-
Ne besonim tek liria! Shqiptarët ia dolën!
“Të përulemi me respekt të thellë para atyre djemve e vajzave, burrave e grave, të cilët, pasi me guximin, trimërinë e vendosmërinë e tyre shembën në dhjetor të vitit ’90 murin e Berlinit, me uraganin e fuqishëm të lirisë e shpresës që buronte nga shpirti e zemra e tyre përmbysën më 22 mars, me votën e tyre të lirë, regjimin më barbar që shqiptarët e Europa kishte njohur në tërë historinë e saj. Ndaj edhe një herë ju dhe mbarë shqiptarët gëzuar këtë ditë, ditën e lirisë suaj! Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja!”
22 Mars 2012, 17:07 -
“Gërdeci”, shoqëria civile:KLD
Shoqëria civile risjell në vëmendjen drejtësinë për tragjedinë e Gërdecit. Rreth 40 shoqata dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë firmosur peticionin, drejtuar organeve të drejtësisë, ku mes të tjerash kërkohet publikimi pa vonesa të mëtejshme i vendimit të Gjykatës së Tiranës për masat ndaj të akuzuarve të tragjedisë. Peticioni: KLD të kontrollojë dhe monitorojë gjyqtarët që shqyrtuan procesin. peticioni
kontroll gjyqtarëve të vendimit
22 Mars 2012, 16:26 -
Librazhd, plagjiaturë memorialit
Memoriali në origjinal ka pasur një rrjedhje të zhurmshme uji poshtë basenit të tij që imitonte vetë rrjedhjen e Shkumbimit. Drejtuesit dhe nëpunësit në bashkinë e Librazhdit, kanë bërë një plagjiaturë të pahijshme, në mes të basenit të ujit ngrenë një shatërvan dhe për këtë nuk kanë marrë as mendimin e autorit, as mendimin e specialistëve të artit.
të poetëve të vrarë nga diktatura
22 Mars 2012, 16:05 -
Frangaj-Leka, Lesi: Si arrestoi
EKSKLUZIVE/INTERVISTA E PLOTE Nikoll Lesi, ish-botuesi i “Koha Jonë”, aktualish zv. ministër rrëfen historinë e arrestimit në 1994 të dy gazetarëve pasi bënë një shkrim për lëvizjen e forcave të ushtrisë në veri të vendit me një urdhër të Safet Zhulalit. Kjo u konsiderua si sekret shtetëror dhe për këtë arsye, u mor ndaj tyre një urdhër arresti. (Ne foto: Aleksandër Frangaj, Frrok Çupi, Martin Leka, Nikollë Lesi dhe Preç Zogaj)
Berisha dy gazetarët në '94
22 Mars 2012, 15:23 -
Sot lamtumira për ish-ministren
I jepet sot lamtumira Ish-ministres se Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila ndërroi jetë dje në spital, ku ndodhej e shtruar pas një aksidenti që kishte pësuar më 17 dhjetor 2011 me bashkëshortin e saj. Ajo ishte 51 vjeç. Homazhe në TOB në orën 10.00 - 11.00 (Në foto: Ish ministrja Uruçi dhe makina me të cilën u aksidentuan ajo dhe i shoqi)
e Kulturës Uruçi
22 Mars 2012, 13:22 -
Eminem më i populluari në Facebook
Portali "Huffington Post" publikoi një listë prej dhjetë fytyrave të të famshmëve, të cilët kanë më shumë "Like" në rrjetin social Facebook. Gjykuar për nga numri i adhuruesve në komunitetin virtual, ylli më i popullarizuar aktualisht është reperi amerikan Eminem.
22 Mars 2012, 13:21 -
Vdekja e Esmeralda Uruçit, gjykata liroi autorin
Shtetasi Artan Kotarja, që aksidentoi në dhjetor 2011 ish-ministren e Kulturës Esmeralda Uruçi, u la I lirë vetëm 3 ditë pasi kishte goditur makinën e çiftit Uruçi, duke I plagosur ata. Në 21 dhjetor gjykata vendosi të linte të lirë shtetasin. ( ne foto makina e aksidentuar)
22 Mars 2012, 13:19 -
Sot lamtumira për ish-
Do ti jepet sot lamtumira Ish-ministres se Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila ndërroi jetë dje në spital, ku ndodhej e shtruar pas një aksidenti që kishte pësuar më 17 dhjetor 2011 me bashkëshortin e saj. Ajo ishte 51 vjeç. Homazhe në TOB në orën 10.00 - 11.00 (Në foto: Ish ministrja Uruçi dhe makina me të cilën u aksidentuan ajo dhe i shoqi) Kuvendi, një minutë heshtje për Esmeraldën Ja puna dhe vepra e 51 vjeçares
ministren e Kulturës Uruçi
22 Mars 2012, 13:11 -
-
-
Sherri i regjisorëve, Minarolli:
Dy regjisorët Artan Minarolli e Ilir Harxhi flasin për sherrin me grushta të hënën paradite në ambientet e Qendrës Kombëtare Kinematografike. Minarolli: Ai ka shpifur, nuk kishte diplomë. Harxhi: Kriteri i diplomës i padrejtë, edhe Anagnosti është diplomuar për operator Teodor Laço: Konflikti për skenarin e Pëllumb Kullës
S'ka diplomë, Harxhi: E padrejtë
22 Mars 2012, 11:25 -
Mbesa e Berishës e martuar
Mbesa e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berishës Aleksandra Berbera është martuar me grekun Nikos Veneris, me profesion polic në ministrisë e Brendshme të Greqisë. (Ne foto Gazeta “O KOZMOS”, 17.9.2008 qe publikoi foton e Argita dhe Jamarbër Malltezi dhe çiftin i sapo martuar Aleksandra dhe Niko Veneris)
me një polic grek
22 Mars 2012, 11:08 -
Zvicra i dorëzon Serbisë ish ushtarin e UÇK-së
Zvicra i ka dorëzuar Serbisë Shemsi Nuhiun, ish ushtar i UÇK-së, shqiptar nga Kosova, konfirmon Ministria e Drejtësisë e Zvicrës. Televizioni Publik Serb RTS, ka shfaqur pamje të tre policëve serbë duke e marë Nuhiun të lidhur me pranga dhe duke e futur në aeroplanin Zurich-Beograd, pasi ai gjendej nën arrest në Zvicër, nga prilli 2011.
