitit 2016, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ndalet së sugjeruari që ai të jetë sa i qëndrueshëm dhe efikas. Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI-së tha se, pavarësisht kritikave që ky projektbuxhet mori në komisionet parlamentare, sidomos për shëndetësinë, LSI nuk do ta kushtëzojë votën e saj.

  • Meta: Shqiptarët të shfrytëzojnë
    punësimin e ligjshëm në Gjermani

    Kreu i Kuvendit Meta tha në një takim me Kryetarin e Komisionit të Çështjeve të Brendshme në Bundestag, Ansgar Heveling se duhen shfrytëzuar të gjitha mundësitë për punësim të ligjshëm në Gjermani të qytetarëve shqiptarë.Meta diskutoi me Heveling progres raportin, krizën e refugjatëve, reformat që po bën Shqipëria në drejtësi e më gjërë si dhe bashkëpunimin dy palësh

  • Basha nga Durrësi: Më 8 dhjetor
    përgjigje Ramës, po kërcënohet liria

    Durrës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Durrës, nga ku ka ftuar të gjithë shqiptarët që më 8 Dhjetor të protestojnë kundër tiranisë, korrupsionit dhe krimit.

  • Rama mbledh koordinatorët e PS:
    Nuk ka shtyrje, Kongresi në jana

    Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në muajin janar, ashtu siç ishte përcaktuar në Asamblenë e kësaj partie. Ky vendim është marrë këtë të martë në tryezën që kryeministri Edi Rama zhvilloi me koordinatorët në selinë e PS. Gjatë takimit, përveç Kongresit, është diskutuar edhe për ristrukturimin e Partisë Socialiste.  FOTO

  • Sherret për FRPD, Basha: Kush më 
     përdor emrin, s'meriton asnjë votë

    Kryetari i Partisë Demokratike i ka tërhequr “veshin” dje tre kandidatëve në garën zgjedhore për kryetarin e ri të Forumit Rinor, që të mos përmendin emrin e tij apo të zyrtarëve të tjerë të PD, tek strukturat rinore, si në mbështetje të njërit apo tjetrit kandidat. 

  • ​Konventa e FRPD, Ervin Salianji fiton
    në Elbasan, por ende kryeson Këlliçi

    Konventa zgjedhore e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Elbasan është fituar nga kandidati Ervin Salianji. Nga 325 të rinj demokratë të Qarkut të Elbasanit të cilët morën pjesë në kuvendin e FRPD, në përfundim të numërimit të votave, Ervin Salianji mori 159 vota. Pas tij, i dyti doli Belind Këlliçi me 107 vota, ndërsa e treta, Oriela Nebijaj me 59 vota.

  • Ndocaj:Të largohet prefekti Lezhës
     nuk njeh ligjet dhe kushtetutën

    Deputeti më i ri i parlamentit shqiptar, Eduart Ndocaj kërkon shkarkimin e prefektit të Lezhës Altin Jaku. Sipas Ndocajt prefekti i ka shkelur kushtetutën duke shpërfillur ditën e shpalljes së pavarsisë. Në një reagim për mediat Ndocaj tha se asnjë përfaqsues i prefektures nuk mori pjesë në ngritjen e flamurit.  VIDEO

  • Basha në Elbasan: Buxheti 2016
    dëshmi e përkeqësimit ekonomik

    Nga Elbasani ku mori pjesë në konventën e 16 të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kryedemokrati, Lulzim Basha, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë Rama. Sipas tij projektbuxheti i vitit 2016 është dëshmi e pëkeqësimit të gjendjes ekonomike. Për këtë Basha thotë se është koha që të rinj më 8 dhjetor t'i japin fund së keqes.

  • Dekriminalizimi, Rama: Flasim
    me fakte pas miratimit të ligjit

    Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të hënë nga qyteti i Beratit gjatë aktivitetit "Të pastrojmë më tej Shqipërinë" se reformat e ndërmarra deri më tani nga qeveria kanë nevojë për shtysë të mëtejshme. Kreu i qeverisë duke folur për ndryshimet në Policinë e Shtetit në dy vjet, tha se me miratimin e ligjit të dekriminalizimit do të mësoeht se kush e kriminalizoi politikën. “Do votohen ndryshimet kushtetuese dhe do flasim pastaj, me fakte dhe do të shikojmë se kush do jenë ata, ku janë ata kriminelët që do kapë ligji, të kujt janë”, u shpreh Rama.  VIDEO

  • Medalje ish-sigurimsave, PD
    "U dekoruan xhelatët e Hoxhës"

    Partia demokratike dënon ashpër vendimin e qeverisë për të dekoruar fuksionarë të ish sigurimit të shtetit një vit më parë në 70 vjetorin e çlirimit të vendit. Nga selia e Partisë Demokratike kreu i grupit demokrat Edi Paloka u shpreh se Rama ka shpërndarë medalje personave të cilët kanë vrarë pa gjyq gjatë diktaturës komuniste. Reagon kryeministria: Medaljet janë dhënë vjet.   VIDEO

  • Debati për listën e 2017-ës
    degët përplasen me strukturat

    Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës ka nxjerrë në pah skenarët brenda Partisë Demokratike, të cilët lidhen me një rikonceptim të mundshëm të degëve lokale, propozime këto të Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, atij Organizativ, Eno Bozdo, të Burimeve Njerëzore, Fatbardh Kadilli dhe të deputetit Genc Ruli.

  • Lufta në PD për kandidimin në
    zgjedhjet 2017, kritika Bashës

    Në Partinë Demokratike jo të gjithë janë dakord me modelin përmes të cilit kryetari Lulzim Basha udhëheq partinë më të madhe të të djathtës dhe opozitën në tërësi. Zërat kritikë ndaj tij janë intensifikuar kryesisht pas humbjes në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, por edhe për qëndrimet e mbajtura nga PD për disa çështje të karakterit ekonomik dhe social nisur nga reformat e qeverisë “Rama”

  • Refugjatët, Meta: Shqipëria s’do të
    ndërtojë asnjë mur për t’i pengua

    Kreu i Kuvendit Ilir Meta shprehet se, dy sfidat kryesore të Shqipërisë janë lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Në një intervistë për “L’Unita TV”, ai tha se reforma në drejtësi përveçse do bëjë me efikase luftën ndaj këtyre dy fenomeneve,  do bëjë të mundur hapjen e negociatave për në BE. 

  • Shehu: PD ka lidershipin e duhur
    por duhen bërë përmirësime ende

    Kreu i departamentit për Shëndetësinë në PD, Tritan Shehu nuk i sheh me vend kritikat për lidershipin e partisë më të madhe opozitare në vend. Duke folur për Shqiptarja.com, Shehu shprehet se, “PD ka lidershipin e duhur” dhe se opozita ka arritur të fitojë besim.

  • Basha injoron kritikat e Selamit:
    S'mund të shpenzoj asnjë sekond

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur me injorim vërejtjeve të deputetit të tij, Eduard Selami për mënyrë ne drejtimin ë të PD-së në këto dy vite. Basha nuk e cilësoi “kontribut konsturktiv dhe pozitiv”, duke thënë se komentet e Selamit janë vetëm për konsum mediatik. Lideri i opozitës edhe pse nuk pranoi të debatonte me deputetin e PD-së gjithësesi tha se ai nuk është e keqja më e madhe.
    Blushi: Kuvendi nuk pastrohet për sa kohë partitë janë të pista
     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv