-
Fruthi, Kreshnik Qyshka: Djali im u prek nga autizmi pas vaksinës, 2 fëmijët e tjerë të pavaksinuar e kaluan pa probleme
Rikthimi i rasteve të reja të fruthit në vend ka risjellë edhe një herë në vëmendje debatin mbi frikën nga vaksinat.Kreshnik Qyshka, baba i 4 fëmijëve ka treguar sot përmes një interviste në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV historinë me fëmijën e tij të dytë për të cilin, ka bindjen personale se është prekur nga autizmi për shkak të vaksinës MMR (fruth, shyta dhe rubeolë).
15 Janar 2019, 14:18 -
Dogana e Kosovës në portin e Durrësit, Rama: Hapi i parë i bashkimit doganor mes dy vendeve
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Transporteve në Kosovë, Fatmir Limaj kanë inaguruar doganën e Kosovës në portin e Durrësit. Ky bashkim vjen si rezultat i zbatimit të marrëveshjeve në takimin mes dy qeverive vitin e kaluar në Pejë, ku thuhej se nga 1 janari Shqipëria dhe Kosova do të unifikojnë doganat.
15 Janar 2019, 13:23 -
Vlera 23 milionë euro në treg, sekuestrohet 115 kg kokaine në portin e Gioia Tauro, në Itali
Një sasi prej rreth 115 kg lëndë narkotike e llojit kokainë është sekuestruar së fundi nga policia italiane në portin e Gioia Tauro, në Itali , vlera e së cilës përllogaritet të kapë në treg një shumë prej 23 milionë eurosh.
15 Janar 2019, 12:54 -
Skadimi i kartave të identitetit/ Dyndje në zyrat e Gjendjeve Civile, qytetari: Rrimë jashtë në të ftohtë, s’kanë marrë masa për të shtuar sportelet
Koha e shkurtër që qytetarët kanë për t’u pajisur me kartat ka shkaktuar radhë të gjata nëpër njësitë administrative. Megjithatë Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë.
15 Janar 2019, 12:44 -
Fruthi, specialistja e ISHP thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët, pasojat mund të shfaqen 10-15 vjet më vonë
Erida Nelaj, përgjegjëse e vaksinimit në ISHP,e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv thotë ajo për të cilën duhet të shqetësohemi është vaksinimi pasi rastet e fundit të fruthit janë kryesisht fëmijë nën 2 vjeç të cilët janë të pavaksinuar. Sipas saj, ka prindër që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët duke i vënë ata para rrezikut të pasojave edhe pas 10-15 vitesh
15 Janar 2019, 12:32 -
-
Manastirliu në qendrat e rehabilituara shëndetësore në Shkodër: Këtë vit investojmë në 100 të tjera
Ministrja Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrat shëndetësore në fshatrat Bërdicë dhe Rranxë të Shkodrës. Në këtë qark katër qendra shëndetësore kanë përfunduar rikonstruksionin e plotë si pjesë e programit të 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të rehabilituara me fondet e buxhetit të shtetit.
15 Janar 2019, 10:16 -
U sulmua me thikë në një koncert bamirësie, vdes kryebashkiaku i Danskut në Poloni
Nuk ia ka dalë dhe ka humbur jetën në mënyrë tragjike kryebashkiaku i qytetit të Danskut, Pawel Adamowicz, i cili u qëllua me thikë nga një i ri, ndërsa ndodhej në një koncert bamirësie në Poloni.
15 Janar 2019, 10:02 -
Protesta/ Grupet nga 6 universitetet e Tiranës vijojnë bojkotin, i bashkohen edhe studentët e 'Aleksandër Moisiut'
Një grup studentësh nga universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, të degëve të biznesit dhe juridikut nuk janë futur në klasa. Ndërkohë që studentët e fakulteteve të tjera kanë shkuar në mësim.
15 Janar 2019, 09:47 -
Shoqërohet dhe lihet i lirë prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, Krimet e Rënda: Po e hetojmë për korrupsion
Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është shoqëruar prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli. Ai akuzohet për korrupsion dhe po hetohet për këtë akuzë sipas Prokurorisë. Ndalimi i prokurorit është bërë nga oficerët në sallën e gjyqit. Çoçoli është lënë i lirë disa orë pas shoqërimit. Report Tv mëson se Çoçoli ka qenë në përgjim. Ai është akuzuar në korrik të 2018 nga një grua rome se i kishte marrë 1 mijë euro për kthimin në shtëpi të vajzës së rrëmbyer, por ai nuk e ka zgjidhur këtë çështje si dhe ka lënë të lirë rrëmbyesin.
14 Janar 2019, 18:19 -
Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset anëtari i bandës së Llanajve, të njohur për masakrën e Çoles (VIDEO+FOTO)
Mësohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një makine tip Audi A3 e cila ka qenë në ecje. Autorët qëlluan nga një motor. I plagosuri, Mikel Mehmeti ka marrë 3 plumba, në bark, gjoks dhe mushkëri dhe është në gjendje të rëndë. Ai ndodhet në sallën e operimit. Policia bën me dije se është gjetur një mjet i djegur në afërsi të stacionit të trenit. Mehmeti, anëtar i bandës së Llanajve, të njohur për masakrën e Çoles ku u vranë 3 të rinj pas një sherri në kazino.
14 Janar 2019, 17:43 -
-
Haradinaj: Heqim taksën 100% pas garancisë ndërkombëtare se Serbia do njohë Kosovën
Prishtina i bën të ditur sërish Beogradit se do pezullonte taksën për mallrat nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj kërkon garanci ndërkombëtare se Beogradi do firmosë marrëveshjen përfundimtare ku të përfshihet edhe njohja reciproke.
14 Janar 2019, 15:45 -
-
‘Toyota Auris’/ Përfundon gjyqi Balla-Basha, vendimi jepet pas një jave, gjyqtari: Më duhet më shumë kohë
Prokurori Agron Gjana u shpreh se Basha ka thënë opinione dhe jo akuza dhe për këtë arsye nuk ka konsumuar asnjë vepër penale duke kërkuar kështu pushimin e çështjes. Pas kërkesave të palëve, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.
14 Janar 2019, 14:06 -
Tenderi për lotin e parë të Unazës së Re, ARRSH: 6 kompani dorëzojnë ofertat, PD: Rama ka paracaktuar fituesin, u ndryshuan kriteret
Mbyllet tenderi për lotin e parë të Unazës së Re, 6 kompani dorëzojnë ofertat. Por, sipas PD-së, kompania “Gjoka Konstruksion” është paracaktuar të shpallet fituese e një tenderi të manipuluar. Sipas PD, ARRSH ka ndryshuar kriterin për licensën, duke e kaluar nga “NP-12/G”, për punime të Inxhinierisë së Mjedisit në NP-12F për punime të Inxhinierisë së Mjedisit, që është e disponueshme nga Gjoka Konstruksion.
14 Janar 2019, 13:55 -
Tepelenë/ Zjarrfikësja mbërrin një orë me vonesë, shtëpia shkrumbohet e gjitha nga zjarri (FOTO)
Një shtëpi në Memaliaj është shkrumbuar këtë të hënë nga një zjarr, që nuk u arrit dot të parandalohej nga zjarrfikësja, pasi kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes 60 minuta me vonesë.
14 Janar 2019, 12:56 -
Qitja, sporti i harruar i emrave që bënë historinë e vendit (VIDEO)
Dikur sporti me më shumë medalje në arenën ndërkombëtare, sidomos kampionë europe ,sot qitja si shumë disiplina të tjera, ndodhet në situatë të vështirë, si pasojë e mungesës së investimeve, por edhe të sportistëve profesionistë. Kjo jo për shkak të mungesës së talenteve, por nga mos stimulimi i tyre për të vijuar në gjurmët e shumë rekordmenëve të shqiptarë.
14 Janar 2019, 11:43 -
Terror në Fier, qëllohet me breshëri gjatë natës një lokal, nuk ka të lënduar (VIDEO)
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë kur lokali nuk ka pasur njerëz dhe ka qenë i mbyllur. Sipas policisë, ka qenë pikërisht pronari që ka konstatuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer duke bërë më pas denoncimin në polici.
14 Janar 2019, 09:49 -
VIDEO/Vjedhja e armatimeve në bazën e Pashalimanit, gjykata lë në burg pa afat katër ushtarakët (EMRAT)
Dy përgjegjësit dhe dy rojet që u arrestuan pas vjedhjes së bazës ushtarake në Pashaliman të Vlorës kanë dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. Të arrestuarit janë; Lesko Ramosaçaj 52 vjeç, Edlir Nelaj 42 vjeç, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç. Report Tv sjell pamjet nga seanca në Vlorë, ku ushtarakët dolën para gjykatës.
14 Janar 2019, 09:44 -
Grupi i studentëve të ngujuar: Protesta vijon! Braçe: Një klasë nuk mund të bllokojë një fakultet
Një grup studentësh që kanë bojkotuar mësimin që prej datës 7 janar dhe në ditët e fundit janë ngujuar në disa fakultete, pas një mbledhje mbrëmjen e sotme përmes një deklarate njoftuan se protesta do të vijojë. Zv/ kryeministri i ri Erjon Braçe ka reaguar duke u shprehur se një klasë nuk mund të bllokojë një fakultet.
13 Janar 2019, 20:00