22 Mars 2012, 10:56 -
22 marsi, Nosi: Rrëfej ardhjen
EKSKLUZIVE/INTERVISTA E PLOTE Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 22 marsit 1992, tregon për "Shqiptarja.com", atë proces zgjedhor kur PD-ja erdhi për herë të parë në pushtet, duke treguar se e rëndësishme ishte që të fitonte pluralizmi politik, dhe jo partitë. Niko Nosi: Opozitës i lamë gjithçka në dorë, donim pluralizmin" (Në foto: Ish-ambasadori amerikan Rajerson me kryetarin e PD-së Berisha dhe Eduard Selamin ne seline PD pas fitores se zgjedhjeve në 1992)
e Berishës në pushtet
22 Mars 2012, 10:17 -
Vrasja e mikut të Shullazit
Dy ditë pas vrasjes së 34-vjecarit Arlind Fuga shumë afër drejtorisë së Policisë së Tiranës, blutë e kryeqytetit ende nuk kanë bërë me dije emra konkretë që mund të kenë kryer këtë ekzekutim mafioz. Ndërkohë që policia hedh dyshime se vrasja e mbrëmjes së martës në Tiranë është pjesë e serialit të atentateve mafioze ku kanë mbetur të vdekur Sokol Doçi, dhe Arjan Selimi.( ne foto Arlind Fuga dhe vendi ku u vra)
seria e atentateve mafioze
22 Mars 2012, 08:42 -
Gjinushi: 22 marsi rrëzoi
Kryetari i PSD Skënder Gjinushi tha për gazetën se në këtë 22 mars asgjë nuk është realizuar nga ajo që pritej të realizohej 20 vite më parë kur fitoi për herë të parë opozita në Shqipëri. Ai tha se vendi ndodhet në dorën e një klani të korruptuar e komunist.
diktaturën, por "lindi" Saliun
22 Mars 2012, 08:36 -
Sanino: Reforma Zgjedhore të
Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të Ballkanit në Komisionin Europian ishte i pranishën në mbledhjen e Komisionit ndërministror të Integrimit ku kryeministri Berisha i dorëzoi plani i veprimit për adresimin e rekomandimeve të KE-së. Sanino: Duhet gjithëpërfshirja e forcave politike dhe shoqërisë civile. Duhet të Sigurohemi që zgjedhjet e ardhshme të bëhen në mënyrën më të mirë të mundshme. Stefano Sanino: Do mësoj gjuhën shqipe Berisha – Sanino: Do realizojmë çdo reformë
jetë gati për zgjedhjet e 2013
21 Mars 2012, 20:14 -
Parada gay edhe në Tiranë
Homoseksualët, lezbiket apo transeksualët shqiptarë do të zhvillojnë për herë të parë një dalje publike në Tiranë. Parada është vendosur të mbahet më 17 maj, ku mes të tjerash do të bëhet edhe dorëzimi i flamurit simbol të këtij komuniteti, në zyrën e kryeministrit Berisha. SONDAZH - Si e konsideroni nismën e "Pink" për paradën e parë gay në Tiranë? - VOTO
Vizitë në zyrën e Berishës
21 Mars 2012, 18:48 -
-
Milano: Dyndje e tepërt, Konsullata
Një pasaportë apo edhe një certifikatë e thjeshtë e bërë në Konsullatën e Milanos mund të kushtojë deri në 30 euro më shumë se i njëjti dokument i lëshuar në Ambasadën e Romës. Dallimi qëndron në koston e prenotimit dhe tërheqjes së dokumentit.
shqiptare “takson” emigrantët
21 Mars 2012, 17:32 -
Kuvendi "privatizon" Albpetrol
Kuvendi votoi vetëm me votat e mazhorancës propozimin e qeverisë për privatizimin e kompanisë Albpetrol. PS kundërshtoi privatizimin, Ahmetaj: Po falni 50 milionë euro në vit. Berisha: E vetmja opozitë që nuk do privatizimet. Kuvendi voton edhe ligjin për pasuritë e paluajtshme: I hapet rruga hipotekimit të pallateve me probleme.
Berisha: PS parti e naftës
21 Mars 2012, 17:20