Politikë

  • Kryetari i PS Edi Rama risolli në vëmendje përplasjen mes tij dhe mediave që kryesocialisti i cilëson si pro – qeveritare për komunikimin me një ish të përndjekur politik, Dod Miri
  • Spahiu: Berisha e Rama janë
    tradhëtarë të Kombit

    Në qytetin e Kavajës, Aleanca Kuq e Zi ka organizuar një manifestim politik në nderim të 13 vjetorit të heroit Indrit Cara, vrarë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
    Spahiu: Berisha financohet nga Al Kaeda

  • Poliçan, Rama: Mbysni frikën
    ndryshimi në dorën tuaj

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në vazhdën e turit të takimeve është ndalur në qytetin e Poliçanit për të shpërndarë kartat e anëtarësisë për 200 anëtarë të rinj të Partisë Socialiste. Ai pohoi se jo të gjithë prindërit janë entuziast për hyrjen e fëmijëve të tyre në PS. Kjo jo sepse nuk kanë bindje të tilla, por nga frika e papunësisë, varfërisë, çmimeve të larta e korrupsionit.

  • Topalli: Me Dulen duhet
    të jeni optimistë

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. Ajo e cilësoi PBDNJ, partinë simotër të demokratëve.

  • 20-vjetori i PBDNJ, Rama: Ne
    në anën e duhur të historisë

    Mes parimeve dhe pazareve politike, Vangjel Dule ka zgjedhur gjithmonë parimet. Me këto fjalë kryesocialisti Edi Rama ka përshëndetur sot liderin PBDNJ me rastin e 20 vjetorit të themelimit të kësaj partie. “Dule mes parimeve dhe pazareve ka anuar gjithmonë nga parimet, mes interesave të pushteti dhe hijenave të saj, ka mbajtur anën e njerëzve. Mbrojti PBDNJ nga përçarjet që e kërcënonin”, tha Rama.

  • Censusi, Athina: Presione
    nacionaliste minoritetit grek

    Minoriteti grek në Shqipëri jeton nën presionin e qarqeve nacionaliste. Akuza vjen nga zv/ministri i Jashtëm grek, Dimitris Dollis, dhe është bërë në kryeqytetin shqiptar, gjatë një ceremonie zhvilluar sot me rastin e 20 vjetorit të PBDNJ-së.

  • Meta te DEA, Pirro Lutaj:
    Si drogmeni te antidroga

    Deputeti socialist Pirro Lutaj, anëtar i komisionit parlamentar të Sigurisë, e komentoi dje takimin e kreut të LSI-së Ilir Meta me shefen e Agjencisë Federale kundër Trafikut të Drogës, Michele M. Leonhart si vajtja e një drogmeni shqiptar te zyra e antidrogës.

  • Zgjedhjet, Subashi: S’ka kohë
    për numërimin elektronik

    Nënkryetarja e KQZ Dëshira Subashi ka kërkuar që komisioni i reformës zgjedhore të miratojë Kodin ma¬ksimumi në fund të prillit, pasi nuk ka më kohë për implementimin e numërimit elektronik, si dhe ngritjen e infrastrukturës së nevojshme.

  • Spahiu: Berisha financohet
    nga Al Kaeda, tërhiqet në 2013

    Kreu i Aleancës Kuq e Zi në një intervistë për emisionin "Debat" në Tv Vizion Plus është shprehur se zyrtarë të lartë demokratë dhe diplomatë të kësaj mazhorance janë financuar nga rrjeti terroris Al Kaeda. Njëherësh ai ka akuzuar Berishën se mban peng presidentin sepse do që të ngjitet vetë në krye të shtetit.

  • Opozita: Arrestimi farsë, jo vrasësi real

    Aleatët e Partisë Socialiste gjatë një debati në emisionin “Tonight Ilva Tare” hodhën dyshime mbi videon prej 10 minytash me rrëfimin e Gushit pak minuta pas arrestimit. “Ky nuk është vrasësi real. Një miku im në polici, më tha që duket e inskenuar”, tha Spartak Ngjela.

  • Meta takon kreun e Komisionit
    amerikan të Helsinkit

    Gjate takimit me bashkë-Kryetarin e Komisionit Amerikan të Helsinkit, Senatori Benjamin L. Cardin, kreu i LSI, Meta vlerësoi punën e Komisionit Amerikan të Helsinkit si dhe vëmendjen që SHBA i kushton të drejtave të njeriut dhe forcimit të demokracisë në Shqipëri.

  • Brukseli: Të përfundojë reforma

    Komisioni Europian shprehet se pjesa më e rëndësishme mbetet ende reforma zgjedhore, dhe progreset e arritura javët e fundit. Zëvendëskryetari i delegacionit për Ballkanin, Libor Roucek i grupimit socialistdemokrat ve në pah progreset që janë arritur javët e fundit, duke u ndalur veçanërisht tek rëndësia e reformës zgjedhore.

  • Reforma Zgjedhore, PD - PS
    ok numërimit elektronik

    Komisioni i Reformës Zgjedhore miraton numërimin elektronik të fletëve votimit. Maxhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që numërimi të bëhet me elektronike. Gjithashtu është rënë dakord dhe për reduktimin e Qendrave të Votimit.

  • Arvizu: Të përmirësohet
    drejtësia, ngrini gjykatën

    I ndodhur në Lezhe për një inaugurim në gjykatën e këtij qyteti, përfaqësuesi i diplomacisë amerikane në Tiranë, Aleksandër Arvizu tha se duhet akoma më shumë punë për përsosjen e sistemit të drejtësisë. Ai bëri thirrje për miratimin sa më parë të projektligjit për gjykatën administrative.

  • PS: Po vjen 1 prilli, festa e Berishës

    Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me tryezën që ka organizuar kryeministri Berisha me biznesin dhe për akuzat e tij ndaj opozitës. Sekretari për programin Ilir Beqja deklaroi se kryeministri Berisha gënjen.

  • Raporti i Inteligjencës 2011:
    Politikani që pastroi paratë

    EKSKLUZIVE / Gazeta "Shqiptarja.com" boton sot raportin e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave për vitin 2011, ku thuhet se me Kinën kryhen gati gjysma e transaksioneve të dyshimta të parasë. Një politikan i lartë shfrytëzoi paratë e fituara me korrupsion për të blerë një banesë. (Shkrimi i plotë)
    PDF - Raporti vjetor i inteligjencës

  • Raporti i Censusit, AK:
    Qeveria pret aprovimin grek

    Aleanca Kuq e Zi (AK) i lëshoi sot një apel qytetarëve të vendit që t’i kërkojnë Qeverisë publikimin e rezultateve të çensusit, të zhvilluar tashmë 6 muaj më parë. “Qeveria nuk ka dhënë asnjë informacion për pakicat etnike” dhe as “për komunitetet fetare”. Sipas AK, këto dy çështje, “etnia dhe feja, po manipulohen”.

  • Hysni Milloshi: Komunistë si
    Berisha edhe 20 vjet në pushtet

    Gati 10 muaj më parë, Hysni Milloshi, kryetar i Partisë Komuniste, do të kishte rolin e papritur të vendosësit mes dy kandidatëve të mëdhenj për bashkinë e Tiranës, Edi Rama dhe Lulzim Basha

  • Blushi: Në 2013 kundër
    Berishës, jo rival me Ramën

    Anëtari i kryesisë së PS, Blushi në një intervistë për "Opinion" flet për marrëdhëniet me Edi Ramën, kontributin në PS, pse Topalli s'duhet të jetë Presidente, partitë e reja të Topit e Spahiut. Blushi: Marrëdhëniet me Ramën. S'duhej përjashtuar Islami, por unë.

  • Fyle: Urgjent reformën
    zgjedhore, e parlamentare

    Komisioneri për Zgjerimin, Fyle, u takua dje me ministren e Integrimit, Bregu. Ata diskutuan për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sërish Fyle ka vlerësuar miratimin nga qeveria të Planit të Veprimit që adreson rekomandimet e KE për Shqipërinë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv