Politikë

  • Në një deklaratë, refuzimi i statusit të kandidatit nga BE cilësohet si i paprecedentë. Përgjegjëse sipas Aleancës Kuq e Zi është “e tërë klasa politike por mbi të gjitha Sali Berisha”.
  • Beslidhja e Lezhës, ceremonia
    u bojkotua dhe nga ambasadorët

    Përvjetori i besëlidhjes së Lezhës ka sjellë përplasjen e institucioneve shqiptare dhe kjo ditë në vend të bashkimit ka sjellë përçarje, teksa Presidentit i është mohuar fjala në ceremoni, duke sjellë refuzimin e pjesmarrjes së tij. Ndërkohë që s'kanë qënë as kreu i opozitës e as ish-presidentët. ( ne foto Berisha dje ne aktivitetin festiv ne Lezhe, me rastin e 568 vjetorit te Beslidhjes)

  • Mustafaj: Turp vetëm
    Presidentit s'i hiqet fjala

    Ish ministri i Jashtëm, dikur një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, reagon me një ton tepër kritik duke  kujtuar se presidenti është në krye të shtetit dhe të tjerët vijnë pas tij. Mustafaj: Kryeministri duhet ta shkarkojë kryetarin e bashkisë së Lezhës në qoftë se nuk është vetë pas tij.”
    Presidenca: Sjellje e padenje
    Kryebashkiaku: Presidenti nuk erdhi

  • Rama: Do fitojmë Shqipërinë si Kavajën

    Turi i socialistëve për zgjerimin e anëtarësisë me të rinj ka vijuar këtë të premte në qytetin e Kavajës. Kryesocialisti Rama në profilin e tij në Tëitter e cilësoi si fantastik takimin dhe sipsas tij rinia e këtij qyteti është një shembull rinor.

  • Meta: Politika fajtore që
    vendi nuk po integrohet

    Pas takimeve me zyrtarë të Bundestagut gjerman, kryetari i LSI, Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kthehet në qeveri. Në një intervistë për Deutche Welle deklaron gjithashtu se AK si pjesë e re e politikës duhet të sillet në mënyrë konnstruktive.

  • Tubimi, AK: Gjergj me ty fituam,
    por me këta humbëm

    Aleanca Kuq e Zi ja ka dalë të zhvillojë një tubim në qytetin e Lezhës. Mbështetës të saj kanë pritur kryeministrin Sali Berisha me parrudhën “Gjergj, me ty fituam Evropën me këta e humbëm”.

  • PS, votohet nesër për
    kryetarin e Tiranës

    Nesër në orën 10.00 në Teatrin e Operas dhe Baletit 620 anëtarët e Asamblesë së zgjeruar për kryeqytetin do të mblidhen për të votuar mes kryetarit të komanduar Sajmir Tahiri dhe kandidatit tjetër Ilir Zela.

  • Kodi Penal, Sequi: Ruani
    këtë frymë për ligjet e tjera

    Nëpërmjet një deklarate zyrtare shpërndarë mediave, ambasadori Sequi thekeson se votimi i djeshëm shënon një prej prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit Europian. Ai shprehu besimin se çështje të tjera po kaq të rëndësishme të agjendës evropiane dhe të prioriteteve kyçe të Opinionit do të trajtohen në të njëjtën frymë.

  • Fyle – Haxhinastos: Ktheni
    integrimin në axhendë
    Kukan: Koha ikën, zgjedhjet afrohen
    Berisha: Bllokimi i Ramës pa precedent

    Kryediplomati shqiptar është takuar sot pasdite me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Fyle. Zyrtari i lartë europian ka deklaruar se duhet të cohen përpara reformat dhe integrimi duhet të kthehet në axhendë pune.

  • Fizibiliteti, Thaçi vizitë në Bruksel
    do të takohet me Ashton

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi sot për një vizitë zyrtare në Bruksel. Vizita vjen një ditë pasi ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian i rekomanduan KiE-s dhënien e statusit të vendit kandidat për Serbinë duke vlerësuar se marrëveshja Prishtinë-Beograd për përfaqësimin rajonal të Kosovës ishte një sukses.

  • Shqipëria merr presidencën
    KiE, Stoudmann: E mirëpresim

    Marrja e presidencës së KiE nga Shqipëria nga maji deri në nëntor të 2012 solli sot në Tiranë përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të KiE-së, Gérard Stoudmann. Në takimin me shefin e diplomacisë,njëkohësht zv kryeministrin Edmiond Haxhinasto, të zhvilluar sot paradite në Ministrinë e Jashtme, i ngarkuari me Zhvillimin Organizativ dhe Reformën e KiE-së, zoti Stoudmann deklaroi se Këshilli Europian mirëpret marrjen e presidencës së KiE nga Shqipëria.

  • Berisha pret një delegacion
    qeveritar të Arabisë Saudite

    Kryeministri Berisha priti sot, në një takim, një delegacion qeveritar të Arabisë Saudite, të kryesuar nga Zëvendësministri për Zhvillim e Bujqësi dhe Kërkim Shkencor, z. Abdullah Alobaid, që po zhvillon një vizitë 3 ditore në Shqipëri, për të marrë pjesë në seminarin e Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Arabi Saudite.

  • Presidenti Topi nis vizitën
    zyrtare në Kata

    Pas kryeministrit Berisha dhe kryebashkiakut Basha, Katari po vizitohet nga presidenti i vendit Bamir Topi. Ai do të pritet nga Emiri, Shek Khalifa Al Thani. Temë e bisedimeve do të jenë bashkëpunimi ekonomik, kryesisht në fushën e turizmit, shëndetësisë, sektorit të naftës e gazit, etj, si dhe mbi mundësitë e shtimit të investimeve të Shtetit të Katarit në Shqipëri.

  • Berisha: Serbia pranoi pavarësinë

    Kryeministri i vendit Sali Berisha ka vlerësuar marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një akt të një rëndësie të veçantë që bën të mundur përfaqësimin e Kosovës në procesin e integrimit rajonal dhe europian si shtet dhe vend i pavarur.

  • Haxhinasto: Mbështesim Kosovën
    në procesin e integrimit

    Duke folur mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Haxhinasto u shpreh se "ne ndjekim me shumë vëmendje këtë proces, i cili është shumë i rëndësishëm për të zgjidhur disa çështje etnike që ekzistojnë midis dy shteteve, sigurisht bazuar mbi respektin reciprok dhe mirënjohjen e asaj që përfaqëson çdo shtet sovran".

  • Kryeministri Berisha takon
    Zëvendëskryeministren Edita Tahiri

    Kryeministri Berisha zhvilloi dje në mbrëmje, një takim me Zëvendëskryeministren e Kosovës dhe negociatoren e Republikës së Kosovës në Bruksel, zonjën Edita Tahiri.

  • Haxhinasto vizitë
    zyrtare në Tripoli

    Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto ndodhet për një vizitë zyrtare në Tripoli, gjatë të cilës ai zhvilloi takime zyrtare me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, z. Mustafa Abduljalil dhe me Ministrin e Jashtëm z. Ashur Ben Khaial.

  • Haxhinasto: Turqia,
    partner i rëndësishëm i Shqipërisë

    Sot, delegacioni i Komisionit të Politikës së Jashtme i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, i kryesuar nga z. Volkan Bozkir, kryetar i këtij Komisioni, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Kuvendit të Shqipërisë, zhvilloi një takim pune me Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.

  • Kuvend, Ruçi: Të nxjerrim
    përgjegjësit e tragjedisë

    Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të 13 viktimave të tragjedisë së ditës së hënë në Himarë. Kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci deklaroi se ngjarja e rëndë është një përgjegjësi më shumë për shtetin dhe politikën.

  • Haxhinasto kërkon mbështetjen
    e Emirateve Arabe për Kosovën

    Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto kërkoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të vazhdojnë të luajnë një rol proaktiv në drejtim të rritjes së njohjeve për pavarësinë e Kosovës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv