-
BE: Opozita të plotësojë vendet
“Palët politike duhet të gjejnë një marrëveshje për përshpejtimin e procedurës së plotësimit të vendeve vakante në AMA, si kusht për integrimin e vendit në BE”. Kjo është thirrja që përfaqësuesi i BE, Yngve Engstorm i bëri politikës shqiptare në Shqipëri, sa i përket pavarësisë dhe funksionimit të Autoritet të Mediave Audiovizive. VIDEO
bosh në AMA, kusht i integrimit!
25 Nëntor 2014, 10:10 -
Hapja e dosjeve, Klosi: Pjesa
"Dosjet le të hapen, por pjesa kryesore e tyre janë eliminuar". Këtë e ka deklaruar ish-drejtori i SHISH, Fatos Klosi, në emisionin “Tete a Tete” të gazetarit Artur Nura. Të ftuar në studion e “A1 Report” , për të folur për çështjen e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, kanë qenë edhe shkrimtari dhe ish-i persekutuar Visar Zhiti, dhe politologu Afrim Krasniqi. Krasniqi: Politika, 24 vjet vijon të jetë peng i dosjeve të së kaluarës. VIDEOHoffmann: Hapja e dosjeve të komunizmit me rëndësi, Arvizu: Mos fshihet e kaluaraBunkeri anti-bërthamor i Enver Hoxhës, Rama: Do hapim dosjet
kryesore e tyre janë eliminuar
VIDED/'Emisioni 'Tete a Tete' i plotë
24 Nëntor 2014, 19:14 -
Gjiknuri: Shitja e HEC-eve nga
BUXHETI 2015/ “Shitja e hidrocentraleve nga qeveria e mëparshme, jo vetëm që i shkaktoi një krizë balancës së sistemit energjitik në vend, por janë 32 milionë euro të pareflektuara të cilat shkuan për fushatën elektorale të PD”. Deklarata është bërë nga Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri gjatë disktutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm në Komisionin e Ekonomisë. Gjiknuri: Aksioni i OSHEE po mbyll gropën, +66 mln $ arkëtime këtë vit VIDEO
PD solli krizën, lekët për fushatë
24 Nëntor 2014, 11:54 -
Meta në Gjilan, Haziri: Mustafa
Në një konferencë për mediat me kryeparlamentarin shqiptar, kreu i Komunës së Gjilani Lutfi Haziri komentoi situatën më të fundit politike në Kosovë, në lidhje me firmosjen e marrëveshjes mes PDK-së dhe LDK-së. Ai tha se emri i kryeministrit është vetëm një: Isa Mustafa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai tha se kjo marrëveshje është arritur në parim e nëse prishet, atëherë LDK do të dalë në opozitë. VIDEO FOTO
kryeministër,ose LDK në opozitë
24 Nëntor 2014, 10:22 -
Shkulën stolat dhe dëmtuan
Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj 11 tifozëve të përfshirë ditën e djeshme në dhunën në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, në ndeshjen Elbasani – Tirana. Ndërkohë drejtori i stadiumit Dritan Kadia për A1 Report: Janë dëmtuar 126 stola, tabelat elektronike dhe djegur bari i fushës. VIDEO FOTO
'Elbasan Arena',hetohen 11 tifozë
24 Nëntor 2014, 07:45 -
Aksidenti në Koman, 3 viktima
Aksidenti është shënuar në aksin Vau i Dejës-Koman, ku nuk njeh investim qe nga koha e diktatures. Artan Bajrami, Elidon Drumi, Agim Kasemi, kanë mbetur viktima të këtij aksidenti tragjik, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë. Të katërt ishin roje në minierën e bakrit në Koman dhe udhëtonin në një fuoristradë me targa Tiranë, e cila ka dalë nga rruga e Komanit dhe ka rënë në humnerë në 100 metra. Aksident edhe në Tapizë, kamioni përplaset me motorcikletën, 1 i plagosur. Dibër, fuoristrada del nga rruga, plagosen 2 persona FOTO VIDEO Video/ Perplaset kamioni me motorcikleten ne Tapize, 1 i plagosur
Humb jetën në spital i plagosuri
23 Nëntor 2014, 20:00 -
Bunk'Art, 2000 vizitorë në 1 ditë
Megjithëse ka vetëm 24 orë që është hapur, Bunkeri i udhëheqjes komuniste ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme të tursitëve të huaj dhe vendas. Shumë prej tyre vlerësojnë me nota maksimale hapjen e këtij vendstrehimi për publikun, si një nismë që do shërbejë për brezin e ri për tu njohur me një pjesë të errët të historisë së vendit. Ndërsa shumë turistë të huaj për mikrofonin e A1 Report, thonë se do ja rekomandojnë edhe miqve të tyre këtë objekt të jashtëzakonshëm të periudhës komuniste.VIDEO FOTO Hapet për publikun bunkeri i fshehtë anti-bërthamor i ish-diktatorit Hoxha Bunkeri anti-
mes tyre shumë turistë të huaj
FOTO/ Dita e dytë, dyndje vizitorësh
23 Nëntor 2014, 16:33 -
Elbasan, djali i ish-policit, vritet pas
Sipas policisë, autori me inicialet O.SH i cili tashmë është shpallur në kërkim, para vrasjes kishte komunikuar në telefon me 27-vjeçarin Fatjon Ocka. Ai kishte shfaqur shenja xhelozie për një vajzë dhe i kishte kërkuar te ritu të takoheshin për t’u sqaruar, por e ka pritur me arme dhe ka qelluar disa here ndaj tij.VIDEO FOTO
sherrit për një vajzë, autori xheloz!
23 Nëntor 2014, 09:20 -
Shoqërohet nënkryetari i bordit
Një incident i rëndë ka ndodhur në ndeshjen e mes Vllaznia- Flamurtari. Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Shaban Nexhi, ka urdhëruar shoqërimin në polici të nënkryetarit të Bordit Mbikëqyrës të klubit Vllaznia, Edip Shiroka. A1 Report ka pamjet ekskluzive të debatit të këtyre të dyve dhe urdhërit të dhënë për shoqërimin e Shirokës. VIDEO
të Vllaznisë, debatoi me kryepolicin
22 Nëntor 2014, 18:04 -
Bunkeri anti-bërthamor i Enver
Pas 36 vjetësh nga inaugurimi në qershor të 1978-ës, u hap këtë të shtunë tuneli antibërthamor i komunizmit, por këtë radhë i shëndërruar në një qendër historiko-artistike të quajtur “BUNK’ART” Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e Kulturës, Mirela Kumbaro, shoqëruar nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu, ambasadori italian Masimo Gajani, hapën dyert e këtij bunkeri që tashmë është shndërruar në një video-muzeale.FOTO VIDEOFjala e plote e ministres Kodheli ne BUNK'ARTFjala e plote e kryeministrit Rama ne BUNK'ART
Hoxhës, Rama: Do hapim dosjet
22 Nëntor 2014, 16:30 -
Hapet për publikun bunkeri i fshehtë
Pas 36 vjetësh nga inaugurimi në qershor të 1978-ës, u hap këtë të shtunë tuneli anti-bërthamor i komunizmit, por këtë radhë i shndërruar në një qendër historiko-artistike të quajtur “BUNK’ART”. Hapësirat e parashikuara për mbledhjet e Byrosë Politike nëse Shqipëria sulmohej, dhomat ku mendohej të flinin ish-diktatori i komunizmit Enver Hoxha dhe ish-kryeministri Mehmet Shehu në rast rreziku, janë transformuar në art. VIDEO
anti-bërthamor i ish-diktatorit Hoxha
22 Nëntor 2014, 15:16 -
Protesta e PD, Basha: Rama ik!
Nën thirrjet dhe pankartat “Duam punë dhe dinjitet” mijëra simpatizantë demokratë, të udhëhequr nga kreu i PD Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha, janë bërë pjesë e protestës së kësaj force politike përpara kryeministrisë kundër qeverisë Rama-Meta. Protesta nisi rreth orës 12:00, dhe zgjati përr rreth 2 orë. Në fjalën e tij Basha akuzoi Ramën se po fshihet në bunker për të mos dëgjuar 200 mijë shqiptarët e mbledhur në protestë. Basha-Ramës: Nuk bie populli, jepet dorëheqja ose rrëzohet qeveria FOTO VIDEOProtesta e PD, policet ruajnë Kryeministrinë, s'kishte incidente Fjala e plotë e Lulzim Bashës në protestën e opozitës
Bunkeri s'të shpëton nga revoltaVD/ Ngjiret Basha: Zëri i qytetarëve
22 Nëntor 2014, 13:10 -
Durrës, kapet me 15 kg lëndë
Një 37-vjeçar nga Durrësi është vënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi i janë gjetur 15 kilogramë lëndë eksplozive, tritol. Arrestimi i Albert Vocit, është bërë në Maminas nga specialistët e sektorit për trafiqet dhe narkotikët, pasi një hetimi 2-javor. "A1 Report" siguron pamjet e momentit të arrestimit. VIDEO
eksplozive, arrestohet 37-vjeçari
FOTO/VIDEO/ Momentet e arrestimit
21 Nëntor 2014, 17:48 -
VIDEOLAJM/ Ja si emigrantët
Mënyrat e përdorura nga emigrantët për të kaluar kufirin mes Francës dhe Britanisë së Madhe janë nga më të ndryshmet. Përveç rrugës ujore shumë emigrantë kalojnë kufirin duke u futur në kamionë mallrash që bëjnë këtë rrugë.
futen në kamionë për në Angli
21 Nëntor 2014, 16:16 -
-
Roth: Rruga drejt BE përballohet
Për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian politika shqiptare duhet të bashkëpunojë, ndërsa opozita të kthehet e të zhvillojë debatin në parlament. Ky apel vjen nga ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane, Michael Roth në seminarin me temë “25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit”. Nga Tirana, Roth ka vlerësuar hapat që ka hedhur Shqipëria me reformat, por sipas tij mbetet ende shumë punë për t’u bërë.Ministri Roth takim me Gjoshën 'PD stop bojkotit,të vijë në Kuvend'
bashkë, PD të kthehet në Kuvend
21 Nëntor 2014, 14:55 -
Rama përshëndet marrëveshjen
Kryeministri Edi Rama përshëndeti këtë të premte marrëveshjen e arritur në Kosovë mes PDK-së së Hashim Thaçit dhe LDK-së së Isa Mustafës, dhe hapjen e rrugës për krijimin e institucioneve pas një krize politike disamujore. “LDK dhe PDK kanë vendosur të merren vesh, jo për çfarë kanë dëshiruar para zgjedhjeve, por për çfarë imponon vota e popullit të Kosovës”, tha Rama. VIDEOShehu "Një zgjidhje pozitive dhe racionale"VV e AAK protestojnë: Të rrëzojmë qeverinëMustafa në krye të qeverisë së re të Kosovës, mister posti i Thaçit
PDK-LDK: S'ishte vendim i lehtë
21 Nëntor 2014, 12:55 -
Tahiri: Hetojmë paratë e "pista"
Lufta ndaj evazionit fiskal dhe aseteve të grupeve kriminale ka bërë bashkë agjencitë ligjzbatuese shqiptare në një takim të thërritur nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme. Në fjalën e tij ministri Tahiri u shpreh se shumë shpejt nis hetimi mbi pasuritë e pajustifikuara, ndërsa për kryeprokurorin Adriatik Llalla memorandumi i bashkëpunimit me një sërë aktorësh do të krijojë pasi ra dhe për shkëmbim intensiv informacionesh me ndërkombëtarët. VIDEO
godasim krimin, nuk do i gëzojnë dot
21 Nëntor 2014, 11:18 -
Tragjedia e 2 të rinjve, digjen në
Dy emigrantë shqiptarë kanë vdekur në kushte të tmerrshme pasi kamioni në të cilin udhëtonin ilegalisht nga Polonia për në Britaninë e Madhe u përfshi nga flakët. 25-vjeçarja Erinda Kacorri ndodhej ne kamion me të riun Rexh Myzaraj (djali i dajes së të fejuarit) dhe do të kalonte kufirin për t'iu bashkuar të fejuarit te saj ne Angli. Policia franceze dyshon se zjarri u shkaktua nga një cigare. Familjarët e të resë nisen drejt Francës, pritet ekspertiza për shkaqet e zjarrit që shkrumboi totalisht kamiomion. Shoqërohet në polici shoferi polak: S'e dija që shqiptaret ishin në kamion. VIDEOFOTO
kamionin që i çonte drejt Anglisë
VD
VD/Si futen emigrantët në kamionë
21 Nëntor 2014, 10:53 -
Peleshi: Thyejmë mentalitetin
Gjatë konferencës së zhvilluar për të drejtat themeltare , mos diskriminimin dhe mbrojtja e grupeve vunerabël përfshirë LGBT, zv/kryeministri Peleshi u shpreh se ka një planveprim për të mbrojtur të drejtat e tyre, duke u ndërhyrë në legjislacion. VIDEO
Ndërhyjmë në ligj për LGBT-në
21 Nëntor 2014, 10:07 -
Tiranë, tentuan të hidhen nga pallati
Arrihet marrëveshja mes banorëve që tentuan të hidhen nga plllati 9-katësh dhe pronarit të pallatit. Marrëveshja konsiston në pagesën e qirasë nga ana e pronarit Albert Kushi. Më herët 11 personat kërcënuan të hidhen nga tarraca e pallatit 9-katësh pranë “Misto Mames” në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Shkak për një veprim të tillë u bënë mosmarrëveshjet me ndërtuesin e pallatit , ku sipas banorëve, Kushi nuk i është përmbajtur kontratës, për tu dhënë atyre apartamente në këtë pallat, në këmbim të tokës. FOTO VIDEO
11 personat pakt me ndërtuesin
VIDEO të 11 personave mbi pallat
20 Nëntor 2014, 22:00
