Top 24
-
Aksioni anti-informalitet është shtrirë në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës ku janë liruar 10500m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme. Vihen nën hetim 9 persona mes tyre edhe drejtorë pranë bashkisë së Lezhës Sokol Tema dhe Arben Ndoj. Kryeministri Edi Rama i ka quajtur plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës si dy nga xhunglat më të mëdha të krijuara nga paaftësia kronike bashkive të djathta.
10 Gusht 2019, 09:49 -
Evazion fiskal dhe pastrim parash/ Policia e shpalli në kërkim, reagon 'bosi' i 'Gega Oil': Jam me pushime, s'kam kryer shkelje
10 Gusht 2019, 08:58Administratori i 'Gega Oil' , Paulin Gega është shpallur në kërkim pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal në shuma të konsiderueshme. Në një reagim për mediat, Gega ka mohuar që të ketë shkelur ligjin, teksa tha se nuk i është shmangur drejtësisë, por ka ikur me pushime të cilat i kishte planifikuar kohë më parë, teksa theksoi se "Gega Oil" vijon aktivitetin pa ndërprerje në të gjithë vendin.
-
Përplasja institucionale/ Rregullat e reja, si do rrëzohen dekretet e Metës në shtator
10 Gusht 2019, 07:40Në seancën e fundit parlamentare mazhoranca përgjysmoi kohën dhe shkurton procedurat për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit në Kuvend, Balla-Spiropali paralajmërojnë rrëzimin
-
Kurbin/ Zbriti nga makina pas thirrjes së 'bluve', 54-vjeçari humb kontrollin dhe bie në lumë (VIDEO)
10 Gusht 2019, 07:38Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi ka rënë nga ura në lumin Mat në fshatin Skuraj të Kurbinit. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinë kur policia i ka kërkuar të ndalojë për të ushtruar një kontroll rutinë.
-
Berisha denoncoi se u sulmua me armë, aktivisti i PD-së e nxjerr blof: Dëgjova vetëm të shtëna! Policia: S'u qëllua banesa
9 Gusht 2019, 22:26Denoncimin Berisha e shoqëroi me disa foto sipas tij të autorit që u kap nga kamerat e sigurisë dhe të banesës. Për ngjarjen Berisha akuzoi pushtetin, ndërsa kishte edhe një paralajmërim për Ramën dhe kryetarin e ri të bashkisë.
-
Veliera turke përplas peshkarexhën shqiptare në Sazan, bllokohet se s'paguan dëmin, kapiteni: Mendova se ishin në gjumë
9 Gusht 2019, 22:06Denoncimi në Report tv ka ardhur nga kapiteni Fejzo i cili ka hasur në rezistencën e palës turke për ta dëmshpërblyer. Sipas tij aksidenti detar ka ndodhur në datën 6 gusht rreth orës 22.00, teksa ai kishte dalë për peshkim dhe ishte me një shpejtësi të ulët.
-
Ngrihet në Tiranë një memorial për grushtin e shtetit në Turqi (FOTO+VIDEO)
9 Gusht 2019, 21:46Në Tiranë është ngritur një memorial për viktimat e atij që u cilësua si grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi.
-
Bollino: Edhe njëherë mediat italiane shtrembërojnë imazhin e Shqipërisë
9 Gusht 2019, 21:37Gazetaria italiane që zbarkon në Shqipëri ta shpif, pasi prej vitesh tregon gjithnjë të njejtat gjëra: ose një vend të dhunshëm e kriminal, ose një ishull të lumtur, ku mund të bësh pushimet duke ngrënë peshk me 4 euro. Dhe askush nuk merr mundimin të kuptojë dhe të tregojë thjesht realitetin.
-
Pas rrëzimit të Gjinushit/ Meta kthen edhe ligjin për Akademinë e Shkencave: Më cenon kompetencat
9 Gusht 2019, 19:24Presidenti ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Akademinë e Shkencave. Katër janë arsyet që rendit Presidenti për kthimin e ligjit. 'Kushtetuta nuk parashikon për procesin e emërimit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave, as afate, as mekanizma zhbllokues dhe as institucione të tjera që mund të marrin vendim për dekretet e Presidentit të Republikës për këtë çështje' thotë Meta. Presidenti shprehet se ky është një rast tjetër se si Kuvendi i bën ligjet për akomodimin e interesave të personave të veçantë.
-
Kushtetuesja, KED bën gati listën me emrat, kërkesë Presidentit dhe Kuvendit për dy vakanca të tjera
9 Gusht 2019, 18:30Në njoftimin e KED-së theksohet se janë intervistuar; Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti, Marsida Xhaferllari dhe Besnik Muçi.
