Politikë

  • Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi i ka dhënë një tjetër "shuplakë" Kuvendit të Shqipërisë, e veçanërisht partive politike, të cilat i quajti përrenj të pisët, duke përfshirë këtu edhe Partinë Socialiste ku ai bën pjesë.  "Partitë tona kanë marrë peng Shqipërinë duke kriminalizuar kuvendin".  VIDEO
  • Reforma në Drejtësi, Tomasova:
    Largoni gjyqtarët e korruptua

    Ambasadorja çeke në Shqipëri njëzëri me të gjithë diplomatët e huaj në vendin tonë ka theksuar se duhet të largohen të gjithë gjyqtarët e korruptuar nga administrata publike. Në një tryezë ku po diskutohet për reformën në drejtësi me grupet e Interesit në qytetin e Shkodrës ambasadorja Bronislava Tomasova tha se pa reformen në Drejtësi nuk ka integrim në BE

  • Dekriminalizimi shtyhet javën 
     tjetër, Leskaj "ruan" mandatin

    Maxhoranca në Kuvend rrëzoi me 72 vota kërkesën e PD për heqjen e mandatit të deputetes për Valentina Leskajn (40 vota pro, 72 kundër, 3 abstenim). Votimi për ligjin e dekriminalizimit është lënë për javën e ardhshme, ku Berisha deklaroi që sot votë kundër: Ju sfidoj ejani ta bëjmë testin e drogës.  Braho: Amendamentet e PD-së tendencë për zvarritje të votimit. Ne brendesi te lajmit, replikat Berisha-Tahiri. VIDEO
    Te GJITHA lajmet nga seanca plenare
    2 amendamentet e PD për "drogën"

  • Meta në Itali, Chiti: Fqinjësia e
    mirë kyçe për sigurinë në Evropë

    Marrëdhënia e fqinjësisë së mirë që Shqipëria gëzon në Rajon si vend anëtar i NATO-s merr një rëndësi të veçantë në kohën kur siguria evropiane është cënuar nga kërcënime për sulme terroriste. I këtij mendimi është kryetari i Komisionit të Politikave të Bashkimit Evropian në Senatin Italian Vannino Chiti, vlerësim të cilin ai ja ka shprehur kryetarit të Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës që po zhvillon në shtetin fqinj
    Meta: Duhen përpjekje ndërparlamentare për Evropë në paqe

  • Klosi: Mbi 800 familje abuzuese
    do të hiqen nga ndihma ekonomike

    “Të tjerë abuzues të ndihmës ekonomike janë identifikuar dhe gjatë 2016 do të hiqen nga lista”.Kjo është deklarata e ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë mbledhjes në Komisionin e Punës. Janë mbi 800 familje qëdo të hiqen nga skema e ndihmës ekonomike për vitin 2016.

  • Mehmetaj: E zhgënjyer nga politika
    S'është ashtu siç shfaqet në media

    Ndonëse prej dy vitesh ka marrë mandatin si deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejti Mehmetaj është e zhgënjyer nga politika shqiptare. Deputetja 22-vjeçare, më e reja ndër ligjvënësit shqiptarë, thotë në një intervistë për Report Tv se edhe pse e njeh politikën shqiptare prej 8 vitesh si aktiviste e LSI-së, ajo nuk është aq e pastër saç predikohet në media. Mehmetaj po ashtu e cilësoi të vonuar reformën e Arsimit të Lartë.

  • Flamur Noka 'bekon' fotografimin e
    votës, mbështet Këlliçin për FRPD?!

    Të martën në Korçë, vota per kandidatin per kryetar te FRPD Beldin Kellici u deklarua publikisht në Facebook, përmes një fotoje. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, aktualisht deputet i PDe ka “bekuar” këtë veprim, ku përmes llogarisë zyrtare në Facebooki ka bërë “like” – (pëlqej) postimit të simpatizantes së Këlliçit me votën e fotografuar.

     

  • Ligji për pushtetin vendor, PD
    'sulmon' Finon, ja debatet te 'Ligjet' 

    Ligji i ri për pushtetin vendor ka filluar diskutimin në Komisionin e Ligjeve. Ministri i Pushtetit Vendor Bledi Cuçi foli për parimet e draftit. Diskutimet u ndërprenë për shkak të debatit mes Bashkim Finos dhe Oerd Bylykbashit për kalendarin. Ligji parashikon kufizimin në vetëm 3 mandate të të drejtës për t'u rizgjedhur për kryebashkiakët. Po ashtu, hiqet pagesa për këshilltarët bashkiakë. 

  • PD: Dalja nga burgu e deputetit
    Prenga cënon dekriminalizimin

    Ndërsa në fjalën e tij para parlamentarëve demokratë, kryetari Lulzim Basha foli në mënyrë të detajuar për suksesin e ligjit të dekriminalizimit, në takimin me dyer të mbyllura deputetët e PDsë kanë shfaqur shqetësimin për zbatimin e këtij ligji nga qeveria. Për këtë shqetësim deputetët e djathë i janë referuar lirimit të deputeti Armando prenga nga Gjykata e Lartë.

  • Meta intervistë për Rai News 24:
    Shqipëria aktive ndaj terrorizmit

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në një intervistë dhënë për kanalin televiziv italian “Rai News 24” është shprehur se Shqipëria do të jetë shumë aktive në luftën kundër terrorizmit dhe në të ardhmen. Për krizën e refugjatëve, Kryetari i Kuvendit tha se “Shqipëria dhe institucionet e saj po përgatiten për ndërtuar një plan masash dhe për të bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për të qenë të gatshëm për të përballuar këto problematika”.    VIDEO- Intervista e plotë
    Terrorizmi, Meta: Duhen përpjekje ndërparlamentare për Evropë në paqe

  • Dekriminalizimi, Basha: Ligji nuk
    e zgjidh testin e drogës, protesta
    "

    Gjatë mbledhjes së sotme të grupit Parlamentar kreu i Demokratëve Basha përsëriti ndër të tjera edhe njëherë thirrjen për protesta në mbarë vendin për largimin e kësaj qeveri të korruptuar sipas tij. Në fajëe tij Basha i atribuojë PD meritat për miratimin e ligjit për Dekriminalizimin por u shpreh se ligji nuk është garanci për zgjedhjet partiake të kryeminstrit por ai nuk e zgjidh testin e drogës.  VIDEO

  • PD s'tërhiqet: Edhe nëse s'bën
    testin, do trajtohesh si drogaxhi

    Partia Demokratike nuk tërhiqet nga testi i drogës dhe këtë të mërkurë ka dorëzuar në Kuvend edhe dy amendamente ku kërkojnë që përdorimi i substancave narkotike të jetë kusht pengues për të mbajtur një post publik. PD thotë se deputetëve duhet të mos i jepet mandati edhe në rast se refuzojnë që ta kryejnë testin e drogës. Por veç kësaj, ai do të trajtohet sikur të ishte përdorues droge. "Në rast refuzimi personi trajtohet sikur të ketë rezultuar përdorues i substancave narkotike".  VIDEO

  • Vullnetarizmi, LRI nis konsultimin 
    me të rinjtë dhe me shoqërinë civile

    Lëvizja Rinore për Integrim ka nisur konsultimet publike me organizatat e shoqërisë civile mbi projektligjin për vullnetarizmin të propozuar nga LSI. Deputetja Kejdi Mehmetaj, një nga nismëtarët e projektligjit, tha se nisma synon të nxisë shoqërinë për të qenë më aktive dhe për të qenë vullnetarë edhe në shërbim të atyre që kanë nevojë.

  • Bushati: Kriza e emigrantëve të
    mos ndikojë në zgjerimin e BE-së

    Ministri Bushati i pranishëm në konferencën e 7 të ministrave të jashtëm të Europës Juglindore tha se kriza e emigrantëve të kohëve të fundit nuk duhet të ndikojë në zgjerimin e BE-së dhe për këtë duhet të tregohet mjaft kujdes.

  • Lutaj sherr me Dogjanin jashtë 
     syrit të kamerave në Kuvend

    Dy deputetë të forcave kundërshtare, Pirro Lutaj i Partisë Socialiste dhe demokrati Asllan Dogjani janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura që zhvillohej në komisionin kuvendor të Sigurisë Kombëtare për masat e sigurisë që ka marrë Shqipëria. Flamur Noka Pirro Lutajt: Ti e godite i pariVetë deputeti Lutaj pranoi për Shqiptarja.com se ka pasur debate të forta me Dogjanin, por mohoi që mes tyre të kishte pasur konfrontim fizik. VIDEO  VIDEO/Korridoret e Kryesisë së Kuvendit pas sherrit

  • Terrorizmi, Meta: Duhen përpjekje
    ndërparlamentare për Evropë në paqe

    Të gjitha vendet evropiane duhet të intensifikojnë përpjekejet ndërparlamentare për një Evropë më të fortë dhe më solidare përballë kërcënimeve terroriste. Këtë bindjen ndanë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Italisë Laura Boldrin gjatë vizitës që kryeparlamentari shqiptar po zhvillon në shtetin fqinj.

  • Çuçi flet për 4 rajone, Petrit Vasili
      "Nuk mund të jetë i njëanshëm"

    Përmendja e planit të qeverisë për ta ndarë Shqipërinë në 4 rajone në vend të prefekturave nuk ka marrë miratimin e LSI-së. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur i habitur për këtë nismë në Komisionin e Ligjeve, dhe është shprehur se nuk mund të jetë një vendim i tillë i njëanshëm. 

  • Kreu i FRPD, cenohet procesi
    zgjedhor në Korçë, fotografohet vota

    Rivaliteti i shtuar dhe shpesh herë i shoqëruar nga tensione në  garën zgjedhore për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka bërë që kandidatët të kenë dyshime për votat reale të mbështetësve të tyre. Për t’i shuar këto dyshime është parë e udhës fotografimi i votës dhe hedhja e saj në rrjetet sociale.

  • Llalla kundër PD-së: Aferën e
    CEZ e hetoj vetëm unë, ja letra

    Gazeta Shqiptarja.com zbulon shkresen e Kryeprokurorit dërguar kuvendit ku rreshton arsyet se hetimi për aferën e CEZ duhet të bëhet vetëm nga ky organ: Mos cënoni pavarësinë e organit të akuzës. Në letër, kryeprokurori Adriatik Llalla shprehet se mundësia e një hetimi të huaj për këtë çështje është në shkelje të Kushtetutës, teksa shton se ky organ i ka kapacitetet e duhura. 

  • Sali Berisha: Kryeministrin Rama e
    tregojnë me gisht si përdorues droge

    Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar publikisht kryeministrin Edi Rama si përdorues kokaine. Në një status në Facebook, Berisha thotë se Rama para 3 vjetësh ka bërë një ndërhyrje plastike në hundë për shkak të dëmtimit nga over doza.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv