-
Romë, kapet shqiptari me 12 kg
Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e së premtes në autostradën lindore të Romës pasi në makinë iu gjetën 12 kg kokainë. Media italiane informojnë se policia kishte dyshuar në sjelljen e të riut dhe menjëherë kanë vendosur të kryejnë një kontroll të plotë të automjetit të tij.
kokainë, vlera 500 mijë euro
25 Gusht 2012, 11:19 -
Fukarallëk dhe maskarallëk
Shqiptarja.com risolli dje disa detaje të vilës qeveritare në Vlorë që është gati të presë parinë e vendit gjatë fundjavave. Nuk ishte lajm i ri, sepse arredimi me mbi 500 milionë lekë të vjetra ishte shpallur që një vit më parë nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe pamjet e brendëshme kishin dalë në median e printuar.
23 Gusht 2012, 08:15 -
Rrëfimi i Brokajt: Vila e Enverit
Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” mjeku i Enver Hoxhës, ish-diktatorit komunist, Sabit Brokaj shprehet i shokuar nga shpenzimet marramendëse të qeveritarëve të sotëm për vilat e tyre qeveritare, të cilat janë të pajisura me pishina, sauna dhe mjete të tjera me kosto marramendëse. Fukarallëk dhe maskarallëk- Nga A. Rrozhani Luksi i Berishës, vilë me sauna pishina dhe krevate mbretërorë
modeste, Saliu jetë si Sulltan
23 Gusht 2012, 07:29 -
Shpenzimet luksoze, qytetarët
Kolegëve të A1Report u ndodh shpesh të ngrenë probleme të ndryshme përmes kronikave të tyre, të hapin tema debati mbi çështje që i interesojnë shoqërisë shqiptare për të cilat kërkojnë edhe mendimin e qytetarëve. Por kur bëhet fjalë për qeverinë, ata tërhiqen mbrapsht, bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe evitojnë mikrofonin.
evitojnë të flasin për qeverinë
22 Gusht 2012, 19:43 -
Luksi i Berishës, vilë me sauna
Gazeta Shqiptarja.com zbulon detajet e rezidencës qeveritare numër 1 në Vlorë. Një pallat tre katësh, në afërsi të tunelit të Vlorës për kastën në pushtet për të kaluar fundjavat, mes argëtimit, komfortit dhe një jete sheikësh.500 milionë lekë për të mbushur me superluks fundjavën qeveritare.
pishina dhe krevate mbretërorë
22 Gusht 2012, 08:00 -
-
Durrës, pranga çiftit 60-vjeçar
Për të kaluar disa momente intime mes krahëve të mikeshës së tij 60-vjeçare, N. M., i së njëjtës moshë, kërkonte nga klientët 5 mijë lekë të vjetra. Dhe me sa duket ata nuk mungonin pasi përveç çiftit të të moshuarve, Policia e Durrësit po ndjek penalisht edhe 5 klientë të kapur në flagrancë. Në Gjermani rasti më i njohur ku Hilda Breer (foto), ish-aktore 80-vjeçare, kërkon 140 euro.
Ajo prostitutë, ai gjente klientët
21 Gusht 2012, 19:11 -
Dioguardi: Shqipëria nuk mund
Megjithë thirrjet e Perëndimit, dosjet, emrat e aktet e kryera gjatë 45 vjetëve të komunizmit mbeten ende në hije. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, këshilltarja për Çështje Ballkanike pranë Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes Dioguardi thotë se pa një ballafaqim me të kaluarën, Shqipëria nuk mund të ketë një të ardhme të qartë dhe të qëndrueshme.
të ecë përpara pa hapur dosjet
20 Gusht 2012, 22:20 -
Paskuale Renda, arbëreshi
Arbëreshi Paskuale Renda ka shkuar në Prishtinë për të ndjekur Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në të cilin marrin pjesë edhe studiues nga Tirana. Renda punon në Bashkinë e Sicilisë, por gjuhën shqipe nuk e ka studiuar në Universitet.
që mëson shqipen në semina
20 Gusht 2012, 19:35 -
-
Kambana 400-vjeçare shitet
Kambana e Kishës së fshatit Mërqi, me vlera historike e prodhuar 400 vjet më parë nuk do të gjendet dot. Gjurmët e saj, tashmë janë zbehur sepse kanë kaluar më shumë se dy muaj pas raportimit të banorëve lokalë për grabitjen e saj.
jashtë Shqipërisë për 500 mijë lekë
18 Gusht 2012, 13:17 -
Lista e rimbursimeve, ilaçet 5
Bëhet fjalë për një pjesë të konsiderueshme të medikamenteve që janë pjesë e listës së barnave me rimbursim për vitin 2012. Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë herë jo vetëm që nuk u fut në listë asnjë medikament i ri, por madje u hoqën 7 ilaçe me rimbursim nga lista.
herë më të shtrenjta se në 2011
18 Gusht 2012, 09:01 -
-
Pagat e reja, sa lekë do të
Përcaktohet struktura e re e pagave për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, përjashtuar ata të parësorit, sistemit arsimor parauniversitar dhe administratën e qeverisjes vendore. Drejtori i gjimnazit do marrë 70 mijë lekë të reja në muaj, shefi i shërbimit në spitalet publike 150 mijë lekë në muaj.PDF- Si ndryshon paga e mjekeve
marrin mësuesit e mjekët
17 Gusht 2012, 12:19 -
-
-
Udhëtim në Shqipëri në
Nëse thua që në gusht do të shkosh në Shqipëri të shohin menjëherë shtrembër. Si vallë, në një vend kaq humbës, nga ku njerëzit ia mbathin me vrap... e çfarë njerëzish, pastaj. Por unë po shkoja për një arsye që nuk mund ta thoja sepse do të ngjante një çmenduri.
kërkim të Italisë që ish
14 Gusht 2012, 22:11 -
-
-
CEZ u heq dritat, lënë Kukësin në
I gjithë Qarku i Kukësit ka mbetur pa energji elektrike pasi 500 banorë të Komunës Shtiqën kanë vendosur të zaptojnë nënstacionin elektrik të Rexhepaj duke ndërprerë furnizimin në shenjë proteste pasi CEZ i ka lënë pa drita sepse nuk paguajnë. Më pas kanë bllokuar edhe Rrugën e Kombit ku nuk kanë munguar konfliktet me shoferët. (Foto ekskluzive: Automjetet e ndaluara në rradhë në Rrugën e Kombit)
terr e bllokojnë Rrugën e Kombit
7 Gusht 2012, 21:28 -
