Sociale

  • Michelle Obama apo Ann Romney? Amerikanët do të duhet të zgjedhin se cilën prej tyre preferojnë ta kenë zonjë të parë në vitet e ardhshme. Një sondazh i kryer sëfundi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Gallup konstaton se çereku i të pyeturve nuk ka një opinion për bashkëshorten e Mitt Romney ndërsa 42% kanë një vlerësim pozitiv për të.
  • E mahnitshme, 11 vjeçari pa
    këmbë do stërvitet nga Barcelona

    Një 11 vjeçar i lindur pa këmbë do të stërvitet nga ekipi i Barcelonës. Historia e Gabriel Muniz emocionoi drejtuesit e ekipit spanjoll të cilët i kanë ofruar vogëlushit një udhëtim drejt Spanjës për të treguar aftësitë e tij por dhe të takojë heroinë Lionel Mesin.

  • Apple sjell në vjeshtë
    iPhone 5 dhe mini iPad

    Kompania “Apple” pritet ta prezantojë në muajin tetor “iPad mini” dhe jo në të njëjtën kohë me iPhone 5. Ndonëse ende informacionet nuk janë të pakonfirmuara zyrtarisht prej gjigandit të teknologjisë, pajisja e re pritet të prezantohet në një ceremoni të veçantë për të arritur efektin e dëshirueshëm.

  • Togo, grevë seksi në emër të lirisë

    Një grup aktivistesh nga Togo kanë bërë një apel për gratë: “Të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre për një javë”, në mënyrë që të detyrojnë presidentin të heqë dorë nga detyra e tij.

  • Saranda turistike verë 2012
    në sytë e turistëve të huaj

    Cfarë shkruajnë turistët e huaj për Shqipërinë, opinionet e tyre pas udhëtimeve të verës nëpër vendin tonë, anët pozitive dhe negative të turizmit shqiptar

  • FOTOLAJM/Bojra, mijëra vizitorë
    për të parë pikturën e shpërfytyrua

    Mijëra kureshtarë kanë vizituar kishën në Bojra të Spanjës, për të parë pikturën e shekullit të XIX-ë e Elia Garcia Martinez, të titulluar “Ecce Homo”. Kureshtja e tyre justifikohet prej faktit se së fundi piktura u ‘restaurua’ nga një zonjë e moshuar, Sesilia Gimenes, e cila ndryshe nga pritshmëritë, e dëmtoi ikonën, tashmë të kthyer në më qesharaken në web.

  • Samsung sfidon Gjykatën, do
    të kontestojë vendimin e SHBA

    "Samsung" do të kundërshtojë vendimin e gjykatës amerikane që e detyron t'i paguajë kompanisë "Apple" shumën prej 1 miliard dollarë për shkaktim dëmi.

  • Sa e përdorin vipat shqiptar
    rrjetin social Facebook?

    Rrjetet sociale janë mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë e komunikimit mes personave që duan të ruajnë lidhjet midis tyre, ndonëse në disa raste vlefshmëria humbet për shkak të mbipërdorimit.

  • Facebook u shpall “luftë”
    adresave të email-it

    Facebook-u është gjithnjë e më shumë luftarak përsa i përket e-mail-it. Pas zëvendësimit në qershor të adresave private të përdoruesve @facebook.com, e cila përkon me fundin e pushimeve dhe të kthimit në punë, ekipi i Mark Zuckerberg publikon opsione të reja në seksionin e

  • Apple fiton betejën me Samsung
    do i paguajë 1.5 miliardë USD

    Apple fiton betejën mes dy gjigandëve të teknologjisë. Samsung- i cili do të apelojë vendimin- ka kopjuar me vetëdije të paktën 3 elementë të risisë teknologjike dhe desing që i përkasin IPhone dhe Ipad.

  • Çon dashnoren në shtëpi
    gjen gruan me dy meshkuj

    Një çift nga Hernando në Florida të SHBA, ka hyrë në “garë” mes tyre. Por jo se kush është më i bukur apo jo, por kush prej tyre tradhëton më shumë. James Albert Barfield, 56 vjeç kishte vendosur të kthehej në shtëpinë e tij sëbashku me dashnoren, me mendimin se gruaja e tij nuk do të ishte në banesë. 

  • 4 vjet pa ngrënë
    prej shtatzënisë

    4 vjet pa ngrënë. Kjo është pasoja e shtatzënisë së saj, të cilës menjëherë pasi lindi fëmijën e saj, iu paralizua stomaku. Charlene Johnstone, tani 24 vjeçare, shpenzon 14 orë në ditë duke marrë ushqyes përmes infuzioneve.

  • Tërheq gomarin me kamion
    Rrezikon 11 mijë euro gjobë

    Policia e Malit të Zi ka arrestuar një person nga Danilovgrad pasi ka keqtrajtuar një gomar. 68-vjeçari Vojislav Savoviç u prangos me akuzën e keqtrajtimit të kafshëve.

  • Kriza, italianët i kthehen
    'Sanduiçëve të Gjyshes'

    Italianët po promovojnë në kohë krize sanduiçët e gjysheve duke iu rikthyer gatimeve të 29 viteve dhe 50 viteve më parë. Në qytetin jugor të Italisë Gioianzzo, është organizuar Festivali i Sanduiçëve të Gjyshes, ku morën pjesë shumë të rinj të cilët përgatisnin ushqime të thjeshta me çmime të “buta”.

  • Vret prostitutën dhe e
    shkruan në roman, arrestohet

    Ka vrarë një prostitutë me thikë pasi kishte shkruar një libër duke u frymëzuar nga historia e tyre e dashurisë. Historia është ajo e një aspiranti shkrimtar, Daniele Ughetto Piampaschet, 34 vjeç, nga Torino, që është arrestuar nga karabinierët për vrasje me dashur e të paramenduar dhe fshehje kufome. Kjo e fundit i përket Anthonia Egbuna, një prostitutë e re nigeriane e “peshkuar” nga ujërat e lumit Po shkurtin e kaluar.

  • Guinness, më jetëgjatët
    në botë, 9 vëllezër 818 vjet

    Familja Melis e cila jeton në Sardegna të Italisë, hyn në librin e rekordeve Guinness. Familja që ka moshën mesatare më të lartë në botë quhet Melis nga Perdasdefogu, një fshat në kodrat e Ogliastra. Janë gjithsej 9 vëllezër të gjallë.

  • NASA mision tjetër në Mars
    roboti "Insight" niset në 2016

    Dy javë pas mbërritjes së sondës “Couriosity” në Mars, Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) lajmëron një tjetër mision për dërgimin e një roboti në planet në vitin 2016.

  • Apple 623 miliard dollarë
    thyen rekordin e Microsoft

    Gjigandi i teknologjisë "Apple" është kompania me më vlerë e të gjitha kohërave ndërsa në treg ka kapur shifrën 623 miliard dollarë. Me këtë tregues ajo tanimë zyrtarisht ka tejkaluar edhe rekordin që mbahej prej Microsoft me 620.58 miliard dollarë në vitin 1999.

  • Zbulohen statujat një mijë vjeçare budiste

    Disa fëmijë të vegjël në Kamboxhia ndërkohë që po argëtoheshin në plazh kanë zbuluar gjashtë relike statujash të lashta budiste, të cilat mendohet se datojnë rreth një mijë vjet më parë.

  • E rrallë, Foka Murgeshë
    fotografohet në brigjet e Vlorës

    Një lloj i veçantë i fokës murgeshë , e klasifikuar ndër speciet drejt zhdukjes, është fotografuar në brigjet e Shqipërisë, rreth 35 milje detare nga brigjet e Salentos në Pulja të Italisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv