-
Hahn sot në Kosovë, takohet me kryeministrin Haradinaj
Komisioneri evropian Johannes Hahn do të takojë sot në Kosovë kryeministrin Ramush Haradinaj në ndërtesën e Qeverisë. Ndonëse tema e diskutimeve nuk dihet, ky takim vjen në kohën kur BE ka kërkuar nga shteti kosovar heqjen e taksave ndaj mallrave të importuara serbe.
17 Janar 2019, 08:54 -
Haradinaj: Heqim taksën 100% pas garancisë ndërkombëtare se Serbia do njohë Kosovën
Prishtina i bën të ditur sërish Beogradit se do pezullonte taksën për mallrat nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj kërkon garanci ndërkombëtare se Beogradi do firmosë marrëveshjen përfundimtare ku të përfshihet edhe njohja reciproke.
14 Janar 2019, 15:52 -
Mosdekretimi i Cakajt, Haradinaj: E kam shumë mik Metën, nuk komentoj çështjen e emërimeve në Shqipëri
Në një konferencë për shtyp, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të mos e komentojë çështjen e mosdekretimit të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
11 Janar 2019, 16:04 -
Dashuria e beftë e Metës për Bushatin, nga një diversion banal, në një banalitet klanesh
I gjithë konteksti i këtyre lajmeve bajate provinciale, në fakt përmblidhet tek fakti i vërtetë, që Gent Cakaj është një prurje e enturazhit të Thaçit në qeverinë Rama, dhe se natyrisht Meta është duke i bërë me këtë rast dhe disa qoka Haradinajt, për t’i treguar që “këtu ka zot hauri” dhe ai nuk do lejojë njerëzit e Thaçit të hyjnë në qeveri. Hajt merre seriozisht presidentin pas kësaj që ka bërë vitin e ri në Kosovë.
5 Janar 2019, 21:02 -
Urdhri i Beogradit/ Ndalohet në kufi zv/ ministri serb i qeverisë së Kosovës, Haradinaj: Provokim
Rriten tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Pala serbe ka ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë Boban Stankovic, i cili është nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës, njëkohësisht edhe zv/ ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë
2 Janar 2019, 16:02 -
Marrëveshja me Kosovën, Vuçiç : Nuk ka forcë në botë, as telefonata e Trump nuk më detyron të dialogoj pa hequr taksën
Teksa ka folur rreth ecurisë se dialogut Serbi-Kosovë, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç,është deklaruar se asnjë presion ndërkombetar nuk mund ta rikthejë Serbinë në tavolinën e bisedimeve me Kosovën, pa hequr taksën e vendosur ndaj mallrave serbë.
29 Dhjetor 2018, 19:55 -
Letra e kryeministres serbe për Ramën, Haradinaj reagon i revoltuar: Ku është Evropa?
Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj është shprehur i revoltuar me Bashkimin Europian përsa i takon shpërfilljes së treguar ndaj Serbisë, e së fundmi edhe ndaj letrës së kryeministres serbe Ana Brnabiç dërguar kryeministrit Edi Rama, ku kërkohet rishikimi i Kosovës si shtet i pavarur.
29 Dhjetor 2018, 12:35 -
Taksa 100% për mallrat, replika Prishtinë-Beograd/ Haradinaj: Po mbrojmë sigurinë kombëtare
Me tarifën e vendosur ndaj mallrave serbe po mbrojmë sigurinë kombëtare. Kështu është shprehur kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, i cili këmbëngul në njohjen e shtetit të Kosovës në rast të tërheqjes nga ky vendim. Nga ana tjetër presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nënvizuar se me këtë taksë, situata e serbëve në Kosovë po përkeqësohet.
25 Dhjetor 2018, 22:47 -
Stoltenberg telefonon Haradinajn: Do të rishqyrtojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në vitin e ardhshëm
Bisedën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s e ka konfirmuar edhe kryeministri kosovar, të cilën e ka cilësuar si “bisedë miqësore”, ndërsa është shprehur i kënaqur me përkushtimin e NATO-s për të mbështetur Kosovën në tërësi.
19 Dhjetor 2018, 13:35 -
Tarifa 100% ndaj mallrave serbe, Haradinaj: Kosova nuk do të heqë dorë, pavarësisht thirrjeve të BE-së (INTERVISTA)
Kryeministri i Kosovës tha se përplasjet e tij me shefen e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me bllokun ku ajo synon të anëtarësohet, por janë pasqyrim i trajtimit jo të duhur të Kosovës nga Brukseli
19 Dhjetor 2018, 11:19 -
BE ultimatum Kosovës: Anuloni vendimin për tarifat ndaj mallrave serbe/ Haradinaj: Nuk e heqim
Përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, Komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn kërkojnë anulimin deri të hënën të vendimit për taksën 100% të produkteve serbe, e ndërsa ofrojnë zëvendësimin e emërtimit UNMIK me ‘Kosovë’ në marrëveshjen për CEFTA-s, por Haradinaj ka refuzuar duke i qëndruar vendimit.
16 Dhjetor 2018, 15:45 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj propozon draft-marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadorët e Quinit, ku për herë të parë ka prezantuar draft-marrëveshje gjithpërfshirëse, që do i hap rrugën ecurise se dialogut dhe zgjidhjes përfundimtare të mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi.
13 Dhjetor 2018, 18:33 -
Pas taksës së mallrave në kufi, Haradinaj paralajmëron masa të reja ndaj Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar masa të reja ndaj Serbisë, të cilat pritet të vendosen gjatë mbledhjes së qeverisë që do të zhvillohet ditën e nesërme. Paraprakisht mediat serbe kanë publikuar masat që pritet të merren.
10 Dhjetor 2018, 16:56 -
Transformimi i FSK në Ushtri / Stoltenberg bisedë telefonike me Haradinajn dhe Vuçiç: U bëra thirrje për gjakftohtësi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, rreth konstatimeve të përftuara nga takimi i djeshëm i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s për gjendjen e Ballkanit Perëndimor.
6 Dhjetor 2018, 16:16 -
Stoltenberg paralajmëron Prishtinën: Pasoja serioze nëse transformoni FSK-së në ushtri
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, apel qeverisë së Haradinajt se do të cenohet integrimi i ardhshëm i Kosovës në proceset euroatlantike dhe se ky proces po udhëhiqet në një moment mjaft të papërshtatshëm, pa u respektuar procedurat
5 Dhjetor 2018, 16:40 -
Taksa 100% ndaj Serbisë, Haradinaj u dërgon letër të gjitha shteteve të BE-së
Kryeministri ka treguar se Republika e Kosovës në vazhdimësi ka respektuar në plotësi të gjitha marrëveshjet (CEFTA-n) dhe të gjitha obligimet, mirëpo të njëjtën gjë nuk e kanë bërë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina
4 Dhjetor 2018, 17:14 -
Ushtria dhe taksa e Kosovës alarmon Serbinë, Vuçiç: Do të kenë pasoja katastrofike
Presidenti serb paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë, e cila ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën
4 Dhjetor 2018, 10:48 -
Taksa për mallrat serbe, Rama: Nuk duhet gjykuar, është një klithëm që duhet dëgjuar
Në deklaratën e tij, Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn u shpreh se tarifat e mallrave në kufi ndaj Serbisë nuk mund të qëndrojnë dhe se ai ishte i gatshëm për të ndihmuar në gjetjen e një zgjedhjeje.
3 Dhjetor 2018, 22:44 -
Hahn në Kosovë: Taksat për mallrat serbe nuk mund të qëndrojnë, iu ndihmoj dhe unë për një zgjidhje
Komisioneri Evropian për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, para arritjes në Kosovë, u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç ndërsa pas takimit me Haradinaj pritet që të vizitojë edhe presidentin Thaçi.
3 Dhjetor 2018, 18:58 -
Pas takimit me Hahn, Haradinaj: Kërkonte zgjidhje për taksën ndaj mallrave serbe, i thashë vetëm kur të na njohin si komb
Pas konferencës për shtyp të kryeministrit Ramush Haradinaj, reagime kanë ardhur edhe nga Komisioneri Johannes Hahn dhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ky i fundit e ka quajtur taksën një klithmë që kërkon të dëgjohet.
3 Dhjetor 2018, 17:59 -
Haradinaj kërcënon Thaçin për kufijtë dhe i qëndron taksës për Serbinë: Nuk do të hiqet edhe nëse rrezikohet qeveria
Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve bëhet vetëm me luftë. “Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush përfshirë edhe presidentin” tha ai. Në fund ai ka pasur edhe një paralajmërim për Thaçin dhe Kadri Veselin “nëse largohem nga posti i kryeministrit, do ti marr me vete” tha ai.
1 Dhjetor 2018, 10:46 -
Taksa 100 % kundër mallrave serbe sjell Hahn në Kosovë, takohet me Thaçin, Haradinajn dhe Veselin
Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të hënën më 3 dhjetor do të vizitojë Prishtinën ku do të takohet me Presidentin, kryeparlamentarin si dhe kryeministrin, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për tarifë ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnje- Hercegovina
30 Nëntor 2018, 14:35 -
Deportimi i 6 gylenistëve, Ramush Haradinaj përpara Komisionit Hetimor: Jam njoftuar nga një diplomat
Kryeministri i Kosovës ka raportuar këtë të premte në Komisionin Hetimor Parlamentar, për deportimin e 6 gylenistëve turq nga Kosova. Ai komentoi vetëm vendimet dhe veprimet e tij, të marra gjatë 29 marsit, e jo ato të policisë dhe AKI-së.
30 Nëntor 2018, 12:10 -
Deportimi i 6 ‘gylenistëve’ nga Kosova, sot merren në pyetje Thaçi dhe Haradinaj
Komisioni Hetimor Parlamentar do të marrë sot në pyetje presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, lidhur me depërtimin e gjashtë shtetasve turq në mars të këtij viti. Seanca do të nisë në orën 11:00.
30 Nëntor 2018, 08:05 -
'Kufijtë', Haradinaj kundër Thaçit për Washington Post: Mjaft! Nuk do lejoj ndarjen e Kosovës
Shkrimi i Haradinajt u publikua në të njëjtën ditë kur presidenti Hashim Thaçi, promovues i tezës së rishikimit të kufijve me Serbinë, u shpreh për Zërin e Amerikës se Prishtina duhet të bëjë marrëveshje me Beogradin.
29 Nëntor 2018, 08:07 -
Numrat dhe pagat e 'çmendura', njihuni me superqeverinë që drejton Ramush Haradinaj
Populli i Kosovës paguan për 5 zëvendëskryeministra, 79 zëvendësministra, 28 këshilltarë të kryeministrit, 10 punonjës - staf administrativ dhe mbështetës, pa përfshirë këshilltarët dhe stafin mbështetës nga zyrat e zëvendëskryeministrave dhe as stafi civil
28 Nëntor 2018, 20:29 -
Fotolajm/ Dy kabinetet bëjnë simbolin e shqiponjës, mbyllet mbledhja e përbashkët e qeverive në Pejë
Anëtarë të të dy kabineteve, pas nënshkrimit të nëntë marrëveshjeve të rëndësishme kanë bërë një foto të përbashkët duke bërë simbolin e shqiponjës me duar në prag të Ditës kombëtare të Festës së Flamurit.
26 Nëntor 2018, 13:07 -
Sot në Pejë, mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, marrëveshjet që priten
Në këtë mbledhje pritet të arrihen marrëveshje që bizneset e Kosovës të mos kenë barriera të panevojshme, dhe të mos paguajnë taksa të panevojshme ose në shumë të larta në Shqipëri. Një tjetër marrëveshje e rëndësishme pritet të jetë edhe ajo për heqjen e tarifave telefonike roaming mes dy vendeve.
26 Nëntor 2018, 08:22 -
Përurimi i shtatoreve të krerëve të Lidhjes së Prizrenit bën bashkë Ramën dhe Metën, kryeministri: Asnjë tokë shqiptare të mos u jepet të huajve
Në kuadër të shënimit të vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skëndërbeut dhe me rastin e përkujtimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, në Kosovë u zhvillua këtë të dielë ceremonia e përurimit të tre shtatoreve të tre lidërve historikë të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit ku morën pjesë Krerët e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti, Ilir Meta.
25 Nëntor 2018, 16:40