Politikë

  • Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet është bërë pjesë e kabinetit qeveritar, duke marrë një post në nivel zv.ministri. Në vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, Halil Hyseni emërohet zv.ministër i Punëve të Jashtme.
  • 3 Ish-Ministrat kërkesë Bashës:
    Kontrollo kryetarët e degëve 

    Genc Ruli, Arben Imami, dhe Majlinda Bregu kanë ngritur shqetësimin mbi reagimet e kryetarëve të degëve të PD në rrjetet sociale, të cilët akuzojne ish-pushtetarët për mungesëne angazhimit në fushatën zgjedhore të 21 qershorit. 

  • Basha: Shtrëngimi i duarve të dyshes
    Rama-Meta, s'mund të varros CEZ

    Ndonëse as deputetët e forcës politike që kryeson nuk morën pjesë në votimin e projektligjit në séancën e shkuar për hetimin ndërkombëtar të çështjes CEZ, kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur se dy aleatët në qeverisje mbyllën korrupsionin më të madh në vend duke e bërë këtë qeverisje të kalbëzuar.  VIDEO

  • PD përsërit akuzat ndaj Tahirit
    Ristani: Ministri të japë dorëheqjen

    Partia Demokratike edhe gjatë ditë së sotme ka përsëritur të njëjtat akuza ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Selia blu nuk ka fakte të reja por theksoin se Tahiri duhet të japë dorëheqjen për shkak se po bashkëpunon me krimin. VIDEO

  • PD: Çela i OSHEE para drejtësisë
     Edi Rama paracakton tenderët

    Partia Demokratike i bëri thirrje drejtësisë të veprojë ndaj administratorit të OSHEE-së Ardian Celën i cili sipas selisë blu është përgjegjësi kryesor i vjedhjes së miliona lekëve.  Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Gent Strazimiri vijoi akuzat ndaj kompanisë EUROCOL të biznesmenit Carapuli i cili është shpallur fituesi i tenderit 5 milionë euro për rikonstruksionin e godinës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.  VIDEO

  • Berisha: Ekonomia drejt greminës
    asnjë investim në rrugë dhe spitale

    Ish-kryeministri Sali Berisha përgënjeshtori statistikat e fundit të INSTATtë cilat pohojnë se gjatë vitit 2015 ekonomia ka rritje me 2.55%. Në një postim në rrjetin social facebook Berisha akuzon për mashtrim me shifrat kryeministrin Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm të INSTAT-it Gjergji Filipi. 

  • "Qeveria", Rama-Meta tjetër takim
    Ja si i presin deputetët ndryshimet 

    Dy drejtuesit kryesore të koalicionit qeverisës, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta, kanë intensifikuar takimet ditët e fundit. Meta takohet në selinë e qeverisë me kryeministrin Rama e pak minuta më vone kreu i qeverisë i kthen vizitën, këtë herë në Kryesine e Kuvendit. Debati për ndryshime të mundshme në qeveri nuk ka kaluar pa u komentuar nga deputetët e majtë. VIDEO

  • Ministria e Jashtme: Aleatët asnjë
    pakënaqësi për votën pro Palestinës

    Vota e Shqipërisë pro vendosjes së flamurit të Palestinës dhe Vatikanit në selinë e OKB-së, nuk ka sjellë pakënaqësi tek aleatët tanë SHBA e BE, vende të cilat abstenuan në këtë votim. 

  • Të drejtat e të burgosurve: PS-LSI
    “luftë e ftohtë” te komisioni i ligjeve

    Ndonëse krerët e mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë qetësuar tonet, e njëjta gjë s’mund të thuhet për përfaqësuesit e tjerë të shumicës qeverisëse. 

  • Kryetarët e degëve, rezerva
    për deputetët që para fushatës

    Përplasjet në bazë mes të deleguarve të kryesisë, deputetëve dhe drejtuesve të departamenteve me kryetarët e degëve, nuk janë një gjetje surprizuese e raportit të analizës, pasi mosmarrëveshjet kanë nisur që para fushatës së zgjedhjeve.  Drejtuesit lokalë, ankesa tek Basha se deputetët s'u përgjigjen as në telefon. Sherret gjatë fushatës për listat e këshilltarëve.

  • Analiza/Kryetarët e PD-së: Edhe
    deputetët përgjegjës për humbjen

    Drejtuesit lokalë komentojnë raportin. Flasin Osman Stafa, Moisi Meminaj, Luan Baci dhe Rolan Bejko. Kryetari i degës së PD-së në Durrës, Osman Stafa thotë se deputetët janë shmangur në raportin e analizës, për shkak se materiali është më tepër përgjithësues për problemet e ndeshura në zgjedhjet e fundit. 

  • Fotolajm/ Akuza debat i ashpër?
    Ruli e Gjiknuri të qeshur më pas

    Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, në komisionin e Veprimatrive Prodhuese ku raportoi mbi ligjin për eficencën e Energjisë ka debatuar ashpër me ish-ministrin e Ekonomisë Genc Rulin. 

    Ndërsa kane ndare akuza gjate mbledhjes ku ministri foli per here te pare ne lidhje per akuzat me cez, dy kundershtaret politike jane fotografuar mjaft te qeshur ne perfundim te mbledhjes siç duket edhe nga këto foto

    genc ruli dhe gjiknuri

    genc ruli dhe gjiknuri
    Redaksia online
    (s.m/shqiptarja.com)

     

  • Ish këshilltari i Presidentit: Braho
    plaki rrjedhur,e padis për shpifje 

    Ish këshilltari i Presidentit, Piro Ahmetaj i është përgjigjur akuzave të ngritura prej kreut të komisionit Parlamentar të sigurisë Spartak Braho dhe deputetit socialist Arben Çuko. Në një reagim në facebook, Ahmetaj deklaron se do të përballet me deputetin Çuko në gjykatë duke e akuzuar për shpifje, ndërsa Brahon do ta padisë për shpërdorim Detyre.

  • Fotolajm/ Homologia serbe e pret
    Gjermenin pa flamurin shqipta

    Homologia serbe e ministres Eglantina Gjermeni, e ka pritur ministren shqiptare në zyrën e saj pa flamurin shqiptar. Nga fotot e publikuara në faqen zyrtare të ministres serbe, por edhe nga zyra e shtypit të Gjermenit, duken në sfond vetëm flamunjtë e Bashkimit Evropian, dhe ai i Serbisë.

  • Intervista/ Gjinushi: Impulse të
    reja Transportet dhe Drejtësia

    Kreu i PSD-së Skendër Gjinushi kritikon punën e dy ministrive të drejtuar nga LSI. Në një intervistë për Report Tv i pyetur mbi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për ndryshime në qeveri, Gjinushi kërkoi më shumë impulse nga Ministria e Drejtesise dhe ajo e Transporteve, dy ministri qe drejtohen nga LSI, ndërsa vleresoi si të suksesshme punën e Ministrisë së Brendshëm dhe atij të Energjitikes  VIDEO

  • Nishani në Bullgari: Më tepër nxitje
    për bashkëpunim të mirë ekonomik

    Presidenti i Republikës Nishani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bullgari ku u prit nga homologu i tij Rosen Plevneliev ku ndër të tjera u diskutua mbështetja e palëkundur nga ana e Bullgarisë ndaj Kosovës. Në takim u diskutua për përfshirjen e saj në nisma dhe projekte rajonale, ashtu edhe në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sidomos për anëtarësimin e saj në UNESCO.

  • Bregu dhe Balla në një tryezë me
    Forumin e Integrimit Europian‏

    Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian Majlinda Bregu dhe deputeti socialist Taulant Balla kanë pritur në një takim në ambientet e kryesisë së Kuvendit Fondacionin e Integrimit Europian.  Në takim morën pjesë 30 ekspertë dhe studiues të cilët kanë si qëllim të kontribuojë në mënyrë cilësore në procesin e integrimit europian duke promovuar pjesëmarrjen e publikut dhe përmirësimin e zbatimit të politikave.

  • Berisha: Majko, Fino dhe Veliaj
    në garë për ti zënë vendin Ramës

    Ish-kryeministri Sali Berisha, behet pjese e debatit per ndryshime ne qeveri. Sipas tij, zerat per nje ringjallje iluzive te aleances dhe qeverisjes se saj, nepermjet ndryshimeve te kabinetit u shuan sepse vete kryeministri Rama, druhet se kjo mund ti rrezikoje postin e kreut te qeverise.

  • “Të dorëhiqet Tahiri!" PD dy
    ditë me të njëjtat akuza dhe foto 

    PD ka dalë me të njëjtin denoncim kundër ministrit: Lidhjen e kushërinjve të tij me shefin e kufirit në Dhërmi. VIDEO 

  • "Letra", Braho dëshmon në
    Prokurori, ikën në kundravajtje 

    60 minuta pas qëndrimit në ambientet e Prokurorisë së Tiranës ka përfunduar dëshminë e tij lidhur me atë çka ai ka shkruar në letrën ku parashikohej destabilitet në vend. Për të shmangur një komunikim me gazetarët Braho është larguar duke zgjedhur rrugën kundravajtje me makinë e tij me xhama të zinj. Ende nuk dihet se çfarë dëshmoi Braho dhe pse ai i'u drejtua prokurorisë dhe jo Policisë siç bënë Doshi, Prifti dhe bashkëshortja e Ismailaj  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv