-
Berisha: Jo bashkimit Shqipëri
Në një takim me studentët, Kryeministri deklaroi sot në mesditë, se lobe antishqiptare kundërshtuan ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës- Morinë, dhe pjesë e këtyre lobingjeve akuzoi kreun socialist dhe segmente të tjera në Kosovë. Rama bllokoi integrimin për të dëmtuar qeverinë por dëmtoi partinë e tij. Kryeministri u shpreh dhe kategorikisht kundër bashkimit Kosovë-Shqipëri. "Nga një rivizatim i hartës, ju garantoj do shënonte humbje të pamerituar të territoreve shqiptare."
- Kosovë, do humbnim
16 Dhjetor 2011, 12:28 -
-
Leskaj zgjidhet kreu i KLSH
Kuvendi i Shqipërisë pas shumë debatesh miratoi sot, me 72 vota pro dhe 62 kundër, p/ligjin "Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë Albpetrol sh.a. Patos. Dekreti i Presidentit, Bamir Topi, për vendosjen e Bujar Leskaj në krye të KLSH, u miratua me 70 vota pro dhe 61 kundër.
Privatizohet Albpetrol |
15 Dhjetor 2011, 17:14 -
ERE: Çmimi i energjisë
Vendimi është marrë sot pas një mbledhjeje të drejtuesve të ERE-së e cila zgjati gati 1 orë. Çmimi i energjisë për familjarët do të mbetet 7.7 L/kwh deri në 300 këh/muaj dhe 13.5 L/kwh mbi këtë kuotë. KESH, CEZ dhe OST-ja kërkuan rritjen e çmimit. Drejtor juridik i ERE, Eduard Elezi deklaron: Vendimi vjen për të mbrojtur konsumatori “nga efekti monopol”.
nuk do të rritet për 3 vjet
15 Dhjetor 2011, 14:00 -
Topi: Të hapet ambasada
Këtë fakt presidenti i republikës e ka pohuar gjatë takimit me Kryesuesin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës, Denis Beçiroviç dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë. Kryetari i Shtetit Shqiptar shprehu dhe interesin e palës shqiptare për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në të dy vendet mike.
boshnjake në Shqipëri
15 Dhjetor 2011, 13:59 -
Prodhonin drogë në mullar
Policia e Shkodrës ka njoftuar se nga shërbimet e anti-drogës janë arrestuar Sadri Shpend Kuçaj, 55 vjeç dhe djali i tij Kujtim Kuçaj 29 vjeç , të dy këta lindur në Pult, Dukagjin dhe banues në shatin “Rrash Kullaj”, Komuna Gruemirë, rrethi M. Madhe.
Arrestohen babë e bi
15 Dhjetor 2011, 13:49 -
Çelçima fushatë në
Ervin Çelçima, anëtar i këshillit bashkiak të Kavajës, i arrestuar pak ditë më parë në Itali, ka konkuruar për të qenë përfaqësues i popullit në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, edhe pse ka qenë në kërkim ndërkombëtar, me akuzën për trafik droge, qe nga viti 2005.
Shqipëri, i kërkuar në Itali
15 Dhjetor 2011, 13:02 -
-
-
Unicef, 1 në 5 fëmijë në
Në veri të Shqipërisë fëmijët janë shumë më të varfër se në pjesën qendrore apo në jug të vendit. Sipas observatorit të familjeve në 8 qarqe të vendit, qyteti më i varfër është ai i Kukësit, ku një në dy fëmijë jetojnë në familje që kanë si të ardhur vetëm 8 mijë lekëshin e ndihmës ekonomike.
Shqipëri jeton në skamje
15 Dhjetor 2011, 10:48 -
Kater i Radës kthehet
Gjatë ditës së sotme, pjesa e sipërme e Kater i Radës, e cila do të përdoret për veprën e artit në Otranto, është vendosur mbi pllakën e betonit në një shesh të qytetit të Otrantos. Kater i Radës është transformuar në monumentin për viktimat e detit.
në monument, në Otranto
14 Dhjetor 2011, 19:21 -
75 vjetori i Servet Pëllumbit
PS organizon festën surprizë për ish kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi. Uroj me gjithë zemër fitoren e PS në zgjedhjet e ardhshme. E kam uruar gjithmonë fitoren e PS dhe do ta bëj gjithmonë, sa të kem jetë”, tha vetë Pëllumbi duke prerë tortën e ditëlindjes.
Rama lule për profesorin
14 Dhjetor 2011, 16:16 -
De Biasi, nga fusha në studiot televizive
55-vjeçari Gianni de Biasi ka qenë trajner i Breshias në vitet 2003-2005; i Torinos në vitin 2008-2009, mandej në 2009-ën ai merr në drejtim Udinezen. Pas largimit nga bankina e Udinezes ai punoi si komentator teknik për kronikat televizive të “Europa League”, që transmetohen në Mediaset Premium.
14 Dhjetor 2011, 15:32 -
Visha: Ina Rama? Dështim
Shqiptarja.com, nis rubrikën e gazetares Mira Kazhani, "lunch.com", një kafe apo drekë e sinqertë e gazetares me një personazh të rëndësishëm, i cili rrëfen veten dhe punën, ndryshe nga aparenca televizive. Takimin e parë, gazetarja Kazhani për shqiptarja.com, e ka bërë me ish-drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë në prokurorinë e Përgjithshme, sot avokat, Ardian Visha.
Dhe Drejtësia? Mjerim
14 Dhjetor 2011, 13:09 -
Rikthehen maskat
Në prag të festive të fundvitit, rikthehen dhe grabitjet me maska gjatë orëve të natës. Brenda 24 orësh janë shënuar 2 grabitje me maska. Grabitja e ndodhur mbrëmë në një supermarket në Fier, pason atë të ndodhur të hënën në mbrëmje në qytetin e Memaliajt, ku u grabit një pikë Western Union.
2 grabitje brenda 24 orësh
14 Dhjetor 2011, 10:31 -
Durrës, kapen 227 kg
Droga u gjet e fshehur në një kamion me targa AA 342 BU dhe kishte destinacion Italinë. Në pranga të policisë përfundoi drejtuesi i kamionit Besnik Yzeiraj, 38 vjeç. Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe nisi punën për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.
drogë, do tregtohej në Itali
14 Dhjetor 2011, 09:44 -
Clooney 100 mijë USD dhurata për të dashurën
Stacy Keibler mund të ndihet vajza më me fat në botë. I dashuri i saj, aktori George Clooney i ka blerë asaj aq dhurata sa ajo nuk do ta kishte imagjinuar ndonjëherë, por nuk është mjaftuar me kaq. Sipas rrjetit personal social Twitter thuhet Clooney i ka blerë deri tani Stacy Keibler një byzylyk Cartier me diamante i cili kushton 15 mila dollar dhe një çantë Hermes, që konsiderohet nga linjat më të shtrenjta në botë.
13 Dhjetor 2011, 22:11 -
Ja piktura e Kodrës
Javën e shkuar shqiptarja.com publikoi lajmin mbi ankandin e zhvilluar nga fondacioni Fëmijët Shqiptarë me presidente zonjën Liri Berisha, ku një pikturë e Ibrahim Kodrës u ble nga biznesmeni i njohur Hetem Ramadani kundrejt një shumë prej 140 mijë eurosh.
që bleu Hetem Ramadani
13 Dhjetor 2011, 21:35 -
-
-
Ardian Hoxha: Ja pse Berisha
Lidhja e “pafajshme” e të ndjerit Pjetër Arbnori që duke shfrytëzuar miqësinë me Remzi Hoxhën i servir informacionin Berishës se i ishin zbuluar takimet me Grigorovin e Maqedonisë dhe Arkanin e Serbisë. Trafiqe armësh, karburantesh, në kohën kur Serbia vuante embargon totale. Dyshime për zvarritjet në 16 vite, ankthin e familjes për drejtësinë dhe dyshimet e vdekjes së Gazidedes.
urdhëroi zhdukjen e tim eti
13 Dhjetor 2011, 17:55
