-
Deputetët jo vetem cirk dhe bukë
Nuk mund të rri pa falënderuar protagonistët kryesorë që bënë të mundur inicimin, procesin dhe votimin e reformës në drejtësi. Ka shumë kohë që parlamenti është kthyer në telenovelë apo në një lloj teatri, ku lajmet më të klikuara janë bëmat komike, në shumicë fictive dhe të amplifikuara, që palet stisin kundër njëra-tjetrës.
8 Shtator 2016, 20:50 -
-
Deklaratë e përbashkët: Shqipëria
Këshilli i Stabilizim Asociimit (KSA) ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mbajti takimin e tij të tetë, ku KSA u ndal në Raportin 2015 të Komisionit për Shqipërinë, i cili konkludoi se vendi ka shënuar progres të mëtejshëm drejt përmbushjes së kritereve politike për anëtarësim dhe, në përgjithësi, progres të qëndrueshëm lidhur me pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim. VIDEO
ka bërë progres për 5 pikat kyçe
8 Shtator 2016, 14:25 -
Rama batuta me përkthyesen:
Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka nisur të flasë, pas takimit të përbashkët Shqipëri-BE, nuk ka lënë mënjanë batutat me përkthyesen, ku pas refuzimit për përkthim të fjalës së tij ka thënë se ende europianët nuk janë gati që të pranojnë shqiptarët. VIDEO
S’jeni ende gati që të na pranoni
8 Shtator 2016, 14:10 -
Hahn: Presim nga Shqipëria
Pas përfundimit të takimit në Këshillin e Asociim Stabilizimit në Bruksel, shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini ka dalë në konferencë për shtyp me kryeministrin ku tha se Reforma në Drejtësi është shumë e rëndësishme për vendin, por pas miratimit tani është koha që të nisë zbatimi i saj. Ajo ka vlerësuar hapat pozitivë që ka bërë Shqipëria, por Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit Johanes Hahn ka thënë se duhet të kapen “Peshqit e mëdhenj” për të çuar përpara vendin drejt integrimit në Bashkimin Europian.Kjo thirrje vjen një ditë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA, Donald Lu që të inkriminuarit të mos tentojnë që të futen në politikë, pasi do të përfundojnë në burg. VIDEO
të dënohen ‘peshqit’ e mëdhenj
8 Shtator 2016, 11:50 -
Rama: Asnjë maturant nuk
Çështja e maturantëve është bërë sot temë e fortë debati në seancën plenare. Pas akuzave të opozitës dhe replikave të forta ka qenë kryeministri Rama, i cili ka garantuar se të gjithë maturantët do të kenë mundësi të ndjekin studimet dhe se brenda 10 ditë çështja është e zgjidhur. VD/Debate për maturën në Kuvend Berisha: Të largohet Nikolla VIDEOBraçe: Ademi të nxjerrë stadiumin nga koteci
mbetet pa të drejtë studimi
8 Shtator 2016, 07:41 -
Protesta e maturantëve, Basha:
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas situatës së krijuar me maturantët, të cilët protestuan pasi nuk rezultojnë fitues në universitetet. Në një deklaratë për mediat kryedemokrati Basha shprehet se drama e maturantëve vjen si reuzltat i një pseudoreforme që ka rënë që në nisje.
Të shkarkohet ministrja Nikolla
7 Shtator 2016, 19:21 -
Punimet për Sheshin 'Skënderbej'
Pas një viti, sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet në sheshin simbol të të gjithë shqiptarëve. Pas turit të 24 dëgjesave publike me qytetarët të organizuara nga Bashkia e Tiranës, mëngjesin e sotëm nisi puna për zbatimin e fazës së parë të projektit të “Rikualifikimit urban të sheshit Skënderbej”. VIDEO
Veliaj: Pedonale për qytetarët
7 Shtator 2016, 18:12 -
Rama i kthehet synimit të vjetër:
Ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk do t’i nënshtrohet restaurimit, por do të shembet nga themelet. Lajmi për ndërtimin e një teatri modern kombëtar në vend të të vjetrit është konfirmuar nga kryemistri Edi Rama dhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro VIDEO
Do rindërtojmë Teatrin Kombëta
7 Shtator 2016, 12:24 -
Maturantët, Rama: Risi e reformës
Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të maturantëve të cilët kërkojnë ndryshim të sistemit të përzgjedhjes së fituesve, ku ka thënë se një nga risitë e Reformës në Arsim është dhënia e mundësisë ndaj ekselentëve që të zgjedhin të parët.
më të mirët zgjedhin të parët
7 Shtator 2016, 12:10 -
Edi Rama: Gëzuar 60 vjetorin
Si sot 60 vite më parë është themeluar Teatrit Kombëtar i Operës dhe Baletit. Kryeministri Edi Rama tha se me projektin e rindërtimit të infrastrukturës krejt të degraduar të këtij teatri, shteti synon që të jetë në lartësinë e dinjitetit që imponojnë talentet e mëdhenj.
TOB dhe rininë tënde të dytë
6 Shtator 2016, 22:19 -
Slloveni, Milva Ekonomi: Shtojmë
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, gjatë vizitës së saj në Slloveni, si pjesë e delegacionit zyrtar pjesëmarrës në Forumin Strategjik të Bled (Slloveni), të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, është takuar me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë, Zdravko Počivalšek.
aktivitetet në fushën e turizmit
6 Shtator 2016, 18:09 -
Rama: Koalicioni PS-LSI ka bërë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se koalicioni PS- LSI ka ndërmarrë reforma që nuk janë bërë për 20 vite. Në një intervistë për TVSH kryeministri deklaroi se shumë shpejt do të ulemi për zgjedhjet e ardhshme.
reforma që s'janë bërë në 20 vite
6 Shtator 2016, 17:45 -
-
Reforma në arsim, PD: Maturantët
Partia Demokratike e cilëson të dështuar reformën në arsim të qeverisë. Në një deklaratë për mediat, sekretarja e marrëdhënieve me publikun Grida Duma akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikollin se favorizojnë klientelën e universiteteve private dhe se kanë zhytur në kaos maturantët. Duma tha se maturantët nuk janë orientuar për kriteret dhe llogaritjen e pikëve. VIDEO
në kaos, nuk i orientuan për kriteret
6 Shtator 2016, 12:37 -
-
Zgjedhjet, Blofi PD, 200 'socialistët'
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se e ka për jetë a vdekje garën elektorale të 11 Shtatorit për Bashkinë e Dibrës. Ndoshta kjo është arsyeja se pse ka preferuar si asnjëherë më parë të vizitojë Dibrën shpesh gjatë kësaj fushate sëbashku me 29 deputetë të grupit parlamentar.
e Dibrës janë votues në Tiranë
5 Shtator 2016, 21:20 -
Rama në Slloveni:Turp që BE nuk
Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni ushtarake në Pallatin Presidencial në Lubjanë nga kryeministri slloven Miro Cerar, më të cilin zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas një takim mes delegacioneve respektive.
ka liberalizuar vizat për Kosovën
5 Shtator 2016, 19:51 -
-
-
