Politikë

  • Gazeta Shqiptarja.com zbulon propozimet per kompetencat e Presidentit dhe Prokuroreve. Gati ngritja e nje gjykate te re. Ndryshon perberja e KLD.  VIDEO
  • PD nis analizën e Zgjedhjeve,Basha
    urdhër degëve: Më sillni rezultatet
    PDF-Urdhëri i Bashës për drejtuesit lokal

    Tre javë pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit Partia Demokratike nis punën për të bërë analizën zgjedhore. Kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha, përmes një urdhri të shpërndarë kërkon informacion të detajuar nga të gjitha degët lokale të kësaj force politike për votat për secilin kandidat të saj dhe rezultatin për çdo qendër votimi.

  • Naço te "5 Pyetjet": Reforma në 
    në Drejtësi me ndryshimin e KLD

    Ndryshimi i formulimit të KLD dhe përfshirja e Gjykatës së Lartë në të do të jenë edhe pikat kryesore të reformën në sistemin e drejtësi bëri të ditur Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ftuar në emisionin e “5 Pyetjet nga Babaramo.” Gjatë emisionit të drejtuar nga Ilir Babaramo, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço e cilësoi si lajm të mirë pjesëmarrjen e opozitës në reformën në drejtësi.  VIDEO

  • Basha:Nuland më siguroi mbështetje
    e njoha me parregullsitë e zgjedhjeve

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti të hënën pasdite në një takim NënSekretaren Amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe ato Euroaziatike, Victoria Nuland. Pas takimit, Basha në një prononcim për mediat, u shpreh se e njohu NënSekretaren Amerikane Victoria Nuland, me zhvillimet e fundit, duke nisur me zgjedhjet e 21 qershorit.  VIDEO

  • ​Dekriminalizimi, Nuland: Njerëzit
    nuk meritojnë të votojnë kriminelë

    Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-aziatike Victoria Nuland në përfundim të vizitës në Shqipëri ka folur për gazetarët mbi çështje e diskutuara gjatë takimeve zyrtare. Nuland është shprehur se gjatë takimeve me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha ka folur për problemet e brendshme, rajonale e më gjerë të Shqipërisë.  VIDEO

  • Rama:Me reformën në Drejtësi 
    mesazh BE, Schulz:Ju vlerësojmë

    Ka përfunduar në ambientet e kryeministrisë edhe takimi mes kryeministrit Rama dhe Martin Schulz. Pas takimit kokë më kokë Rama u shpreh se “Kryesfida e viti, reforma në drejtësi, për të cilën jemi angazhuar plotësisht. Do të kalojmë në vjeshtë për të dhënë mesazh të fortë BE-së për vullnetin tonë prë të qenë pjesë e familje së BE.”  VIDEO

  • Schulz me Nishanin: Nga ju presim
    një reformim të thellë në drejtësi

    Në takimin me presidentin Bujar Nishani, kreu i PE-së Martin Schulz është shprehur se nga Shqipëria pritet një reformim i thellë i sistemit të drejtësisë si dhe vendosja e një kulture evropiane të dialogut politik. “Si kreu i shtetit dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbetem plotësisht i angazhuar për të bërë çdo përpjekje për realizimin cilësor dhe me ritmin e duhur të kësaj reforme kyçe për vendin”, është shprehur Nishani.

  • Hapen materialet të 7 kutive në
    Durrës, vetëm 2 vota dolën fiktive

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për disa qendra votimi në Bashkinë e Durrësit. Opozita pretendonte se në 7 qendra votimi kishin votuar 11 emigrantë, të cilët nuk kishin ardhur në Shqipëri ditën e zgjedhjeve. Por pas hapjes së materialeve zgjedhoreve të këtyre kutive u verifikua se nga 11 votues fiktiv që pretendonte PD, 2 rezultuan të tillë.KQZ Do të hapë këtë të martë një tjetër kuti të materialeve zgjedhore, kësaj radhe në Shkodër. Pas ankimit të PD, që kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qendrën e votimit 0092.

  • Leskaj nënkryetarja 3 e Kuvendit 
    Në 18 korrik PS analizë zgjedhjeve 

    Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar ku përveç rendit të ditës, janë marrë disa vendime të rëndësishme duke filluar me zëvendësimin e postit të nënkryetarit të tretë, ku është propozuar emri i deputetes Valentina Leskaj. Rama: Reforma në drejtësi o do të bëhet ose do të bëhet, nuk ka mundësi tjetër.
      VIDEO

  • Arrihet pakti për drejtësinë
    SHBA-BE "pajtojnë" PD e PS

     Është dashur ndërmjetësimi i diplomatëve në Tiranë që opozita dhe mazhoranca shqiptare të arrijnë dakordësinë mes tyre për ecjen para me reformën në drejtësi. Pas takimit me ambasadoret Lu dhe Vlahutin, kreu i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafa njoftoi se eshte arritur marreveshja. Komisioni per reformen ne drejtesi do te kete 5 anetare te opozites dhe 5 te mazhorancesVIDEO

  • Schulz në Tiranë: 2015? Shumë 
     shpejt për negociata me BE-në

    Pavarësisht deklaratave optimiste që vijnë nga qeveria shqiptare, hapja e negociatave nuk pritet që të ndodh gjatë këtij viti. Ishte vetë presidenti i Parlamentit Europian Martin Shulz, që duke folur pas takimit me kryetarit e parlamentit Ilir Meta tha se në muajt e mbetur të këtij viti hapja e negociatave është e vështirë. Nga ana e tij kryeparlamentari Meta tha se vendi po ecën në rrugën e duhur me reformat, ku prioritet mbetet ajo në drejtësi. VIDEO   FOTO/Takimi i Schulz me Metën
    Schulz: Presim një reformë të thellë në drejtësi
    Rama: Me reformën në Drejtësi mesazh BE-së

  • Byroja Kombëtare e Hetimit, Abdiu:
    Ja 2 mënyrat se si mund të ngrihet 

    Ndonëse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi projektligjin e qeverisë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit si të papajtueshëm me nenet e kushtetutës, kjo nuk do të thotë se nuk ka mënyra të tjera për tu ngritur kjo strukturë e posaçme. Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu në një intervistë për A1 Report jep dy alternative se si mund të jetësohët Byroja Kombëtare e Hetimit në mënyrë që të respektohet në të njëjtën kohë ligji themeltar i shtetit.  VIDEO

  • "Territori", Shkëmbi: Krerët në ikje 
    të komunave po braktisin shërbimet

    Artan Shkëmbi që mban dhe postin e kryeratit të Agjencisë për Reformën Territoriale, në një intervistë për A1 Report sqaron problematikën e evidentuar deri më tani dhe vendimet e para që do të ndërmarrin kryetarët e rinj të 61 bashkive. Shkëmbi argumenton se deri tani janë evidentuar probleme në ato komuna dhe bashki ku kryetarët nuk do të jenë për një mandat tjetër, duke sjellë mungesë shërbimesh sidomos në zonat turistike.  VIDEO
     

  • Intervista/ Xhufi:Varrezat greke
    pelegrinazh për “Agimin e Artë"

    Intervista/ Historiani Pellumb Xhufi: Shtohen tre varreza të reja greke? Qeveria Rama të mos dyfi shojë mëkatet që politika korruptive ka bërë në të shkuarën. Vizita e Merkel ne Tirane, Xhufi: Banalitet nëse e quajmë vizitën konfirmim mbështetjeje, Merkel zhgënjeu palët.

  • Pronat, llogaritet çmimi i tokës
    së marrë nga ligji 7501 dhe fermat

    Trashëgimtarët e ish-pronarëve do të kalojnë në një sitë për të verifikuar nëse kanë përfituar nga ndarja e tokave në zbatim të ligjit 7501, apo të ndarjes së tokave të fermave dhe ndërmarrjeve bujqësore. 

  • Kompensimi i pronës, ATP të
    drejtë vendimi për mbivendosjet

    Qeveria ka propozuar t’i japë Agjencisë së Trajtimit të Pronave të drejtën e veprimit dhe në rastet e sipërfaqeve me mbivendosje. Tokat e marra nga ligji 7501 do t’u rillogaritet çmimi, përfi tuesve do u zbritet nga shuma për kompensimin. Dy format e parashikuara për zgjidhje në rast përplasje. Agjencia do të ketë të drejtën të nxjerrë në ankand tokat. 5 vjet afat për vendimin e dosjeve të vjetra VIDEO
    Kompensimi i pronarëve, çmimi i tokës do vlerësohet sipas vitit 1976

  • Durrës, kreu i LSI Meta në analizën 
    e ​zgjedhjeve:Të vijojmë të jemi fakto

    Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në analizën për zgjedhjet vendore të 21 qershorit të strukturave të LSI-së në Qarkun Durrës. Duke folur para anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së,  Meta tha se rezultatet e arritura në zgjedhjet e fundit janë një bazë shumë e mirë ëpr të ardhmen, ndërsa përmendi edhe disa nga qarqet kryesore të vendit ku kjo forcë politike ka shënuar një rritje të ndjeshme.  VIDEO

  • Balla në Parlamentin Europian:
    Zgjedhjet një hap i madh përpara

    Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte i ftuar në Komitetin e Politikës së Jashtme “Willy Brandt”, në Parlamentin Europian.

  • Marku e Hoxha analizojnë humbjen
    e PD: Të çlirohet nga pengmarrësit

    Cilat ishin arsyet e vërteta që çuan PD në humbjen e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit?! Dy ish deputetë e këjsa force politike Mark Marku dhe Fatos Hoxha japin këndvështrimet e tyre. Siaps Mark Markut opozita nuk pati kohë të rifitojë besimin e qytetarëve, por në mënyrë të veçantë shqiptarët u trysnuan nga presioni i kryeministrit. Ndërsa Fatos Hoxha mendon se e djathta nuk kishte alterantive të besueshme dhe se u paraqiti shqiptarëve të njëjtën alternativë të 2013 që e çoi në humbje.  VIDEO

  • Reforma në Drejtësi, PS-PD
    'luftë' për numrat e Kushtetutës

    Reforma në drejtësi nuk mund të bëhet pa votat e opozitës. Ndryshimet që kërkon të bëjë maxhoranca kanë në thelb ndryshime kushtetuese, por ndërhyrja në aktin themeltar të shtetit, kërkojnë votat e 94 deputetëve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv