Politikë

  • Pas Berishës, edhe Jozefina Topalli është shprehur kundër sistemit prim. Përkundër deklaratave të Bashës I cili la të hapur mundësinë e rishikimit të këtij sistemi, çka do të dëmtonte partitë e vogla, Topalli ka thënë se kryeministri Rama duhet të fokusohet tek ekonomia e shqiptarve dhe jo tek primi. 
  • PDIU e pakënaqur me Ramën për
    çështjen çame, Mamo: Asnjë lëvizje

    Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk është e kënaqur me aleatin e saj qeverisës Edi Rama, për sa i takon çështjes çame. Deputeti i PDIU-së, Omer Mamo tha sot gjatë seancës parlamentare se për çështjen çame nuk është ndërmarrë asnjë hap. Sipas deputetit çam të qarkut të Fierit, ndryshe nga c’premtoi, se do të bënte maksimumin për zgjidhjen e çështjes çame, qeveria sot nuk ka ndërmarrë masat e duhura për këtë.

  • Berisha: Mikja e Ramës futi 1000
    tonë, lumë kontrabande cigaresh

    Ish kryeministri Berisha nga foltorja e Parlamentit akuzoi  edhe njëhërë qeverinë se ka lajuar një kontrabandë masive të cigareve. Ai iu referua një biznesmeneje, sipas tij shumë të afërt me kryeministrin Rama, që ka futur 1.000 tonë cigare kontrabandë me vlerë 48 milionë euro.

  • Braçe: Fondet e shoqërisë civile
    në 2010-2013 në duart e Henri Çilit

    Ministri Klosi dhe deputeti Brace iu pergjigjen akuzave te opozites per ngritjen e Keshillit Kombetar per Shoqerine Civile, duke i permendur abuzimet e bera sipas tyre gjate qeverisjes se djathte me fondet e AMSHC. Sipas tyre fondet shkuan per 5 organizata prane pushtetit. Brace tha se tre prej tyre ishin ne dore te nje personi te vetem, pronarit te universitetit ku mbesa e ish-kryeministrit ka botuar librin e saj, qe ne fakt rezulton Universiteti Europian.

  • Berisha "qan hallet" politike te 
    Nishani, sërish në Presidencë /VD

    Ish kryeministri ka zhvilluar një takim informal kokë më kokë më presidentin e Republikës Bujar Nishani.  Burime për Shqiptarja.com konfirmojë se në fokus të diskutimit ishin zhvillimet politike në vend. Takimi ka zgjatur 40 minuta në presidencë ndërsa ish-kryeministri nuk u prononcua rreth tij.  FOTO  VIDEO

  • Akuzat e PD, Braçe: Asnjë mësues
    i flakur në rrugë për motive politike

    Akuzave të Partisë Demokratike për emërime politike të mësuesve në institucionet arsimore në rrethin e Lushnjes ku ai është deputet apo largime për motive politike, socialisti Erion Braçe, iu përgjigj duke mohuar që një gjë e tillë të ketë ndodhur. Sipas tij asnjë mësues nuk është hequr nga puna as në shkollë e Kryekuqit në Divjakë, ku mësuesi abuzoi me nxënësen 12-vjeçare.

  • Braçe-Berishës: Trego se ku
    janë eshtrat e Remzi Hoxhës

    Deputeti socialist Erion Braçe i kërkoi në seancën e sotme plenare, ish kryeministrit Berisha që t’u tregojë familjarëve të Remzi Hoxhës se ku fshihen eshtrat e tij. Shqiptari nga Maqedonia u rrembye nga SHIK ne vitin 1997 dhe humbi jeten si pasoje e torturave cnjerezore, por trupi i tij nuk u gjet asnjehere. Ne ate kohe Sali Berisha ishte President i Republikes. Reagon Berisha: Nuk ja kisha degjuar ndonjehere emrin, dosjen e tij e zhduku Fatos Klosi.
    VIDEO/Debati Braçe-Berisha

  • Berisha: Ju rrini në kohën time të 
    pafundme, Ruçi: Vdes për mikrofon

    Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalë të gjatë në Kuvendin e Shqiëprisë, ku siç ka ndodhur vazhdimisht edhe në seanca të tjera, nuk respektoi rregulloren sa i përket minutazhit. Edhe pse nuk e përmendi në fjalën e tij, çka i jep të drejtën deputetit për të repelikuar për procedurë, socialisti Erjon Braçe u ngrit i revoltuar në foltoren e Kuvendit për t'iu përgjigjur të gjithë lumit të akuzave që Berisha ngriti ndaj qeverisë.

  • Berisha: Miqtë e mi hakera zbuluan
    se Rama do marrë dhe 3 Benz blind

    Ish-kryeministri Sali Berisha paraqiti sot në Kuvend një dokument sekret të Gardës së Republikës sipas të cilit veç makinave Jaguar që qeveria do të marrë me qera, janë edhe tre Benza të blinduar me vlerë të paltën 700 mijë euro secili. Deputeti demokrat tha se e ka marrë këtë informacion përmes hakerave të cilët tha se i ka miq.

  • I tha "kafshë", Beqaj: Zonja
    Dedaj ndjesë, njeri i gjallë jam

    Një fyerje pa mikrofon e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ndaj deputetes së Partisë Demokratike Albina Dedaj është bërë shkak për ndërprerjen e seancës së Kuvendit dhe mbledhjen e Byrosë për të marrë një vendim në lidhje me këtë situatë. Byroja rrëzon kërkesën e PD-së: Beqaj nuk është deputet. PD kërkon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për përjashtimin me 10 ditë të Beqajt. Rinis Seanca. Beqaj ndjesë publike deputetes Dedaj. Debatet gjatë diskutimeve për rastin e 10-vjeçarit të sëmurë që kërkon transplant mëlçie. Dedaj: Je ministri më i pamëshirshëm.  VIDEO

  • Kryetarët e grupeve: Hetimi i CEZ
    në Kuvend, seanca në 19 nënto

    Konferenca e Kryetarëve ka vendosur të fus në kalendarin trejavor të punimeve të kuvendit projektligjin e Partisë Demokratike për hetimin ndërkombëtar të CEZ.

  • Bushati në Brazil, nënshkruhet
    marrëveshja për Transportin Ajro

    Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Republikën Federative të Brazilit ka zhvilluar në sërë takimesh, mes tyre atë me homologun Mauro Luiz Iecker Vieira si dhe Ministrin e Shtetit për Turizmin, Alberto Alves. Nënshkruhet marrëveshja për Transportin Ajror.

  • Ndocaj "merr udhën" për Kuvend
    përsërit në makinë fjalimin dOnjitoz

    Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduard Ndocaj është nisur këtë mëngjes nga Lezha ku ai banon, për në Tiranë. Ai do të marrë pjesë në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ku pritet të mbajë fjalimin e parë si ligjvënës. Por, besojmë nga emocionet, shihni si ka shkruar dinjitoz!

  • Mbyllet analiza e zgjedhjeve, PD
    drejt krijimit të 20 degëve të reja

    Sot dhe nesër Partia Demokratike finalizon procesin e analizës në të gjitha degët e saj. Dy degët e fundit të cilat ende s’kanë analizuar votën e 21 qershorit, sipas udhëzimit të datës 4 tetor të kryetarit demokrat, Lulzim Basha, janë ajo e Tropojës dhe Peqinit. 

  • Nishani "përplaset" me Felajn
    refuzon t'i bëjë burrin prokuro

    Bashkëshorti i Ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin Ermonela Felaj ka humbur mundësinë për tu bërë pjesë e trupës së prokurorëve. Bledar Velikaj i është rrëzuar dekreti, dhe për pasojë ai do të vijojë të qëndrojë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Vendimi për refuzimin e dekretimit të tij prokuror është marrë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili nga 9 propozimet për prokurorë të bërë nga kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, ka vendosur të miratojë vetëm 7 prej propozimeve, ndërkohë që dy të tjerë janë refuzuar. 

  • Islami: Primi elektoral, propozim
    politik, duhet diskutim i gjerë 

    Deputeti i PD, Kastriot Islami, si një prej politikanëve më me përvojë në vend dhe njëherazi ekspert i çështjeve zgjedhore, thotë se diskutimet për ndryshimin e Kodit Elektoral, duhet t’i nënshtrohen një analize të thellë dhe të studiohen me kujdes.

  • Ironizon Bejko: Ne provincialët 
    presim të tjerë të mëdhenj nga Tirana 

    Ditët e fundit, dega e PD-së në Gjirokastër është vizituar nga 2 kandidatët, Ervin Salianji dhe Oriela Nebijaj, të cilët kanë zhvilluar takime me strukturat rinore atje. Bejko: Prisnim te tjere te medhenj nga Tirana. 

  • Mbrojtje e të drejtave të njeriut 
    ​Ligjet miratojnë konventën e KE

    Komisioni për Çështjet Ligjore shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për ratifikimin e protokollit nr. 15, të Konventës Europiane, për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”.

  • Artan Gaçi: Tenderat fitohen nga
    të njëjtët njerëz /Intervista e plotë

    Përqendrimit i tenderave publik vetëm në pak duar është ngritur si shqetësim nga deputeti socialist, Artan Gaci në seancën e kësaj të mërkure ne komisionin e veprimtarive prodhuese . socialisti gaci thotë për mediat se ndonse ka një farë përmirsimi të këtij fenomeni 25 vjecar problemi i shpërndarjes së tyre mbetet ende prezent.

  • Shtyhet sërish progres-raporti
    për Shqipërinë, del më 10 nënto

    Progres Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë do të publikohet javën e ardshme. Ky fakt mësohet nga Shqiptarja.com përmes burimeve nga Brukseli, të cilat saktësojnë se ky raport do të bëhet publik më 10 nëntor, të martën e ardhshme. Shkak i shtyrjes janë zgjedhjet në Turqi dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe për vendet e tjera jo vetëm për Shqipërinë. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv