Politikë
-
Për herë të parë në universitetin e Vlorës është simuluar një vrasje nga ana e drejtuesve të policisë shkencore të komisariatit të Vlorës. Vrasja e simuluar prej ekspertëve ka pasur në qëndër të saj një viktimë ku në vëndin e ngjarjes ka pasur lloje të ndryshme gëzhojash. 31 Maj 2012, 15:42
-
Presidenti, Kuvendi vendos:
31 Maj 2012, 14:55
Më 4 qershor raundi i dytëKuvendi vendos zhvillimin e raundit të dytë më 4 qershor. Opozita 57 vota kundër. Ende asnjë firmë për kandidatin Xhezair Zaganjorin, të cilin mazhoranca deklaron se e ka kandidatin e saj.
Kuvendi hyn në lojë: Ja si PS votoi Zaganjorin në 2002 Rama-deputetëve: Sillni kandidatë për President Këshilltari i Nanos, Ilir Kulla sulmon Zaganjorin Fyle: Beni konsultime Shoqëria civile: Zgjidhni një grua SKEDA - Kush është Zaganjori Topi: Procesi me rëndësi Gjiri i Lalzit vs. Presidenti - Nga Anila BASHA -
Këshilltari i Nanos, Ilir Kulla
31 Maj 2012, 13:50
sulmon ZaganjorinKandidati i vetëshpallur për president, Fatos Nano ka sulmuar mbrëmë, përmes këshilltarit të tij, kandidatin e shumicës qeverisëse për president, Xhezair Zaganjori. Ilir Kulla, këshilltari politik i z.Nano, duke folur në "Ora News" solli disa aspekte të të shkuarës së kandidatit që është zgjedhur deri tani nga maxhoranca qeverisëse, si kandidat për president.
-
Meta: Sa më shpejt takimi Berisha – Rama për emrin tonë
31 Maj 2012, 12:34Një ditë pas takimit me drejtuesit e PS, kryetari i LSI, Ilir Meta bën edhe një thirrje të dytë për një takim sa më parë të kryeministrit Berisha me kryetarin e PS, Edi Rama. Gjatë takimit të Komitetit Drejtues të LGI, Meta tha se nuk duhet humbur më kohë për të pranuar kandidaturën e mazhorancës, Xhezai Zaganjori si emrin më konsensual të mundshëm.
-
Rama-deputetëve: Sillni
31 Maj 2012, 11:01
kandidatë për PresidentZhvillime të reja në grupin e PS, teksa ka qënë vetë kryetari Rama ai që ka kërkuar nga deputetët e tij propozimin e emrave për kandidatë për presidentin e ri. Element tjetër ka qënë kërkesa e Ramës që asnjë deputet të mos lëvizë jashtë vendit.
Edi Rama: Ja ç'u tha në takimin që i referohet Berisha -
Edi Rama: Ja ç'u tha në
31 Maj 2012, 10:57
takimin që i referohet BerishaKreu i opozitës Edi Rama i ftuar në Top Story i jep përgjigje pretendimeve të kryeministrit Berisha ditën e djeshme në sallën e Kuvendit. Ai tha se Berisha është ulur edhe me aleatë të opozitës, por nuk pranon të ulet me PS, për një proces të rëndësishëm.
-
Presidenti, Meta takon Ruçin
31 Maj 2012, 09:50
më pas dhe Edi RamënEKSKLUZIVE/ Burime të Shqiptarja.com konfirmojnë se dy liderët e PS dhe LSI kanë zhvilluar mbrëmë një takim për zgjedhjen e presidentit. Takimi erdhi pas një takimi të mëparshëm, për të cilën Shqiptarja.com disponon edhe fotot. Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Ilir Meta, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim janë ulur dje pasdite në bar kafenë e Sheratonit për të diskutuar mbi emrin e kandidatit për president.
Kuvendi: PS votoi Zaganjorin në 2002 Dje u dogj raundi i parë
Zaganjori: Kandidatura ime u vendos per 2 orë Rama-deputetëve: Sillni kandidatë për President -
Paradokset e vendimeve
30 Maj 2012, 22:34
të një kandidati për PresidentPas publikimit të emrit të Zhezair Zaganjorit si kandidat për postin e Presidentit të republikës nga ana e mazhorancës, emisioni Fiks Fare ka denoncuar një vendim skandaloz të gjykatësit Xhezair Zaganjorit, që del kundër mendimit të pedagogut Xhezair Zaganjori. Si pedagog, Zaganjori është mbrojtës i zjarrtë i opozitës, por kur vjen puna në realitet, atëherë i del kundër asaj. Fiks Fare ka treguar një nga librat e tij për të drejtën “Demokracia dhe shteti i së drejtës”, ku Zaganjori i referohet Gjykatës Kushtetuese në Gjermani. Në vendim thuhet se opozita ka të drejtën e pakufizuar për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet që i bëhen ligjit. Por Zaganjori pak ditë më parë doli kundër fjalës së tij duke vepruar me dy standarte duke dalë kundër opozitës.
-
Fyle: Zgjidhni presidentin
30 Maj 2012, 20:52
në frymën e konsultimeveVjen reagimi I parë i Brukselit zyrtar në ditën e parë të dështimit të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle apelon që forcat politike shqiptare të zgjidhin në frymën e konsultimeve dhe konsesusit presidentin e ri të vendit.
-
Kuvendi hyn në lojë: Ja si PS
30 Maj 2012, 20:51
votoi Zaganjorin në 2002Në lojën për presidentin e republikës duket se ka hyrë edhe vetë administrata e Parlamentit. Ky institucion i ka dërguar sot gazetarëve një email që përmbante një procesverbal të vitit 2002 kur mazhoranca e atëhershme socialiste miratonte kandidaturën e Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Shoqëria civile: Zgjidhni një presidente grua Rama: Jo president me gjysëm-Kuvendi Berisha nuk ndryshon axhendën AK: Berisha po shpërblen Zaganjorin Aleatët e PD pranuan kandidaturën SKEDA - Kush është kandidati për president A na pëlqen një njeri me integritet? - Nga Alba MALLTEZI Topi: Procesi me rëndësi për pavarësinë institucionale -
Shoqëria civile: Zgjidhni një presidente grua
30 Maj 2012, 17:09Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë deklaroi sot se ka ardhur koha që partitë politike të mendojnë seriozisht zgjedhjen e një kandidateje grua për Presidente të Republikës.
-
Topi: Zgjedhja e presidentit, me
30 Maj 2012, 17:09
rëndësi pavarësia institucionalePresidenti i Republikës, Bamir Topi, takoi sot drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme suedeze, Bjërn Lyrval, me të cilin diskutoi edhe mbi procesin e saponisur zyrtarisht të zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit.
-
Menduh Thaçi: Rama, ndikim
30 Maj 2012, 14:30
në përmirësimin e situatës në MaqedoniRama është një personalitet i rëndësishëm i politikës ndaj jam i bindur që ai mund të bëjë dicka për të përmirësuar situatën në Maqedoni e cila është shumë e tensionuar për të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë atje.
-
Komiteti i ministrave të KiE:
30 Maj 2012, 13:25
Të tërhiqet ushtria siriane“Autoritetet siriane duhet t’i japin menjëherë fund veprimeve luftarake kundër popullsisë civile, të tërhiqet ushtria, si dhe të lejohen vëzhguesit e OKB-së të kryejnë punën e tyre pa asnjë pengesë.” Ky është reagimi i ministrit të jashtëm, Edmond Haxhinasto, në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
-
S'ka datë për raundin e dytë
30 Maj 2012, 12:55
Kuvendi: Vendoset nesëPRESIDENTI/ Kuvendi mbyll pa asnjë votim dhe kandidat zyrtar raundin e parë për garën presidenciale. Konferenca e kryetarëve nuk arrin konsensusin për datën. Vendimi nesër në seancë plenare. Berisha: Rama do gjithçka ose asgjë. PD e LSI do Zaganjorin. Ruçi: Ju negociuat pa ne.
Edi Rama: Jo President me gjysëm-Kuvendi Berisha nuk ndryshon axhendën Presidenti, AK: Berisha po shpërblen Zaganjorin Aleatët e PD pranuan kandidaturen Skeda- kush eshte kandidati per president A na pëlqen një njeri me integritet?- Nga A. Malltezi Topi: Procesi me rëndësi për pavarësinë institucionale -
Presidenti, AK: Berisha po
30 Maj 2012, 09:59
shpërblen ZaganjorinAleanca Kuq e Zi shprehet kundër kandidaturës së Xhezair Zaganjorit për president të propozuar nga mazhoranca. Nëpërmjet një prononcimi për shtyp AK akuzon kryeministrin Berisha se po shpërblen Zaganjorin për shërbimin që ka kryer në gjykatën Kushtetuese duke dalë në krah të tij.
-
Zaganjori: Propozimi i papritur
30 Maj 2012, 08:09
Pres votimin në parlamentNë një intervistë të shkurtër të botuar sot në 2 media shqiptare, i mandatuari nga mazhoranca për postin e kreut të shtetit Xhezair Zaganjori tregon se për të pranuar kandidaturën vendimtare ishin bisedimet 2 orëshe të pasdites së të martës, ndërsa pret votimin në Kuvend.
-
Presidenti, Berisha nuk ndryshon
30 Maj 2012, 07:54
axhendën. Patozi takon RucinPavarësisht se e gjithë vëmendja është e përqendruar sot te aktivitetet në lidhje me procesin më të rëndësishëm politik, atë të zgjedhjes së Presidentit të ri, kryeministri Berisha ka në axhendën e tij dy aktivitete krejt të tjera. Mëngjesin e sotëm rreth orës 09 00 kryeministri do të jetë në Universitetin Europian të Tiranës.
-
Braçe: PS e përjashtuar nga
30 Maj 2012, 07:27
negociatat për presidentNënkryetari i Grupit PS deklaron se Xhezair Zaganjori është kandidat i partive të Qeverisë në ikje. PS është përjashtuar nga çdo negociatë deri tani.
-
Edi Rama: Jo President
30 Maj 2012, 07:21
me gjysëm-KuvendiKryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi mbrëmë në "A show" se konsensusi mes palëve të shumicës në pushtet për të gjetur një emër për kreun e ri të shtetit, nuk është konsensus, ndërsa pjesa tjetër, pra opozita është jashtë procesit.