-
SHBA, Basha: Hetimet për
Sipas “Zërit të Amerikës”gjatë qëndrimit në Washington, Basha ishte ftuar në qendrën e studimeve të avancuara ndërkombëtare SAIS, ku ai foli për vizionin e tij si kryetar i bashkisë së kryeqytetit. I pyetur pas takimit edhe për ngjarjen e 21 janarit, Basha tha se është e rëndësishme që procesi të bazohet në ligj.
21 janarin brenda ligjit
31 Janar 2012, 10:26 -
Tiranë, bllokohet procesi i
Nga muaji gusht i vitit të kaluar, nuk janë dërguar më dosje legalizimesh të objekteve ndërtesë për miratim në Këshillin e Ministrave. Drejtoria Rajonale e Tiranës ka gjashtë muaj pa drejtor dhe kreu i komanduar nuk ka të drejtë firme.
legalizimeve të objekteve ndërtesë
31 Janar 2012, 08:33 -
Britania alarmohet për rritjen
“Kufijtë e hapur të BE lejojnë gangsterët të hynë në Britani” është titulli i të përditshmes Britanike “The Daily Express”, e cila i vë faj Bashkimit Europian, me hapjen e kufijve të saj, për rritjen e numrit të emigrantëve ilegalë shqiptarë që futen në Mbretërinë e Bashkuar.
e numrit të emigrantëve shqiptarë
30 Janar 2012, 16:11 -
-
Varësia e Zvicrës nga shqiptarët
Në vitet kur Grasshopperi ishte në kulm të sukseseve, në këtë ekip zviceran nuk defilonin futbollistët shqiptarë. Titullin e fundit të Zvicrës, Grasshopperi e fitoi në vitin 2003, por u desh të pritej të paktën edhe gjysmë dekade që për skuadrën nga Zuerichu të nisin të luanin futbollistët shqiptarë.
30 Janar 2012, 14:54 -
Hetim pronarit të "Vitrina"
Pronari i universitetit jo publik në autostradën Tiranë –Durrës në Kashar, Edmond Vlashaj është vënë në ndjekje penale për “shpërndarje të shkrimeve antikushtetuese”. Prej disa ditësh qytetarët e kryeqytetit kanë gjetur nëpër xhamat e përparmë të makinave të parkuara, disa fletëpalosje ku shkruhej “Stop Klanit të Zemunit të bunkerit nr 6”.
shpërndau fletushka kundër policisë
30 Janar 2012, 14:07 -
Berisha: Rama si Marksi, do
Në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, kryeministri tha se sa i takon opozitës dhe modelit të saj të taksave, kryeministri tha se është kopje e modelit marksist. Ai tha se modeli shqiptar i liberalizimit duhet të kopjohet nga vendet në krizë.
shkatërrimin e të pasurve
30 Janar 2012, 13:49 -
Hil Gjaci gazetari i News-24 për
Prej disa muajsh gazetari Hil Gjaci, i cili raportonte për televizionin News-24 të gjithë zonën e Mirditës, por edhe disa komuna përrreth në qarqet Kukës, Pukë e Dibër nuk është më në këtë mision. Të gjithë kujtojnë korrespondencat e tij të shumta të tij, por në kujtesë të teleshikuesve mbetet si më i rëndësishëm momenti kur politika debatonte ashpër për mundësinë e një shëmbje gjigande në tunelin e Thirrës.
Mirditën, zëri i heshtur prej disa muajsh
30 Janar 2012, 11:55 -
Kryeprokurori britanik, Starmer
Mes Shqipërisë dhe Britanisë mbetet e hapur cështja e arrestimit dhe ekstradimit të Ilir Kumbaros, ish zyrtarit të lartë të Shërbimit Informativ i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha.
në Tiranë, takon Ina Ramën
30 Janar 2012, 10:29 -
-
Policia fiton gjyqin me
Kompania e përfshirë në skandalin e naftës nuk furnizoi cisternat me karburant. Gjykata:"Euroil" të kthejë 60 050 litra Gazoil. Kontrata për blerjen e 358 milionë lekë të reja karburant nga firma e biznesmenit të arrestuar për abuzimet me naftën, Hajri Elezaj.
kompaninë e naftës "Euroil"
30 Janar 2012, 09:04 -
-
-
"Siva" me 2 punëtorë premton
Një firmë e vogël në SHBA prezantoi në Tiranë një projekt dy miliardë dollarë në Shqipëri dhe pse është krijuar në 2010 dhe regjistruar në Shqipëri 2 muaj më parë, ndërsa xhiroja e saj është modeste. Firma "SIVA Partners” paraqet projekt me resort, kazino, tramvaj dhe dy kulla 75 kate në Pishë-Poro. (ne foto: pamje nga projekti) SIVA Partners, premtime miliardere edhe në rajon Çfarë duhet të dini për investitorët Precedenti, si dështoi investimi 2.4 mld euro
parajsën: Investojmë 2 mld $
Ringjallet ideja e kazinosë në Sazan
Investimi i vetëm, hoteli ne Brazil
30 Janar 2012, 08:03 -
Berisha rrokada në PD si
Krytari i PD ka hartuar një skemë për lëvizjen e anëtarëve të kryesisë të deleguar në qarqe për të forcuar punën e partisë. Fuqizon qarqet me rezultate të dobta në zgjedhjet e fundit, por ende s'është planifikuar rishpërndarja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Patozi shkon në Fier, Olldashi në Durrës, Basha në Tiranë.
Rama, lëviz kryesia në qarqe
Ndarja e re ne Asamblene PS
30 Janar 2012, 07:52 -
-
Basille: Liria e shtypit e largon
Reporterët pa Kufij: Politika e ka bërë censusrën të ligjshme në Shqipëri. Oliver Basille, nga kjo organizatë, thotë për DW, se për BE-në një shtyp i lirë është shumë i rëndësishëm. Në raportin aktual mbi Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2011 Shqipëria, në krahasim me vitin 2010, ka bërë një regres prej 16-të vendesh në klasifikimin e publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij. (Ne foto: Olivier Basille, Shefi i Marrdhënieve me Institucionet Europiane pranë Reporterëve pa Kufij)
Shqipërinë nga anëtarësimi në BE
29 Janar 2012, 19:04 -
Raporti i Mjaft denoncon
Lëvizja Mjaft ka publikuar raportin ‘Unë Votoj’, i cili përmban monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë të periudhës nëntor-dhjetor të vitit 2011. Raporti ‘Unë Votoj’, i cili vjen në formën e një publikimi periodik, synon informimin sistematik të qytetarëve mbi veprimtarinë e hallkës më të rëndësishme të demokracisë në një republikë parlamentare, si kjo e jona, Kuvendit të Shqipërisë. (Në foto: Deputeti Agim Leka voton për veten dhe deputetin Fidel Yllin)
shkelje të rënda në Kuvend
29 Janar 2012, 16:36 -
Cështja 'Konomi', Prokuroria
Një kërkesë i është drejtuar nga Pro-kuroria e Krimeve të Rënda dikasterit të AKEP, me qëllim detyrimin e kompanive celulare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, për dhënien e tabulateve të zileve për periudhën kohore 09:00 deri në 09:05 të datës 9 shtator, ditë kjo kur u vra në qëndë të Vlorës gjyqtari Konomi. (Ne foto: Skerdilajd Konomi)
kërkon zilen e telefonatës
29 Janar 2012, 15:21 -
-
Rama: Provat gozhduese, sharjet
Sipas Ramës provat e hetimit janë gozhduese ndërsa sharjet provojnë se pse duhet ndryshimi. "KM vijoi sot ndaj Prokurores me sharjet turpëruese për Shqiperine! Provat e hetimit janë gozhduese,kurse sharjet provojne pse duhet ndryshim".(Në foto Rama me një emigrant në Athinë)
provojnë pse duhet ndryshimi
29 Janar 2012, 14:14