Politikë

  • Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto kërkoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të vazhdojnë të luajnë një rol proaktiv në drejtim të rritjes së njohjeve për pavarësinë e Kosovës.
  • Haxhinasto takim me Sequi:
    Do realizojmë pritshmëritë e KE

    Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, garantoi sot ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Ettore Sequi, për angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për të punuar në drejtim të realizimit të pritshmërive të vendosura nga Komisioni Europian përpara Shqipërisë si në fushën e reformave politike, ashtu dhe atyre tekniko-juridike.

  • Facebook, ambasada SHBA
    në Tiranë, profil për qytetarët

    Lajmi konfirmohet nga ambasada amerikane, ndërsa sqarohen edhe arsyet e kësaj faqeje në rrjetin social. “Të premten, datë 6 janar, Seksioni Konsullor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë do të fillojë shërbimin “Pyetje për Konsullin” në faqen facebook të Ambasadës (www.facebook.com/usembassytirana.)

  • Berisha pret ambasadorin
    e ri të Kinës në Tiranë

    Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, zotin Ye Hao. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen dhe sukses në detyrën e re, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rasti për t’i shprehur ambasadorit Hao vlerësim dhe mirënjohje për punën e ish ambasadorit Wang Junling në drejtim të konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.

  • Berisha takim me Jahjagën:
    Urime të përzemërta për festat

    Kryeministri Berisha priti sot në takim Presidenten e Republikës së Kosovës Ahtifete Jahjaga e cila bëri një ndalesë në Tiranë gjatë kthimit të saj nga Praga ku mori pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish presidentit cek Vaclav Havel.

  • Haxhinasto takim me Abramov:
    Bashkëpunim për integrimin e Kosovës

    Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ka takuar sot Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Leonid Abramov.

  • Topi: Të hapet ambasada
    boshnjake në Shqipëri

    Këtë fakt presidenti i republikës e ka pohuar gjatë takimit me Kryesuesin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës, Denis Beçiroviç dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë. Kryetari i Shtetit Shqiptar shprehu dhe interesin e palës shqiptare për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në të dy vendet mike.

  • Ministrat e “Kartës së Adriatikut”
    të shqetësuar për Mitrovicën

    Ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës deklaruan bashkarisht në fund të takimit se dialogu dhe marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e përqafimit të vlerave themelore të Bashkimit Europian, dhe të integrimit në NATO.
    Deklarata e perbashket e ministrave te Kartes se Adriatikut A5

  • Miratohet ratifikimi i tri
    konventave ndërkombëtare

    Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme ratifikoi "Konventën rajonale për rregullat preferenciale Pan-Euro-Metiteriane të origjinës" "Protokollin e Privilegjeve dhe Imuniteteve të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore", si dhe aderimin e Republikës së Shqipërisë në ndryshimet e Konventës "Për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Doganor'.

  • Topalli takim me Gaiani-n:
    Forcim të marrëdhënieve dypalëshe

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani. "Në marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vende, tha ambasadori Gaiani, ka gjithmonë vend për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve parlamentare".

  • Topi pret ambasadorin
    e ri të Italisë, Massimo Gaiani

    Ambasadori i ri i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, nis sot zyrtarisht detyrën e tij në vendin tonë. Ai u prit sot nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me rastin e paraqitjes së Letrave-Kredenciale.

  • Topalli takon personalitetet
    e larta të Hungarisë

    Kryetarja e Kuvendit gjatë vizitës në Hungari ka takuar autoritetet më të larta të këtij vendi presidentin Pal Schmitt dhe kryeministrin Viktor Urban.

  • MPJ përshëndet arritjen
    e marrëveshjes Kosovë-Serbi

    Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet marrëveshjen e arritur për menaxhimin e integruar të kufirit (IBM) në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, si shprehje e vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve praktike mes këtyre dy vendeve, dhe si një hap drejt integrimit të Kosovës në BE.

  • Haxhiansto: Ushtarët tanë
    Në Afganistan deri në 2014-ën

    Kryediplomati shqiptar, Edmond Haxhinasto deklaroi gjatë një konference ndërkombtëtare në Bon të Gjermanisë se Shqipëria nuk do t’i largojë ushtarët e saj nga Afganistani, përpara vitit 2014.

  • Shqipëria Iranit: Respekto
    legjislacionin ndërkombëta

    Ministria e Punëve të Jashtme, përmes zyrës së shtypit ka shprehur qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë lidhur me ngjarjet e fundit në sulmin e ambasadës së Britanisë së Madhe.

  • Ambasadori hungarez: Ju
    mungon klima për investime

    Shqipëria duhet të lehtësojë burokracitë e të hapë rrugë për investime. Ambasadori Huszar tha se biznesi hungarez ka gjetur terren më të përshtatshëm në vendet fqinjë. Nga Genc Kondi

  • H. Clinton: Populli shqiptar
    do një Qeveri transparente

    Me rastin e festës së Pavarësisë, Sekretarja e Shtetit Amerikan, Hillary Clinton, ka dërguar një urim për popullin shqiptar.Mes të tjerave Clinton thotë:"Populli shqiptar do një qeveri transparente, udhëheqje që jep llogari dhe institucione të forta demokratike që do të ndihmojnë për të ndërtuar një të ardhme të begatë dhe të sigurt. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë vendosmërisht me popullin e Shqipërisë teksa punojmë së bashku për t’i arritur këto synime".

  • Haxhinasto,
    viziton Vietnamin

    Në fund të turit diplomatik në Azi, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, më 24 nëntor, bëri një vizitë zyrtare në Vietnam, ku u prit nga kryeministri i Vietnamit, Ngujen Tan Dung dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Pam Bin Min.

  • Bruksel, Rama
    takim me Fyle

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbërritur sot në Bruksel, ku pritet të takohet me komisionerin për zgjerim në Komisionin Europian Stefan Fyle.

  • Obama Presidentit Topi: SHBA
    krenarë krah popullit shqipta

    Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv