-
Ujku kafshon 2-vjeçaren tek Kopshti
Një vajzë vetëm 2-vjeçare është sulmuar nga ujku ndërsa ndodhej në Kopshtin Zoologjik të Tiranës e shoqëruar nga nëna e saj, Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në kryeqytet. Vajza ka marrë plagë në pjesën e shpinës së dorës kur po i jepte kafshës që ndodhëej në kafaz një biskotë. Babai i vajzës së vogël pasi është njoftuar nga bashkëshortja e cila e shoqeronte 2-vjeçaren, e ka dërguar vetë vajzën në spital pasi askush nuk e ka ndihmuar.
Zoologjik, s'i jepet ndihma e parë
26 Mars 2016, 18:29 -
Parku tek liqeni, deputetët e PD
Deputetët e Partisë Demokratike dhe mbështetës të saj janë përplasur me policinë bashkiake tek liqeni artificial. Ata kundërshtojnë ndërtimin e këndit të lojërave tek liqeni. Situata u tensionua disa herë, ku disa persona kanë ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë bashkiake të cilët mbronin kantierin e ndërtimit. Gjithçka është qetësuar pas ndërhyrjes së forcave të policisë. Ndërkohë që përfaqësues të shoqërisë civile janë distancuar nga protesta e Partisë Demokratike. Ata kanë ndjekuar situatën në distancë. Mes protestuesve ishin edhe deputetët Genc Pollo, Asllan Dogjani, Keltis Kruja, Gert Bogdani si dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të kësaj force politike. FOTO VIDEO Ambientalistët kundër këndit të lojërave: Bashkia shkel mbi veten
përplasen fizikisht me policinë
VIDEO/ Deputetët e PD që u përplasën
26 Mars 2016, 18:11 -
-
"Xibraka", nipi i Enver Hoxhës e
Një vit e dy muaj hetime i kanë mjaftuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që të faktohë akuzat ndaj 8 të pandehurve të dosjes “Xibraka”, ku i pandehur është marrë dhe Ermal Hoxha nipi i ish-diktaorit Enver Hoxha. I pandehur është marrë dhe biznesmeni Gentjan Gjonaj, ky i fundit një ish-ndërtues në Vlorë, tashmë i falimentuar dhe ish-bashkëaksioner me dhendrin e Enver Hoxhës. Dosja “Xibraka” drejt gjykatës prokurorë kolumbianë në Shqipëri VIDEO
7 të tjerë në gjyq për kokainën
26 Mars 2016, 17:58 -
Ikjet më të mëdha në 26 vjet
Në 26 vjet ka ndodhur disa herë kur politikanë me mandat parlamentar ose me poste drejtuese të larta në një nga partitë e mëdha politike, kanë vendosur të shkëputen duke krijuar parti të reja politike. Në shumicën e rasteve motiv ka qenë mungesa e demokracisë së brendshme dhe shanseve të konkurrimit me kryetarin – lider të partisë, – por vitet e fundit ka tendencë të ikjes me motivin e marketingut politik, – gjetjes së një posti të lirë kryetari si shans për të siguruar mandat parlamentar në koalicion me njërën prej partive të mëdha.
që sollën parti të reja politike
26 Mars 2016, 16:45 -
-
Tiranë, armë dhe 27 kg kanabis, 6
Gjashtë persona janë arrestuar sot nga policia e Tiranës, një prej tyre kapter në repartin e Zallherit, pasi u kapën në flagrancë me armë pa leje, municione dhe 27 kilogramë kanabis. VIDEO
në pranga,mes tyre ish-ushtaraku
VD/ Pamjet e arrestimit të nënoficerit
26 Mars 2016, 16:06 -
Sulmet terroriste, Shqipëria më
Shqipëria është më pak e ekspozuar ndaj sulmeve terroriste. Ky fakt bëhet i ditur sipas hartës të publikuar nga media britanike e cila i referohet ministrisë së jashtme britanike. Kjo e fundit pas sulmeve të Brukselit ka bere te ditur një skice ku pasqyrohet niveli i rrezikut të sulmeve terroriste në të gjitha vendet e botës.
pak e ekspozuara në rajon /Harta
26 Mars 2016, 14:34 -
Veliaj PD-së e shoqërisë civile: Gjithë
7 mijë pemë në 7 muaj është përgjigja që kryebashkiaku Erion Veliaj i jep të gjithë zërave që i kanë dalë kundër, veçanërisht për projektin e këndit të lodrave te Liqeni Artificial në Tiranë, ku PD e shoqëria civile e akuzon se po vë në jetë një projekt që betonizion parkun e gjelbër. VIDEO
atë baltë...hidheni ushqim për pemët
26 Mars 2016, 13:36 -
Identifikohet terroristi i tretë
Një gazetar i pavarur është terroristi i tretë i shfaqur në kamerat e sigurisë së aeroportit të Zaventemit në Bruksel, që mori pjesë në shpërthimin terrorist. Është e përditshmja blege Le Soir sipas së cilës, personi me xhaketë të bardhe dhe kapele të zezë është gazetari Faysal Cheffou.
në Bruksel, një gazetar i pavaru
26 Mars 2016, 13:09 -
Genc Mulliqi: Refleksionet e mia për
Është çelur në Galerinë FAB pranë Akademisë së Arteve ekspozita “Duke pritur Dodo – në” e skulptorit Genc Mulliqi. Genc Mulliq ka shprehur në veprat e tij refleksione ndaj rrezikut global të terrorizmit. VIDEO FOTO
rrezikun e terrorizmit në skulpturë
26 Mars 2016, 12:24 -
Idrizi presion Ramës: Nëse s'na
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nga Këshilli Kombëtar është shprehur se është mjaft i zhgënjyer nga vizita e ministrit të Jashtëm Bushati në Greqi, pasi nuk e ngriti publikisht çështjen çame, por vetëm në takimin e mbyllur me homologun e tij në Athinë. VIDEO
doni largohemi, s'kemi dilema
26 Mars 2016, 11:30 -
Veliaj: Ja harta e 12 këndeve të
Pas debatit të shumëpërfolur mbi ndërtimin e një këndi lojërash në parkun e Liqenit Artificial, ku ndërkohë të shumtë janë qytetarët që ankohen për mungesë të këndeve të lojërave pranë lagjeve të tyre, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka publikuar hartën e 12 këndeve për të cilat Bashkia e Tiranës do të investojë.
lojërave që po investohen në Tiranë
26 Mars 2016, 10:50 -
Rama në Berat: Kemi hapur
Për të parë nga afër frytet e mbështetjes financiare të dhënë nga qeveria, ndaj agrobiznesit dhe industrisë së agro-përpunimit, kryeministri Edi Rama ka vizituar pikën e grumbullimit, “Hatija”, në komunën Kutalli të Beratit. VIDEO
një cikël të ri për bujqësinë
26 Mars 2016, 10:28 -
Berat/Bashkia vendos prishjen e
Këshilli Bashkiak i Beratit ka miratuar dje vendimin për prishjen e Stadiumit të Vjetër të qytetit dhe ndërtimin në vend të tij, të një Qendre Rinore. Për shkak të këtij vendimi, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës PS-LSI, mbledhja është shoqëruar me debate, ndërsa këshilltarët demokratë kanë deklaruar se prishja e stadiumit bëhet me qëllim betonizimin e kësaj hapësire dhe ndërtimin e pallateve shumëkatëshe.
Stadiumit të Vjetër, PD: Bëhen pallate
25 Mars 2016, 22:41 -
-
Nishani dekoron "Mjeshtër i Madh",
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi sot profesor Luan Malltezit titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të punës së tij të palodhur dhjetëra vjeçare në fushën e studimeve historike përmes botimeve të shumta shkencore, si dhe për kontributin e shquar të dhënë si historian dhe drejtues i institucioneve shtetërore që mbulojnë fushën e historisë dhe trashëgimisë kulturore për nxjerrjen në pah dhe bërjen të njohur të fakteve dhe figurave të shquara historike në kohë të ndryshme për kombin tonë”.
Luan Malltezin, krushkun e Berishës
25 Mars 2016, 21:43 -
-
Pas policisë edhe Garda ndryshon
Teksa ka porositur 1500 palë këpucë për efektivët e Gardës së Republikës në një kompani në Berat, ministria Brendshme mësohet të jetë në përfundim të një tenderi 113 milion lekë për ndryshimin uniformës së Gardës së Republikës.
"fytyrë", tenderi 113 milionë lekë
25 Mars 2016, 19:58 -
-
Dibër, mësuesja dhunon nxënësit
Dhuna që ushtrojnë mësuesit ndaj nxënësve sidomos në rrethe të largëta të vendit është bërë tashmë e paprecedentë. Një mësuese në qarkun e Dibrës në mënyrë të tmerrshme godet me litar, madje arrin deri aty sa i’a vë litarin në fyt një nxënësi në mes të klasës.
njërit i vendos litarin në fyt/VIDEO
25 Mars 2016, 16:35