-
Papastërti, AKU gjobit dhe bllokon 'KungFu'-në, Fast Food-e, dyqan ushqimor dhe frutash
9 Gusht 2019, 18:04Nga kontrollet ka rezultuar se 4 subjekte në Tiranë dhe një në Prrenjas janë kapur me shkelje, pasi nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.
-
Jo një 'Taivan' i dytë/ Denaj: Bizneset s'do i shpëtojnë dënimeve me vendime gjykate! Gati ligji i ri
9 Gusht 2019, 18:01Në fund të gushtit do të jetë gati paketa e plotë ligjore që do të godasë paligshmërinë e bizneseve, për të shmangur një rast të dytë si 'Taivani' , i cili pas tre ditë mbylljeje për mos-lëshim të kuponit tatimor, u hap me një vendim gjykate.
-
Kadare ne faqen e parë të 'Le Monde': I lumtur që kam krijuar letërsi normale në një vend anormal
9 Gusht 2019, 17:24Një intervistë e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare është publikuar në faqen e pare të gazetës prestigjioze franceze “Le Monde”. Intervista me gazetaren Florence Noiville përfshihet në një rubrikë të sezonit të verës të titulluar “Shkrimtarë të mëdhenj, biseda të mëdha”.
-
Basha kusht largimin e Ramës, shefja e ONM-së: Uluni në dialog! Reforma në drejtësi nuk preket
9 Gusht 2019, 17:13Shefja e operacionit ndërkombëtar të ONM, Genoveva Ruiz Calavera shprehet se Vettingu po trondit themelet e një sistemi të korruptuar në Shqipëri duke i dhënë një përgjigje të fortë akuzave të Presidentit Meta dhe Lulzim Bashës
-
Shifra zyrtare/ Shqipëria destinacioni i preferuar i të huajve! Sa turistë kanë hyrë nga Kakavija këtë verë
9 Gusht 2019, 16:58Bukuritë natyrore të vendit tonë kanë sjellë në Shqipëri 150 mijë shtetas të huaj. Ky është bilanci për periudhën tremujore, qershor-gusht i turistëve të huaj që janë ardhur në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës.
-
Voda: Po hidhet baltë, nuk është e vërtetë që 1/3 e territorit është e mbjellë me kanabis
9 Gusht 2019, 16:06Gjatë inaugurimit të zyrave të reja të Aleat në Vlorë, Hoda shtoi se sipërfaqet me kanabis janë pakësuar dhe se nuk është e vërtetë se kultivimi është shtrirë në 1/3 e vendit. Për zyrtaren e ministrisë së Brendshme mbi Shqipërinë po hidhet baltë e pamerituar ndërsa shtoi se klanet shqiptare nuk mund të krahasohen me nivelin e trafikut në portet spanjolle, britanike apo turke.
-
Bilanci/ Maj-gusht FRONTEX kapi 1300 emigrantë! 1000 shqiptarë kërkuan azil në BE, por iu refuzua
9 Gusht 2019, 15:57Brenda një harku kohor prej katër muajsh, FRONTEX ka kapur 1300 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kanë tentuar që të hyjnë në Shqipëri, për t'u larguar më pas drejt vendeve europiane.
-
KLSH ngre alarmin për barnat: Ilaçet pa kontroll, s'bëhen analiza, dëm 11.7 mln lekë (10 shkelje)
9 Gusht 2019, 15:44Sipas institucionit të kontrollit financiar mungesa e objektivave strategjikë për shërbimin farmaceutik në vend ka bërë që politikat e ndërmarra nga qeveria për këtë sektor të mos jenë efektive në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave.
-
Ristani sulmon sërish Bashën: Nxori PD-në jashtë sistemit, s'do fitojmë kurrë pa transparencë
9 Gusht 2019, 15:21Arben Ristani vijon që të lëshojë kritika të forta në drejtim të Lulzim Bashës për aksionin opozitar. Ish-deputeti thotë se PD-ja pas djegies së mandateve dhe dorëzimit të bashkive është jashtë sistemit përfundimisht.
-
EKSKLUZIVE/ Vetura përplas autobusin në tunelin e Elbasanit! Policia shton masat, tashmë ju vëzhgon radari (VIDEO)
9 Gusht 2019, 14:01Shoferët të cilët nuk respektojnë sinjalistikën në tunele, do të duhet të mendohen dy herë. Radarët elektronikë dhe pamjet e kamerave të sigurisë do të jenë aktive për 24 orë si në Elbasan, Tiranë ashtu edhe në Kalimash. Është ky projekti i policisë rrugore ndërsa vetëm pak javë më parë një aksident nga një shofer i papërgjegjshëm ka rrezikuar me 10 udhëtarë të një autobusi. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të këtij aksidenti.
