-
Abuzimi seksual me 14-vjeçaren, Spiropali i kundërvihet PD: Të dëshpëruar, vajza është marrë në kujdes psikosocial dhe shëndetësor
Spiropali e ka cilësuar rast të tmerrshëm dhe më tej ka bërë më dije se prokuroria do të hetojë deri në fund. Në fund të deklaratës së saj për mediat, ajo u shpreh se raste të këtij lloji ndodhin edhe në vende të zhvilluara por asnjë parti e tyre politike nuk del ta përdorë rastin për politikë dhe për të gjetur fajtorin te qeveria.
5 Shkurt 2019, 11:16 -
Me pasaporta false drejt SHBA/ Zbulohet si u përdor shoqata vllahe për dokumente (Zbardhen përgjimet)
Detaje të reja lidhur me trafikun ilegal të emigrantëve drejt SHBA, Kanadasë dhe Anglisë. Report Tv mëson se pjesë e rrjetit kriminal ishte edhe kreu i shoqatës së vllehëve, i cili siguronte dokumente false për të interesuarit. Grupi kishte pajisur me pasaportë false edhe anëtarin e bandës së Shijakut. Arratiset organizatori i trafikut, Dritan Gramozi, Report Tv siguron përgjimet telefonike mes personave në kërkim. Seancë maratonë, Krimet e Rënda japin masat e sigurisë për 32 të arrestuarit
5 Shkurt 2019, 11:09 -
Regjistrohen tetë raste me virusin AH1N1 në Vlorë, mes tyre një fëmijë
Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Vlorë deklaron se në 25 raste të rënda të trajtuara në reminacion, tetë raste janë konstatuar me virusin AH1N1. Rastet janë prej fillimit te muajit janar deri tani, por sot janë bërë publike.
5 Shkurt 2019, 10:21 -
Drejtuesja e Krimeve të Rënda kalon Vettingun, KPK: S'gjetëm indicie nga denoncimi për Donika Prelën
Drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda Donika Prela, pavarësisht gjetjeve nga hetimi i Komisionit të Pavarur i Kualifikimit është konfirmuar në detyrë. Trupa gjykuese deklaroi se pas denoncimeve në media mori edhe disa ditë kohë për të bërë verifikimet, por në përfundim, sipas tyre nuk kishte asnjë indicie për të rihapur hetimet duke e konfirmuar në detyrë.
5 Shkurt 2019, 09:01 -
-
-
Pasaporta false për në SHBA e Kanada/ Report Tv siguron dosjen e Prokurorisë, emrat e të arrestuarve
Shtetas nga lindja e mesme, kinezë dhe shqiptarë ishin klientët e grupit kriminal të arrestuar dy ditë më parë për trafik klandestinësh. Report Tv ka siguruar dosjen e zbulimit të këtij grupi ku çmimet që pagueshin për një pasaportë amerikane false arrinin në 20 mijë euro.
4 Shkurt 2019, 19:46 -
-
-
Xhaçka vizitë në Peshkopi: Vendimi për koncensionin e llixhave abuziv, do të anulohet
"Një vendim abuziv dhe në mungesë të plotë transparence". Kështu e cilësoi, vendimmarrjen e Këshillit të Bazenit të Ujërave termalë Drin-Bunë, ndërsa bëri të ditur për banorët se ky vendim do të anulohet dhe do të merren përgjegjësitë e duhura për këtë rast.
4 Shkurt 2019, 16:59 -
-
Ava Max, një tjetër shqiptare në krye të klasifikimeve botërore të muzikës pop
Një tjetër shqiptare ka arritur të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës pop. “Sweet but psycho” e këngëtares me origjinë nga Saranda, Ava Max, është klasifikuar, si hiti më i shitur në Europë. Ava Max, konsiderohet si trashëgimtarja e Lady Gaga-s.
4 Shkurt 2019, 15:03 -
Hapet segmenti i dytë i Bulevardit të Ri, ja rrugët ku do të nisë qarkullimi
Bashkia e Tiranës njofton se kanë përfunduar punimet në segmentin e dytë prej 500 metrash të Bulevardit të Ri, si dhe në sheshin e tretë në fund të tij. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi cilësinë e punimeve, si dhe faktin që tashmë zgjidhet një nyje që shkaktonte trafik.
4 Shkurt 2019, 14:53 -
Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Pastiçe me spinaq dhe Jahni me pulë e roshnica
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08:45 – 10:00.
4 Shkurt 2019, 12:03 -
Program i ri për kancerin e qafës së mitrës, Manastirliu: Rritëm financimin publik për shëndetësinë me 43.3%
Ministrja Manastirliu ka deklaruar se programi kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës ka nisur të zbatohet me trajnimin e mjekëve të familjes dhe infermierëve në të gjithë vendin dhe brenda muajit mars, do të nisë kryerja e analizës HPV falas për rreth 16 mijë gra në vit.
4 Shkurt 2019, 11:57 -
-
Shkon në tre numri i viktimave nga ''gripi i derrit'' në Shqipëri
E ndërsa për dy persona që kanë ndërruar jetë është konfirmuar nga analizat e ISHP-së se shkak ka qenë ''gripi i derrit'', për rastin e tretë priten përgjigjet zyrtare, por dyshimet e para janë se shkak ka qenë sërish ''gripi i derrit'' ose sikur njihet ndryshe AH1N1. Silva Bino theksoi se numri i qytetarëve në Shqipëri që janë të prekur nga infeksionet respiratore (gripi sezonal) llogaritet në 19 mijë.
4 Shkurt 2019, 11:30 -
Spektakël në Super Bowl, fitojnë Patriots, Tom Brady legjendë (FOTO)
Gjashtë triumfe për Patriots ashtu si edhe për sportistin Tom Brady që gjithmonë e më shumë shndërrohet në një legjendë të këtij sporti. Një paraqitje spektakolare ka bërë Julian Edelman që është zgjedhur edhe si lojtari më i mirë i finales ndërsa ka zhgënjyer Jared Goff.
4 Shkurt 2019, 11:20 -
Vjedhja në Pashaliman, Xhaçka shkarkon 15 ushtarakë, i kërkon Metës largimin e komandantit të Forcës Detare
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka përfunduar hetimet për vjedhjen e armatimeve në bazën e Pashalimanit, ndërsa në përfundim ka dalë me kërkesën për shkarkimin e komandantit të Forcës Detare Ylber Dogjani dhe 15 ushtarakëve.
4 Shkurt 2019, 11:02 -
Kavajë/ Abuzuan seksualisht 14-vjeçaren, burg për 7 të rinjtë, nëna e njërit humbet ndjenjat (VIDEO)
Dy prej tyre e kanë pranuar akuzën ndërsa pesë të tjerë e kanë rrëzuar. Avokati i katër prej tyre ka kërkuar masë më të lehtë, megjithatë kërkesa e tij nuk është marrë parasysh. Përpara se të zhvillohej seanca gjyqësore, familjarët u kanë kërkuar gazetarëve që të mos e bëjnë publike ngjarjen dhe më tej situata është agravuar e ka arritur deri në ofendime.
4 Shkurt 2019, 10:51 -
'Përjetësia femërore', ekspozitë me piktura kushtuar ndër vite gruas shqiptare
Në ekspozitën “L'eterno femminino” gjejmë vepra ku shfaqet figura e gruas malësore me veshjen tipike tradicionale, plot kolorit të spikatur. Përshembull një ndër to është “Zadrimorja”, e cila vjen e ngrohtë dhe plot dritë, ashtu si ishte edhe vetë natyra e artistit. Kjo ekspozitë bën bashkë autorë të brezave të ndryshëm të artit shqiptar, që nga periudha e vetizolimit e deri në ditët tona.
4 Shkurt 2019, 08:32