-
18 Maj 2021, 12:34
-
-
-
-
-
Aksidenti i rëndë në Shkodër-Koplik, shkon në dy numri i viktimave
18 Maj 2021, 10:01 -
Përgjaken sërish rrugët në vend, shpejtësia i merr jetën dy të rinjve në Shkodër! SHÇBA: Arrestohet një efektiv policie dhe drejtuesi i mjetit
18 Maj 2021, 09:32Një aksident tragjik u regjistrua mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku për pasojë humbën jetën dy persona, të identifikuar si Eglis Delaj dhe Sexho Kukaj. Aksidenti u regjistrua rreth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe, ku u përfshinë tre automjete.
-
U ekzekutua me plumb në gojë, zbardhet vrasja e Endri Mustafës në Shkodër! Policia: Vrasësit janë Ibrahim Lici dhe një 15-vjeçar! Flet gruaja e viktimës: Nuk na e kanë bërë Licët
18 Maj 2021, 09:14Është zbardhur ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër. Policia bën me dije se për ngjarjen është shpallur në kërkim Ibrahim Lici, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së Mustafës, ndërsa është arrestuar 15-vjeçari Ergys Malja, si bashkëpunëtor i tij. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arazi, si person që ka dijeni për ngjarjen.
-
Falsifikuan dokumentet duke fshehur vjedhjen e energjisë në disa subjekte, arrest me burg për ish-inspektorin e një kompanie në Shkodër! Pezullohen dy ish-elektricistë
18 Maj 2021, 08:29Policia bën me dije se hetimet kanë zgjatur 6 muaj, ku u evidentua se këta persona gjatë ushtrimit të detyrës së tyre kanë falsifikuar formularët e raportit të verifikimeve të matësve elektrik në subjekte të ndryshme private ku kanë kryer inspektime, duke mos evidentuar vjedhjen e energjisë elektrike nga këto subjekte.
-
-
-
-
Vrasja në Shkodër, policia jep njoftimin zyrtar: U gjet rreth orës 9
17 Maj 2021, 10:56 -
-
-
-
-
Ekzekutohet me plumb në gojë 32-vjeçari në Shkodër, i zhdukur para 3 ditësh! Babai i 3 fëmijëve i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde e grabitje!
17 Maj 2021, 09:46Një tjetër vrasje ka tronditur Shkodrën. Një 32-vjeçar, i identifikuar si Endri Mustafa, është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Livadheve. Mustafa njihet si person problematik në kryeqendrën e veriut, i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje! Ai njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër.
-
Bie suvaja e ndërtesës historike gjatë interpretimit të dramës në Shkodër, dëmtohet në shpinë aktori Nikolin Ferketa: Kjo s'duhet të ndodhë më, të merren masa urgjente
17 Maj 2021, 09:48Fatmirësisht lëndimet që ka marrë aktori nuk kanë qenë të rënda, ndërsa pas incidentit ka kërkuar që institucionet të marrin masa menjëherë dhe se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më.
-
-
-
-
Moti i pazakontë në Shkodër, breshëri zbardh rrugët e qytetit, drejtori Ujësjellësit: Janë hapur të gjitha akset rrugore (VIDEO+FOTO)
14 Maj 2021, 08:39Ndërkohë që presim stinën e verës, Shkodra është përfshirë nga një mot i pazakontë gjatë natës
-
Demokratët e Shkodrës analizojnë zgjedhjet e 25 prillit: Humbja erdhi nga Malësia e Madhe, Puka dhe Vau i Dejës
11 Maj 2021, 17:58Pavarësisht se ishte një nga 4 qarqet ku PD fitoi, demokratët e Shkodrës janë të pakënaqur me rezultatin e 25 prillit. Gjatë një analize të bërë nga dega e PD në këtë qark, demokratët janë shprehur se rezultati maksimal nuk u arrit në disa zona si Malësi e Madhe, Pukë dhe Vau i Dejës.
-
Tentuan të trafikonin 93 kg marijuanë nga liqeni i Shkodrës në 2018, arrestohet trafikanti dhe bashkëpunëtori i tij (VIDEO)
11 Maj 2021, 09:26Në trafikant droge i shpallur në kërkim që prej 2018 dhe bashkëpunëtori i tij janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në 2018 në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, Ku 32 vjeçari Hysaj së bashku me E. H. (i arrestuar në 2019 ), tentuan të çonin drogën në Malin e Zi.
-
Vëzhgim/ Velipoja larg sezonit të ri turistik, bashkia Shkodër s’ka ndërhyrë për pastrimin! Ministria nuk ka licensuar stacionet e plazhit
10 Maj 2021, 17:58Plazhi më i madh në veriperëndim të vendit, Velipoja nuk është ende gati për çeljen e sezonit turistik. Operatorët turistik duket se i kanë marrë masat, por ata që kanë çeduar janë Bashkia e Shkodrës dhe Ministria e Mjedisit. Ndjekim vëzhgimin e gazetarit Ergys Kavaja...
-
PD kallëzim në SPAK: U arrestua dhe u lirua me urdhër të Ramës krimineli që blinte vota për kandidatin socialist Frrok Gjini në Shkodër
10 Maj 2021, 13:24Partia Demokratike, përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi ka bërë të ditur se ka kallëzuar në SPAK, kryeministrin Edi Rama, Frrok Gjini, kandidat i PS i renditur i 5-në listën për Shkodrën dhe disa të tjerë nën akuzën e blerjes së votave.
-
Po transportonin drejt Dukagjinit 4 mijë fara kanabisi dhe tentuan t'i ikin Policisë, por dështuan! Arrestohen dy të rinj në Shkodër
7 Maj 2021, 21:03Dy persona janë ndaluar ditën e sotme në Shkodër, pasi u kapën duke transportuar 4 mijë fara kanabisi. Mësohet se ata janë kapur pas një operacioni të policisë në dalje të Shkodrës.
-
-
Sfida në Tik-Tok i mori jetën 10-vjeçarit, psikologu Dragoti: Prindërit t'i kenë nën kontroll, duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët
7 Maj 2021, 11:30Psikologu Edmond Dragoti thotë në një intervistë për Report Tv, se është problemet në moshën e hyrjes në adoleshencë janë të vazhdueshme dhe se fëmijët përpiqen që të ndjekin tendencat e moshës. Por sipas Dragotit janë prindërit, që duhet të jenë shumë të kujdessshëm për fëmijët në këtë moshë delikate
-
Shkodër/ Nasirin 10 vjeç ‘e vrau’ Tik-Tok! Mësuesja: Ishte lider në klasë, jemi të tronditur! Punonjësja sociale: Prindërit të tregohen të kujdesshëm
7 Maj 2021, 11:01Në bankën ku ulej 10-vjeçari, tashmë është vendosur një tufë me lule të bardha, dhe mësuesja e emocionuar thotë se ajo e ka pasur nxënës që nga klasa e parë, ndërkohë që shton se ai kishte një sjellje shumë të mirë, duke nënvizuar se në shkollë është theksuar dhe folur për anët negative të rrjeteve sociale. Ajo thotë se ka komunikuar më familjarë të largët të fëmijës dhe ato janë të idesë se tentativa për të bërë një video në rrjetin social Tik-Tok ka çuar në vdekjen tragjike të 10-vjeçarit.
-
I hapte llogari false në Facebook dhe i qëlloi me armë shtëpinë adoleshentes, në pranga 17-vjeçari
7 Maj 2021, 10:30Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një një bashkëmoshatareje të tij.
-
Çfarë po ndodh në PD-në e Shkodrës që i ka çmendur të gjithë?!
6 Maj 2021, 18:00 -
Shkodër, bënte akrobaci për një video për 'Tik Tok', vdes tragjikisht i varur 12-vjeçari
6 Maj 2021, 17:42Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Gurin e Zi në Bashkinë Shkodër, ku 12-vjeçari Naser Ymeri ka humbur jetën aksidentalisht teksa po bënte një video në rrjetin social 'Tik Tok'.
-
Atmosferë feste në kohë pandemie, të rinjtë dhe fëmijët festojnë Ditën e Luleve në Shkodër dhe Lezhë (VIDEO)
6 Maj 2021, 17:26Sheshi kryesor i Shkodrës u kthye sot në arenë festive, ku shumë fëmijë e të rinj morën pjesën në Panairin për Ditën e Luleve. Aktivitete të kësaj natyre u zhvilluan dhe në Lezhë.
-
Videolajm, Voltana Ademi jep lajmin e mirë, Shkodra pjesë e librit të rekordeve ‘Guinness’
6 Maj 2021, 15:21Shkodran shënon emrin në librin e rekordeve “Guinness”. Lajmin e ka dhënë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Votlana Ademi e cila e bëri me dije përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, të cilin e shoqëroi me videon e njeriut që e bëri të mundur ketë arritje.
-
-
Deputeti i zgjedhur i PD-së në Shkodër kërcënon gazetarin e Report Tv! Helidon Bushati kërkon ndjesë: U përfshiva emocionalisht, jam njeri prej gjaku dhe mishi
5 Maj 2021, 18:03Ka qenë vetë gazetari Ergys Kavaja, i cili ka denoncuar publikisht deputetin e zgjedhur, ku thotë se në drekë ka marrë një telefonatë nga Helidon Bushati, i cili ka hedhur një lum fyerjesh banale dhe kërcënuesë për gazetarin dhe familjen
-
PD: Kemi dërguar në SPAK kallëzime se u blenë vota me 100 euro në Pukë (Nuk publikon provat)
5 Maj 2021, 14:33Partia Demokratike ka njoftuar sot se ka dërguar në SPAK kallëzime për blerjen e votës, që sipas saj janë bërë me 100 euro në zonën e Pukës. Sipas PD denoncimi është bërë më 16 prill në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe lidhet me emra si Tom Doshi, Benet Beci, Marku Marku dhe Gjon Gjonaj.
-
Ishte i 11 në listën e PD-së, jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Shkodër Arben Gjuraj
4 Maj 2021, 14:03Ka dhënë dorëheqjen nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj, i cili kandidoi për deputet në listën e PD në këtë qark.